Veshtire se mund te gjesh dike qe te mos doje te jete i Lire.
Te lire duan te jene femijet dhe ndihen te pakenqur nga urdhrat e prinderve.
Lirine e duan adoleshentet, te cilet shpesh here bien ne konflikte me moralin e ambientit ku jetojne.
Lirine e duan femrat, meshkujt, te martuar apo beqare.
Lirine e duan fetaret, laiket, ateistet, politikanet, mjeket, ekonomistet, inxhinieret etj etj me rradhe.
Lirine e duan diktatoret, demokratet, anarkistet.
Te gjithe deklarojne qe e duan dhe te gjithe mundohen ta gjejne.
Por cfare eshte Liria ne vetvete?
C'do me thene te jesh i lire? Kur ndodhet kufiri midis lirise se njerit dhe dhunimit te lirise se tjetrit?
Cilat kane qene momentet ne jeten tuaj qe keni dashur me se tepermi per te qene i Lire?
Ne cilat raste Liria juaj ka dhunuar ate te tjetrit dhe e anasjellta?
A mendoni qe ka nje mase universale dhe absolute ne kete Bote per te vleresuar Lirine, apo eshte nje koncept teper relativ qe ndryshon sipas situates, vendit, moshes, seksit, botkuptimit fetar, politik etj?
Krijoni Kontakt