Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 58
  1. #1

    Johan Volfgang Gėte

    Mbane lumit

    Rridhni drejt detit te harrimit,
    O vargje t’embla dashurie!
    Asnje djalosh mos ju kendofte
    Dhe asnje goje vajzerie

    Ju folet vetem per nje vajze
    Qe sot po qesh me zjarrin tim
    Ju pata shkruar permbi uje
    Pra, shkoni n’uje dhe n’harrim!


    Mall

    C’ma prek keshtu zemren?
    C’me ben qe te ziej?
    C’me shtyn te largohem
    Prej dhomes pertej?
    Po ndrit cip’ e reve
    Rreth shkembit ajte!
    Atje do te vete,
    Atje n’ate dhe!

    Ja, korbat ne ere
    Flatrojne me gaz;
    Perzihem mes tyre,
    Mes tufes humbas
    Dhe malit e murit
    I vijme perqark;
    Ajo eshte atje poshte,
    Ajo eshte atje larg

    Ajo vjen e endet,
    Une ik, fluturoj,
    Ne pyllin e dendur
    Si zog po kendoj
    Dhe e ndal ajo hapin
    E qesh e pergjon:
    “Ai kendon embel,
    Per mua kendon”

    Po i lan perendimi
    Kodrinat me ar;
    Sodit bukuroshja
    Me shpirt mendimtar
    Dhe shkon buze lumit
    Mbi bar e stoli
    Dha hapat i zhduken
    Ne terrin e zi

    Sakaq une shfaqem
    Si yll shkelqimtar
    “Kaq afer, kaq larg,
    C’ndricon posi zjarr?”
    Ti fort e mahnitur
    Shkelqimin e pe;
    Por mua te lumtur
    Nder kembe me ke


    Me nje gjerdan te arte

    Kjo flete ty te sjell gjerdhanken
    Qe, duke e hapur mire e mire,
    Me njeqind hallkeza te ngjitet
    Rreth qafes sate ka deshire

    Ti merrja mendjevogelcakut,
    Se me gjith’ shpirt vjen te ta jape;
    Nje gje stolie eshte diten,
    Ne mbremje mund ta hedhesh prape

    Po ne te sjellte ndonje tjeter
    Gjerdhan te rende qe kushton
    S’ta marr per keq, o moj Lizete
    Kur te te shoh se po nguron…


    perktheu L. Poradeci

  2. #2
    Shoqeri

    Po kthehej nga nje shoqeri
    Nje dijetar per ne shtepi,
    Dhe kur e pyeten si pat shkuar?
    Tha: "Si nje liber i pakuptuar..."


    Gjeja me e mire

    Kur koke e zemer te gjemon
    Me mire c'te ka enda?
    Kush me s'gabon, me s'dashuron
    Ne varr le t'hyje brenda


    Si i vdekur

    Vajtoni, vajza, Amorin permbi varr
    Se prej asgjeje vdiq ketu papritur
    Ne vdiq vertet, s'e them dot me karar
    Se ngallet shpesh pa pritur e pa ditur


    Vija

    "Moj vij' e kthjellt' e qart' argjend
    Ngahere rend nga vend ne vend
    Ne breg qendroj dhe po mendoj:
    "Nga po me vjen, ku po me shkon?"

    "Vij prej nje burgu shkemb gremine
    Rrjedh neper lule dhe lendine
    Qiellin e kalter bukuri
    E pasqyroj me dashuri"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 03-10-2014 mė 00:39
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    Vjollca

    Ne nje lugine me blerim
    Kish celur plot freski n'agim
    Nje vjollce e urte, e drojtur
    Papritur na kalon atje
    Si flutur, nje bareshe e re
    Gjith' shend e gaz
    E kenge plot hare

    "Ah, sikur t'isha - vjollca tha, -
    Mes luleve m'e bukura
    Nje cast, nje cast te vetem
    Do me kepuste domosdo
    Ne gji do me shtrengonte ajo
    Nje cast, nje cast
    Te pakten, per nje cast!"

