Mbane lumit
Rridhni drejt detit te harrimit,
O vargje tembla dashurie!
Asnje djalosh mos ju kendofte
Dhe asnje goje vajzerie
Ju folet vetem per nje vajze
Qe sot po qesh me zjarrin tim
Ju pata shkruar permbi uje
Pra, shkoni nuje dhe nharrim!
Mall
Cma prek keshtu zemren?
Cme ben qe te ziej?
Cme shtyn te largohem
Prej dhomes pertej?
Po ndrit cip e reve
Rreth shkembit ajte!
Atje do te vete,
Atje nate dhe!
Ja, korbat ne ere
Flatrojne me gaz;
Perzihem mes tyre,
Mes tufes humbas
Dhe malit e murit
I vijme perqark;
Ajo eshte atje poshte,
Ajo eshte atje larg
Ajo vjen e endet,
Une ik, fluturoj,
Ne pyllin e dendur
Si zog po kendoj
Dhe e ndal ajo hapin
E qesh e pergjon:
Ai kendon embel,
Per mua kendon
Po i lan perendimi
Kodrinat me ar;
Sodit bukuroshja
Me shpirt mendimtar
Dhe shkon buze lumit
Mbi bar e stoli
Dha hapat i zhduken
Ne terrin e zi
Sakaq une shfaqem
Si yll shkelqimtar
Kaq afer, kaq larg,
Cndricon posi zjarr?
Ti fort e mahnitur
Shkelqimin e pe;
Por mua te lumtur
Nder kembe me ke
Me nje gjerdan te arte
Kjo flete ty te sjell gjerdhanken
Qe, duke e hapur mire e mire,
Me njeqind hallkeza te ngjitet
Rreth qafes sate ka deshire
Ti merrja mendjevogelcakut,
Se me gjith shpirt vjen te ta jape;
Nje gje stolie eshte diten,
Ne mbremje mund ta hedhesh prape
Po ne te sjellte ndonje tjeter
Gjerdhan te rende qe kushton
Sta marr per keq, o moj Lizete
Kur te te shoh se po nguron
perktheu L. Poradeci
Krijoni Kontakt