Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 97
  1. #1

    Cikli i Kreshnikeve

    Cikli i kreshnikeve ose kenget epike per aget e Jutbines . Ky cikel eshte me i gjeri qe kemi ne legjenden shqipe. Paraqitet mjaft i plote dhe me nje larmi te madhe. Kryesisht kendohet ne veri. Ne kete cikel tregohen bemat e Gjeto Basho Mujit, heroi kryesor, te vellait te tij , Halilit dhe te tridhjete ageve. Keta veprojne ne Jutbine, krahine e papercaktuar mire. Pershkrimi i personazheve eshte i mbinatyrshem; ata flasin me oret, ata luftojne me mazdrake (topuz), gjaku i tyre derdhet si lume, i kane mustaqet nga nje pash, e hedhin topuzin me aq force sa ngrihet pluhur nente pash lart etj. Heronjte e ketyre legjendave jane te shumte, por kryesore jane Muji e Halili.


    Fuqia e Mujit

    Lum e lum per t’lumin Zot,
    Nu’jem kane e Zoti na ka dhane!
    Kurr ish’kane Muja djale i ri,
    M’a kish cue baba n’rroge tu njizotni;
    Coban lopesh zotnija e ka ba,
    Per gjith dite bjeshket Muja tu’i kerkue;
    Per gjith dite nder gurra t’u u freskue,
    Per gjith dite nder mriza tuj pushue
    Rruge as shtek pa njofte nuk ka lane
    M’i con lopet gjithhere ku s’i’n kane
    ‘I nate lopet cobanit i paskan hupe
    E tu shpija nu’ka mujte me dredhe
    Buze nji shkambit m’u ndale asht ngushtue
    Asht ule djali aty per me fjete
    Paj dy djepa aty ki’n qillue;
    E kan marre brimen e tuj kjajte
    M’asht avite Muja me i shikjue
    Po i pajton tuj i pekunde
    E t’dy djepat ika vun ne gjume
    Bardhe si drita dy Zana atehere kane ardhe
    -Ty, qysh te thone – Mujon e kan pvete-
    Zo’! c’te ka pru n’ket vend e shka t’ka trete!-
    Muja atehere shka u ka thane
    Rrogtar lopesh un kam qillue
    Per gjith dite kto bjeshke i kam kerkue
    Mue rreziku sot ka ardhe me me ndeshe
    M’kan hupe lopet, e askund s’kam mujte me i gjete
    Ktu m’xu nata e u ngja per me fjete
    S’mylla sy prej vajit, qi kam ndie
    Ishin kane tuj kajte keta dy fmi
    Kurrkund carje fmia nu’m’kan lane
    M’u kan dhimte e jam hudhe me i pajtue
    I pajtova e sa grima n’gjume i kam vdue
    Po Zo’! shka jeni me gjithe ket drite?-
    -Zana jemi, Mujo, tuj shetite,
    -Tuj u sjelle na njerzvet me u ndihmue,
    Ti c’fare ndere, Mujo, po na lype?
    Qi dy djepat na ike vu ne gjume?
    A don force, Mujo, me qindrue?
    A don lufte, Mujo, me luftue?
    A don gja, Mujo, a don mall?
    A don,dije, Mujo a don gjuhe?
    Lyp shka te duesh Mujos te i kan thane

    ……….vijon………

  2. #2
    ....vijim.........

    Kqyr Muji atehere c’ka qite e ka thane:
    -Shpesh po m’ngucin cobanija
    Shum inad cobajt si me kane
    Paj me force me ja u kalue un due
    Njana shoqes Zanat atehere i kan thane:
    -Tamel gjiut Mujit per me i dhane
    Tamel gjiut i kan dhane me pi
    Me tri pika djalin m’a kan ngri
    E ika fale Zoti kaq fuqi
    Sa me e luejte shkambin ma t’madhin
    -Kape gurin! - Zanat i kan thane
    Njimi okesh e ma guri ish’kane
    E ka kap gurin njimi okesh
    Badihava peshue me duer e ka;
    Der n’nye t’kames vec e n’mujt ma
    Njana shoqes Zanat atehere i kane thane:
    -Edhe do tamel Mujos me i a dhane
    E ka marre tamlin Muji e e ka pi
    E ka kape gurin me e peshue
    Deri ne gju ai gurin e ka cue
    E ka ugje prap n’toke e ka pushue
    Kqyre Zana sa mire ka thane:
    - Edhe pak gji Mujo me i a dhane
    I ka dhane prap gji per me pi
    Sa don Zoti t’i ka dhane fuqi
    E e ka marre gurin me e peshue
    Deri ne shoge (brez) gurin e ka cue
    E kan pa Zanat e kan kqyre
    Njana tjetres prap te i kan thane:
    - Opet (perseri) Mujit gji lypet me i dhane
    E ka marre Muji gji me pi
    O! se c’po i ep edhe Zoti fuqi
    Kenka ba si me kane drangue
    Ka marre gurin me e peshue
    N’cep te krahit Muji e ka vdue
    Njimi okesh gurit i ka qindrue
    Njena shoqes Zana c’ka i ka thane:
    -Tjeter gji Mujit mos me i dhane:
    Pse tjeter gji Mujit per me i dhane
    E batis dyrnjan ana-m’ane,
    Atehere Zanat Mujin po e zhgjertojne
    Se sa t’vogel qi po flasin:
    Permbi krye hana tuj i shikjue
    Permbas shkambit hija tu’u zgjatue
    Sa miqsisht me te kan kuvendue
    Kqyre Zanat, Mujit, shka i kan thane:
    -Probatin na, Mujo, duem me te xane:
    Fol ti, Mujo tash qysh po thue?-
    -Tu t’jem ngusht, Zanat, me m’ndihmue!-
    E ka fale Zoti sabahin
    Ferk e ferk Muji kanka cue
    I ka gjet lopet e ne shpi ka shkue
    N’fushe t’Jutbines Muji kur a ra
    Bytym shoket e mbledhun i ka pa
    Se me Mujin aty i’n kene msue
    Me i a mujte Mujit tuj ladrue
    Kqyre seri Muji shka ka ba:
    I a ka nise me cobaj me ladrue
    Send ma t’fortin me dore e ka kape
    Pese konope perpjete i ka dhane
    As kurrkush me fole nuk po flet
    Se me thue kur po i bjen
    Dekun n’toke gjinden po i qete
    Prej zotnis – tha – Mujit asht largue
    Prej zotnis – burri kur asht da
    Ka dredhe n’shpi - tha – nanen per me e pa
    *Tha – I a ka nise Muji tuj punue
    *Tha – I a ka nise Muji tuj luftue!
    E n’sa lufta Muji si po bjen
    Ai gjith here me ndere si po del

    *tha – shpesh poeti popullor,kur reciton, kur mungon rrokja, per te plotesuar dhjete rrokshin, shton fjalen “tha”

    Kenga fuqia e Mujit eshte prologu i ciklit te Mujit e Halilit. Ne te shikojme figuren hiperbolike te ketij kreshniku, i cili eshte i pajisur me fuqi te mbinatyrshme.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  3. #3
    "Muji e Halili" pikture nga "Piktori i Popullit" Ismail Lulani
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  4. #4
    Omeri, djali i Mujit rrethohet ne bjeshke e pas nje lufte te rrepte vritet. Kur arrin aty Muji, beteja ka perfunduar. Nga armiqte e vrare kupton se i biri megjithese ishte vetem shtate vjec, kishte luftuar si kreshnik. Keto tregohen ne kengen “Vdekja e Omerit”.
    Vajtimi i Ajkunes eshte nje pjese lirike e ciklit te kreshnikeve, eshte nje kryeveper artistike.
    Vajtimin e nenes e paraprin nje tablo dramatike tronditese. Muji varros me duart e veta te birin ne Lugjet e Verdha dhe kthehet ne kulle. Ajkuna merr vesh lajmin e zi.
    Pas ketyre shperthen dhembja e nenes, vajtimi i saj. Ne kete vaj kemi dicka krejt te vecante, qe e ben kete krijim poetik lirik te qendroj midis kengeve epike heroike te kreshnikeve. Vete Omeri eshte nje femije i parritur, nje luftetar trim qe la pas bema kreshnikesh. Ajkuna, nje nene e dhembshur qe vuan thelle vdekjen e djalit.
    Figurat artistike qe perdoren jane te nje lloji me ato te te gjithe ciklit. Ketu marrin pjese yjet, hena, zogjte e bimet. Yjet ndalen te degjojne vajin e Ajkunes, kjo mallkon henen pse nuk e lajmeroi me pare, ahu shtrin degen me te bukur qe ajo te mbeshtetet dhe zogjte e malit rreshtin kengen. Ajkuna ka ne zemer lajmin e zi dhe kuja shperthen. Ne fund te vajtimit shprehja e dhembjes merr forme tjeter. Nena kujton caste nga jeta e djalit, e sa me te bukura jane ato, aq me e thelle eshte vuajtja ne zemren e nenes.


    Vajtimi i Ajkunes

    Drita a dale e drite s’po ban,
    ka le dielli e nuk po nxeh:
    ça ka ba Gjeto Basho Muji;
    Djalin n’dhe Muji e ka shti…
    A dredhe Muji e ne shpi ka shkue,
    nana e djalit po e pyet;
    -Mujo, djalin ç’ma ka gjete?
    N’Lugjet t’Verdha, a thue ka mbete?…
    Qyqe vetem rrugen paska marre,
    kane zane vend yjt’ vajin me e ndie!
    Kur ka dale nder Lugjet t’Verdha,
    atehere nana hanen ka mallkue:
    -T’u shkimte (shofte) drita ty, o mori hane,
    qe s’ma çove ate nate nji fjale,
    n’Lugje t’Verdha, shpejt me dale
    bashke me hy n’nji varr me djale!…
    Kur ka shkue te varri i djalit,
    ka pa ahin treqind vjec,
    ahi ishte rrema-rrema,
    nji ma t’bukrin mbi varr po e shtin
    Mire po pshtetet per dege t’ahit
    pikon loti mbi varr te djalit
    Kane lane kangen zogjte e malit,
    kane lane kangen me veshtrue!
    -Po a s’e din se kush ka ardhe,
    qe nuk cohesh per m’u fale,
    more i miri i nanes-o?
    Amanet, o more bir,
    dil nji here ksi burgut t’erret,
    fol me nanen qe t’ka rrite
    s’m’ke lane kurre kaq shume me prite!…
    More Omer i nanes-o;
    A thue gjokun me ta prue?
    Dil nji here per me lodrue
    bjer nder gurra me u freskue
    kerko majat bashke me zana
    se ty varrin ta ruen nana,
    mori i miri i nanes-o!…
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  5. #5
    Martesa e Halilit

    Fort po shndrit njaj diell e pak po nxeh!
    C’po e merr fryma rrapin e Jutbines!
    Bore e madhe paska ra:
    Randojne ahet per me u thye
    Kane cetinat vetem kreshtat
    Ushtojne lugjet prej orteqesh
    Prej orteqesh kah po bijne nder gropa
    Kane ra vashat me gja ne lume
    Kane gjete lumin ngri akull
    Kane nise vashat me lype krojet
    Kane gjete krojet tane ngri hej!
    Ka dale Muji me kreshnike
    A thue ndeshet me ndoj gja malit
    Sa shpejt diellin ma zu reja!
    Shpejt ma endi njei pelhure t’gjane e t’gjate
    E ia ka veshun majat rreth e rrotull
    Qe kur jane kap trimat-o te lumi
    Kaq perzi i ka fryma e plajm e re
    Askurrnji shoshojne trimat s’po e njohin
    Ngrine trimat, u sharruen
    Por n’breg t’lumit – kulla e Mujit
    T’tane per darke Muji i ka ndale
    Kqyr cka bani Gjeto Basho Muji
    E ka vu nje barre dru t’vogel ne zjarr
    Treqind vete prihere m’u nxeh…
    Sa shpejt fryma burrave u ka ardhe
    Sa shpejt gjaku trimave po u nxehet!
    Kane marre llafin e po llafiten
    Kane marre gazin e po gazmojne
    Kane nise trimat Mujin, po pyesin
    -N’vater tande, Muje, kemi qellue
    mos na ki rande per nji fjale…
    Qysh Halilin s’e martove?…
    Jane martue krejt mosha e tij…
    Djemt’e tyne n’loje te tane kane dale
    A t’u dhimbsen paret per me i dhane?
    A t’u dhimben dasmat per me i ba?
    Tutna djalin dikush po na e rre
    Shpesh e shpesh po bie n’Kotorre t’Reja
    Rob te gjalle djalin po e zane
    Le konakun, Muje, po ta fikin
    Ma zi fisin, Muje, po na koritin…
    -Faqebardhe, more shoke,ju qofshi
    Se mire hallin po ma ditki, burra!…
    Ju t’pavllazen shoke s’keni qellue
    Kujt po i dhembe dasmat per vlla t’vet?
    Ky edhe s’asht or burra cub flligshish
    Mire e njihni se asht daji trimnish-
    Atehere djali ka nise me fole
    -Kah kam vlla e kah kam moter
    vdeksha para n’u martofsha
    se gjithe grate e Krahines ku jane
    se gjithe vashat e Jutbines ku jane
    bash si motra qe po m’duken
    dheu m’ka mblue e fat s’i qita vedit
    po s’e mora Tanushen e kralit
    E une Tanushen vete e kam pa
    Gja ma t’mire s’sheh njeri nen kete diell
    Vetulla e saj e drejte si fiskaja
    Shtegu i ballit si shtegu i malit
    Kur merr hana me prendue
    Syni i saj si kokrra e qershis
    E ka qerpikun si krahu i dallendeyshes
    Fytyra e saj si kuqet molla n’dege
    Hunda e drejt-o si kalemi i Tushes
    Goja evogel si lulja qe shperthen
    Dhambet e bardhe si gurezit e lumit
    Fill mbas shiut, kur po i shndrit dielli
    Qafa e saj si qafa e pellumbit
    Shtati i saj porsi shtat cetine
    Mishi i dores posi rremi i shemshirit (lloj druri)
    Por n’qafe m’paci mor Bjeshket e Nalta
    Kurrrkund nji shteg qe nuk me late
    Per me dale deri ne Krajli!-

    Vijon
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  6. #6
    Vijimi

    Sa mire nama bjeshket m’i paska gjue!
    Sa shpejt deti ka ndigjue!
    E e ka cue nji fryme te forte
    E e ka cue nje fryme te nxehte
    Bijne orteqet neper gropa
    Ushtojne malet si prej motit!
    Por tri dite e ma s’ka zgjate
    A shkri bora e ka ra n’lume
    Por tri jave e ma s’ka zgjate
    Cka e ka ba lumi ate te bardhe?
    T’bardhet e bjeshkeve krejt e ka mbyte n’det
    Cpo kendojne bilbilat n’mal
    c’po lodrojne femija n’fushe
    -Shpejt me dale te t’bani (stan ne bjeshke)
    se ka shperthye ahi! –
    Atehere djali Mujit i ka thene:
    -Qetash gjokun , Muje, ti me ma dhane…
    Atehere djali i ka kcye gjokut n’shpine:
    -T’mire u pafshim! – Mujit i ka thane
    Ka marre rrugen per krali
    Dy here djalin kurkush s’e ka pa
    Kalojne male e kalojne lugje
    Kalojne breshte (pyll me bredha) e kalojne ashte (pyll me ahe)
    Kalojne dite e kalojne net…
    -C’ka ka hana qe s’po del?
    Kane pyet bilbilat e malit
    Pritni pak more zogjt e malit
    Ju me kndue tjeter pune s’keni
    Hana sonte ka ndodhe zane
    Ka nji ndore (ne mbrojtje) me percjelle…-
    Qatehere djali sa kish ra n’breg t’lumit
    Ka lidhe gjokun brenda ne nji imshte (ahishte me drure te rinj)
    Imshta ishte tane ahishte
    Vete shatorret neper muzg te nates po i lyp
    Kur ta mbrrite te cadra e kuqe…
    Ka zane vend permbas nji lisi
    Rranjet e lisit shpernda ne lume…
    Sa urtisht djali qe po e msyn (sulmon)
    Ma ka nxjerr thike ma te mprehten
    Kamba-doras asht avite…
    -Po ket fytyre ku e ka pa
    qe po me gjet me te Halilit?-
    Ma gjate djali s’ka durue:
    -Po je a njeri qe ke bese?
    -Te thafshin krahet more djale i ri
    se fort thelle qe paske hy!…
    Hajde brenda, kopil (djale i shkathet); - po i thote
    Se ja vdesim te dy pernjihere
    Ja te dy kemi shpetue!-
    Atehere djali brenda ka hy
    E ka marre vasha per dore
    Shpejt e shpejt te nj’ode i prin…
    I ka zgjedhe nji pale petka ma te mirat…
    Krejt si cike djali po ngjan…
    N’breg te detit, permbi shkamb
    Dymbedhjete katesh kulla e nalte
    Kurrkund shoqen nuk e kishte
    Treqind hapash kulla e gjane
    Te tana ballet guri te lemue
    Anash krejt guri te latue
    Latue shkambi prej mermeri
    Aty gurrat me flladite
    Aty kopshti me u mahite (per te kaluar kohen)
    Aty velat me valzue (per te lundruar)
    Me valzue per shpine te detit…
    Me Halilin brenda kane hy…
    Sa fort shpejt kralica gati asht ba!…
    Kur ka pa sokol Halilin
    A dredhe mbrapsht si dridhet gjarpni…
    Edhe deren e ka shkrepe (ka hapur me force)
    Fill te krali paska shkue…
    -Te kane ardhe cubat e Jutbines
    e ty kullat t’i kane zaptue
    erzin marre, cikat cnjerezue! -
    Krali shpejt qenka shtrengue
    t’dy prej krahu krajli i ka kape…
    n’burgje t’thella Halilin e ka ndrye
    rrugen e madhe Tanushes ia ka dhane
    Mire po e ndal Jovani (nje mik) e po e pyet:
    -C’asht ky vaj Tanushe lum motra? – i thote-
    Se kso britme kure nuk kemi ndi!
    -Rob kane zane Halilin e Mujit
    e mue rruget tata m’i ka dhane
    ma per t’gjalle te shpia mos me kthye!…
    Nji fjale Mujit te dera me ia cue
    Me i ra mbrapa Halilit sa ma pare
    Ndryshe djali n’tburgje t’u ka kalbe! –
    E ka gjete nji njeri te beses
    Menjihere Mujit naten ia ka nisun
    N’nestret nadje djali asht kape te kulla
    Nji ka nji punet ia kallzon Mujit
    T’madhe burri paska nise me qeshe:
    -A t’kam thane taraku (dem, mezat) i Kotorrit
    se Kotorret kane me ta hanger kryet?…
    Ka dale trimi ne beden te kulles
    Me nji kushtrim ka thirre Jutbine e Krahine
    -S’kam cka u them more aget e mi
    vec me koriti sokol Halili
    Me u shtrengue burra si te mundni
    Se dita e vdekjes ma e veshtire nuk vjen! –
    Kane ba ashtat trimat me ushtue
    Kane ba lumin trimat mu turbullue
    Kane ba gjoket trimat me fluturue
    E t’jane kape te Kotorret e Reja…
    Neper rane t’detit Muji i ka shpernda:
    -Ver me goje mos guzoje kush me ba…
    Se shume njerez qenkan mbledhe n’Kotorre!
    Me kushtrim krali i ka thirre –
    Midis logut asht nji djale i ri
    Hekrat duersh bugagite (prangat) kambesh
    Ai asht Halil aga i ri
    Mbare Kotorret me ate po qeshin:
    -A po e sheh Halil, vdekjen me sy?
    Kurre ma ngushte, Halil, a thue ke qen?
    Kuvend burrash djali paka shtrue…
    -S’asht ngushte njeriu deri n’dite te vdekjes
    -Fjalen e mbrame ne pac me e fole
    se ty jeta m’at hu t’u ka sose!…
    -Pese dekika (minuta) liri me me dhane:
    Tjeter t’mire ne t’paret nuk na kane lane
    Kurrnji nesh mos me vdeke ne shtrat
    Por me shpate m’u pre tuj kendue…-
    Edhe duert mire ia shpengojne
    Ia kane dhane lahuten ne dore
    Kurrkush djaloshin vesh s’e ka marre
    Krejt po e kendon kangen ne gjue te pareve
    Qaty Muji neper fushe ka dale
    E e ka ba nji piskame te madhe
    Jane shembe kullat gjer ne themele
    U trand deti me hy brenda
    Kane gjemue malet si per mot t’lig!
    Kurrnji trimat nuk po e lane me ike
    Lufte e rrepte aty qe po bahet
    Me dhambe trimat duen shoshojne me shkye
    Me dhambe gjoket duen shoshojne me e marre
    Notojne kurmat thelle ne det
    Notojne trupat neper gjak
    Hic s’po lodhet Gjeto Basho Mujei
    Sa thelle trimi me paska hy!…
    Muji djalin e ka shpengue
    A turre djali si i terbue
    Gjalle me dore kralin e ka zane
    Me shpin ne hu ditet i mbaroi
    Qatehere burrat kane rroke unat (urat e zjarrit)
    Shpejt qyteti ka marr zjarr
    Ka marre zjarr krejt ne fund e ne maje
    Sa fort Muji m’asht terbue!
    Aspak dhimbe trimi s’po ka
    As per kulla qe rrenohen
    As per t’vdekun qe shkrumbohen!…
    Tri here dielli ka prandue
    Tri here hana ka ague
    Kurrkund zjarri me pushue!