    Por shkon aty baresha e re
    Dhe neper bar as e ve re
    E shkel te shkreten vjollce
    "S'ka gje, - tha lulez' e pafaj-
    Te bukures meri s'i mbaj,
    Se ne po vdes
    Po vdes nga kemba e saj!"
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #4
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb Johan Volfgang Gėte


    • PRANIMI

      Hyria

      Jam rojtarja e xhenetit,
      Ndaj qėndroj kėtu nė prag;
      A s’mė thua ku po vete
      Ti qė po na vjen nga larg?


      Ke luftuar pėr Kuranin?
      Je dėshmor i tij vėrtetė?
      Apo kot nga an’ e anės
      Vjen tė futesh nė xhenet!


      Po tė jesh dėshmor, ahere
      Xhvishu plagėt mi rrėfe
      Sepse ndryshe, te kjo dere
      As t’afrohesh nuk tė le




      Poeti

      Liro pragun tė hyj brenda,
      Mos mė tall mos mė mundo!
      Derisa njeri kam qenė,
      Kam luftuar domosdo!

      Shihmja plagėt kraharorit,-
      As qė numurohen dot,-
      Ca nga brengat dashurore,
      Ca nga jeta derte plot.


      Por gjithnjė kam ėndėrruar
      Pėr tė shenjtėn drejtėsi;
      Mirėsia, kam kėnduar,
      Mbetet nė pėrjetėsi.


      Hoqa keq e mora plagė.
      Po te njerėzit pa pushim
      Dashurinė ndezi flakė
      Zjarr’ i thellė i shpirtit tim.


      Nėm pra dorėn, hyri drite
      Le ti numurojmė tok
      Tė pavdekėsisė vite,
      Me gishtėrinjtė e tu ngamot!


      Pėrkthyer nga : Jorgo Bllaci


    Shėnim :
    Johan Volfgang Gėte lindi mė 28 gusht 1749 nė Frankfurt(Gjermani) dhe ndėrroi jetė mė 22 mars 1832.
    Poet,dramaturg,novelist dhe shkencėtar - Gėte ėshtė madhėshtor !

  5. #5
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    * * *
    Paret ke humbur?
    Dic ke humbur.
    Duhet te mendosh,
    Te tjera te fitosh.

    Nderin ke humbur?
    Shume ke humbur.
    Duhet fame te fitosh,
    Mendimin e te tjereve ta nderrosh.

    Guximin ke humbur?
    Gjithcka ke humbur.
    Te jesh i bindur,
    Do ishte me mire te mos kishe lindur.

    * * *

    ps. Shigjeta, proze lejohet?
    Summertime, and the livin' is easy...

  6. #6
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Pėrkthime tė F. Nolit




    Qetėsia

    Permi cdo maje mali
    Ka qetesi:
    Mi asnje maje mali
    Asgje s'levis,
    As pipetin;
    Ne pyllin zoqt' e vegjel po pushojne:
    Prit pak, se shpejt a vone
    Gjen qetesi dhe ti.


    Kenga e Nates

    Qe nga jasteku i bute i qendisur
    Degjo-me pak, kur enderronj
    Kur los vjoline i zhuritur:
    Fli! Tjater gje, mor xhan, c'kerkon?

    Kur los vjoline i zhuritur,
    Tabor' i yjve m'a bekon
    Cdo ndjenje lart nga qjelli i zbritur:
    Fli! Tjater gje, mor xhan c'kerkon?

    Cdo ndjenje lart nga qjelli zbritur
    Me ngre perpjet'e me shpeton
    Nga zhurm' e dheut e merzitur
    Fli! Tjater gje, mor xhan c'kerkon?

    Nga zhurm' e dheut e merzitur
    Me shqit edhe me lumeron,
    Me fal mengjsen' e alladitur,
    Fli! Tjater gje, mor xhan c'kerkon?

    Me fal mengjsen' e alladitur,
    Per gjume n'enderr me degjon
    Ah, nga jasteku i bute i qendisur:
    Fli! Tjater gje, mor xhan c'kerkon?



    I perendishmi

    Vetem njeriu ka ne dore
    Te benje te pamunduren;
    E ndan te bardhen nga e zeza,
    Zgjedh e gjykon;
    Di dhe zgjeron,
    Castin e vogel e madhon.

    Vetem aty ka zotesi
    Te mirin t'a ēperblenje
    Te ligun t'a denonje;
    Te sheronj' e te shpetonje,
    Te bashkonje per sherbim
    Te lajthiturit e t'arratisurit.

    Keshtu pra, i nderojme
    Ata qe jane te pavdekur
    Sikur te ishin njeres,
    Sikur te kene bere madherisht
    Ate qe me i miri vogelisht
    Ka bere e ka desheruar.

    Burri bujar duhet te jete
    Gati per ndihme dhe i mire
    Duhet te jete i palodhur
    Per sherbim e per te drejte;
    Duhet te jete nje pasqyre
    E shpetimtarit qe po enderojme.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-03-2004
    Postime
    52
    Lamtumire


    Lermja syrit lamtumiren,
    qe me goje s'e them dot!
    Lamtumira nuk durohet
    dhe nje burre une jam sot.


    Ne kete ore te trishtuar
    dashuria s'embelson;
    eshte e ftohte puthja jote,
    dora jote s'me shtrengon.


    Oh,dikur nje puthje e fshehte
    c'me defrente vetvetiu!
    C'na gezonin manushaqet
    qe ne mars i mbledh njeriu!


    Sot per ty s'po bej kurore,
    s'keput trendafil te ri.
    Pranvere eshte Franciske,
    por per mua vjeshte e shi.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-03-2004
    Postime
    52
    Takimi dhe ndarja (fragment)


    ...U pame ne dhe gaz e prehje
    me dhe kur pe me ata sy.
    E kisha zemren plot prej teje,
    cdo frymemarrje ish per ty.


    Me ngjyra,drite e afsh pranvere
    gjithe pamja jote mbushej plot.
    Dhe c'perkedhelje-o zot-atehere!
    Sa ndoshta s'meritoja dot!


    Por ah,se qe pa gdhire mire
    nga ndarja zemra u ndrydh serish.
    Ne puthjen tende,c'gaz te dlire!
    Ne syte e tu sa dhembje kish!


    Un' ik,ti qan e dot s'largohesh
    mes lotesh ben te me shikosh,
    por c'lumturi te dashurohesh
    dhe c'lumturi te dashurosh!
    E ku shkruhen ne karte
    fjalet e gjuhes se zjarrte...

  9. #9
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Post

    " Forca e gjuhės nuk ėshtė nė tė lėshuarit, por nė tė pėrmbajturit e fjalės "

    Johan Volfgang Gėte

  10. #10
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Njeqind here kam qene fare afer perqafimit me te. Zot! C'torture te shohesh kaq shume dashuri para syve dhe te mos guxosh dot ta prekesh! Te prekurit me duar eshte instikti njerezor me natyral. A nuk prekin femijet gjithcka qe shohin? Dhe une?

    * * *

    Per te fundit here, te fundit, po i hap keta sy. Ahhh! ata nuk do ta shohin me kurre driten e diellit. Nje dite e zbehte, e mjegullt e fsheh ate. Po, Natyre! Vajto; miku yt, i dashuri yt po i afrohet fundit! S'ka si kjo ndjenje...dhe perseri, eshte e ngjashme me nje enderr te vaket, kur ti i thua vetes - ky eshte mengjezi i fundit! I fundit! Ja ku jam ne tere fuqine time - neser do te shtrihem gjere e gjate dhe inert. Te vdesesh! C'do me thene kjo? Ne vec enderrojme kur flasim per vdekjen. Kam pare shume njerez te vdesin por, kaq e limituar eshte natyra jone sa ne nuk kemi asnje koncept te qarte te fillimit dhe te fundit te jetes. Ne kete cast jam i vetvetes - ose me mire te perkas ty, e dashur! - dhe pastaj do te ndahemi, ndoshta pergjithmone! ....Si mundem une, si mundesh ti te vdesesh teresisht? Ne jemi! Te vdesesh....vetem nje fjale, nje ze bosh, pa ndjenje!
    Summertime, and the livin' is easy...

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •