Alba D faleminderit per fjalet e mira.
Eshte vertet kenaqesi t'i lexosh dhe t'i ndash keto pjese te bukura me te tjeret.
Alba D faleminderit per fjalet e mira.
Eshte vertet kenaqesi t'i lexosh dhe t'i ndash keto pjese te bukura me te tjeret.
Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēka mund tė jetė ajo e pendės
Muji vret Paun Harambashin
Herėt ēohet Paun Harambashi
e shtrėngojke at'gjokun e zi
mirė ia vjerreke topuzin n'telqi
duel pėr dere, bjeshkėn e ka msy
Trimijė berre ai nė bjeshkė po i qet
tridhetė qenė ai prapa po jua ngjet
i ka marrė me to tridhetė ēobanė
edhe i merrka plot tridhetė sejmenė
nji ēardak pėr vete p'e mbaron
bjeshkve dhentė sa mirė po jua l'shon
Shih, prej Mujit frika e kish ngranė
mos ndoj sherr, po, Muji ia mbaron!
digjo ē'bani Paun Harambashi
-Pse nuk ēohem, - tha, - me u veshė e me u mbathė
me ra, - tha, - te kroni i Jutbines?
Mos pa shoke atMujin e zatet
nmujsha pushke hajnisht une me ia dhane
ia la vetes, po, edhe nji nam
Veshet shpejt Pauni u shtrengua
per mejdan sa mire qe asht gatue
Pse asht shka, hakun mos me ia ngrane
shume ish qene Pauni trim me nam
Si vetima te kroni po shkon
fsheke vracin ne pyllin e zi
edhe vet nzhavarr sa mire ka hi
shih sa mire ne zhavarr asht palua
pritke shkjaku Mujin per me shkua
Ngjoni shkoke aty cka asht mbarua
tridhete cika ne kambe ishin cua
shkuen te kroni tshkretat uje me marre
cpo u prijke Ajkuna e Bardhe
I lane fjalet te kroni po shkojne
me e mbushe kanatata po fillojne
dhe kanatat sa plot i kane mbushe
Duel Pauni bash sikur arushe
Shih Pauni cikave u bertet
me kamxhik ka nise e po i prek
permbi tesha gjakun po jau qet
bash si kingjat po i fillon perpjet
te cardaku horri po i qet
Kur ia mbrrini nje plak me gjok te bardhe
ish hajvani, po, si shpend i bardhe
Prej zhavarri Pauni kish dale
edhe plakut gjokun ia kish ndale
e rrxoi plakun, krej e ka llomite
i ra cizme e ia then brinjte
e la plakun, gjokun ia kish marr
Shih, nji leter Pauni mbaroi
nJutbine Mujit letren, po, ia coi
po ne leter Pauni cpo thote?
-Ku je, Muje, he, zoti ty te vrafte!
Nam te madh dynjaja per ty ban
nuk ka krajl haraci qe ta pa
Por nuk asht per ty, Muje, qysh kane thane
qe, une bjeshken, Muj-o ta kam zane
pa travnine une ty po ti lshoj gjane
A ste vjen marre, o Muje - i kish thane
Sa tue qeshe ai Muji qenka cua
po i bertet asaj te lumes grua
-Kafe tzeze e duhan me mgatua
Cohet Muji kadale asht shtrengua
e pe merrke atgjokun e bardhe
e i hipi Muji atit ne shale
Kur pa gjoku bjeshken qe ka marre
sa pe rrehke, po, fushen me kambe
sikure rrfeja bjeshkes i dha gjame
te cardaku ushtima po shkon
Drodh Pauni, Ajkunes i ka thane
- Qe, kaq kohe ne bjeshke une jam
kurre per tkthjellet nuk kam ndie gjame!
-Nuk asht gjame, - Ajkuna i ka thane
tash, po ngjet, asht nise baci me ardhe
Kah cardaku gjokun Muji e con
i dripi gjokut e pushim pe ban
ish zhegite e gjoksin pe zbulon
Prej cardakut Pauni shikon
nis Ajkunes ai e i ka thane:
-Qysh mu vesh Muji nngiq tzi?-
Krejt ne lesh ai trupin qysh me e shti?
Shih sa gaz Ajkuna ka perpi
-Po trrejne syte, Paun, e sje kah di
Baci Muje sasht vesh nngiq te zi
asht i leshtun gjoksit bytevi
asht i leshtun ne gjoks e ne krah
si asllani qe del neper mal
A ia sheh, Paun, vetlla e mustake?
Shihja syte, Paun, si i jane pergjake!
-Digjo ktej, Paun, - Muji kish thane
Kollaj asht , - tha, - me lidhe fmi e pleq
Kollaj asht, - tha, - cika me grabite
Kollaj asht tha, - pleq ne llom me qite
Del mejdanin me nda me kreshnike!
A po cohesh mejdanin ta ndajme?
i tha Muji e hipi ngjok te bardhe
- Ndiqem prapa, Paun! I kish thane
Nisi gjokun lendines Muji me ike
shih, permbas Pauni ia ka nise
Kush me e zane at gjokun, po, te bardhe?
Si shpend me krahe vrapin e kish marre
Kur e ngjoi Pauni me gjilit
ishte gjoku sa fort i shperdhite
nte dy gjunjet gjoku ish qene pase rrxue
mbi krye Mujit gjiliti i ka shkua
e tri bjeshke, tha, po, i kish kalua
Kur a dredhe, - tha, Pauni, me ike
fort pe gjuejke Muji me gjilit
bash si rrfeja gjilit ia ka ngjite
po kish ndeshe gjiliti ne celik
Qatehere trimat shpatat i kane qite
qafa-qafa atllaret kane afrua
tmadhe Muji sa iu ka gerrmua
- Sjell perpara, Paun, cje tmerrua?!-
Shume i djathte kish qene, po, Muji vete
me shpate shpaten sa mire po ia prźt!
Jane thye shpatat edhe jane coptua
prej atllareve tdy nlendin jane gjua
gjoks per gjoks, po trimat jane zatete
tre sahate, po kane dredhe e kan zhdredhe
prishe e kane ate mejdanin krejt
thoshje laver asht ba, qe, tri vjet
Nkokerr tshpines Muji e ka gjua
e lendines zharg shkaun pe ngrehka
me i cope shpate, - tha, - kryet po i prejka
Kshtu mkane thane, atje une nuk jam kane
sasht cudi, se trimat gjithcka bajne
Rugove Kosove
Harambashi Kapedan i krajlise Harambash ka kuptimin Kryehajdut
telqi shtroje lekure qe vihen ne shale te kalit
sejmene roje
cardak ketu me kuptimin e cadres
zatet e ndesh, e takoj
palua eshte fshehur
zhavarr lloj bime barishtore
kanatat ene prej balte; shtambe
bash tamam
kingjat qengjat
llomite e ka dermuar, e ka perbaltur
travnine pa taks, pa pagese
marre turp
gjame ketu ka kuptim potere e madhe, bubullime
drodh u kthye
baci vellai (me perkedheli, por edhe nderim per me te moshuar)
dripi zbriti
zhegite e kishte zene vapa
ngiq nje lloj veshjeje me lekure deleje te zeze
bytevi krejt, i/e gjitha
gjilit shtize e shkurter, me ēomange ne njeren ane, si topuzi
shperdhite i shkathet, i ushtruar
*shume i djathte i shkathet, i shpejte
gjua u hodhen, u turren ne lendin
laver toke e punuar
Pushka ne kete kenge eshte nje element qe eshte shtuar me vone, duke e kenduar kengen brez pas brezi. Nje element tjeter historik ne kete kenge eshte organizimi i dylyftimit. Sipas rregullave te asaj kohe, caktohej me short se kush do te iket e kush do te qellonte i pari. Ky i fundit kishte me shume mundesi per te fituar. Ne kete kenge, Muji ia le vullnetarisht kundershtarit kete mundesi
Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēka mund tė jetė ajo e pendės
"Martesa e Halilit"
KENGET EPIKE E LEGJENDARE SHQIPTARE
Studime dhe analiza
Visaret e Kombit Shqiptar janė tė shumta, por ndėr me tė shkėlqyerat janė kėnget epike legjendare, ku nėpėrmjet tyre ėshtė shkruar qartė historia e jonė e mrekullueshme me tė gjitha pėrmasat e veta. Ato kėngė epike, vaje, gojdhėna e shumė tė tjera, kanė qėnė edukimi mbarė shqiptar tradicional gjatė mijė vjeēarve, tė cilat kanė mbajtur gjallė shpirtin e qėndresės dhe tė mbijetesės ndaj ēdo vuajtje apo lufte nėpėr kohra. Ndėr mė tė njohurat legjenda janė pėr Mujin dhe Halilin, legjenda qė kanė marrė pėrmasat e kėngve epike legjendare, ku janė kėnduar e cituar shekull pas shekulli nga masat popullore Shqiptare, nėn tingujt e veglės tradicionale Lahutės. Pėr lexuesin tonė po fillojmė njė botim tė njė cikli tė kėtyre legjendave Shqiptare, qofshin ato nė kėngė apo tregime, duke i pėrshtatur pėr botim, pa ua humbur rimėn dialektore, por duke u pėrpjekur pėr ti pėrshtatur sa mė tė kuptueshme pėr lexuesin tonė. Njėkohsisht ju pėrgjigjemi pėr pyetje qė ju mund tė na drejtoni, pėr fjalė qė nuk i kuptoni dot, pasi ato janė fjalė tė vjetra tė Shqipes sė folur. Por dhe me origjinė dialektore, kryesisht tė krahinave veriore tė Kombit Shqiptar
*****************************************
Martesa e Halilit
Lum pėr ty, o Zot o i lumi!
Fort po shndrit ai diell e pak po nxe!
Ēpo e rreh era, rrapin e Jutbinės !
Borė e madhe qė paska ra,
Randojnė ahet pėr me u thye;
Ushtojnė bjeshkėt prej ortekve,
Kanė ra vashat me gja nė lumė,
Kanė gjetė lumin nė akull tė ngrimė;
Kanė nisė vashat krojet me kėrkue,
Kanė gjetė krojet, hej akujsh, shterrue.
Kanė nisė vashat e po dertojne:
Kur tė bajnė Zoti motin me lirue,
Gjaja e gjalle drue se ka mbarue !
Po Zot, ēka janė njata shtetgtarė,
Veshė e mathė porsi Zotni?
***********************************************
Ēfarė na thonė kėto vargje epike popullore shqiptare ?
Kuptimi dhe zberthimi i tyre i hollsishem :
Tė gjithė Shqiptarėt nėper miera vjeēarėt e historisė sė ekzistencės tonė si komb e si popull, i jemi falur njė Zoti tė vetėm, atij qė ka qėnė, ėshtė e do tė mbetet krijuesi e inspiruesi i gjithsisė, mbrojtėsi dhe drejtuesi i gjithēkaje nė kėte Uneivers. Ashtu, pra Perendia ka qėnė fillimi i parė i ēdo vepre, deri dhe i fillimit tė pėrshkrimit tė historive tona nė kėnge e vargje.
-Fjalet Fort po shndrit ai Diell e pak po nxe : Kanė domethėnien se e vėrteta mbi komibn e popullin shqiptar ka shkėlqyer gjithmone e jetes nė vetvehtėn dhe vėndin e vet, si dielli, por shumė pak dhe pothuajse aspak nuk ėshtė rrespektuar nga vėndet fqinjė dhe aq me pak nga ato shtete e fuqi tė tjera qė njiheshin gjatė shekujve dhe qė kishin filluar tė bėnin pazare me trojet e vėndeve tė tjera, e sidomos me trojet e Shqiptarve.
Rrapi i Jutbines Nje peme gjigande qe rritet deri ne puthje me rete, qe jeton qindra vjet e qe nuk i shuhet fara kurre, eshte simboli krahasues me origjinali, qe ka gjetur krijuesi popullor per krahasimin e kombit shqiptar. Rrenjet e rrapeve shkojne aq thelle ne toke, gje qe tregon per vete rrenjet tona te lashta kombtare shqiptare. Bashkė me ahet qė gati po thehen prej debores se madhe ato janė kryeqėndrat e banuara nė trojet veriore Ilire-Shqiptare, eshte vete simboli i kombit me kryeqendrat e veta, nė njė jetese bolleku e qetsie tė cilėn populli e tregon me ngarkesėn e deborės nėpėr ahe, si simbol i rifreskimit, i ringjalljes sė jetės dhe pasurise . Pra nė fiset e familjet Shqiptare nuk kishte varfėri nė ato kohra, por kishte njė ftohtesi jete prej luftrave, tė ftohta, acar, aq sa kishte ngrire jetėn, krojet dhe lumenjte, ēdo gjė tė levizshme Jetėn e ngrijne, e ndalojne luftrat, shkatrrimet, barbarit e armiqve qė vijnė si rrebeshe, sa dhe deri elementet e parė tė jetės i ndalojnė
Ato luftra kishin ngrire gjithe jeten nė trojet veriore Shqiptare, pasi burrat kishin rrokur armėt dhe kishin dalė pėrballė sulmuesve qė u binin kufijve tė Ilirise nė veri, herė mbas here, e nė ato luftra nuk ishte e lehte tė dilnin as vetė fitimtarėt pa viktima. Shumė gjatė vazhdonin ato luftra, sa qė vashat Shqiptare tė cilat mbanin mbi supe jo vetėm peshėn e mbajtjes gjallė tė jetesės nė familje, furnizimin e burrave nė luftė me ushqime e veshje, rritjen dhe edukimin patriotik, trimeror tė fėmijėve, por edhe vetė, shpesh, kur armiku depėrtonte deri afėr vendbanimeve, ato pėrlesheshin fyt mė fyt me barbarin Ato gra Shqiptare tė atyre kohrave e ndiqnin zhvillimin e luftrave dhe bėnin llogarite aq sakt saqė nė momentet mė tė rrezikshme kur ato parandjenin humbjen apo shuarjen e fiseve dhe krahinave tė tana tė cilat binin nėn thember tė armiqve, ato paralajmronin tėrheqjen drejt thellesive tė zemrės Ilire, siē ishin malet apo qytetet e Shqipėrise veriore.
Nė pėrpjekjet e tyre pėr ta shpėtuar gjallėrimin e jetės nė viset e trojet shqiptare, ato e krahasonin luftėn me motin e keq, tė eger, tė ftohtė qė shkatrron ēdo gjė dhe deri bagėtite, nuk kanė me ujė as ushqim. Mirpo kur diku larg nė majet e bjeshkve shikonin burrat e tyre apo mashkujt e fisve Shqiptaret qė po ktheheshin nga luftrat kundėr armiqve me njė gjysėm fitore, apo tėrheqje, si disa gjahtarė qė nuk kanė arritė ta kapin apo ta gjuajnė gjahun qė kanė pasė si qellim Pra nuk kanė arritė ta debojnė armikun pėrgjithmonė, pasi ai kishte zėnė vėnd diku nė cepat e kufinjve, ku vinte ēdo dite duke e shty nga njė gjurme, brenda territoreve Ilire-Shqipetare
Betejat e Legjendave tė Mujit dhe ēetave tė Jutbines lidhen gjithnjė me njė lumė tė madh, ku shpesh stuhite e luftrave i perplasin nė brigjet jugore e veriore tė atije lumi Mirpo nė legjenda na thuhet se Gjeto Basho Mujo, si perfaqsues i popullit shqiptar ne ato kenge epike e legjendare, i ka kullat nė krahun jugor tė atijė lumi do me thene se kufinjte e shqiptarve fillonin aty...
***********************************************
"Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
.
Tani kėtu ndalem dhe theksoj se:
Kufinjtė e hershėm tė Ilirisė kane qėnė nė brigjet e Danubit, ku Lumi i Danubit ka qėnė kufiri ndarės midis vėndeve tė trojeve tė fiseve Ilire sot Shqiptarėt dhe vendeve tė trojeve tė fiseve tė Dakve (Romunet e sotėm).
