Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 37
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Jona
    Anėtarėsuar
    12-07-2002
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    10
    Imigracjoni ka ekzistuar dhe do ekzistoj, jo vetem ne shqiperi ku kushtet e jeteses jane nder me te dobtat ne te gjithe boten, po edhe ne vende me kushte ekonomike shume te mira, dhe kete e verteton pergjindja e larte e imigranteve nga te gjtha vendet e botes ne U.S.A. Une nuk e di se sa ankohen popujt e tjere nga vendet e tyre persa i perket qeverisjes dhe kushteve e jeteses, por shqipetaret ne pergjithsi te gjithe jane te pakenaqur nga imigrimi dhe i vene fajin vendit te tyre qe i coj ne imigrim.
    Per mendimin tim, nuk eshte vendi yne ai qe na beri te imigrojme, por vete padituria jone, ose e prinderve tane. Ne ishim ato qe menduam "ne Amerike jeta do jete me te mire".
    Kur jam larguar nga shqiperia kam qene 18 vjece, dhe e mbaj mend si tani qe kam ikur me nje deshire shume te madhe, pasi nuk e dija cme priste ne Amerike. Une isha ajo qe percmova cdo aspekt te jetes time ne shqiperi, si shkollen, shoqerine, diturine, rrethin familjar etj. Tani pas 8 vjetesh jame shume e penduar, jo per imigrimin pasi luxi na pelqen te gjitheve, po per percmin e jetes time ne shqiperi. Me te vertet ne shqiperi nuk do arrija kurr te bleja shtepi qe kushton $450,000 dollars, por besoj se do kisha nje jete me te lumtur mes njerzeve te mi ku do te kontriboja te gjthe qenjen time.
    Ndoshta tani flas edhe kot, pasi une skam vajtur ne shqiperi per 8 vjet, por ne kete forum une hyj te shpreh mendimin tim, dhe jo te konkuroj me njerez te tjere kush shkruan/kritikon me bukur.
    IF YOU KNOW BETTER....... BETTER YOU DO!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Te them te drejten tema jote me preku sepse dhe une e pyes veten shpesh here a do kthehem ndonjehere apo vdekja do me vi dalengadale ketyre rrugeve te botes ketej por nuk kam ndermend te shkruaj shume sepse ky 450.000 dollarshi ketu lart meje me preku
    IMIGRACION - levizje njerzish me drejtim brenda vendit ku ti jeton
    EMIGRACION- levizje njerzish me drejtim jashte vendit ku ti jeton
    dhe ky i fundit na shqeteson ne.
    Sado shtepi 450.000 dollareshe te blesh emigracioni eshte dhe shpirt e shpirti ka ngelur i lidhur atje ku more fryme per here te pare dhe ku besoj se shume nga ne duan te marrin fryme dhe per here te fundit (edhe pse eshte shpejt akoma per kete ), aty ku shkelem toke me kembe per here te pare e ku duam te shkelim per here te fundit, sa shume gjera kemi bere per here te pare andej nga kemi ardhur saqe shpesh mua me duket se shpirtin ma terheq diēka qe eshte tamam si forca e gravitetit qe eshte ne qender te tokes dhe ēdo gje e terheqe drejt saj po keshtu mendoj se eshte dhe Shqiperia per ne QENDRA E GRAVITETIT edhe pse e varfer , me korrupsion , e piste , e vjeter , me balte , me minoritet por mbi te gjitha me shpirtrat tane.
    Me prindrit tane qe plaken perhere e me shume qe ēdo dite per ta mund te jete e fundit.
    Ju them me shpirt qe ne ēdo mengjes qe zgjohem falenderoj Zotin qe mi la prindrit dhe nje dite gjalle.
    Oh ika se nuk shkruaj dot me.
    Edhe nuk dua te hy ne debat e thashe ate te dollareve jo se dua te bej debat me ate qe e shkruajti por sepse kjo teme me duket se eshte hapur me shume per ate qe ndiejme se per ate qe prekim .
    Kalofshi mire te gjithe kudo ku jeni

