Ndricim Nero
"Mos t'iu vije fare cudi, nese merrni vesh se nje polic i yni ka goditur mbi aktorin e ri te talentuar Laert Vasili(u)", ka qene nje koment i shkurter i njerit prej stacioneve radiofonike greke tre dite me pare. Ngjarja ishte e vertete. Kete e beri te ditur vete shqiptari me nene hebreo-greke, 29-vjecari nga Delvina, qe njihet nga emigrantet shqiptare dhe vete greket si Sajmiri, personazhi shqiptar ne serialin grek "Dashuria erdhi nga larg". Aktori Vasili u be keshtu viktime e dhunes raciste greke. Ne polici shkoi pasi rreth 1 muaj me pare i kishin humbur dokumentet e legalizimit. Per kete ai kishte bere sipas te gjitha rregullave denoncimin prane policise. "Ajo qe ndodhi me la te habitur. Nuk arrija ta besoja. Shkova ne polici per te ndjekur procedurat e legalizimit. Sipas te gjitha rregullave i kerkova policit te kontaktoja me personat pergjegjes per ceshtjen time. Sjellja e policit ka qene tejet brutale. Me shtyu, me fyeu dhe se fundmi me hoqi zvarre neper shkalle sikur te isha kafshe. Mbeta i shokuar. Ishte shume e rende. Ishte shume poshteruese. Nuk mund ta besoja". Keshtu ka rrefyer aktori shqiptar per median greke incidentin me policine greke, qe ne te vertete nuk eshte per here te pare.
Menjehere pas kesaj ka ardhur reagimi nga kreu i rajonit te policise, i cili eshte shprehur se ky eshte nje rast i vecante dhe se per kete personi pergjegjes do te ndeshkohet per thyerje te disiplines. Por vete kreu i rajonit policor nuk pranoi se kjo ka qene nje shfaqje e dhunes racore qe ka prekur edhe segmente te policise helene. "Policia jone ka bere perpjekjet maksimale sidomos vitet e fundit, per te arritur maksimalen ne drejtim te sherbimit ndaj qytetareve dhe une mendoj se ne ia kemi arritur kesaj", u perpoq t'i bente bisht ngjarjes kryepolici grek. Ngjarja ne Athine eshte percjelle me shume shqetesim nga opinioni shqiptar atje dhe rrethet artistike greke qe e njohin dhe e kane pranuar me kohe si pjese te tyre shqiptarin Vasili.
Aktori qe sfidoi skenen greke
Laert Vasili eshte nje nga aktoret me te suksesshem shqiptare ne Greqi. 29-vjecari nga Delvina ka studjuar ne Tirane ne artin dramatik, por ne vitin 1997 u detyrua te nderprese studimet per shkak te ngjarjeve tashme te njohura dhe emigroi ne kryeqytetin grek, Athine. Aty u regjistrua ne Shkollen Kombetare te Drames dhe fale talentit te tij te padiskutueshem arriti te angazhoet ne disa pjese teatrale si dhe ne disa role episodike. Pas perfundimit te studimeve luan ne "Antigoni" e Sofokliut ne Epidavros. Vec kesaj ai eshte i parapelqyeri i disa prej filmave greke, por padyshim qe roli i cili e beri ate te njohur eshte personazhi i Sajmirit ne serialin televiziv "Dashuria erdhi nga larg" te Manussis Manussaqis. Filmi pati jehone ne Greqi dhe theu rekordin e shikuesve te nje filmi televiziv te shfaqur ndonjehere ne Greqi. Ai ka luajtur edhe ne filmin tjeter te suksesshem "Mirupafshim" te Koras dhe Vupuras. Pas perfundimit te shkolles greke ai u regjistrua ne teatrin privat te Theodhoros Terzopoulos ku luajti edhe rolin e Lajmetarit tek "Antigona". Ai ka luajtur madje edhe ne pjesen "Elektra", ndersa me dramen greke "Engjejt" ka qene kandidat per cmimin "HORN". "Perpara tre vjeteve, u godita ashper nga disa police ruajtes te rendit ne Athine, vetem e vetem se pata guximin qe kur me pyeten se per ku isha nisur, iu pergjigja "se po shkoja ne shfaqje", gje qe ata me verberine e tyre e moren per tallje"(1), jane fjalet e Vasilit si denoncim i racizmit grek ndaj shqiptareve.
"Dhunimi i Laertit eshte perdhosje e kultures"
Ndricim Xhepa
"Laert Vasili eshte nje nga aktoret e rinj te talentuar shqiptare qe ia ka arritur t'ia dale mbane edhe ne skenen e teatrit grek. Ai madje ka kerkuar qe te afrohen trupat e dy vendeve ballkanike, shqiptare dhe greke. Kjo eshte nje iniciative per t'u pershendetur. Ngjarja e ndodhur me policine greke eshte e shemtuar, eshte nje perdhosje e kultures. Kjo qe ka ndodhur me te eshte ne kufijte e absurdes. Mendoj se eshte nje perqindje e fenomenit tashme te denoncuar shqiptarofob. Nuk eshte aspak e kendshme. Kjo duhet t'i shqetesoje te gjithe. Jo vetem ne artistet. Te gjithe si ketu edhe ne Greqi".
"Thjesht cnjerezore"
Yllka Mujo
"Nuk mund te besohet kjo qe i ka ndodhur aktorit te talentuar shqiptar ne skenen greke. Ai eshte artist. Si mundet qe ne nje vend si Greqia te ndodhe nje gje e tille. Kjo eshte thjesht cnjerezore".
"Te mbahet qendrim edhe si shtet"
Agim Qiriaqi
Laerti eshte nje aktor i talentuar. Mesa kam degjuar per te jane folur fjale shume te mira edhe nga artistet greke. Ai eshte shume i njohur ne Greqi. Kjo qe i ka ndodhur atij eshte e turpshme. Duhet qe edhe vete shteti yne te mbaje qendrim. Jo vetem per rastin ne fjale qe eshte me flagranti, por per cdo shqiptar ndaj te cilit ushtrohet dhune racore. Artistet jane ambasadore te kultures qe afrojne popujt. Laerti eshte nje i tille, por qe e ka pesuar ne kurrizin e vet dhunen. Une e kam njohur si djale shume te edukuar. Jam i sigurt se ngjarja ne fjale e ka prekur thelle dinjitetin e tij. Kjo eshte me te vertete shume fyese.
"Akt i perzier me nje nacionalizem te shemtuar"
Andon Qesari
Kjo ngjarje eshte vertete e shemtuar. Ketu kemi te bejme me nje nacionalizem te shemtuar. Ngjarje te tilla te bejne pershtypje te thelle, gati te shokojne. Eshte nje absurditet qe kalon cdo kufi. Me vjen keq qe kjo ndodh ne Greqine e shekullit te XXI. Te mendosh se arti i lashte dhe ai modern grek eshte aq i admirueshem. Ne vend te dhunes, popujt duhet te zgjedhin tolerancen. Ngjarje te tilla te bejne pesimist.
(1)revista klan "Me fat ne teater, alvanos ne rruge"
Krijoni Kontakt