Gjeto Basho Mujo ėshtė simboli i popullit shqiptare nė ato kohra, njė figurė e krijuar qellimisht si ēelsi qė hap arkėn e thesareve tona tė historisė sė vuajtjeve, tė rezistencės, tė heroizmave, tė trimėrive tė mbarė popullit Shqiptarė e kryesisht nė trevat veriore tė kombit, prej nga ku, kanė ardhur luftrat dhe sulmet mė tė mėdha gjatė mijė vjeēarve tė historisė tonė
Gjeto Basho Muja, ėshtė njė emėr simbol i formuar nga fjalėt e vjetra shqipe si njė ēels sekret i gjuhės popullore tė atėhershme, pėr tu dhėnė zemėr trimave nė luftim. Ato fjalė qė na formojnė atė emėr dhe figurė gati mitologjike janė :
« Gjete, gjeje, e gjete qė ka marre formen Gjeto » dhe kanė kuptimin : Nė se e gjen, apo, e gjete armikun, gjetje, kur gjen diēka tė pazakontė Ndėrsa fjala tjeter qė vjen pas asaje : « Basho, qė rrjedhė nga fjala e vjeter (bashk), qė pėrdoret shpesh nė dialektin verior dhe letrar edhe sot nė rastet kur flitet pėr diēka vendimtare si pėr shembull : Bashkė, bashkim, tė bashkuem, tė bashkuar, ose bash ashtu ėshte, ose, bash tė lumtė goja, bash deshta me i ra, e tė tjerė shėmbuj »
Kurse Fjala e fundit e atij emri qė vjen si pjesa mė e rėndėsishme ėshtė Muja, fjalė e cila ka prejardhjen nga fjala e vjeter shqipe : « Muja, qė do tė thotė : Muja kundershtarit, atij qė po tė kėrcnon, sulmon, godet, pra qė po tė prek nė gjėrat e tua jetsore, territoriale ose po tė godet dhe fizikisht etj » Fjalė e cila pėrdoret edhe sot me tė njėjtin kuptim qė nga sterlashtėsitė nė trevat veriore tė kombit shqiptar, pėr shembull : Ja mujti me tė drejtė, mirė ja bani qė ja mujti, apo mundesh, a ke mujtė, e tė tjera fjale qė nė rrėnjė tė tyren kanė thelbin : « Muja ». Kur i marrim kėto tri fjale shqipe tė vjetra dhe i bashkojmė, na formojne tre emra njerzish qe na dalin, Gjeto Basho Muja, dhe na duket njė individ sikur ka emrin e vet dhe tė babes e tė llagapit familjar. Por nė vetvehte ajo ėshtė njė thirrje nė formėn e njė kurajo sekrete si njė ēels trimėror pėr ti dhėnė zemėr ēdo shqiptari nė luftra kundėr armiqve. Njė thirrje urdhėrore e etėrve, tė cilėt porosisin : E gjetet armikun nė trojet tuaja, bashkohuni dhe mujani ! Emėr qė simbolizon masėn luftėtare Shqiptare ************************************************
« Mos janė nisė trimat pėr me ēetue ?
E ata qafat, smundėn me i kalue! »
Ka qitė Jera shoqeve edhe u ka thanė :
O nuk janė jo krushq e dasmorė,
Se ata, pare ranė nė lumė ;
Tė kjofshim falė more i madhi Zot,
Sa shpejt rėja diellin ma ka nxanė,
Shpejt ma ėndi njė pelhurė tė gjanė,
E i ka veshun majet rreth te tanė,
Sa te lumi trimat kur kanė ra,
Kaq pėrzije rėja e plajmi i ka,
Sa kurrnjani shoqin ma nuk e pa.
******************************
Janė ngri trimat tftohtit me mbarue;
Por nbreg tė lumit, kulla e Mujit ka qėllue,
Ė tanė shokt Muji te shpia i ka marrė.
Kqyr ēka bani Gjeto Basho Muja !
E ka vu njė barrė dru tvogėl nė zjerm,
Treqind vetė pėr njė herė mu nxe,
Atėherė Mujo Bucelat ua ka afrue,
Dhe fuēiat mir ua ka avit;
Ishin bucelat plot me raki
E fuēiat mbushun plot me vėnė.
Shpejte fryma burrave na u paska ardhė!
Edhe gjaku shpejt na u kėnka nxe!
"Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
.
Ėshtė shumė i qartė momenti nė vargjrt e mė sipėrme, kur luftėtarėt Pellazgė- Ilirė, kohė mbas kohe tė lodhur nga betejat, pasi e kanė debuar armikun pėrtej kufirit, pėrtej Danubit ose siē quhet nė kėto kėngė kreshnike Tunės Dunės, qė nė gjuhet e vėndeve qė i lag sot Danubi quhet : Donau, Danubi, Danubio etj. Pra qė tregon shumė qartė se dhe vete emri i atijė lumi ndėr mė tė vjetrit e Europės e ka marrė emrin nga fjalet e vjetra shqipe njėrrokshe Tun, tund, don, dua, etj . Pra nė brigjet jugore tė atijė lumi fiset Pellazge-Ilire-Shqiptare kishin shtepiat e tyre ku jetonin, dhe pas betejave ktheheshin, ku pushonin e pregatiteshin pėr luftra tė reja kundėr sulmeve armike Treqind barrė dru, do tė thotė se katundet apo qytetet Pellazge tė atyre shekujve kanė qėnė jo vetėm tė banuara me njė popullsi tė madhe nė numer, por edhe me kushte jetese shumė tė mirė, ku ēdo shtėpi ka Vėnė(Verė) nė fuēia pėr tė pirė, bollek edhe nė ato kohė luftarsh barbare. Numri treqind, nė raste tė pėrdorimit tė vet ka kuptimin se ēdo shtepi e qet nga njė luftetar nė ēeta, por nė ēdo shtepi ka edhe nga 20 deri nė 30 fryme tė tjera, qė po ti shumzojmė pėr treqind, numrin e ēetave tė krahinės apo tė atyre trevave nė veri tė kombit, na del se popullsia e atyre vėndeve ka qėnė mbi 1 milion banorė qė nė...
*********************************************
Kanė nis trimat, Mujin po e pėvetin:
Nė votėr tande na kemi qėllue,
Mos na kijė randė pėr ndoj fjalė!
Pash njat Zot Mujo qė tė ka dhanė,
Pse Hallilin ti nuk po e marton?
Janė martue krejt mocatakt e tijė,
Djelm e ēika, Zoti, atyne, u ka falė,
Fmijtė e tyne sot janė rrit e po lodrojnė.
A tu dhimtėn paret pėr me i dhanė?
A tu dhimtėn darsmat me i ba?
Tutna djalin dikush, po na e rrėn;
Shpesh e shpesh po bjen nKotorre tė reja,
Rob tė gjallė djalin tash po na e nxanė.
Le Konakun, Mujo, se spo ta fikun,
Por ma zi Fisin, Mujo, po na e korisin.
"Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
.
Nė rastet ku luftrat kishin njė farė pushimi, Krerėt e menēurisė sė atyre kohrave, por edhe luftėtarėt shtronin pėr zgjidhje probleme delikate siē ishin martesat e djemve dhe tė vajzave tė popullit Pellazgjik-Ilir-Shqiptar, tė cilat deri nė ato kohra, para luftrave kishin ardhur si martesa tė lira, sipas traditave antike tė dashurive tė ndėrsjedhta, ku jo rradhe kishte pasė martesa edhe midis shqiptarėsh me vajza apo djem tė vėndeve kufitare tė atyre kohrave. Mirpo me fillimin e luftrave barbare ku pushtues tė ndryshem sulmonin territoret veriore nė ato kohra, krerėt e vendit sipas krahinave, vendosėn qė tė flasin nė diskutime tė gjėra pėr ti ndaluar ato martesa, tė cilat asimilonin jo vetėm individė, por ndryshonin thelbėsisht ekzistencėn e shqiptarve ku humbeshin zakonet, kultura, traditat, gjuha, territori tė tėra, pasi sipas tė drejtės sė trashigimisė zakonore djali trashigonte pasurinė nė toka e shpija, pa marrė parasysh se cilėn ka marrė pėr grua dhe se femijėt e ardhem a do tė flasin gjuhėn e tė parve apo gjuhėn e huaj prej nga kishin nėnėn
Kėrkoheshin pra forma e mėnyra nė ato diskutime qė tė ndikonin drejt pėr drejt pėr ti martuar djemt e vajzat shqiptare vetėm me shqiptarė, qė tė eleminohej rreziku i martesave me bijat apo bijtė e armikut pushtues edhe pse midis tė rinjve lindėte pa pritmas dashurija
Figura e Halilit, ėshtė njė figurė e formuar si shembull i tė riut tė atyre kohrave, qė shpesh bie nė ndesh me kėrkesat apo urdhrat e krerve. Vetė emri Halil, Halili, ka njė rrjedhė nga formimi i emrit tė vegles muzikore Lilaqe me vone ka marre trajtėn e rregullt Lirae cila edhe ėshtė modernizuar nė formėn e ndėrtimit dhe tė perdorimit tė saj, njė vegėl e njohur qė nė kohrat mė tė vjetra, ku me tė ėshtė kėnduar nė formėn e melankolisė sė ėndrrave apo deshirave tė pa realizuara. Ku tė rinjtė e atyre shekujve kur gjėndeshin para thyerjeve tė tilla pėr zemrat e tyre, kur rrethi nuk i lejonte tė lidheshin, tė bashkonin zemrat, ata kėrkonin nė mėnyrė thirrse Lilėn, atė vegel muzikore shpesh bashkė me kėngėtarin e saj dhe degjonin ato lloje kėngėsh pėr tė mbytur mėrzinė Emri Halil rrjedhė nga fjalet hajde lila, dhe pėrfaqėson masėn e madhe tė rinisė sė atyre kohrave dhe po thuajse tė gjitha kohrave, pasi ato legjenda nė formė epike janė kėnduar nė mėnyrė tė tillė filozofike, ku u pėrshtaten edhe kohrave tė sotme
Pra duhet tė dimė se legjendat e Mujit e tė Hallilit, janė krijuar e kėnduar si burime frymzimi e rregulla edukimi trimėror e burrėror, qė nė mijvjeēarėt e parė tė krijimit tė popujve e vėndeve nė ballkan e mė gjėrė. Ashtu qė nuk ekziston nė asnjė bazė, pretendimi i disa studiuesve nacionaliste i vėndeve tė ballkanit apo tė tjera, tė cilet kanė ēfaqur idete e gabuara sikur Muja e Halili na qėnkan emra tė muslimanve. Pra argumenti dhe kuptimi i tyre e nxjerr se ata jane emra Shqiptar tė formuar nga fjalėt shqipe dhe ata emra kanė ekzistuar nė gjuhėn e legjendat Shqiptare shume mijvjeēarė mė parė se sa tė krijohet besimi i fesė islame. Dhe shumė mijvjeēarė mė parė se Osmani i parė tė organizojė ushtrinė e tijė nė Turkmenistan, atje nga e kane origjinėn Turqit dhe tė vijė me pushtime deri nė Anadoll, ku pėr herė tė parė, pas rreth 60 vjet luftrash, rreth vitit 1360 arritėn tė pushtojnė Kostandinopolin duke i ēfarosur banoret Grekė, dhe ku me vonė krijuan perandorinė Osmane, sot Turqia Perandori e cila i shtriu pushtimet e veta ė Ballkan ė fillimet e viteve 1400. Ndersa kėngėt epike legjendare qė nė themel kanė figurat e krijuara tė Mujit e Halilit, janė tė njohura qė nė thellsinė e mijvjeēarve tė parė tė historisė njerzore nė ballkan. Halili pėrfaqson rininė e atyre kohrave, ku shpesh na ēfaqet si luftėtarė trim si i vllaj, Muja, pra do me thėnė, si pjesa e madhe e luftėtarve tė cilėt ishin nė moshėn burrėrore. Por aq shpesh Halili na ēfaqet me gabimet e vrudhet e rinisė, ku pėrplaset e bie shpesh nė kurthet e armikut, ku me ndihmėn e Mujit, pra tė masės sė pjekur burrėrore e luftėtare shpėton
*************************************************
Be mZotin, Muji, qė u paska ba;
Faqe bardhė more shok ju kjoshi,
Sa mire burra, ju dertin po ma dijshi!
Nuk mė janė dhimt paret pėr me i dhanun!
Smjanė dhimt darsmat pėr me i bamun!
Ju tė pa vllazėn nuk mė keni qėllue:
Kuj po i dhimet darsma pėr vlla tė vet?
Ky nuk asht, or burra, cub flligshtinash,
Ju mire e njihni se asht dai trimninash.
E ky, nė dashtė me mė pru, marren te shpija,
Hej ktij Zoti hisen e diellit, ja shkimtė !
E nė e pastė mėndjen, fisin me na koritė,
Gjueje, o rė, me kokėrr rrufeje!
Nxirrma, toke, pėrjashta natėn e vorrit!
"Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
.
Krerėt e vėndit nuk i dėshirojnė martesat me tė huaj, ata kembngulin qė tė mos lejohen pėr asnjė llojė arsyeje, ato martesa.
*********************************************
Atėher heq Halili e u ka thanė,
Be mė Zotin djali u paska ba:
Kah kam vlla e kah kam motėr,
Deksha para nė u martofsha!
Se gjithė gratė e krahinės, ku janė,
Se gjithė vashat e Jutbinės, ku janė,
Bash si motra mue krejt po mė dukėn.
Dheu mė mbuloftė, fatin vedit nė mos ja gjetsha,
Po se mora unė Tanushėn e Krajlit !
E unė Tanushėn vetė e kam pa,
Kur kem pasė besė me krajli:
Gja ma tė mirė ssheh njeri nėn kėtė diell!
Vetulla e sajė drejt si fiskaja;
Shteku i ballit, si shteku i malit,
Kur merr hana me prėndue;
Syri i saj, si kokrra e qershisė;
E ka qerpikun, si krahi i dallandyshės;
Ftyra e saj, si kuqet molla ndegė;
Hunda e drejtė, si kalėmi i Tushės;
Goja e vogėl, si lulja qė shpėrthen;
Dhambėt e bardhė; si gurėzit e lumit,
Fill mbas shiut, kur po i shndrit dielli;
Qafa e sajė, si qafa e pllumbit:
Shtati i saj, si shtat ēetinet;
Misht e dorės, porsi rrėmi i shemshirit
*********************************************
Mirpo tė rinjtė kundėrshtojnė me mėnyrat e tyre ku krijojnė lidhje dashurie deri edhe me bijat e krerve tė armikut, tė nisur sa nga dashurija por edhe nga shperfillja qė donin ti bėnin armikut, apo pse jo, ndoshta edhe kohės e zakoneve. Mund tė thuhet se rininė e asajė kohe e shikoj nė shembullin e Halilit si njė rini tė zhdervjelltė, luftarake, qė ėshtė e gatshme pėr njė tolerancė e bashkjetesė qoftė edhe me armikun, duke e zbutur atė kur e bėn mik, duke i ra nė dashuri me tė bijėn, Tanushėn, simboloin e rinisė sė kundėrshtarve tė Shqiptarve nė ato kohra, simbolin e bukurisė sė femrave tė pales sė armikut. Bukuri e cila ishte e pa fajshme pėr luftrat qė ndodhnin, ashtu siē ishte e gatshme qė pėr hirė tė dashurisė, tė i kundėrvihej ēdo gjėje nė rrethin ku jetonte
*********************************
Atėherė djali, ma, ska mujtė me folė:
Me dorė gojėn, Muji, ja ka ndalue,
E aq ma shum djali asht zėmrue:
Prapou, Mujė, se mka ardhė dita e dekės!
*********************************
Rėnd me rėnd, Mujo, na po flasim!
Tmadhe briti ai plaku Basho Jana;
*********************************
Se kam lanė, more shok, pėr mik, se nuk e gjeta.
Se kam lanė, pėr veshje, se nuk mund bleva;
Veē skam dashtė vet me u martue!
*********************************
Pa ndigjo, more ti djalė!
-Ka folė plaku Basho Jana:
Ditė e madhe nesėr ka qellue;
Tridhjet agė, kan me u bashkue;
Tridhjetė vasha ktu kann me i pru.
Njat ma tė mirėn vetė ti ke me zgjedhė,
Tridhjetė agė me hajr ty do ta bajmė!
************************************************** **
"Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
.
Ketu bėhet fjalė pėr pėrpjekjet e krerve tė vėndit pėr te marrė vėndime tė forta pėr moslejimin e martesave me tė huaj, ku nė mėnyrė tė hapur hasin nė kundėrshtimet e tė rinjve
************************************************** ***
Spo e len plakun, ma, djali me folė:
Zoti u vraftė , more agėt e Jutbinės!
Po ku a ndije ndermjet tokės e qiellės,
Qė e muer vllau motrėn e vet?
Qe tė tanė bijat e krahinės ku janė,
Te tana motra, mue, po me dukėn.
Njė be tė madhe qė e kam ba,
njė be tė madhe nė emėn tė zotit,
Njatij tLumit qė vran e kthiell,
Rėndon tokė e rėndon qiell,
Qė ja martohem me gur e dhe,
Ja e kam marrė Tanushėn e Krajlit.
E a ndigjuet, ju o agėt e Jutbinės:
Mbetsha kuk(qyq), si nata e vorrit,
E nė krahinė kurrė nuk martohem!
Por nqafė mpaēi mori bjeshkėt e nalta,
Kurrkund njė shtek qė nuk ma keni lanė,
Pėr me dalun deri nat krajli!
E me ba njė tė vogel hjeksi,
Tė mujsha detit deri ndėr qafa me i pri,
Me ma dėjė krejt atė borė,
Sall, sa tė dal me vu kunorė,
Aq fort gazin shokėt, qė ma kan vnue,
Ma kan ngjitė taraku i Kotorrit
E fryma e gjallė, su lanka peng pėr logut !
Sa shpejt nama bjeshket mi paska gjue !
*********************************************
Tė rinjtė shqiptarė tė atyre kohrave, sa herė qė pushonin luftrat, depėrtonin thellė nė territoret e armikut, deri edhe nė qytetet e tyre, tė cilat nė fjalėt e legjendės thirrėn Kotorret e reja (Qytetet e reja). Qė do tė thotė se janė qytete tė sa po krijuara, pra tė ardhacakve qė kanė zėnė vėnd nė territore tė huaja tė pushtuara prej tyre, si dhe nė territoret Pellazge-Ilire-Shqiptare Atje merrnin kontakt me femrat e atyre popujve, ku krijonin lidhjet e tyre tė dashurisė Pėr njė paqe tė shpejtė lutet Halili (Rinia), pėr tė pasė mundėsi pėr tu parė me vashat e bukura tė njė mbretrie tjetėr, pėr tu dashuruar me to e pėr tu martuar, pėr tė injoruar luftrat e pėr tė shėmbur kufinjtė e ndarjes sė njerzve, popujve e kulturave, pėr tė zbutur armiqsitė me dashurinė e tė rinjve
************************************************** *
Sa shpejt deti, djalin ka ndigjue !
E ka ēue njė erė tė fortė,
Erė tė fortė,e erė tė nxehtė,
E ka lshue krejt rėnė e zezė,
Bien orteqet nėpėr gropa ;
Ushtojnė malet si prej motit.
Veē tri ditė e ma nuk ka zgjatė,
A shkri bora e ka ra nė lumė:
Por tri javė e nuk zgjat ma shumė,
Ēka e bani lumi atė borė tė bardhė,
Tbardhėt e bjeshkve, nė detė e ka mbytė.
Lum pėr ty o i madhi Zot,
Ēpo kendojnė bylbylat nmal!
Kan dalė fmija e po lodrojnė,
Shpejt me u pa me shoqi-shojnė,
Me pa thanat si lulojnė,
Me pa ahet si gjethojnė!
****************************************
Nė kėtė moment tė legjendės kemi njė pushim lufte tė pa pritur, ku vendoset njė paqe, ashtu siē ndryshon moti i lik, duke sjedhė njė ngrohtėsi pranvere Kėtu duket sikur ka njė ndėrhyrje, njė garanci paqeje, qoftė ajo dhe provizore, ku dikush ka ndikuar tek krerėt e mbretrisė armike. Ndoshta afrohet zhvillimi i ngjarjeve deri nė rolin qė luan individi, pra njeriu i vetėm i cili ka njė lidhje shpirtrore me njė tjeter njeri nė palėn kundėrshtare Ndoshta vėrtet nje vajzė e mbretit, siē ka ndodhur shpesh nė histori, duke qėnė e dashuruar thellėsisht me njė djal tė ri tė palės tjetėr, ka ndikuar tek i ati, mbreti, pėr tė tėrhequr ushtritė nga trojet e djalit tė zemrės sė vet, e pėr tė vėndosur paqe
*********************************************
Atėhere Halili, Mujit i ka thanė:
Qetash gjogun, Mujo ti me ma dhanė!
Aspak Muji, gjogun, dhanė nuk ja ka,
Gjogut tvet nė shpin djali i ka ra,
Edhe a nis Tanushėn pėr me marrė.
Kur ka ba Muji me u dredhė,
Rrebt po i flet e motēmja nanė:
Po ēka bane more bir, i ka thanė,
Po ti gjogun djalit pse me ja ndalė?
Rrezik djali, me ba me e pasė,
E nkrajli gja me ta gjetė,
Sa tjesh gjallė, marak ty, ka me tė metė!
Sa shpejt Muji kanka kthye,
Ndal Halil-o, -djalit i ka thanė;
Gjogun e vet Muji ja ka dhanė,
E mirė djalin ma ka msue:
Udha e mbarė, tash more vlla!
Nmegje tkrajlave kur tė bajsh me dal-;
Kurrkund gjogut, kryet mos ja ndal;
Gjogu tė ēon te Vuk-e Harambashi,
Probatin un Vukėn e kam pasė,
Falmeshnet thuej Muji tka ēue;
Pėr nji punė, sot vllaun me ma ndihmue,
Me mndihmue me grosh(lek) e me shpatė,
Me mndihmue Tanushėn pėr me marrė!
Atėherė djali i ka kcye gjogut nė shpinė;
Tmirė u pafshim! Mujit i ka thanė;
Ka marrė udhėn Halili pėr krajli,
Vrap po e nget e tym po i qet,
Dy herė djalin kurrkush ma se ka pa.
*********************************************
Nė rrahje tė vazhdueshme tė problemeve tė kohės, shohim herė mbas here ndikimin e shpirtrave tė butė tė nanave shqiptare, vashave, tė cilat janė kundėr luftės, ku shpesh bashkohen me mendimin e dėshirat e rinisė, duke u kundėrvėnė luftėtarve, me qellim pėr tė gjetur njė zgjidhje paqsore nėpėrmjet lidhjeve tė rinjve tė dashuruar, tė miqsive tė ndersjedhta, me nderhyrjen e miqsive tė tjera tė vjetra qė kishin Shqiptarėt nė ata shekuj .
************************************************** ***********
Studimi dhe analiza nga LLemadeo Dukagjini
"Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
.
Urime Shigjeta dhe Alba!
Shume te bukura keto! Me kujtuan vitet e arta te gjimnazit
Miss Congeniality
p.s. Alba, nga menyra si shkruan do behesh gazetare shume e mire apo dhe politikane shume e mire![]()
What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam
Epika popullore Shqipetare.
Koment:
Neper shekuj populli ka kenduar jo vetem ngjarjeve te medha, luftrave, heronjeve etj, por edhe motiveve te jetes, dashurise, endrrave e aq me shume endrrave rinore. Dialogu ne kengen epike midis Lokes dhe vajzes eshte nje simbol i perzgjedhjes, i krenarise se femrave shqipetare te cilat e zgjidhnin burrin e ardhshem nga krahinat apo fiset me te mira te Shqiptarve... E njeri prej artyre fiseve kane qene Vuthajt ne rrethinat e Plave e Gucise...
Autori, popull, na percjell ne kujtesen e vet vargjet e meposhtme :
A do burr Ēikė me t'martue ?
Shka ke ēik qe je krenue?
A don burr kund me t'martue?
Kurkund burr, nane ska per mue !
A don ēike n ISNIQ me t'martue?
Jan surdar e s'jane per mue!
A don ēike n'DEĒAN me u martue?
N'qiler te mbyllin e nuk i due!
A don ēike ne VOKSH me t'martue?
Kshteja shum e nuk i due!
A don ēike ne JUNIK me t'martue?
Zhgunaxhi jan e nuk i due!
A don ēike n'BOTUSH me t'martue?
Agallar e s'jane per mue!
A don ēike n'MOLLIQ me t'martue ?
Bajn qereq e nuk i due!
A don ēike n BREVIN me t'martue ?
Ujt e lig e nuk i due!
Ne PONASHEC ēike don me u martue?
Burra t'liq, nuk jan per mue!
A don ēike n'ZMOLIC me te ēue?
Shesin dru e nuk idue!
Ne BABAJ ēike, a don me u martue?
Jan mbi vade e nuk i due!
A don ēike ne DEVE me u martue?
Jan qelana nuk i due!
Ne KORONICE a don ēik me t'martue?
Jane ngat gjinija e nuk idue!
Ne DUKAGJIN ēike a don me t'martue?
S'lahen kurr e nuk i due!
Ne RUGOVE ēik, don me u martue?
Jan pijanec e nuk i due!
Qyqja ti mete pa u martue !
A don ēike ne HAS me u martue?
Jan budalla e nuk i due!
A don ēike n'BYTYC me u martue?
Peshkatar jane e nuk i due!
A don ēik n'KRASNIQE me u martue?
Jan t'harlisun e nuk i due!
A don ēik n'GASH me u martue?
Jan sojnik, po nuk idue!
Ne MALSI te MADHE kam me te martue!
Vend i that e sjan per mue!
Mbete ēik pa u martue!
Mos don ēik n'VUTHAJ me u martue?
Te lumt goja, Lokjo, tash ja ke qellue !
Te holl e te gijat e jane per mue...
Qyqja ēik ti ēka po thue?
I mete lokes pa martue,
A e di se VUTHAJT, pa ja nda
Jane ne luft me Turk e me Shkja.
Aty ske me gzue nusni,
Se do te mbetesh nuse e vej ne shpi...
Po e pata, Loke une at fat,
Me pa burrin te lam ne gjak,
Ma mir te rri me te sall nji nat,
E ta baj ni djal per marak,
Qe t'ma ket shtatin si Bajrak
Se t'vajtoj gjith jeten me qytak...
"Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
.
Krijoni Kontakt