  3. #23
    Citim Postuar mė parė nga Mina
    Kisha menduar se ky fluks njerezish (ata qe largohen), nje dite do te shuhet por ai sa vjen dhe shtohet. Ka nga ata qe bejne durim dhe mendojne se do te behet me mire por nje dite te bukur, vendosin te braktisin Atdheun bashke me mendimin se ketu kurre nuk do te stabilizohen. Kjo eshte e vertete sado e hidhur. Me vjen keq per te gjithe te ikurit por kjo eshte e vetmja alternative e tyre. Na mbetet vetem t'i bekojme dhe t'i urojme per nje jete me te mire por gjithsesi brenga e tyre kurre nuk do te shuhet. Syte e tyre jane nga vendlindja. Qofshi bekuar dhe Zoti befte mrekulli qe te riktheheni serish
    prane nenave qe ju qajne per se gjalli,
    prane motrave qe u dogjen nga malli!
    Mina me ke nxjerre lote nga syte me shkrimin tend. Te falenderoj per sinqeritetin tend dhe per bekimin tend!
    Manulaki
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Manulaki : 20-12-2004 mė 19:29
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Jona
    Anėtarėsuar
    12-07-2002
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    10
    Citim Postuar mė parė nga Era1
    Te them te drejten tema jote me preku sepse dhe une e pyes veten shpesh here a do kthehem ndonjehere apo vdekja do me vi dalengadale ketyre rrugeve te botes ketej por nuk kam ndermend te shkruaj shume sepse ky 450.000 dollarshi ketu lart meje me preku
    E Dashur Era,

    Nuk jam e sigurte perse te preku mesazhi im. Une thjeshte shpreha pakenaqsine time te emigracjonit ( faleminderit per sqarimin e fjales, emigracjoni nuk kontribon ne pasurimin e fjalorit te gjuhes tende), ashtu si ti e dashur, por ndoshta ti me fjale me te bukura e me prekese. Megjithate te falenderoj per mesazhin edhe pse me ke keqkuptuar plotesisht.


    Ju pershendes
    Jona
    IF YOU KNOW BETTER....... BETTER YOU DO!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    JOna me ke keqkuptuar ti mua.
    E kam shkruajtur qe nuk e kam per ty por, e mora vetem si shifer sepse ka shume qe e perdorin materien si mjet per te treguar qe s'kemi ē'bejme me ne Shqiperi.
    Kurse sa per fjalen imigrim- emigrim e shkruajta sepse shume veta e perdorin gabim dhe dukemi sikur nuk e perdorim per Shqiperine po per vendet ku tani jetojme.
    Nuk te jam kunderven ty lexoje fundin qe nuk doja te bej debat me ty por r mora thjesht si fakt.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Une jam kunder atyre dhe kunder mendimit qe e "duan" te kalojne mergimin si nje ndeshkim per ate qe kemi bere.
    Mergimi per shume nga ne ishte treni i fundit,ose me mire treni i vetem.
    Ai tren qe kalon vetem nje here e nuk kthehet me kurre.Por nuk eshte per te dobetit dhe ata qe vuajne nga zemra.
    Kaq shume lot dhe dhimbje vlen vendi yne?Kush vend,ai qe ju la pa buke apo ai qe ju burgosi prinder e te aferm per nje ide?
    Jetoni njerez e mos shikoni nga mbrapa sepse vetem ata qe jane te destinuar te humbin e bejne nje gje te tille.Bota eshte plot me vende,zgjidhni nje dhe beni ne menyre qe te jete i juaji.
    Duke pare natyren falimentare te njeriut po mendojme qe tani ku do te shkojme kur te arrijne ditet e fundit te jetes tone.
    Po keto kohe ne mes ēfare mendoni te beni?Do qani me lot per te shkuaren?
    Jepi ti 450.000 $ e mos degjo boten.Se po varrosni njerez per se gjalli.Gezoni jeten se vetem nje here do kaloje ne personin tuaj.
    Nuk me mungojne ato kafshata buke qe mezi me kane rritur,me mungon kur nuk mund te shkel sedilen e BMW time.
    Keto fraza jane te leci 2 dhe mos i merrni seriozisht.

    leci
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Bashkohem plotesisht me lecin. Dikush ka thene dikur:
    Ne jete ka dy lloje njerezish: 1. Ata qe e kapin me dy duar timonin e jetes, dhe me veshtiresi e drejtojne nga duan ata dhe 2. Ata qe ja lene ne duar timonin fatit.

    Emigrantet (por jo vetem ata), bejne pjese tek grupi i pare. Vertet jeta e tyre eshte me e mundimshme, me e lodhshme dhe me plot te papritura, por njekohesisht eshte dhe me e lumtura, me interesantja dhe me e bukura. Kur u hapen ambasadad, kishte Shqiptare qe kthyen timonin nga duhej e u futen ne to, kurse ne te tjeret ja lame timonin fatit e pritem. Leci tha qe ka vetem nje tren, po une mendoj se trena ka shume, ai qe mungon eshte vullneti, apo me mire besimi se ky tren do te te coje aty ku do ti. E shume rrine tek stacioni akoma duke pritur ate tren qe do i hypi me zor.

    Te zhgenjyerit nga emigracioni jane ata qe prisnin rruge te shtruara me flori, jo ata qe prisnin ti shtronin keto rruge. Zhgenjimi vjen si pasoje e besimit ne dicka sureale. Bota e sotme eshte globale pa kufij e limite, kombesite e nacionalitetet humbasin nen vlerat qe kane mare humanizmi e suksesi. E ne kete bote ndihesh i huaj e emigrant vetem nese beson se je i tille. Inkuadrimi ne nje shoqeri te tille globale, sjell rjedhimisht rritjen e shpejtesisse te trenit tend, qe si pasoje garanton dhe me teper arritjen tek ai destinacion qe synon ti.

    $450K eshte shume qesharake. Nuk ka vlere monetare te kufizoje aftesite e njeriut. Ai qe eshte i afte dhe largpames, ne emigracion, i ka te gjithe mundesite per te arritur shifra me 7 e 8 zero nga pas. Mundesite te rrethojne kudo, por te vetmit qe i shofin, jane ata qe i kane duart te mbeshteura fort pas timonit. Jane ata qe marrin rreziqe, sakrifikojne cfare kane, per te arritur cfare synojne, vendosin te ardhmen para te tashmes, nuk presin trenin e rradhes.

    Jeta ne mergim? Jeta eshte cfare e ben ti. I lumturi e gjen lumturine dhe ne ferr, i deshperuari e kerkon deshperimin dhe ne parajse. Mergimi ndryshon karakterin por jo shpirtin.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Nuk besoj se eshte deshperim te duash ata qe ke lene ne Shqiperi dhe nga dashuria per ata njerez nuk del ne je i deshtuar apo jo.
    Kur hipen ne tren nuk besoj ndjenjat vdesin a nqse juve ju kane vdekur ndjenjat dhe mendoni se po hipe ne tren shiko vetem stacionin ku mbrrin e mos kujto nga u nise eshte puna juaj.
    NUK DO TE THOTE QE JEMI TE DESHTUAR PSE DUAM NJERZIT TANE QE KEMI NE SHQIPERI.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Citim Postuar mė parė nga Era1
    Nuk besoj se eshte deshperim te duash ata qe ke lene ne Shqiperi dhe nga dashuria per ata njerez nuk del ne je i deshtuar apo jo.
    Kur hipen ne tren nuk besoj ndjenjat vdesin a nqse juve ju kane vdekur ndjenjat dhe mendoni se po hipe ne tren shiko vetem stacionin ku mbrrin e mos kujto nga u nise eshte puna juaj.
    NUK DO TE THOTE QE JEMI TE DESHTUAR PSE DUAM NJERZIT TANE QE KEMI NE SHQIPERI.

    Era mos e humb fillin e mendimit, neper fjalet qe nuk egzistojne midis reshtave. Ajo per te cilen po flet ti quhet mall, ajo per te cilen po flas une eshte zhgenjim me emigrimin.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Citim Postuar mė parė nga R2T
    Era mos e humb fillin e mendimit, neper fjalet qe nuk egzistojne midis reshtave. Ajo per te cilen po flet ti quhet mall, ajo per te cilen po flas une eshte zhgenjim me emigrimin.
    OK po e leme keshtu si thua ti se nuk me pelqen hiē debati.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A jeni prekur nga rracizmi nė mėrgim?
    Nga riminum nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 14-11-2009, 18:41
  2. Vėshtrim analitik nga Mergim Korca
    Nga Brari nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-08-2006, 01:48
  3. Shqiptare te humbur ne mergim !
    Nga ALBA nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-05-2004, 19:41
  4. Ne dhe jeta ne mergim.
    Nga kolombi nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 19-01-2004, 07:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •