Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 58
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Nč kčtč faqe hasa disa pjesč tč shkčputura nga Fausti i Skčnder Luarasit qč janč shtypur me gabime po tč krahasohet me botimin e saktč tč tij, Infbotues, 2004. Pčr kčnaqčsinč e lexuesit po jap dy krahasime midis pčrkthimeve tč Skčnder Luarasit dhe tč Shpčtim Ēuēkčs

    Skčnder Luarasi:
    ARIELI (Kėndon i pėrcjellė prej harpės eoliane)
    Kur me fėrfėrima shiu
    I lag gonxhet nė pranverė,
    Kur ndėr ara dhe ndėr vreshta
    U fal njerėzve bukė e verė,
    Rendin shpejt ku ka nevojė;
    Elfėt e vegjėl zemėrgjerė;
    Qoftė i mirė a qoftė i keq
    Pėrdėllejnė ēdo fatmjerė.

    Shpčtim Ēuēka:
    Arieli kėndon i shoqėruar me harpė eoliane
    Kur si shi pranverės lulet
    Zėn’ vesojnė fush’ e mal,
    Kur blerimi ngado ulet
    E gėzim gjithkujt i fal
    Elfėt, shpirtrat e dlirė,
    Rendin, ndihin ēdo fatzi;
    Qoft’ i keq a qoft’ i mirė,
    I ka pranė kur s’e di.

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Fausti nč penat e pčrkthyesve Skčnder Luarasi dhe Shpčtim Ēuēka

    Skčnder Luarasi

    Kor’ i kandrave
    Pajtori ynė i vjetėr,
    mirė se tė hasim,
    Tė njohim ty mirė,
    pėr ty ndaj zukasim.
    Njė nga njė tė qetė
    me kujdes, na mbolle;
    tė presin me mijėra
    Sa nė botė solle.
    Sado qė tė fshihen
    nėn binishin horrat,
    ia tregojnė botės
    Sipėr palltos, morrat.

    Shpčtim Ēuēka:

    Kori i kandrave
    Pėr ty brohorasim,
    tė njohim ne sot.
    Buēasim, zukasim:
    -Mirsardhe, imzot!
    N ambolle pa zhurmė,
    Tek-tuk, njė nga njė,
    Sot vijmė si turmė,
    Sot nxjerrim aq zė.
    Dhe, nėse dinaku
    Fort veten e fsheh,
    Pa pikė meraku
    Mbi qyrk ne na sheh.

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Johan W.Goethe : Faust Translated by: Skender Luarasi
    Johan V. Gėte: Fausti Shqipčroi nga origjinali: Skender Luarasi

    Kushtim

    Sėrish m’afrohi, hije luhatore,
    Qė nė rini iu shfaqėt syrit tim.
    A tė pėrpiqem tash t’ju ndal pėrdore?
    Prap mė qan zemra pėr atė vegim?
    Po grahni! Mirė! Me fore urdhrore
    Rreth meje ēohi tymit n’agullim;
    Dhe ma trondit si nė kėrthi krahrorin
    Fryma magjike qė ju ndriēon korin.

    Sillni fytyra motesh tė gėzuar,
    Hije tė dhėmshura me ēmallin synė;
    Si njė pėrrallė e vjetėr gjysmė e shuar,
    Vjen dashuri e parė me miqėsinė.
    Pėrtrihet dhimbja, ngjallet gjėmė e shkuar
    E jetės nėpėr shteg plot labirinte
    Dhe grish tė mirėt qė, pėr aq orė hareje
    Tė rrejtur fatit, vanė para meje.

    Shpirtrat, q’u kam kėnduar mė sė pari,
    Kėngėt e ra s’po m’i dėgjojnė dot;
    Sa miq qė pata tash i mbulon varri,
    Jehonė e tyre ushton e mekur sot;
    Turmės sė huaj i ligjėroj sė qari,
    Edhe lėvdat’ e saj mė duket kot;
    Dhe sish qė kėnga m’i gėzoi mė parė,
    Ndė rrojnė, harbojnė botės sė pėrndarė.

    Njė mall qė e pata zvjerdhur mė zė prapė
    Pėr shpirtrat qė po heshtin n’amėshim,
    Piptimė e kėngės sime, si nga nj’arpė
    Eljane, e shkretėz endet pa caktim.
    Mė rrjedhin lot’ e drithma mė ka kapė,
    E rrepta zemėr rreh me mallėngjim:
    Atė q’e kam e shoh si nė pėrrallė,
    Dhe ē’ishte e zhdukur po mė del e gjallė.

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Xhorxh Gordon Bajron : ''Shtegtimi i Ēajld Haroldit''
    Shqipėroi nga origjinali: Skėnder Luarasi
    George G. Byron: Child Harold’s Pilgrimage
    Translated by: Skender Luarasi

    Tamburxhiu
    Tamburxhi! Tamburxhi! thirrja jote ushton;
    U ngjall trimave shpresėn; pėr luftė na fton
    Gjithė djemt' e malsisė i thėrret anėmbanė
    Himariotėt, Ilirėt, Suliotėt zeshkanė,

    E kush ėshtė aqė trim sa Sulioti zeshkan,
    Me fustane tė bardhė e tė zi tallagan?
    Ja le tufėn shqiponjės e bishės e zbret
    Poshtė fushės me sulm si rrėkeja nė det.

    Tė bijt' e Himarės qė s'falin as mikun,
    Si mundet ta lėnė tė gjallė armikun?
    Si s'markan dot gjak me pushkat besnike,
    Ka shenj' mė tė bukur se zemra armike?

    Maqedhoni dėrgon bijt' e tij fitimtarė
    Lenė gjahun nė pyll nė gjak pėr tė larė
    Mandilet e kuqe, t'i skuqin mė shumė
    Nė gjakun e luftės qė rjedh posi lumė.

    Kusarėt e Pargės i ka deti shokė;
    I zėnė rob frėngjtė, i zbresin nė tokė,
    I shpien nė burg, atje tė kuptojnė
    Se ē'janė vargonjt' e sa rėndė rėndojnė.

    Tė dobėtit blejnė, u duhen paratė;
    Fitoj, ēdo gėzim qė dua, me shpatė;
    Prej s'ėmės rrėmbej tė bijėn truphedhur,
    Mar nusen e re, me flokėt e derdhur.

    E dua fytyrėn e bukur si lule.
    Qė shpirtin ma deh me kėngė e pekule,
    Pa silljani lirėn prej odės sė vet
    E kėngės t'ia thotė pėr vdekjen e tet.

    Kujtoni Prevezėn, nė dorė kur shtimė,
    Armiqtė vajtuan por ne brohorimė;
    Shtėpira qė dogjėm, e plaēkė qė ndamė-
    Zengjinėt i therrėm, tė bukrat s'i ngamė.

    Ne frikėn s'e njohim, s'e njohim mėshirėn,
    Kėto nuk i njeh kush lufton pėr Vezirin;
    Qė kur leu Profeti, s'ka parė Gjysmėhėna
    Njė trim kaq tė madh sa Ali Tepelena.

    I biri Myftari drejt Tunės po nget,
    Gjaurėt leshverdhė ta dinė ē'i pret;
    Kur turren Delinjtė mbi lumin me gjak,
    Tė gjallė Moskovit i kthehen fort pak!

    Silihtar! zhveshe kordhėn e tė Parit tonė;
    Tamburxhi, kushtrimi ne shpresėn na shton;
    Ju male, qė shihni si zbresin nė zall,
    Ja kthehemi mundės, ja nuk vimė gjallė.

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Xhorxh Gordon Bajron : ''Shtegtimi i Ēajld Haroldit'' Shqipėroi nga origjinali: Skėnder Luarasi
    George G. Byron: Child Harold’s Pilgrimage Translated by: Skender Luarasi


    Lamtumirė, Atdheu im

    O lamtumirė! Atdheu im
    Po zhduket dalngadalė:
    Gjėmon stuhia me tėrbim,
    Ēaēri gėrhet mbi valė;
    Pas diellit qė po flakėron,
    Po nisemi tė lirė;
    Dhe ty, si atij qė pėrėndon,
    Atdhe, Natėn e Mirė!

    Kur nesėr rishtaz ai diell
    Do lindė me shkėlqim,
    Do pėrshėndesim det e qiell
    Po jo atdhenė tim,
    Nė vatrėn time nuk ka zjarr,
    Nėpėr avllit' e forta
    Tė kullės sime rritet bar,
    Im qen po leh te porta.

    "Ti pazh i vogėl, pa m'u qas!
    Pse qan e po vajton?
    Mos tė tremb deti me tallaz,
    A shqota tė tmerron?
    Pa fshiji lotėt; anija jonė
    E shpejtė ėshtė dhe e fortė:
    Nuk ka skifter qė fluturon
    Mė shpejt e mė gazplotė".

    "Le tė kanosen erė e det,
    Nuk trembem nga asnjė shqotė;
    Po, zoti Ēajld, mos u ēudit
    Qė po mė rrjedhin lotė;
    Prej babės e prej nėnės ik,
    U ndava prej shtėpisė;
    Tani s'mė mbetet asnjė mik,
    Veē teje e pėrėndisė.

    T'im at' e pashė qė duron,
    Kur mė bekoi me mall;
    Po nėnėn kush m'a ngushullon
    Gjer sa tė kthehem gjallė!"-
    "Pusho, pusho ti djal' i mirė!
    Tė kanė hije lott;
    Po tė isha vetė zemėrdlirė,
    Nuk do t'i mbaja dot.

    "M'u qas, m'u qas, ti trim besnik;
    Pėrse mė qenke zverdhur?
    Mos trembesh nga njė frėng armik,
    Apo nga det' i ndezur?" -
    "Sėr Ēajld, nuk jam aq frikacak.
    As zverdhur jam prej frikė;
    Po kur kujtova gruan larg
    M'u zbeh faqja besnike.

    Rron ime shoqe me tim bijė
    Nė kullė te kėneta:
    Nd'e pyeēin ē'u bė babai,
    Ē't'u thotė nėnė-shkreta?" -
    "Pusho, trimi im, tė mora vesh,
    Ta njoha brengėn tėnde;
    Por unė zemėrlehti qesh
    Qė shkoj nga kėta vėnde".

    Kush u beson psherėtimave
    Tė femrės qė mbush sytė?
    Ia than lotėt qepallave
    Ndonjė dashnor i dytė.
    S'qaj pėr gėzimet qė humbas,
    Rrezikun qė mė vjen;
    Po vetėm qaj se nuk lė pas
    Asnjė qė lotn' e vlen.

    Nė botė mbeta fill i mjerė,
    Nė detin pa kufi;
    Pėrse tė qaj pra pėr tė tjerė-
    Pėr mua s'qau njeri.
    Do t'angullijė ndoshta sot
    Im qen gjer sa tė gjejė
    Ushqim nga ndonjė tjetėr zot;
    N' u kthefsha do mė shqejė.

    Pra, mermė, o lundėr, dhe vrapo
    Nė detin plot buēim;
    Dhe shpjermė nė ēdo vend qė do,
    Veē jo nė vendin tim!
    Tė falem det i kaltr' i zi!
    Dhe kur tė shkel i lirė
    Nė dhé, tė falem, shkretėti!
    Atdhe, Natėn e Mirė!

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Xhorxh Gordon Bajron : ''Shtegtimi i Ēajld Haroldit'' Shqipėroi nga origjinali: Skėnder Luarasi
    George G. Byron: Child Harold’s Pilgrimage Translated by: Skender Luarasi

    Inez

    Mos qesh me mua; nga mėrzia,
    Medet! as kurrė s'do qesh dot:
    Po mos e dhėntė perėndia
    Qė ti tė qash, e ndoshta kot,

    Mė pyet se ē'hidhėrim i fshehtė
    Po ma bren zemrėn nė rini?
    Dhe don ta dish edhe ti vetė
    Njė helm, qė s'e shėron as ti?

    Nuk ėshtė urrejtj' a dashuri
    As nder i humbur, i lakmuar,
    Qė mė largon me neveri
    Nga sa kam patur mė tė ēmuar.

    Mėrzia ėshtė, qė buron
    nga sa dėgjoj, shikoj e has;
    As Bukuria s'mė gėzon,
    As syt' e tu s'mė japin gaz.

    Ėshtė helmi nxitės i shtegtarit,
    Q'Ebreun shetitės e mundonte,
    Qė nuk kėrkon asgjė veē varrit,
    Por as pėr ēlodhje s'do shpresonte.

    Mė zbon prej vehtes pikėllimi!
    Dhe gjer nė fund tė dheut mė ndjek
    Demoni im i keq, Mendimi-
    Si bastra qė tė lashtat djeg.

    Tė tjerėt bredhin nė dėfrime,
    Kėnaqen nga sa flaka vetė;
    O, prorė rrofshin n'ėndėrrime
    Dhe mos u zgjofshin nga ajo jetė!

    Harboj me nėmėn e Kujtimit,
    Gjersa me vdekjen do tė ndesh;
    Po kam njė peng prej ngushėllimit-
    Mė e keqja ē'ėshtė, e mora vesh.

    Mė e keqja ē'ėshtė?- O ki mėshirė,
    E mos kėrko ta dish; po qesh-
    E mos ia shih njeriut zemrėn
    Se brenda ferrin do t'i gjesh.

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Shandor Petėf
    Ti nuk do t’ishe

    Ti nuk do t’ishe i aftė as pėr akēi,
    Atdheu im i dashur ,Hungari.
    Nė nj’anė mishin do ta kishe djegur,
    Nė tjetrėn do ta lije tė papjekur.

    Kurse kėtu tė lumturit banojnė
    Qė mėnd u ēahet barku nga teprija,
    Nė tjetėr vend tė varfėrit lėngojnė
    Dhe s’kanė veē tė vdesin nga urija.

    Shqipčroi: Skender Luarasi

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Shandor Petėf
    Moj tokė

    Moj tokė ,ē’paske ngrėn’ashtu?
    Ē’po ndjen aq et tė madh nė bark?
    Pėrse po pin, moj, kaq shumė lot-
    Dhe kaqė shumė gjak

    Shqipčroi: Skender Luarasi

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Uollt Uitman, Fije Bari (Walt Whitman: Leaves of Grass)
    Shqipėroi nga origjinali: Skėnder Luarasi (Translated by: Skender Luarasi)

    SIKUR TĖ MATESHA DOT

    Sikur tė matesha dot me fuqinė e bardėve tė mėdhenj,
    Tė skalitja tiparet e bukur e madhėshtorė,
    Tė thėrrisja nė duel Omerin me gjithė luftrat e luftėtarėt -
    Akilin, Ajaksin, Hektorin,
    Tė vizatoja si Shekspiri Hamletin, Lirin, Otellon tė mbėrthyer
    nė prangat e vuajtjes tronditėse,
    Ose si Alfred Tenisoni tė kėndoja bukuroshet leshverdha,
    Po tė zotėroja mjeshtėrinė e vargut
    Dhe ritmin e pėrsosur - ėmbėlsinė e kėngėtarėve -
    Tė gjitha kėto sė bashku, o det, unė do t’i falja me gėzim,
    Po tė doje ti tė mė kumtoje lėkundjen e njėzė vale, njė teke
    tė saj vetėm,
    Ose t’a frynte vala vargun tim me frymėn e saj tė njomė,
    Duke i dhėnė vjershės aromėn detare.

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Johan W.Goethe : Faust Translated by: Skender Luarasi
    Johan V. Gėte: Fausti Shqipčroi nga origjinali: Skender Luarasi

    KĖNGA E PLESHTIT

    Dikur njė mbret jetonte

    Qė kish njė goxha plesht;

    Tė birin sa e donte,

    Dhe pleshtin aq e desht.

    Prestarit i dha urdhėr

    T’i bėnte nė jelek,

    Ta vishte pleshtin bukur

    Me setr’e benevrek.



    Dhe pleshti bukur veshur,

    Me kadife e kaftan,

    Me jetullat i ngjeshur,

    Nė gjoks var njė nishan.

    Na u bė kryeministėr,

    Vėllezėr e motra ftoi;

    Gjithė erdhėn varg e vistėr,

    N’ofiq tė lart’i ēoi.



    Mbretresha dhe princeshat,

    Zotrinjt politikanė

    Pickoheshin nga pleshtat -

    T’i vrasin, frikė kanė!

    Kruheshin, po s’i kapnin,

    S’u bėnin dot asgjė.

    Por ne me vrap e vrasim,

    Kur na pickon ndonjė.

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •