Kjo teme eshte me gjithemend shume kuptimplote, aq me shume per ne emigrantet. Natyrisht qe kemi ikur me deshiren tone dhe me koshience te plote per te arritur dicka qe atdheu yne nuk na i plotesonte dot. Nga ana tjeter, sado qe te integrohemi ne vendin ne te cilin ndodhemi, gjithmone do e ndiejme mungesen e vendit tone, dhe aq me shume te njerezve qe kemi lene andej.
Njeriu ka nevoje per shume gjera ne jete, dhe ne perpjekje per te arritur sa me shume eshte i detyruar shpeshhere te beje sakrifica dhe te lere dicka te shtrenjte per te arritur dicka tjeter. Eshte veshtire te arrish nje balance perfekte ne jete, dhe sic thane dhe parafolsit, optimizmi per nje te ardhme me te mire eshte forca qe na shtyn te ecim perpara; ju uroj te gjitheve qe ky optimizem dhe kjo enderr te realizohet sa me shume per te gjithe, megjithese deshira eshte nje gje, dhe realiteti nje gje tjeter
Per veten time nuk jam bere pishman qe kam erdhur ketu ku jam, por ama, nuk do isha aq otimist dhe aq i zjarrte per tu larguar sac isha kur ika, sikur ta dija tamam se cdo te thote te largohesh pergjithmone nga vendlindja dhe nga njerezit.
Gjithashtu, nuk do tia uroja shuem njerezve fatin e emigrantit.
Ne fund te fundit, cdo njeri periqet te arrije lumturi ne jete, dhe cdo njeri duhet ta pyesi veten mire se cfare e ben ate person te lumtur ne kete jete?
Nga ana tjeter kam njohur mjaft emigrante qe ose jane bere pishman qe kane ardhur, ose bejne nje jete goxha me pak te lumtur/kenaqshme nga cdo te benin sikur te ishin ne Shqiperi.
I uroj te gjithe emigranteve fat dhe lumturi ne jete dhe ralizim te deshirave te tyre.
Krijoni Kontakt