    Martesa e Halilit eshte nje nga rapsodite me te bukura te cilkit. Ajo eshte vetem nje episod ne krahasim me gjithe bemat trimerore te kreshnikut Halil. Martesa eshte me rrembim dhe sjell jehonen e koheve te lashta, kur rrembime te tilla quheshin vepra trimerie. Megjithese ne kete pjese te ciklit, lufta midis kreshnikeve dhe kralit eshte per Tanushen, perseri nepermjet vargjeve del qarte qe ky konflikt eshte shume me i vjeter. Kjo duket ne faktin qe kreshniket e shohin me rrezik vajtjen e Halilit ne tokat e kralit. Halili e merr Tanushen e kralit pasi kapercen me trimeri e mencuri nje varg rreziqesh, por edhe me ndihmen e cetes se kreshnikeve. “Martesa e Halilit” shquhet per pasurine e perdorimin me mjeshteri te rralle te figurave artistike. Vend kryesor ze hiperbola dhe personifikimi. Me nje gjuhe te pasur jane sjelle dhe shume peisazhe si portreti i Tanushes, pershkrimi i betejes etj.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  7. #7
    Eklips Maska e deep_blue
    Anëtarësuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Diku ne Kosove
    Postime
    695
    Po "MUji , pas vdekjet"?
    Ajo eshte e bukur , nder te tjera...
    Te gjitha jane thene

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e troptit
    Anëtarësuar
    04-07-2002
    Vendndodhja
    Ne ate pjese te tokes qe me takon
    Postime
    109
    tung!
    vajtimi i ajkunes eshte me te vertete nje kryeveper klasiko-epike. me vjen keq qe shume shqipetare qe nuk dine dialektin e veriut nuk kane fatin te lene emocionin qe ngjall nje veper e tille tju pushtoje zemren. nuk e dine se cfare humbasin!mendoj se nuk ka nene qe nuk identifikohet me ajkunen e me dhimbjen e saj pas leximit te kesaj kryevepre shekullore.
    JO NEGOCIATA! VETËVENDOSJE! WE SHALL NEVER FORGET!

  9. #9
    Deep blu, "Muji pas vdekje" nuk e kam tani per tani, po e gjeta do ta ve.
    Tropti, eshte e vertete qe "Vajtimi i Ajkunes" eshte nje nga pjeset me te bukura te ciklit te kreshnikeve dhe nje nga pjeset me emocionuese te folklorit tone.

    Edhe kenga e meposhtme shpreh mjaft bukur trimerine e gruas shqiptare. Omeri i ri eshte emri i nje nga djemve te Mujit. Kete emer perdor e bija e plakut per te dal te luftoj balozin.

    Omeri i ri

    Lum e lum per t’lumin Zot
    Nu’jeme kane e zoti na ka dhane
    Kur ish’kane nji plak i mocem
    Mashkull n’voter s’i ka mbete
    Nji baloz n’mejdan po i del
    Edhe ‘i leter po m’i a con
    Letren plaku po m’a kndon
    E me lot ai po e loton:
    -Sot nji jave n’mejdan me m’dale
    Ka qite cika e i paska thane:
    -Pash nji zot, babe, qi t’ka dhane
    Shka asht letra, qi po e kndon
    E me lot fort po e loton?
    -Le, mori cike, ty zoti t’ruejte!
    Rrezikzi kishem qillue
    C’se kam le mos me gezue
    Mue balozi m’lype mdjdan
    Un jam plak edhe jam zhgrehe (kam rene)
    Nuk po muj me dale n’bejleg (dyluftim)
    Ka qite cika e i paksa thane:
    -Aspak, babe, ti dert mos ki
    kur t’dale drita, ajo dalte e bardhe
    ke m’u vesh, babe, ke m’u mbathe
    per me ra n’Agaj t’Jutbines
    Agajt s’t’lane jo me u korite
    Kur ka dale drita, dalte e bardhe
    Mire asht veshe plaku e mire asht mbathe
    Per Jutbine heret asht fillue
    Tridhet Age m’kuvend m’i ka bashkue
    Hallin Agvet mire jau ka dertue (ka qare hallin)
    Mue balozi m’lype n’mejdan
    M’lype n’bejleg me te me u pre
    Pash’i zot, Agaj, u ka thene
    Un jam plak e tash jam mbete
    Kurrsi Agajt me goje nuk kan fole
    As me sy nuk po e shikojne
    Shum-e paret plaku po jau njehe
    Nuk ndigjojne me i preke me dore
    Shpejt ne kambe plaku kenka cue
    I ka hipe gjokut e a fillue
    Ne shpi t’vet kur paska shkue
    Ka nise cika e po e pevete
    -Babe a mujte, Agajt, a i ke gjete?
    -Bet ne zotin, cike! Si m’ka dhane
    S’ndigjoi kush paret me i preke
    S’ndigjoi kush mejdanin me m’a hjeke
    -Hajt, bre babe, hic me u ngushtue
    Per baloz sot m’ke djale mue
    E s’t’la, babe, un ty me shkue
    -Le, bre cike, ty zoti t’ruejte!
    Sot dy jave nuse vijne me t’marre
    Po n’mejdan si ke me dale
    Po n’mejdan si ke me shkue
    Kryet balozi me t’a shkurtue
    Dy here marrja mue me m’mlue
    Plak pleqnije me u shnjerzue?
    Po shtrengohem e po shkoj vete:
    Nuk baj dam edhe me mbete
    Hic bre cika vesh nuk kish’ marre
    Shpejt ne kambe ajo kenka cue
    Mire ashte veshe edhe shterngue
    Tu berberi na paksa shkue
    Sikur djale kryet e ka rrue
    Sikur djale n’ftyre me t’u duke
    S’ka mujte baba i vet me u ndale
    Ka nise plakur atehre me e sue (mesue)
    -Permjete drumeit, cike , tuj shkue
    Burri m’drum te ka qillue
    Kur te shkojsh n’at katund me ra
    Aty asht sheher i madh
    Njajo kulla, qi asht ma e bardhe
    E tri katesh bojen e ka
    E burrit t’yt ajo ka qillue
    Rueju n’dere, pra, mos me i shkue!
    M’i ka hipe gjogut ne shpine
    T’madhe gjogut i a ka dhane dorin
    Kur ka ra n’at katundin e ri
    C’po shikjon cika me turbi
    M’a ka vu doren ne ball
    Nate tuj erre, dielli tuj ra
    Bet ne zotin cika qi ka ba
    N’be t’zotit si ish’ betue
    N’konak burrit per me i shkue
    I a ule gjogut , burrit i bje n’dere
    I thrret t’madhe e i trokate nji here
    Dikush gjegje e jashte ka dale:
    -Kush je ti – thote – more djale?
    -Mysafir a don me t’ardhe?
    -Ti hoshgjelden – te i ka thane
    n’podrum gjogun i a ka cue
    kan hi n’ode e kan pushue
    i a pjeke kafen me sheqer
    i a ka dhena e ne dore e merr
    kah te pin po e vndon oroe (po e ve re)
    ne fyt kafen i a shef ka i rrqet
    sa fort djali si asht ngushtue
    paj te nana – tha – paska shkue
    ka qite nanes Alia e i paska thane:
    -Bet ne zotin, mori nane
    Mysafiri, qi na ka ardhe
    Paj per seri m’a ka lkuren e bardhe
    Kah e pin kafen n’fyt i a kam pa
    Shoqi i tij kurre nder ne s’ka ra
    Shka i ka thene baxhija e shkrete
    -N’mos bre femen, bir, do t’jete?
    Epja fyellin a thue po i bjen
    Epja i’ here lahuten n’dore
    Qitni strugen e unaza lodroni!
    Mire kan hanger e mire kan’ pi
    M’a pvete djalin prej kah je
    Po m’i thote: Omeri i ri
    I a ka dhane fyellin n’dore:
    Mjaft bukur po m’i bjen
    Shpejt m’i luen gishtat e dores
    Mire m’ia shjtejn frymen e gojes
    I a ka dhane lahuten n’dore:
    Mjaft bukur po m’i bjen
    E ma mire me kange po e ndjeke
    Kan qite strugen e kan lodrue
    Tri here djalin e paska cue
    Sa fort djali qi ashte ngushtue
    Shpejt te nana – tha – paska shkue
    Ka nise nanes – tha – me i diftue:
    Tri here kapuca qi m’ka cue
    E lahutes mire i ka ra
    Edhe fyellit si ma mire nuk ka
    Probatin – nane , po e xa
    Sa mire nanan a kujtue
    Ka marre djalin e m’aka sue:
    - Hajtni n’ode t’dy per me shtrue
    Po n’kjofte femen ka m’u diftue
    Gjume ne sy nuk ka me i shkue
    Te dy n’odre kan shkue me ra
    T’mira teshat m’i kan gjete
    Se shkoi nata cika kishte fjete
    Edhe djali tuj na ruejte
    Po hic cika s’kishte luejte
    Kur ka ague tha drita e bardhe
    Tha – te nana djali kishte dale:
    -Bet ne zotin – tha – mori nanae
    Si ka ra njashtu ka ndjehe
    Ka qite nana e i ka thane:
    -N’meshteri me dale n’dugaje
    Me na ble fyellin prej pirinxhit
    Me na marre furken e praruet
    N’dere te dyja me i a vndue
    Ne kjofte femen mos m’u kujtue
    Ajo furken ka me shikjue
    Sa shpejt djali qi a nise
    N’meshteri – tha – kenka shkue
    Fyell e furke - tha – i ka marre
    Fyell e furke mire i ka pague
    Ka marre rrugen e asht fillue
    N’der t’odes Omerit i a paska vndue
    Shpejt asht veshe cika e shpejt asht mbathe
    Paj ne dere – tha – kah ki’ pa’ dale
    Shtjelm bre furkes i paska ra
    M’a kap fyellin n’at dore t’bardhe
    Kurrsi ciken pisk s’po e xane
    Kan pi kafen me sheqer
    Fjala fjalen mire po e qet
    Kqyr Alia shka i ka thane;
    -Probatin, Omer, me t’xane
    Bet ne zotin Omeri i ka ba
    -Sot n’merak ty nuk po t’la
    Ktij balozit do t’i dal n’mejdan
    Zoti e din si kam m’u da
    Per ne kjofte rrezik me m’pre
    Edhe kryet mue me ma trete
    Marak ti per mue pse me mbete?
    Paj ne kjofte nafake per me pshtue
    Ksajt kah shpija kam me u diftue
    Atehere Alia – tha – e la me shkue
    I ka dhane doren e cika asht fillue
    Ne shpine te gjogut si i ka ra
    I a ka dhane t’madhe dorin
    Aty mire si ka pushue
    Ka lute zotin me i ndihmue
    -Zoti t’vrafte, Omer, - i paska thane –
    Qi t’ka lane Muja ktu me ardhe
    Kenke i ri un sot me t’carte
    S’tutet burri – tha baloz, me fjale
    Cili shoqin po e ndjek ma pare?
    Te dy n’gjoga jane zatete
    Ik ti djale, balozi te i ka thane
    Edhe mprapa ciken poma ndjeke
    Se sa vrap gjogat m’i kane lshue
    Se sa rebtas m’topuz kenkan gjue
    Sa fort cika i a ka ruejte
    Shpte per shpte atehre kenkan dredhe
    Te dy shpatat – tha si i kan ndeshe
    E balozit dy copesh po kputet
    Nj’atehere cika shpate po i bjen
    Dekun n’toke kjo po m’a qet
    M’i zdrype, gjogut , mbi te kcen
    Kurrsi kryet s’po mund i a merr
    Kaq per serei t’madh qi e kish ‘ pase
    Athere gjogut m’i bertet”
    Hajt bre, gjog, zoti ty t’vrafte!
    N’qerrazhi po due me t’shite
    E qymyr me bajte me ty
    N’mnere qymyrin gjogu e pat
    N’stom te lugut n’dy gjujt ra:
    Sa n’tdy gjujt gjogu ka pushue
    Ngjat balozit cika asht shtrengue
    E ka mrrote (e permblodhi) e n’shpine e ka vdue
    Ka marre rrugen – tha – per me kthye
    Ka marre rrugen n’shpi me shkeu
    Bash te i shoqei – tha kish ‘ pushue
    Qeft po bajne – tha – tu kendue e tuj pi
    M’kan shtrue buke edhe jane ngi
    Kan marre lojne me lodrue
    Ka nise drita me ague
    Asht ba gadi cika me u fillue
    Don Alia – tha – per me e ndalue
    -Ku po don, Omer me shkue-
    Probatina na sot pa u vllaznue?
    Bet ne zotin – Omeri i paska thane –
    Kurrnji pare me vedi nuk e kam
    Besen e zotit – tha me t’a dhane
    Se sot nji jave ne darsem kam me t’ardhe
    Se sot njijave ne darsem kem m’u pa
    Probatina atehre na kem m’u ba
    Njatehere Alia i ka besue
    Asht fillue cika e n’shpi ka shkue
    M’i ka dale plaku – tha – ne dere
    M’asht gezue baba – tha – nji here
    Tane Jutbinen – tha – e ka bashkue
    Per gjithe dite tuj pi e tuj kndue
    Erdh Orogu (koha e caktuar) nusja per me shkue
    ‘I qind darzmore Alia i paska cue
    Mire fejtaret fejve (fyejve) po m’u bijne
    Mire kalorsit gjogave , po m’u rrijne
    Kangataret s’po pushojne nji here
    Pushke tuj qite, dajre tuj ba
    Ne konak Alis i paskan ra
    Njimi vte darzmore bashkue m’i ka
    Mire me hanger – tha – u kish gatue
    Rreth e rrotull Alia tuj shikjue
    Kurrkund porben – tha me sy s’po e shef
    Kurrrkund proben – tha nder shok nuk e ndan
    -Ndalje kangen – tha dajre mos me ba
    Se’i probatin – tha – mue m’paska deke
    Sot nji jave tu un – tha – mik m’ka fjete
    Besen e zotit ai mue m’a ka dhane
    N’kjosha gjalle pa t’gzue s’due me t’lane
    Nder darzmore mue t’parin ke me m’pase
    Pushoi kanga, - tha e pitas gjithkush mbet
    Se as me shoqin kurrkush ma s’po flet
    Shka po i thot nusja vjerres s’vet
    -Me m’a thirre Alin ne dere
    N’dere te odes Alia paska dale
    I a ka thane nusja nj’a dy tri fjale
    I a ka thene nusja e i ka ba be
    N’dac Ali me m’vra e me m’pre
    Mik sot nji jave ktu mue m’ke pase
    -Hajt ty hajrin per me t’a pa!
    N’ode te miqt Alia paska shkue;
    -Nisni pijen, shoke, nisni me kndue;
    Probatini tek m’ka ardhe mue
    Kshtu m’kan thane, se atje nuk jam kane.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Shigjeta te lumshin duart qe i solle keto kenge kreshnikeve ketu.Shume te bukura,dhe tregojn tamam besen e Shqiptarit.U kenaqa tu i lexu.
    Pershendetje nga Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •