duhet te jete:Postuar mė parė nga Rhea
por c'lumturi te dashurohesh
dhe c'llahtari te dashurosh!
duhet te jete:Postuar mė parė nga Rhea
por c'lumturi te dashurohesh
dhe c'llahtari te dashurosh!
Summertime, and the livin' is easy...
Amadisi i Ri
Shkruar nga : Gete
Perkthyer nga : P. Jorgoni
Kur isha cun camarrok
Me mbyllen, per dreq,
Dhe me shkuan shume mot
Si ne cark, sa keq,
Pa gezim, plot lot!
Larg sme ndejte ti aspak,
O moj fantazi!
Isha si hero plot fat,
Si princ i madh Pipi
Boten brodha qark!
Dhe keshtjella ngrita lart,
I shemba perdhe.
Vrava spirja e lugat
Ne vrull e hare,
Me cguxim, cinat!
Dhe princeshen -- peshk, perri,
Munda ta shpetoj,
Ne tryezen plot stoli
Bujarisht me ftoi.
Oh, ckenaqesi!
Mjalte puthjet qe me dha,
Vere si rubin!
Ah, e desha sa me ska,
Dielli plot shkelqim
Derdhej drejt prej saj!
Kush ma mori, ctinezar!
Si nuk e pengoi,
Lidhje e shpiritit ndezur zjarr?
Thomeni nga shkoi?
Crruge, pra, te marr?
Kam Dashur, Po Dua Tani...
Shkruar nga : Gete
Perkthyer nga : P. Jorgoni
Kam dashur, po dua tani me me zjarr,
Kam qene sherbyes, tani jam nje skllav,
Me czell kam sherbyer kedo!
Por befas me ndezi kjo mike besnike,
Dhe nis ma shperblen cdo dhimbje fisnike,
Per mua ska tjeter si kjo!
Besova, tani besoj me pasion!
Ne shkon jeta mbare a barra ngarkon,
Besimi prej eje smergohet!
Po ngryset kaq shpesh, po erret e nxin,
Shtrengon kaq brenga, rreziku arrin,
Por qielli nis prap kthjellohet!
Kam ngrene, tani po ha sa per tre,
Me ndriti krejt shpirti e zemra me rreh,
Gjithcka e harroj mes defrimi!
Rinia me zjen bertas e gajas,
Kam mall qe te shtrohem nder vene plot gas,
Ngjeroj, me shijo fort ushqimi!
Kam pire me pare, tani sle sapllak,
Dhe vera na ngre, na ben me cakmak,
Dhe gjuhen na gjidh nga zinxhirat!
Nga vozat po zbrazet e rrjedh me rrembim,
Na ndez kaq deshira, na ngjall kaq besim,
Sna ndalin hendeqet, rrepirat!
Ne valle jam hedhur, ne valle marr zjarr,
Asnje shilarthar dhe asnje valltar
Serdh rrotull ne valle si flutur!
Dhe kush shume lule ia doli te thure,
Dhe kurre si ndau, si shkeli ne turr,
I mbeti kurora e bukur!
Ta thurim kuroren! Mos kini ngurrime!
Kush merr trendaflin plot vese e shkelqime
E cjerr vec pak gjemi i mprehte.
Si dje edhe sot shkelqejne fort yjet,
Por larg mjaft i rrijne kujt frikshem ul kryet
Dhe ngrys po gjithnje po ne jete!
Pleshti
Gete
Perkthyer: V. Bala
Dikur nje mbret na ishte
Dhe thuhet kish nje plesht,
Te cilin si ferishte
Me zemer fort e desht.
Nje rrobaqepes solli
Per pleshtin zoteri
Dhe hijshem e mbeshtolli
Me rrobe si flori
Natllas edhe kadife
U vesh ky trim serbes:
Kordhele nrrobe I shihje
Dhe kryqin mu ne mes.
Ministri erdh I ntrashur,
I beri ndere plot,
Dhe fare e fis I dashur
Iu fal me gas e lot.
Keshtu fisniket vajten
Noborrin mbreteror;
U ndezen dhe u krojten
Princeshe e sherbetor:
Se ligjin se leshuan
Qe pleshtin e denon,
Ndersa ne krejt e shuajme
Ate qe na pickon.
Burri I mire dhe Gruaja e mire Ballade Skoceze
Gete
Perkthyer nga: J. Bllaci
Qe nat e turtit shen Martin;
Cu lodh e cu mundua
TI piqte burrit plum-buding
Per feste, e mira grua.
Dhe bien flene, por ia nis
Nje ere gjith potere,
<<O grua, cohu, --burri flet,--
Dhe hidhi kanxhen deres!>>
<<Ohu, nuk loz, --ia kthen ajo,--
Jo ere, po cte jete!
Jam lodhur aq sa une e di,
Po deshe, cohu vete!>>
U grinden mjaft e me ne fund
<<Ta mbyllim, --thane,-- sherrin:
Kush do te flase I pari prape,
Ai do mbylle deren.>>
Nga mezi I nates vine aty
Ne terr, dy udhetare;
<<Cte jete, --thone,-- kjo shtepi,
Ku sndihen zera fare!>>
Shikojne vatren, per cudi,
Ende thengjij qe digjen!
Therrasin, po per rreth ne terr
Askush sua kthen pergjigjen.
<<Pa shih, pa shih, ky plum-buding
Nga furra sa ka dale!>>
Perbrenda nikoqirja zjen,
Po hesht e sflet nje fjale.
<<Sikur ta njomnim gryken ca,
Do tishte feja vete!>>
<<Pa dal ta hap kete dollap,
Se, them, dicka do kete >>
<<Shiko, plot shishja me raki!>>
<<Po he, vellacko, cpresim?
Ti hidhme mua, une ty, --
Ta zbrazim, se po vdesim!>>
Po burri I mire nate cas
E humbi krejt toruan.
<<Kush me prek shishen, --thirri fort,--
Me koke ma paguan!>>
Dhe gruaja e mire aty
Kerceu menjehere:
<<E humbe, burre I dashur, --tha,--
Pra cohu, shko mbyll deren!>>
pėrkthyer nga Petraq Kolevica
***
Jam betuar shpesh, i bindur,
shishes mė mos t'i besoj,
po sot ndihem i rilindur,
pijetoren kur shikoj
s'di se ē't'i lėvdoj mė tepėr,
verėpurpur,qelqkristal.
Tapėn heq e s'mbetet tjetėr,
shishja bosh, unė s'di si dal.
Jam betuar shpesh, i bindur,
shishes mė mos t'i besoj,
po sot ndihem i rilindur,
kam guximin tė tė shikoj.
Bėma, siē ja patėn bėrė
mė tė fortit burrė, pra:
pritmi flokėt me gėrshėrė,
moj e dashura Delila!
wrong verb
Johan V. Gėte
Nga Fausti(*)
Kushtim
Sėrish m’afrohi, hije luhatore,
Qė nė rini iu shfaqėt syrit tim.
A tė pėrpiqem tash t’ju ndal pėrdore?
Prap mė qan zemra pėr atė vegim?
Po grahni! Mirė! Me fore urdhrore
Rreth meje ēohi tymit n’agullim;
Dhe ma trondit si nė kėrthi krahrorin
Fryma magjike qė ju ndriēon korin.
Sillni fytyra motesh tė gėzuar,
Hije tė dhėmshura me ēmallin synė;
Si njė pėrrallė e vjetėr gjysmė e shuar,
Vjen dashuri e parė me miqėsinė.
Pėrtrihet dhimbja, ngjallet gjėmė e shkuar
E jetės nėpėr shteg plot labirinte
Dhe grish tė mirėt qė, pėr aq orė hareje
Tė rrejtur fatit, vanė para meje.
Shpirtrat, q’u kam kėnduar mė sė pari,
Kėngėt e ra s’po m’i dėgjojnė dot;
Sa miq qė pata tash i mbulon varri,
Jehonė e tyre ushton e mekur sot;
Turmės sė huaj i ligjėroj sė qari,
Edhe lėvdat’ e saj mė duket kot;
Dhe sish qė kėnga m’i gėzoi mė parė,
Ndė rrojnė, harbojnė botės sė pėrndarė.
Njė mall qė e pata zvjerdhur mė zė prapė
Pėr shpirtrat qė po heshtin n’amėshim,
Piptimė e kėngės sime, si nga nj’arpė
Eljane, e shkretėz endet pa caktim.
Mė rrjedhin lot’ e drithma mė ka kapė,
E rrepta zemėr rreh me mallėngjim:
Atė q’e kam e shoh si nė pėrrallė,
Dhe ē’ishte e zhdukur po mė del e gjallė.
----------------
Johann Wolfgang von Goethe (1749-1832) poet, novelist , dramaturg e dijetar, figurė qėndrore e letėrsisė klasike e romantike gjermane.Ai rradhitet ndėr shkrimtarėt mė tė rėndėsishėm e mė ndikues nė letėrsinė moderne evropiane. (The world book encyclopedy,1993)
(*) Fausti, kryevepra botėrore e Gėtes u shkrua gjatė periudhės (1808-1832) duke u pėrfunduar
pak muaj para se ai tė ndahej nga jeta. Fausti konsiderohet si njė nga veprat dramatike mė tė vėshtira pėr tu kuptuar e pėrkthyer.
Shqipėrimi i Faustit nga S.Luarasi pėr ''konjuktura politike'' u botua i copėzuar (Pjesa e parė mė 1957, vepra e plotė ''me redaktime'' mė 1987)
Botimi i plotė i shqipėrimit tė Faustit sipas dorėshkrimit tė Skėnder Luarasit u realizua mė 1999 nga Shtėpia Botuese Argeta LMG, pėrbėn njė ngjarje tė shėnuar pėr kulturėn shqiptare dhe kurorėzon vlerat e shqipėruesit.
Johan Volfgang Gėte
Jesus fühlte rein und dachte
nur den einen Gott im stillen;
Wer ihn selbst zum Gotte machte
Kränkte seinen heil'gen Willen.
Und so msuss das Rechte scheinen
Was auch Mahomet gelungen;
nur durch den Begriff des Einen
hat er alle Welt bezwungen.
(WA 16, f. 288)
Jezusi u ndje i pastėr dhe mendoi
nė qetėsi veē pėr njė tė Vetmin Zot
Kush ate vete nė zot e shndėrroi
ka fyer vullnetin e tij tė shenjtė.
Dhe kėshtu duhet,e drejta tė ndriēojė
ate qė edhe Muhamedit i mjaftoi;
Veē nė konceptin e [Zotit] njė
ai mbarė botėn mbizotėroi.
Pėrktheu: Edvin Cami
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PrInCiPiEl : 28-08-2004 mė 22:22
Johan Volfgang Gėte"Shkenca dhe arti i takojnė tė gjithė botės, dhe para tyre zhduken kufijtė e nacionalitetit".
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PrInCiPiEl : 28-09-2004 mė 14:11
Ah, moj cupke se mos le gje te bjere ne toke ti. Kete doja te shkruaja prej Getes dhe une. E mbaj mend qe e kam ditur permendsh kur isha e vogel dhe e kam thene ne nja dy raste dhe i kam lene njerezit ("audiencen") me goje hapur lolPostuar mė parė nga Cupke_pe_Korce
Eshte vertete shume kuptimplote.
Krijoni Kontakt