POETËT ditën e Martë!.....
Poetët e trishtuar dalin nga pavioni i të marrëve
Me pizhamat e kohës amorale!...
Numurojnë të premtet e të vetëvrarëve
dhe ia nisin vajit të marramendshëm në korale.
Pa ngrihuni poetë! Ju të dashurit e mij!
Dhe lini bubazhelët të sorollaten në mjerim...
Le të thurim sëtoku një Hymn e t'i vëmë në vij
Të gjithë të trishtuarit në një Grand Parakalim!
Le të ndezim ngado zjarre të anti inkuizicionit
dhe të shpallim me të madhe Vitin e Dashurisë!
Ka ardhur koha e mbrapshtë e ekzibicionit
Le të bëjmë edhe né Sfilatën e Poezisë!
Vërtet jemi shpirt - brishtë dhe shpesh bile rënkojmë...
Se nuk e dijmë ku vemi, bile as dhe nga vijmë!
Po le t'i themi Botës se dijmë të Dashurojmë
Bile me të gjithë forcën, prandaj dhe psherëtijmë!...
Krijoni Kontakt