Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 58
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    KUSHTIM

    Serish m`afrohi o hije luhatore,
    qe ne rini iu shfaqet syrit tim.
    A te perpiqem tash t`ju ndal perdore?
    Prap me qan zemra per ate vegim?
    Po grahni.Mire!Me fore urdhrore
    rreth meje cohi tymit n`agullim;
    dhe ma trondit si ne kerthi krahrorin
    fryma magjike qe ju ndricon korin.

    Pamje po sillni motesh te gezuar,
    fytyra te dhimbsura me cmallin syn;
    si nje perralle e vjeter gjysme e shuar,
    vjen dashuri e pare me miqsine.
    Pertrihet dhimbja,ngjallet gjeme e shkuar
    E jetes neper shteg plot labirinte
    dhe grish te miret,qe,pr`aq ore hareje
    te rrejtur fatit,vane para meje.

    Shpirtrat,q`u kam kenduar me se pari,
    kenget e reja s`do m`i degjojne dot;
    sa miq qe pata tash i mbulon varri,
    jehone e tyre ushton e mekur sot;
    turmes se huaj i ligjeroj se qari,
    edhe levdat`e saj me duket kot;
    dhe ata qe kenga gezoi me pare,
    ne rrojne,harbojne botes se perndare.

    Nje malle qe me ishte zvjerdhur me ze prape
    per shpirtrat qe po heshtin n`ameshim,
    piptime e kenges sime, si nga nj`arpe
    eljane,e shkretez endet pa caktim;
    me rrjedhin lot`t e drithma me ka kape,
    e rrepta zemer rreh me mallengjim:
    ate q`e kam e shoh si ne perralle,
    dhe c`ishte e zhdukur po me del e gjalle.



    Perktheu Skender Luarasi

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    KUSHTIMI

    Mengjezi erdh, dhe hapi i tij i lehte
    Ma ngriti gjumin qe me kish ne gji,
    Une ika malit nga kasoll` e qete,
    Duke u endur me nje shpirt te ri;
    Ma mbushte zemren me defrim e jete
    Lulja e vesuar gjithe njomeshti;
    Nje drite hareje befas niste e ndrinte
    Perterinte boten qe te me perterinte.


    Dhe si po ngjitesha nga lumi i delire
    Pluskonte larg nje mjegull pa pushim.
    Ajo me futi ne nje mugetire,
    Ma vrenjti rretheqark veshtrimin tim:
    S`do ta shijoja pamjen aq me hire,
    Ngaqe u mblodh nje muzg,nje turbullim;
    Pastaj prej resh u gjenda si i sulmuar,
    I vetem e mes territ i mbuluar.


    Menj`here dielli u duk te depertoje,
    Ne mjegull u nderpa nje qartesi,
    Ketej zu muzgu tatepjete te shkoje;
    Andej te ngjite pyll e lartesi.
    Si desh ky syri im qe ta veshtroje,
    Pas territ diellin, me me bukuri!
    Lufte e tejdukshme s`kishte perfunduar,
    Erdh nje shkelqim, dhe mbeta i verbuar.


    Nuk ta them emrin.Shumekush mbi toke
    Ta thote shpesh,te quan si te tij,
    Sikush per shenje ty te ka ne koke,
    Po drita jote i sjell veshtiresi.
    Ah, kur gaboja, kisha shume shoke,
    Sot qe te njoh, jetoj krejt ne vetmi;
    Se lumturine e ndiej vetem fare,
    S`ia shfaq asnjerit driten magjistare.


    Ajo po qeshte, e tha:--Tani kupton
    Pse ta zbulova aq pak kete pelhure!
    Sapo shikon qe rende me s`gabon,
    Sapo me s`je cunak ti, si moskurre,
    Dhe nuk permbush detyren posi burre!
    Sa shquhesh ti ngado per ndonje vlere?
    Kupto, jeto ne paqe me te tjere!



    Me fal, bertita, s`kisha keqmendim;
    T`i hap se koti syte e mi perhere?
    Vullnet gazmor jeton ne gjakun tim,
    E njoh dhuraten tende plot me vlere!
    Te tjeret do t`i mbush me ate bekim;
    Me s`do ta fsheh talentin asnjehere!
    Kerkova rrugen aq me dashuri,
    Dhe mos t`ua them vellezerve t emi?


    Dhe siq po flisja,qenia e mrekulluar
    Me pa me zemer dhe me meshirim;
    Ne syte e saj sakaq pata lexuar
    Cfare kisha bere drejt e cfare gabim.
    Me qeshi, e ndjeva veten te sheruar,
    Per gaz te ri m`u ngrit mendimi im;
    Tani, pra, mundja, me besim pa ane,
    Ti qasesha, ta shihja me nga prane.


    Ajo e zgjati doren qe ta kape
    Te lehte si dhe pahun avullor;
    Dhe duk`e prekur fillmendafshten nape
    Kjo shkriu, u zhduk rrethimi mjegullor.
    E shtija syrin mbi lugine prape,
    Mund ta sodisja qiellin madheshtor;
    Asaj i derdhej cipa m`e kulluar
    Rreth shtatit t`hijshem duke valezuar.


    __ Te njoh, ta di cdo dobesi te kote,
    T`i di te mirat qe ti ke gjithenje,--
    Me tha keshtu, perjete e ndiej si thote,--
    Pra, merr c`te taksa prej qekuri: asgje
    Nuk i mungon te lumturit ne bote,
    Qe merr kete dhurate qe u perbe
    Me muzg mengjesi e diell qartesie :
    Prej se vertetes- cipe poezie.



    Kur ti dhe miqte ndieni zagushi
    Ne mes te dites, hidheni ne ere!
    Sakaq ju mvesh me ledha nje freski,
    Nje afsh e duf prej lulesh plot me ere,
    Pushon t`ju shqetesoje dheu i zi,
    Si shtrat i bute behet varri i mjere,
    Qetohet vala e jetes se terbuar
    Dhe dita e nata ndritin pa pushuar.


    Pra, eni shoke, kur duke renduar
    Ngarkese e jetes shume ju mundon ,
    Kur udhen tuaj fati i mrekulluar
    Me lule e peme t`arta jua bekon,
    Drejt dites s`ardhme shkojme te bashkuar!
    Ajo ne jeten vjen na lumturon
    Dhe niperve, kur t`ikim pergjithmone,
    Iu befte gaz kjo dashuria jone!



    Perktheu i madhi Lasgush Poradeci

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    TE DAMUNIT


    Len qe syt` t`thone lamtumire
    Mbasi goja s`ka guxim!
    Ah, durimi asht i veshtire
    E un` prap sot thirrem trim.


    Ma e keqe kohe mos qofte!...
    Qe dhe goja m`asht e pite;…
    Der e puthna asht e ftohte…
    Dora yte asht e ngrite


    Sa perpara m`knaqte shqim
    Nji e puthun dhane me te shpejte!
    Sa n`mars vjollcat t`gjith` blerim
    Ne na ndezshin zemrat krejt!


    Por mbas tashit, si i mjere,
    Lule s`mbledhi ma per ty!
    Ndonse pra njitash asht vere,
    Vjeshte me duket mue nder sy!


    Perktheu Hil Mosi

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    MBRETI I TULES


    Deri n`deke besnik ke s`thohet
    Ishte n`Tule `j padisha,
    Vdiq e dashtna mbas do kohet
    E`j got` arit shej i la.


    Sa at gote arit gja nuk donte
    E gjithmone me tene piu;
    Por ka j`lot per faqe i shkonte
    Gjith` sa here pinte fatziu.


    Kur pa vendin tue mbarue
    Njehe qytetet, e gjithcka
    Trashigimtarit i la shkrue,
    Por putirin nuk ia la.


    N`ndeje t`parve, n`buze te detit
    Gjith` parsin n`nji gost` e thrret;
    Ulet n`gost` e ka rreth vedit
    Mbledhun bashke parsin` e vet.


    E t`ksaj t`kandshmes jete deshirin
    Piu ma t`mbramin e lumnoj
    Pijsi plak, mandej putirin
    Nder val` t`detit e flakroj.


    Tuj u zhyt` e pa n`fund t`zallit,
    Tuj kercye nalt,tuj hupe me turr;
    E n`at cas i rane prej ballit
    Fikun syt` e s`piu ma kurr!


    E perktheu Ndre Mjeda

  5. #35
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Vallja e vdekjes

    Rojtari nė mesnatė vėshtron
    varret aty poshtė pėrhapur;
    Hėna gjithēka e ndriēon;
    Oborr i kishės si ditėn - zbardhur.
    Kur, njė varr hapet dhe njė tjetėr, dhe:
    ata dalin, njė grua kėtu, njė burrė atje,
    me qefinėt e bardhė tė zhgryer.

    Shtriqen, tė drejtojnė kokallė e koskė,
    Vallėzojnė nė rreth, rrotullohen,
    i varfėr dhe i ri, i pasur dhe rrozgė;
    qefinėt ndėr koska ju ngatėrrohen
    dhe meqė s'ka mė turp qė ti mbajė,
    shkunden tė gjithė, dhe majė mė majė
    qefinėt hidhen nėpėr kodra.

    Kėrkėllet kur ngrihet kokalla, kėrciri,
    me gjeste ata pėrpara nė valle;
    trokėllimė dhe poterė ka qimitiri
    si e rėnė drurėve me ngadale.
    Rojtari nga e gjithė kjo qesh;
    kur Tunduesi i poshtėr i pėshpėrit nė vesh:
    Shko! dhe rrėmbe njė qefin.

    E bėn sa mendimi! shpejt dhe vrapon
    mbas portės sė kishės mbyllur.
    Hėna tė ndriēojė njėlloj vazhdon,
    vallen qė ata heqin pa u tutur.
    Por mė nė fund ky dhe ai humbet,
    njė vidhet, mė pas njė vishet
    dhe vrap, gjendet nėn lėndinė.

    Por njė, pengohet dhe zvarritet
    dhe bie dhe ngrihet varr mė varr;
    asnjė nga shokėt aq keq s'vritet,
    kur ja, ai nuhat veshjen nė ajėr.
    Godet portėn e qelės qė e zmbraps,
    stolisur dhe bekuar kjo qelė me fat
    vezullon me kryqe metalike.

    I duhet qefini ndryshe s'e merr dheu,
    Pėr tu menduar kohė mė nuk mbetet,
    Ndaj stolitė gothike me forcė mbėrtheu
    nga e dala nė tė dalė kacavirret.
    Po i sillet tė shkretit rojtar, medet!
    Ngjitet nga nyja nė nyje pėrpjetė,
    si merimagė, ndjekėsi i tmerrshėm.

    Rojtarin e shkund, rojtari meit,
    por ai kėnaqet qė qefinin rifiton.
    Vjen fundi, ai pėrgjatė u vėrtit,
    Njė dhėmb i hekurt e kafshon.
    Hėna mbas resh i dha vetes lejėkalim,
    Kėmbana fuqishėm dha njė kumbim
    dhe skeleti pėrdhe u shkėrmoq.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Daemon
    Anėtarėsuar
    28-06-2008
    Postime
    2
    Shpejt dhe ngadale

    Mos u nxito, mos u vono !Duro
    Nje kryefjale shkruaj posi kjo
    Vare ne gjoks posi hajmali
    Ruaje ne diell dhe ne shi
    Me lule rotull teje mos u merr
    Dhe i pa trembur gjer ne varr e shpjerr

    Mos u nxito! Pa mend mos u vono!
    Kur shpirti sulet ti mos u vono
    Mejtohu mire udhen drejt e nis
    Dhe sul tutje me mish dhe me shpirt
    Ngadale! Kurre s'ndreēet nje lajthim
    I bere pa hesap dhe pa peshim

    Mos u vono! Se tutje sulet jeta
    Kalo si trim guxo pa ardhur vdekja
    Nje pune bej te larte dhe te forte
    Te cilen koha kurre s'mund ta mposht
    Mbi dhene nam te mire ler perjete
    S'prish pune qe si shoket vdes dhe vete

    Mos u nxito! Mos u vono! Mejto
    Guret e fatit qetazi duro
    Detyren kij si prijes kryesisht
    Bej gjithnje te drejten burerisht
    Mos u nxito! Mos u vono! Pa fjale
    Zoti ne fund te nxjere faqebardhe
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Daemon : 04-07-2008 mė 13:50

  7. #37
    Shkeputur nga "Fausti"

    Dogmatisti

    Mua nuk me permbajne dot
    dyshimi dhe kritika;
    diēka do jete djalli, se -
    se ndryshe djaj s'do kishte.

    Idealisti

    Sot fantazia m'i sundon
    ne koke trute e mia;
    po qe se une bota jam,
    vertet sot jam i ēmendur.

    Realisti

    Te jesh vertet, eshte mynxyre;
    kjo po nis te me dhembe
    dhe per te paren here sot
    s'po qendroj dot ne kembe.

    Supernaturalisti

    Kenaqem q'erdha sot ketu,
    dhe me keta gezohem,
    se, duke pare qe ka djaj
    besoj qe ka dhe shpirtra.

    Skeptiku

    Pas flakes ecin per thesar
    pas porosise se djallit;
    po kam dyshim e nuk besoj,
    ja le ne dore fallit.

    Perktheu Skender Luarasi
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Vjollca

    Ne nje lugine me blerim
    Kish celur plot freski n'agim
    Nje vjollce e urte, e drojtur
    Papritur na kalon atje
    Si flutur, nje bareshe e re
    Gjith' shend e gaz
    E kenge plot hare

    "Ah, sikur t'isha - vjollca tha, -
    Mes luleve m'e bukura
    Nje cast, nje cast te vetem
    Do me kepuste domosdo
    Ne gji do me shtrengonte ajo
    Nje cast, nje cast
    Te pakten, per nje cast!"

    Por shkon aty baresha e re
    Dhe neper bar as e ve re
    E shkel te shkreten vjollce
    "S'ka gje, - tha lulez' e pafaj-
    Te bukures meri s'i mbaj,
    Se ne po vdes
    Po vdes nga kemba e saj!"
    Sa e bukur !....
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Daemon
    Anėtarėsuar
    28-06-2008
    Postime
    2
    NJE DOGMATIK 1

    Per vete djallin e pranoj
    dhe jam krejt i vendosur
    gjersa ketu plot djaj shikoj
    nje zhgan qe s'ka te sosur

    NJE IDEALIST 2

    Kjo mendja sot me bind se kam
    krejt boten ne krahruar
    se te ēdo gje dhe une jam
    pra, jam dhe i shkalluar

    NJE REALIST 3

    Realiteti po me vret
    me vjen qe mend te ēahem
    Nen kembe dheu po me shket
    as vet'se di si mbahem

    NJE SUPERNATYRALIST 4

    Ketu mes djajsh e tok me ta
    kenaqem gjej endire
    se kjo vertet me bind se ka
    dhe shpirtra te mire

    NJE SKEPTIK 5

    Pas flakjeshiles me rrembim
    rend bota per thesare.
    Por po the ''djall'' ke thene ''dyshim''
    ndaj s'loz nga vendi fare

    1Perkrahes i dogmatizmit filozofik para Kantit.
    2Ketu mendohet se eshte paraqitur para se gjithash filozofi idealist gjerman FIHTE (1762-1814)
    3Perkrahes i empirizmit filozofik.
    4Perkrahes i ekzistences se botes mbishqisore. Mendohet filozofi gjerman JAKOBI (1743-1819)
    5Perktahes i skepticizmit filozofik qe kishte per figure filozofin anglez HJUM (1711-1776)

    Pjese nga FAUSTI, perkthim i shkelqyer nga Shpetim ēuēka
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Daemon : 16-10-2010 mė 18:14

  10. #40
    Zulejka

    ē'kuptim ka, mik, kjo fėrgėllimė,
    Mos sjell lindja lajm tė mirė?
    Krah i saj plot fėrshėllime
    Mė freskon zemrėn e nxirė!

    Lot me pluhur e me fletė,
    I ndjek retė bredharake,
    Shtyn drejt pjergullės pėrpjetė
    Kaq shumė kandra zhurmėrake!

    Ia zbut diellit pėrvėlimin,
    Mė freskon gushėn e nxehtė,
    Puth hardhinė tek merr shtegtimin,
    Shfryn tek kodra, tek rrėketė!

    Dhe mė sjell me fėshfėrimė,
    Qė nga miku kaq tė fala,
    Pa u errur kodra mirė
    Sjell tė puthura tė vala!

    Mund tė ēash ndėr kaq rrafshira,
    Ndihmo miq e tė munduar,
    Nėpėr muret, tek rrėpira,
    Pret djalosh i dashuruar!

    Ah, se lajmin kaq tė shtrenjtė,
    Ku freskohet dashuria,
    Ma flet gojė e tij vetė,
    Ma fal buza si qershia!

    Perktheu P. Jorgoni
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •