Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 58 prej 58
  1. #51

    Johan Volfgang Gėte

    Shqipėroi: Lasgush Poradeci

    VJOLLCA

    Nė njė luginė me blerim
    Kish ēelur plot freski n'agim
    Njė vjollcė e urtė, e drojtur
    Papritur na kalon atje
    Si flutur, njė bareshė e re
    Gjith' shend e gaz
    E kėngė plot hare

    "Ah, sikur t'isha - vjollca tha, -
    Mes luleve m'e bukura
    Njė ēast, njė ēast tė vetėm
    Do mė kėpuste domosdo
    Nė gji do mė shtrėngonte ajo
    Njė ēast, njė ēast
    Tė paktėn, pėr njė ēast!"

    Por shkon aty baresha e re
    Dhe nėpėr bar as e vė re
    E shkel tė shkretėn vjollce
    "S'ka gjė, - tha lulez' e pafaj-
    Tė bukurės meri s'i mbaj,
    Se nė po vdes
    Po vdes nga kėmba e saj!"

    TĖ ZGJEDHURĖS

    Dora dorėn, buza buzėn,
    Vajzė e dashur, mbamė besė!
    Lamtumirė! Ndaj shkėmbinjve
    Dashurori shkon me shpresė,
    Po nė prektė pas fortunės
    Skelėn qe shikon ndėr sy,
    Perėnditė e ndėshkofshin,
    Nė shijoftė gjė pa ty.

    Kush guxon, po ka fituar,
    Gjysma do tė thotė fundi!
    Yjet unė i kam si diell,
    Veē frikaci s’sheh gjėkundi.
    Sikur t’isha pranė teje,
    Do tė ndieja shqetėsim;
    Po kjo largėsi e madhe
    Veē pėr ty mė jep guxim.

    E kam gjetur dhe luginėn,
    Ku sė bashku do shtegtojmė;
    Lumėthin ne mbrėmėherė,
    Se si shket do ta shikojmė.
    Kėta plepa mbi livadhe.
    Kėta lisa nė blerim!
    Ah! pas tyre do tė gjenim
    Njė kasolle pėr strehim.

    SI I VDEKUR


    Vajtoni, vajza, Amorin pėrmbi varr
    Se prej asgjėje vdiq kėtu papritur
    Nė vdiq vėrtet, s'e them dot me karar
    Se ngjallet shpesh pa pritur e pa ditur

  2. #52
    Nga Gėte mė pėlqen "Fausti" dhe poema "Pormetheus", se kuptohet veē kėto kam lexuar
    Mitin qė ekzistonte rreth Doktor Faustit, Gėte ka mjeshtėrinė ta sjellė nė njė tjetėr trajtė, nė atė tė njė kryevepre tė vėrtetė tė letėrsisė botėrore, ku mbi tė gjitha ai paraqet nė veprėn e tij edhe vetė bindjet e tij, besimin e tij, njohuritė e tij sidomos mbi lashtėsinė dhe alkiminė, nisur edhe nga rrethi i ngushtė nė tė cilin bėnte pjesė edhe vetė i madhi Gėte. Sado e bukur si vepėr, tė arrish ta kuptosh si duhet, kėrkon qė lexuesi tė jetė sado pak i familjarizuar me ezoterizmin, alikiminė, simbolikėn, mitet dhe lashtėsinė. Madje cek edhe krijimin e njė njeriut tė vockėl qė e quan homunculus, tė krijuar nė laboratorin e Faustit nga nxėnėsi i tij Vagneri, qė mė pas ky njeriuthi rezulton tė jetė herm'afrodit dhe kėrkohet qė t'i jepet forma e duhur pėrfundimtare. (tė apasionurit e kėtyre teorive me siguri do thonin tani: ah ky Gėte ) Dmth, s'mjafton ta lexosh vetėm njė herė, po ku ta gjesh vullnetin ta lexosh mė shumė se kaq.
    Ajo qė mė tėrheq gjithashtu tek "Fausti", ėshtė edhe fakti qė e paraqet Mefistofelin me shumė humor (tė paktėn kėshtu mė duket mua); njė gjė s'mund t'ia mohosh djallit – qė ka humor shumė tė hollė dhe s'ėshtė i mėrzitshėm, pėrkundrazi shumė argėtues, pėrveēse tundues.

    Tragjedia, sigurisht hapet me bastin (Prolog nė Qiell) qė vėnė Zoti me djallin dhe, konkretisht mbi Faustin tonė, mgjs Mefistofeli nė fillim s'e ka me shumė qejf qė i pėrzgjedhuri i objektit tė bastit tė jetė Fausti, duke qenė se i duket njė plak i mėrzitshėm dhe s'i ngjall atė kėnaqėsi qė ka kur ka tė bėjė me tė rinj. Ka edhe shije dreqi.

    Fausti qė i ka kushtuar gjithė jetėn e tij dijes, ndihet i lodhur nga e gjitha kjo, madje pikėllimi i tij shtohet mė shumė nga idea qė e mundon prej kohėsh: njohja e Shpirtit tė Gjithėsisė, tė cilit nė ēastin kur arrin t'i 'afrohet' kėsaj tė vėrtetė, Fausti i drejtohet me fjalėt se ky shpirt ėshtė identik me atė vetė dhe, pėr kėtė arsye Shpirti i Gjithėsisė i 'largohet'. Si duket s'do i ketė pėlqyer arroganca e Faustit, arrogancė qė e kemi tė gjithė ne tokėsorėt nė fakt. Por, ai akoma ushqen ėndrrėn e tij drejt kėsaj tė panjohure qė, e mundon: "Po bie mbrėmja, Dielli perėndoi, gjetiu shkon e zgjon njė tjetėr jetė. Ah, si s'kam flatra lart tė fluturoj, pas tij tė rend, pas tij pėrjetė!"

    Fausti edhe pse e urren Mefistofelin, pranon tė bėjė pakt me tė pėr hir tė kėnaqėsive tė jetės, argėtimeve tė shumta, rinisė etj etj.. qė i kishte lėnė pas dore duke qenė se kishte qenė i pėrkushtuar mė shumė rreth dijeve dhe laboratorit tė tij prej alkimisti, qė siē thuhet nė vepėr nga njė dialog i vetė Faustit, e kishte tė trashėguar nga babai.

    Gjss, si duket Fausti atė boshllėk qė ndiente nga moszbulimi i asaj tė vėrtetė qė kėrkonte, ngushėllohet ta mbushė tani me qejfet e shfrenuara tokėsore. Dashurohet me Margaritėn, pėr tė cilėn nė fillim kėrkon ndihmėn e Mefistofelit, por ky i fundit shprehet se ndaj disa gjėrave djalli ėshtė i pafuqishėm, sidomos ndaj njė krijese tė pastėr si Margarita. Por Fausti arrin ta bėjė pėr vete, dashuri kjo qė do rezultojė fatale pėr Margaritėn, e cila do dėnohet padrejtėsisht jo vetėm nga gjyqi qė i bėhet, por mbi tė gjitha nga shoqėria e asaj kohe pėr faktin se ajo iu dha Faustit, gjė e cila pėr atė shoqėri paragjykuese dhe injorante, ishte ēnderim, madje edhe pėr tė vėllanė e vetė Margaritės. Fausti i paraqet nė vepėr si shpirtrat e kėqinj.

    Vlen tė pėrmendėt qė Fausti, arrin t'i jap njė mundėsi Margaritės tė shpėtojė nga dėnimi duke u arratisur me tė, por ajo nuk pranon pėr shkak se nuk do qė tė ndihmohet nga Mefistofeli. Pėr kėtė arsye ajo pranon vdekjen para ndihmės sė djallit, prandaj edhe shpėton. (Mefistofeli shprehet nė atė ēast: U dėnua. Njė Zė nga Qielli: "u shpėtua!") Nė fund, do jetė Margarita qė do shpėtojė shpirtin e Faustit, duke qenė se Gėte i referohet si lutja e disa pendestareve, qė lė tė nėnkuptohet pėr Margaritėn. Pra nė njė farė mėnyre, me anė tė saj, e ngre lart dashurinė e pastėr qė pėrfaqėsohet me Margaritėn, si shpėtimtare tė Faustit, nė krahasim me lidhjen qė do bėje mė pas Fausti me Helenėn e Trojės sė bashku dhe me birin e tyre Euforioni (jo mė kot Gėte i vė kėtė emėr), duke i trajtuar si gėzime tė rreme.
    Fausti vdes i penduar dhe para se tė vdesė, nė fjalėt e tij dallohet gjithė pendesa e tij dhe qėllimi lartė qė mbarte nė zemrėn e tij.
    “Kėsaj ideje krejt i jam kushtuar
    Mė e larta dije ėshtė kjo
    Liri e jetė ka pėr tė fituar
    Kush ēdo ditė punon pėr to.
    Kėshtu gjith nė rrezet si nė lak
    Tė shkojė jetėn ēdo i ri e plak
    Ta shihja ah, kėtė mori
    Tė rroja mes tė lirėsjh nė liri.
    Atėherė do thosh kjo zemra ime
    Pa ndalu ēast tė tė shijoj!
    S’do humbė kurrė vepėr e gjurmės sime
    Nė jetė tė jetėve sa tė rroj
    E parandjen kaq lumturi ky shpirti im
    Dhe pėrjeton gėzimin mė sublim”


    Mė pėlqen ndėrthurja qė Gėte zgjedh pėr tė pėrshkruar personazhin e Faustit, duke qenė se miti i tij nė atė kohė trajtohej nė dy kahe krejt tė kundėrta, ekstreme: pikėpamja qė paraqiste kisha tė njeriut qė bėri pakt me djallin dhe, kahu tjetėr qė doktor Fausti shihej si njė njeri i mirė qė bėnte bamirėsira ndaj njerėzve, shėronte ēdo sėmundje, vinte nė shėrbim tė tjerėve dijet e tij etj etj... Gėte zgjedh ta paraqesė mes dy kaheve tė tilla, duke na dhėnė njė barazpeshė tė karakterit tė tij, pra si njė njeri i cili gabon si ēdo tokėsor nė fund tė fundit, duke u tėrhequr mes qejfeve, tundimeve, egoizmit etj etj dhe tė njė njeriu i cili, ka ndėrgjegje qė e bėn tė kuptojė gabimet qė bėn dhe si njeri i dhėnė pas dijes, ėshtė i dhėnė edhe pas punės, dhe nga kjo punė e tij pėrfitojnė edhe njerėzit pėrreth... sa ėshtė i dobėt nga tundimet, aq ėshtė edhe i fortė nga qėllimet e larta nė jetė...

    Pėr tė mos u zgjatur shumė, duke qenė se ēdo njeri e sheh njė vepėr nga pikėpamja vetjake, po paraqes fragmentet mė tė parapėlqyera tė mia nga kryevepra "Fausti":

    *Prolog nė Qiell*

    Rafaeli
    Posi dikur kumbon ky Diell
    Mes sferash qė kėndojnė nė kor
    Dhe rrethin kryen lart nė Qiell
    Me vrap tė shpejtė, rrufesor.
    Nga pamja e Tij ėngjėjt forcohen
    Po thelbi mbetet njė mister
    Vepra e Zotit nė s’kuptohen
    Tė larta mbeten si ngaherė


    Gabrieli
    Me njė vėrtik qė nuk rrėfehet
    Viganja Tokė vjen pėrreth
    Drit’ e parajsės se ē’kėmbėhet
    Me natėn pus qė tė rrėqeth.

    Pėrqark gumoresh, ndėr humbella
    Pėrplaset deti shkum’ e val’
    Gumor’ e det i rrėmben shtjella
    Kjo shtjell e sferave qė s’ndal

    Mihaeli
    Vėrsulen shqotat nga stereja
    Ne det nga deti ne stere
    Dhe ja prej shqotash lind e reja
    Ndryshimet vijnė si rrėke

    Shkėlqen si zjarr i flakėruar
    Porsi rrufeja bje diku
    Veē s’ka si paqja e bekuar
    O Zot pėr lajmėsit e tu


    Tė Tre

    Tė shohin ėngjėjt e forcohen
    Po thelbi yt mbetet mister
    Veprat e tua lartėsohen
    Me madhėshti si pėrngaher’


    Mefistofeli
    Meqė imzot sėrishmi po tė shoh
    Tek do tė dish si venė punėt tona
    ....
    Nuk di tė flas pėr diej e sfera
    Veē njerėzit shoh mes vuajtjesh parera
    Ky zot i vogėl i botės s’ka ndryshim
    Dhe i ēuditshėm mbetet krejt si nė fillim
    Diēka mė mirė do tė rronte
    Sikur prej teje dritėn e shenjtė tė mos gėzonte
    Se prej arsyes pat njė gjė
    Njė bishė pėrmbi bishė nga u bė


    Zoti
    Po tjetėr gjė, nuk ke ē’tė thuash?
    Mos veē tė meta di tė shquash?
    Tė drejtė s’gjen mbi dhe asnjė veprim?

    Mefistofeli
    Nuk gjej, imzot!
    Kudo shoh zi dhe mjerim
    Aq fort nga brenga e njerėzisė u lėnduash
    Sa zemėr s’kam edhe po tė duash
    .....

    Zoti (tek i drejtohet Mefistofelit pėr Faustin)
    Vėrtetė disi i turbullt ėshtė ai
    Por shpejt falė meje sytė do t’i hapė
    Bleron fidani?
    Ēdo kopashtar di se lule edhe fryte do tė japė

    Mefistofeli
    E vė me bast qė humbisni prapė.
    Veē leja juaj mė mjafton
    dhe shtegun tim ai do e kapė

    Zoti
    Sa kohė mbi dhe’ ai jeton
    E shtjen nė ngasje mėkatare
    Se kush kėrkon edhe gabon
    ..... ..... ......

    E dhėnė leja ty tė qoftė
    Nga udhė e parė atė shpirt hiq
    Dinakėria nė tė shkoftė
    Nė udhėn tėnde e tėrhiq.
    Pėr turpin tėnd veē do mėsosh diēka
    I miri, pavarsisht nga turbullimi
    Ndėrgjegjen e sė mirės prap e ka
    .....

    Na dil sėrish kėtej lum miku
    Se zėt s’i kam aspak tipat si ti
    Midis mohuesve ironiku
    Ėshtė shpirti qė mė sjell mė pak bezdi
    Afsh i veprimit te njeriu lehtas zhduket
    Veē prehje do ai e mund aspak
    Prandaj i jap edhe djallin si ortak
    Qė gjith e cyt e shtyn s’e lė tė struket

    Ndėrkaq ju bijtė e mi tė dlirė
    Shijoni bukurinė e pavdirė
    Krejt Gjithėsinė qė ndėrron pėrjetėsisht
    Ju rrokeni nė zemėr tė gėzueshme
    Dhe ēdo shajni qė dridhet, bredh lirisht
    Fiksojeni n’mendime tė qėndrueshme

    (vazhdon....)

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Porsa puthe dje
    nje vajze te dlire
    Ze puth sot nje tjeter
    me shume e me mire.
    *****
    Mos hyre , mos
    Se brenda te pret
    Te hysh si vajze
    Por vajze s'te percjell.
    Keto mu kujtuan nga Fausti magjik
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  4. #54
    Tani, tė them tė drejtėn (se s'po mė rrihej pa e thėnė ) tri poema tė Gėte kushtuar "Vėllazėrisė": The Mason Lodge, A Symbol dhe Song of Fellowship, tė rrėqethin mishin.

    *
    Pėrzgjedhur nga "Fausti":

    Natė

    Fausti: (sodit shenjėn)

    “Ēudi si lidhen sendet tok
    Si ndėrveprojnė shok me shok
    Si ngrihet, zbret ēdo bukuri natyrore
    E si kėmbėhen midis tyre!
    Flatrim me hirin e bekimit
    Pėrqark i bie rruzullimit
    Mes harmonisė, bashkėveprimit”

    ***

    Fausti:
    “S’arrin asgjė kur s’ke kurrėfare ndjenje
    Kur gjė nga shpirti s’tė buron”
    Vagneri:
    “Mesa mundim fiton njeriu mjetet
    Dhe drejt burimit rrugėn ngjit
    Kur befas vdekja vjen dhe e kosit
    E midis udhės ai mbetet”
    .... ..... .....

    Vagneri:
    “Mė fal por mua fort ma ka ėnda
    Nė frymėn e ēdo kohe tė hyj brenda
    Tė di ē’mendim tė vjetrit kishin fillimisht
    Sa lart, pastaj u ngritėm ne, sa madhėrisht”
    Fausti:
    “Lart gjer te yjet, posi jo!
    Njė libėr me shtatė vula me beso
    Ja pra, se ē’ishte kohė e shkuar”
    .... .... ....
    “Diēka vėrtetė kush diti ai qyq
    Qė kishte nė thelb tė shpirtit nuk e fshehu
    Por ēlitėrsisht nė sy tė botės krejt e shprehu
    Mbi turrė drush mbaroi a mbi kryq”



    ..... ..... ......

    Fausti (vetėm):
    “Natyra mbetet njė mister
    Dhe velin askurrkush s’mund t’ia ngrejė
    Me mekanizma e leva
    dot s’ia nxjerr atė sekret qė ajo s’do ta rrėfejė”
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 13-11-2012 mė 00:52

  5. #55
    *Jashtė Portės sė Qytetit

    Fausti (drejtuar fshatarėve qė po e nderonin):
    “Nder Atij lart qė na ndihmon
    Dhe tė ndihmojmė na mėson”


    *
    Fausti (drejtuar Vagnerit):
    Im atė njė fisnik i humbur ishte pėr Natyrėn
    Pėr tė shenjtėt rruzuj, sfera
    Kish njė pasion tė pastėr si ngahera
    E njė mendim tė vetin kish.
    Nė njė kuzhinė se ē’pėrziente
    tok me rishtarėt derdhte mund
    shkrinte tė kundėrtat elemente
    sipas recetash tė pafund
    .... .... ....
    Lum kush ende me shpresė rron
    Se nga ky det gabimesh do t’shpėtojė!
    Pėr ēka nuk dimė etja na mundon
    Pėr ē’dimė s’kemi mė nevojė.
    Po bie mbrėmja, dielli perėndoi
    Gjetiu shkon e zgjon njė tjetėr jetė
    Ah, si s’kam flatra lart tė fluturoj
    Pas tij tė rend, pas tij pėrjetė!
    .... .... ....
    Njė hov ti vetėm njeh, atė shpirtėror
    Uro qė tjetri mos t’tė futet!
    I kam dy shpirtra, ah nė krahėror
    Secili rreh nga shoku tė shkėputet
    I ndezur nga pasioni dashuror pas botės
    Njėri keqas ėshtė ngjitur
    Nga balta tjetri ngrihet madhėshtor
    Shtegton tek etėrit e ndritur.
    Oh, shpirtra n’ajėr nėse ka
    Qė n’eter si zotėr vinė e venė
    Prej resh t’arta le tė zbresin pra
    E drejt nė jete t’re le tė mė shpjenė!
    Se njė mantel do doja fluturak
    Tė ikja tej e pėrtej detit
    E me asgjė le tė ish mantel i mbretit
    S’do e shkėmbeja sadopak!



    *Dhoma e Studimit
    Fausti:
    U mekėn ndjenjat e kėqia,
    u ftoh ēdo zjarr, ēdo vrull pėr bind
    Rilind pėr njerėzit dashuria,
    pėr Zotin ndenja na rilind
    .... .... ....
    Kur kthinė e ngushtė zė tė ndrijė
    Kur llamba ėmbėl zė shkėlqen
    Nė shpirt na ndizet njė shkėndijė
    Nė shpirtin qė nė vetveten gjen.
    Arsyeja nis sėrish tė flasė
    Sėrishmi shpresa muguj nxjerr
    Njė etje, etje e pamasė
    Pėr gurn’ e jetės, ah, ē’na merr



    “S’bėn qė zėri i egėrsirės, tė pėrdhosė sadopak melodinė...”


    Ėshtė shkruar: “Nė fillim ka qenė fjala!”
    Pse vallė s’vazhdoj, pėrse u ndala?
    Pėr “fjalėn” kaq vlerėsim nuk ka si shprehet
    Pra, ndryshe duhet tė pėrkthehet
    Nė rast se shpirti dritė hedh mbi ne
    Ėshtė shkruar: “Nė fillim mendimi qe”
    Qėndro dhe ca tek varg’ i parė
    Kur shkruan, shumė shpejt nuk duhet ngarė
    Mendimi paska bėrė ēdo krijim?
    Jo, duhet: “Forca ishte nė fillim”
    Tek shkruaj kėto fjalė pa shkėputje
    Diēka mė shtyn tė shkoj edhe mė tutje
    Ja shpirti flet! Mė vjen nė ēaste mendimi
    dhe shkruaj: “Nė fillim ishte veprimi!”



    Mefistofeli:
    Pėrēmo ē’ka mė sublime ēdo njeri
    Pėrēmo arsye, dituri
    Mėso hilera e magjira
    Nga shpirt i regjur nė derdhira
    Dhe skllavi im do jesh gjithmonė.
    Fati, atij njė shpirt i ka dhuruar
    Qė me rrėmbim gjithnjė pėrpara shkon
    Njė rend me hov tė pafrenuar

    Qė asnjė qejf tokėsor s’shijon.
    Pėrmes njė jete tė harbuar
    Mes kotėsisht do ta zvarris
    Do pėrpėlitet i pashtruar
    Gjersa kjo pre e pangopsis’
    Pėr heje, pije, ka pėr t’u munduar
    E kot do lutet etjen qė t’ia sos.

  6. #56
    *Mbrėmje

    Margarita:

    Nė Tule motit rronte
    Njė mbret besnik sa s’ka
    Kur vdiq ajo qė donte
    Njė kup’ t’art i la


    Mbi tė asgjė nuk vinte
    Me tjetėr s’pinte dot
    Sa her’ nė buz’ e shpiente
    I dilte njė pik lot


    Kur mbėrriti buzė varrit
    Qytet e pasuri
    Ia la trashėgimtarit
    Por kupėn kurrsesi


    Nė gostė mbretėrore
    U ul me miqt’ e vet
    Nė sallėn stėrgjyshore
    Nė kullėn pėrmbi det


    Dhe piu aty plaku
    Prej jetės t’fundmin gaz
    Tė shtrenjtėn kupė e flaku
    Pastaj poshtė nė tallaz


    Tek binte e vėshtroi
    Tek zhdukej pėrgjithnjė
    Dhe sytė perėndoi
    E s’piu kurrė mė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 13-11-2012 mė 01:12

  7. #57
    *Njė vend i hijshėm

    Kori:
    Koha rrjedh e merr me vete
    Tret ēdo dhembje, ēdo hare.
    Mos iu druaj kėsaj jete
    Ki besim te dit’ e re
    ....
    Mbush pra zemrėn me dėshirė
    Ja agimi u pėrflak
    Mos qėndro akoma shtrirė
    Shkunde gjumin, tej e flak!
    S’ke pse rri shpirtpėrpėlitur
    Turma druan e ngurron
    Bėn ēdo gjė njė mendjendritur
    Qė mendon, kupton, vepron




    *Pallat Perandorak

    Kancelari:
    Po fundja ē’vlen njeriu shembullor
    I menēur, zemėrmirė, punėtor;
    Kur dergjet i sėmurė njė shtet i tėrė
    Dhe tė kėqijat vijnė sėrė-sėrė?
    Nga ky pallat krejt vendin kush e sheh
    Nė ėndėrr-makth vetveten e pandeh:
    Kudo vetėm shėmtira pjell shėmtia
    Kudo sundon e ligjshme padrejtėsia
    E zezė duket bota, gjithėsia...
    .....
    Proēeset s’kanė tė mbaruar
    Gjyqtari fryhet nė kolltuk
    Ndėrkaq rebelėt e pashtruar,
    asgjė s’i ndal, asgjė s’i zhduk.
    Me miq e shokė siguruar
    Rron e gėzohet ēdo kriminel
    Ndėrsa njeriu i vetmuar
    Ndonėse pa faj, fajtor del.
    Kėshtu zė bota shkatėrrohet
    Dhe shkon me hak keq e mė keq
    E s’mund parimi tė lartohet
    Qė drejt tė mirės na udhėheq.
    Kėshtu i ndershmi
    mė nė fund pėrkulet para ryshfetarit
    kėshtu gjyqtari kur s’mund
    bėhet ortak i zuzarit.
    E nxiva ca kėtė e di
    Por punėt janė edhe mė zi.



    *Sallė Madhėshtore
    Parkat (Hyjneshat qė thurnin fillin e jetės sė ēdo njeriu dhe mė nė fund e prisnin atė)

    Zakezi:
    Ndėrsa mua si m’e zgjuar
    Mė takon nė kėtė mes
    Ta dredh boshtin pa pushuar
    Gjith’ me rregull e me kujdes.
    Mijėra fije vijnė, mblidhen
    Tė ndėrthuren tė spėrdridhen
    a tė shmangen s’i lejoj.
    S’mund tė rri njė hop e mpitė
    Kjo pėr botėn do ish tmerr.
    Mbledh ēdo ēast e mbledh ēdo ditė
    Lėmshin Endėsi e merr.



    *Park

    Fausti:
    “......Shpirtrat, qė nė thellėsi vėshtrojnė
    Tek e pafundmja, pafundėsisht besojnė”




    *Galeri e errėt

    Fausti:
    E shoh avazin e vjetėr po vazhdon
    S’tė ngjall besim, s’tė lė fije shpresė.
    Je at’i ēdo dyshimi, ēdo pengesė
    Pėr ēdo shėrbim tė ri shpėrblim kėrkon.
    Njė fjalė pra, dhe puna shpejt merr fund
    Nė daē ta sjellėsh, shpejt njė fjalė thuaj.

    Mefistofeli:
    Paganėt rrojnė nė tjetėr ferr
    Dhe janė pė mua krejt tė huaj.
    Por ka njė mjet!

    Fausti:
    Njė mjet? Fol pa vonesė!

    Mefistofeli:
    Pa zemėr ta bėj kėtė zbulesė:
    Ca perėndesha rrojnė plot krenari
    Jasht’ kohe, jasht’ ēdo vendi nė vetmi
    Dhe s’flet pėr to aq lehtė asnjeri.
    U thonė Nėna!
    (shėnim: Nėna- ruajtėset e thelbeve tė pandryshueshme e tė pėrjetshme, nga zėnė fill krijesat e veēanta)

    Fausti (rrėqethet):
    Te Nėnat? Ē’ka ky emėr qė mė tund
    Qė as si tingull ta dėgjoj nuk mund?


    Mefistofeli:
    Shpirtngushtė qenke gjersa s’duron dot
    Veē fjalė tė dėgjuara nga mot.
    Tani qė me ēudirat ke pėrvojė
    Njė fjalė s’ka pse kaq t’tė turbullojė

    Fausti:
    Tė rri i ftohtė? Jo, kjo nuk mė shkon.
    Njeriu s’vlen asgjė pa emocion
    Ne ndofta shtrenjtė e blejmė ndjesinė
    Por kush e ka, ka mbarė Gjithėsinė.




    *Salla e Kalorsėve

    Fausti:
    Tani mė ndihni Nėna, ju Hyjni
    Qė rroni nė shkreti tė pakufi por jo fillikat:
    Rreth jush ndonėse pa jetė
    Figurat sheh tė jetės sė vėrtetė.
    Sheh ē’kish dikur plot dritė e shkėlqim
    Tek lyp sėrish tė rrojė nė amshim...
    ...
    Dhe ju veēoni ndani ēdo krijesė
    Njė pjesė ditės, natės tjetrėn pjesė.
    Tė parat rrjedh’ e jetės i mbėshtjell
    Tė dytat magjistari trim i ndjell
    Dhe plot besim i shfaq kujt ka dėshirė
    Ēudinė mė lartė, mė tė dlirė.




    *Varrim

    Kori i Ėgjėjve:
    Lule t’bekuara
    Flakė tė gėzuara
    Dashuri japin,
    Gėzim pėrhapin
    Zemra siē do
    Fjalė e vėrtetė
    Nė qiell tė qetė
    Sjell pėr ēdo jetė
    Ditė kudo.
    ....
    Kush veē dhunėn ēmon
    Qiellin dot s’e shpreson
    Dhe veē tė hyjė mund
    Kush dashuron.


    *Grykė Mali

    Pater Seraphicus:
    Po ju pret njė rreth mė i lartė
    Do zhvilloheni aty
    Siē zhvillohet fare qartė
    Kush vet Zotin sheh me sy
    Ky ushqim mė i ēmuar
    Qė gjen shpirti nė ajri
    Dashuria e amshuar
    Qė tė ēon nė lumturi



    Chorus Mysticus:
    E paqėndrueshmja
    Ėsht’ shėmbėlltyrė
    E papėrftueshmja kėtu merr fytyrė
    E patreguara kėtu gjallon
    Femėr-amėshuara na lartėson!

  8. #58

    Pėr: Johan Volfgang Gėte

    Shpresa

    Gjithnjė bėni papėrtuar
    Me gėzim punėn, o duar!
    Lodhje s'ndiej e s'ndiej tė plakur
    Se nuk ėshtė ėndėrr e zbrazur.
    Kėto pemė e degė hardhie
    Do tė japin frut e hije!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •