-
Pėr: Cikli i Kreshnikėve
Nga Libri i Kole Jakoves Kreshniket
Popuili ynė e ka ēmuar me shekuj pasurinė qė pėrfaqėson.
Cikli i Kreshnikėve.
Ai e ka ruajtur me xhelozi kėtė e ka pėrpunuar, ia ka pėrshtatur kohės duke shtuar, duke hequr dhe duke bėrė seleksionimin sipas normave tė artit oral kreshnik shqiptar.
I them art kreshnik shqiptar mbasi ka karakteristikat e tija tė veēanta, si nė gjuhė e nė shprehje, ashtu edhe nė krijimin e personazheve dhe tė ngjarjeve me forcė epike.
Cikli i Kreshnikėve ėshtė i ngjeshur me legjenda, me mitologji ilire, me Orė e Zana qė kanė forcė magjike, njėherit dhe kufizim tė kėsaj force.
Tė gjitha kėto bashkė, me mėnyrėn e tė konceptuarit tė jetės, me pėrshkrimet e natyrės dhe te mjediseve ku zhvillohen ngjarjet, me zakonet, heroikėn dhe bukurinė e virtyteve, pėrbėjn;,,, sėbashku atė qė unė do ta quaja art kreshnik.
Nuk kam ndėr mend tė bėj fjalė pėr historikun e kėtij Cikli, pėr kohėn kur u lind dhe u zhvillua, ēfarė lidhjesh pati me eposet e ciklet e lashta tė popujve tė Evropės, ēfarė mori dhe ēfarė dha ndėr ta.
Kjo i takon shkencėtarėve.
Unė do tė shpreh kėtu mendimet e mija pėr Ciklin.
Ideja dhe dėshira pėr tė shkruar njė poemė pėr kreshnikėt mė ka cytė qė kur isha fare i ri.
Ėndėrroja tė shkruaja nė bazė tė varianteve tė ciklit njė poemė tė plotė me bosht organik kompozicional, me personazhe dhe situata interesante, duke ruajtur nė pėrgjithėsi gjuhėn, mjedisin dhe frymėn popullore qė e karakterizon ciklin e kreshnikėve.
Nė kėtė mėnyrė kėrkoja tė shkrihesha me qindra dhe qindra rapsodė popullorė, qė me talentin e tyre tė rallė e pėrcollėn ciklin deri nė ditėt tona.
Pėr kėtė mė duhej pa tjetėr tė kujdesesha nė radhė tė parė pėr tė pasqyruar sa mė besnikėrisht mėnyrėn e tė shprehurit tė gjuhės sė rapsodėve.
Kjo gjuhė, siē dihet ruan epikėn e tė folmes sė veriut.
vazhdon
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 04-11-2019 mė 16:43
-
-
Pėr: Cikli i Kreshnikėve
Po tė pėrpiqej dikush pėr ta kthyer kėtė vepėr nė gjuhėn e jugut, atėherė cikli do tė humbte gjithė pasurinė e bukurinė e tij dhe nė fakt do tė bėhej i pa vlefshėm.
Kur them kėtė, kam parasysh deri nė imtėsi konstruktet, trajtat e deri detalet mė tė imta qė ka gjuha e shprchjes poetike nė Ciklin e Kreshnikėve.
Siē dihet materiali i Ciklit, i ardhur nga shekujt e largėt, ka kaluar nėpėr mija e mija rapsod, disa tė talentuar e disa mė pak tė talentuar, tė cilėt kanė shtuar, shkurtuar e vepruar mbi tė ashtu si ua ka marrė mendja. Megjithatė, te ne diēka ka arritur e nė disa raste kanė arritur pjesė tė goditura, qė janė sot xhevahire tė vėrteta tė poezisė sonė nė pėrgjithėsi.
Do tė pėrmend kėtu kėngėn epike tė Gjergj Elez Alisė, e cila ėshtė krenari e poezisė sonė.
Si kjo kėngė, si dhe vajtimi i Ajkunės janė kulme poetike tė paarritshėm. Unė mendoj se edhe shumė gjėra tė bukura edhe kanė humbur.
Vetė kėto fragmente, si dhe vetė cikli tregojnė qartė se dikur, nė motin e lashtė, ne kemi pasė tė bėjmė me njė epos tė bukur, i cili gjatė shekujve u fragmentarizua.
Prej ketij eposi u shkėputėn mikrodrama dhe mikrotregime,
U futėn ngjarje tė reja dhe, pak pa humbur fare, arritėn pėr fatin tonė tė madh nė duart tona.
Arriti njė shumicė variantesh, njė shumicė interpretimesh tė ndryshme, tė cilat shpesh nuk kishin tė bėnin fare me njėri-tjetrin.
Ndėr ta pasqyroheshin copėza tė historisė sė lashtė, tė cilat duke udhėtuar ndėr shekuj na jepnin shenja tė njė historie mė tė re, tė islamizuar, e tė pėrpunuar sipas situatave qė kalonin variantet, pra vetė rapsodėt.
Cikli si qendėr tė kreshnikėve na jep Jutbinėn.
Pra edhe unė poemėn time e vendos nė Jutbinė dhe nė ato qendra qė pėrmend Cikli.
Pėr tė qenė mė afėr realitetit historik, aq sa del nga vetė Cikli, unė i kam vendosur ngjarjet nė shekujt nėntė-dhjetė-njėmbėdhjetė.
Kėto mund tė kenė ndodhur shumė mė pėrpara dhe ndoshta jo nė atė vend qė pėrmend Cikli e qė pėrmenden edhe nė poemė, por unė krijoj sipas ciklit dhe sipas tė, dhėnave tė mbledhura andej e kėndej.
Variantet e ndryshme tė Ciklit, si tė pėrbashkėt kanė zėrit Mujo dhe Halil, tė cilėt tė kujtojnė vėllezėrit Dioskurė.
Kėndej duken simptomat e njė kohe shumė tė lashtė tė Eposit.
Bashkė me Mujin dhe Halilin veprojnė edhe njė tubė kreshnikėsh tė tjerė si Zuku Bajraktar, Omiri e plot tė tjerė, me emra islamikė, qė tė kujtojnė kohėn e okupacionit turk.
Dalin edhe njė sėrė krajlash, kapedanėsh, hambashėsh, qė u bien nė qafė vendasve, tė cilėt ruajnė bagėtitė, bunet dhe shtepite e tyre.
vazhdon
-
-
Pėr: Cikli i Kreshnikėve
Sipas ciklit del se vendasit ishin njė etni ilire, qė banonin nė njė vend pak a shumė malor andej afėr Bosnjės.
Kėta kishin si kryeqendėr Jutbinėn e mandej me radhė Klladushėn, Lugjet e Verdha bashkė me bjeshkė e kullota tė pasura me mija bagėti e qindra barij e stane ēonin jetėn si blegtore te zot dhe trima.
Jutbina, si kryeqendėr, del nė Cikėl se ka pazar, pra ishte qytet me artizanat.
Kishte berber, nallbanė, saraēė, robaqeps etj.
Njerėzia merrej me blegtori, por punonin edhe tokėn pėr drithra.
Kishin vreshta, bletė dhe pemė.
Punonin leshin dhe lirin.
Muji me Hlilin dhe me tridhjetė agot'1 ishin gjithn, gadishmėri pėr tė luftuar kundėr cubave, qė dėrgonin pėr tė grabitur bagėtitė e tyre.
Kur vallė kenė ndodhur gjithė kėto ngjarje? Sigurisht gjurmėt janė tė vjetra. S'ėshtė ēudi qė mbi skeletin e njė eposi tė stėrlashtė, nė njė kohė tė caktuar, lindi njė epos i ri.
Ky epos sipas mendimit tim ka lidhje me dyndjet sllave nė Ballkan.' Doemos Ballkan e sidomos ai i sipėrmi, nga luftrat, kryengritjet kundėr
Romes, nga epidemitė dhe mungesa e bukės u shkretua mjaft.
Fiset ilire u rralluan, zona tė tėra mbetėn shkret.
Kėshtu grumbuj endacakėsh sllavė tė ardhur qė nga liqeni Bajkal, gjetėn vend pėr tė ndėrtuar bunet e tyre dhe pėr tė kullotur ato tė pakta bagėti qė sillnin me vete. Siē thuhet, sllavėt e njihnin mirė bujqėsinė.
Prej tyre nisėn tė mėsojnė mjaft gjėra edhe fiset ilire qė kishin mbijetuar nė ato anė. Edhe sllavėt kishin mjaft gjėra pėr tė mėsuar nga fiset ilire, sidomos nė blegtori. Bashkėjetonin pa grindje, bile e ndihmonin njėri-tjetrin. Ilirėve tashti u ksh humbur emri i vjetėr d,m, quheshin arbanė.
Sllavet i thėrrisnin raban, se kėshtu u vinte mė pėr mbarė. Gati si nė njė simbiozė, kaluan tre shekuj, pa ekcese.
Por koha dhe rrethanat ndryshuan.
Nė Ballkan vėrshoi nje shumicė e madhe sllavėsh.
Tek ata, Knjazėt e dikurshėm tė grupeve tė vogla u bėnė krajla, qė kishin rreth vetes me mijėra luftėtarė, kapedanė, vojvodė dhe trima qė u binin nė qafė sidomos bagėtive tė «rabanėve».
Vendasit, krajlat e cubat i quanin tė huaj, tė ardhur qė pėrpiqeshin t'i zbonin vendasit prej tokave tė tyre ose tibenin robe.
1. Ago — Titull fisnikrije nė mesjetėn e lashtė.
Emri mbijetoi nė legjendėn «Ago Imiri».
Emri Ago dėgjohet edhe sot e kėsaj dite sidomos nė jug.
vazhdon
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 04-11-2019 mė 16:47
-
-
Pėr: Cikli i Kreshnikėve
Simbioza pak a shumė e qetė e dikurshme humbi.
Vendasit, qe tashti nė ato zona kishin ngelė si ishuj etnije, luftonin kundėr shkjeve (sllavėve) dhe mbronin me guxim tokat, bjeshkėt e nuk pranonin tė bėheshin skllavė e t'u nėnshtroheshin krajlave tė huaj. Kėshtu ndodhi edhe me etninė e zonės sė Jutbinės dhe tė Krahinės.
Veē tė tjerave, fiset arbane e sllave kishin fe tė ndryshme.
Kristianizmi romak nuk filtrol sa duhet nė fiset e vjetra ilire.
Ilirėt qenė mė materialistė.
Nuk i beskmin edhe aq jetės sė pėrtej varrit.
Ata mbanin fene c tyre tė vjetėr, qė ishte mė afėr natyrs:.
Besonin nė, ore e zana, nė qėnie mitologjike, nė yshtje dhe magji tė trashhguara nga ilirėt e lashtė.
Sllavėt e lanė fenė e vjetėr dhe perqfuan fenė kristiane tė Bizantit.
Ata qenė mė tė dhėnė pas feje.
Nė cikėl feja nuk luan ndonjė rol. Luftat kanė karakter thjesht grabitqar nga ana e sllavėve dhe karakter mbrojtes nga ana e arbanėve.
,
Cikli ka ardhė deri nė ditėt tona i vargezuar.
Unė mbaj mend, kur ishai vogėl, aty te vatra malhsore te; Dukagjinit dhe tė Malesisė sė Madhe flisnin pėr trimerin dhe bemat e Mujit dhe tė Halilit.
Ata i tregonin nė forme perralle.
Shumė rrallė i recitonin nė vargje ose i pėrcillnin me lahut.
Kjo ndodhtc se ata qė vinin si miq nė shtepi tone nuk kishin lahutė me vete.
Kur ne tė rrallė ndonjeri sIllte ndonje lahutė dhe i binte, atėherė bėmat e kreshnikeve fitonin nje bukuri tė tillė malėsore qe edhe sot kur i kujtoj ngjall emocione.
Shumė nga kėto tregime qė unė i pata digjuar si femijė nė formė pėrrallash, nuk i kam hasur mė vone te botuara nė vargje.
Nuk i pėrmbante as kolona e vitit trldhjete eshtata kur qenė shtypur mjaft variante tė ciklit.
Tregime gojore tebėmave tė kreshnikėve kam dėgjuar dhe kur u rita.
Sot kjo formė e tė treguarit kam frikė se ka humbur dhe me te ka rrezik tė kenė humbur shumė ngjarje, shposh mjaft interesante, qė nuk i ka cikli i vargėzuar.
Nė qofte se ne vepren qė paraqes ka disa ngjarje si Martesa e Nores, historla e dymbėdhjetė kalamajve qė kėrkon t'i presė krajlo Radi dhe ndonjė tjetėr, tė gjitha kėto janė reminishenca th tregimeve te pleqve netėve tė dimrit aty te vatra kur unė nuk ikisha as dhjetė vjet.
Nė shekullin IX, X e XI, kur supozohet se kane ndodhur kėto ngjarje,emri ilir kishte humbur.vazhdon
-
-
Pėr: Cikli i Kreshnikėve
Fise tė ndryshme quheshin me emra tė tjerė si Arb, Madhej (sigurisht nga fjala imadh)
Kėta banonin rreth Bosnjės.
Emri arb fillon e 'del qė nė shekullin e pestė, afėr Zadarit tė sotėm. Shekuj mė parė ky emėr pėrmendej nga Ptolomeu afėr Krujės.
Emri Mujo mendoj se vjen nga fjala Mundės (Fitimtar).
Edhe Cikli e pėrmend kėtė dukuri.
Pėrsa i pėrket fjalės Halil mbėshtetem nė njė lloj zbėrthimi qė i ka dhėnė Ēabej kėsaj fjale.
Ai e nxjerr si kompozitė tė fjalės ilire Hal-(i shndritshėm) dhe fjalės yll,
Pėrsa i pėrket emrit Gjergj Elez Alia ashtu dhe fjalės Halil i kam lėnė nė vepėr ashtu siē i pėrmend populli.
Unė mendoj se emri ivėrtetė i heroit tė popullit tonė dikur duhet tė ketė qenė Gjergj Aleks Ilia.
Emri Gjergj nuk u islamizua dot, kurse Aleks ishte e lehtė tė bėhej Elez dhe Ilia tė bėhej Alia. Kėshtu mbeti emri Gjergj, siē njihet sot nė popull. Siē del edhe nė vepėr, etnia e vogėl e Jutbinės qėndroi sa mundi pėr tė ruajtur tokat, bjeshkėt, trojet, gjuhėn, zakonet dhe pėr tė mos iu nėnshtruar kurrsesi tė huajit.
Pikėrisht kėto lufta pasqyron edhe vepra.
Nė fund, presioni i madh, ushtria e shumtė bėnė qė etnia tė pushtohet nga krajlat. Jutbina u dogj.
Njė pjesė e popullsisė mori rrugėt duke lėnė tokat, bjeshkėt, trojet e me to edhe zemrat e tyre.
Shkuan atje ku flitej gjuha e tyre dhe ku e ndjenin veten mė tė sigurtė. Pra shumė iu futėn Rrafshit tė Dukagjinit.
Njė pjesė e mirė mori rrugėn e Malėsisė sė Madhe.
Deri vonė malėsorėt pleq tė Malėsisė sė Madhe thoshin se kemi ardhur nga Bosnja.
Njė pjesė shkuan nė rrethet e Ulqinit dhe tė Tivarit, kurse njė pjesė tjetėr iu veshėn Malėsisė sė Krajės.
Por shumica nuk i lėshuan trojet dhe tokat. Ndejėn aty duke i rezistuar pushtetit.
Nuk ishin pak. Sipas njė ankete tė shekullit tė kaluar, siē del nga dorėshkrimi i studiuesit Veiz Sejko, studim me vlerė tė madhe pėr historinė e popullit tonė (i cili me sa di flen nė arkivin e Institutit tė Kulturės popullore) gjashtėdhjetė pėr qind ishin vendas tė lashtė, pra ilirė, tridhjetė pėr qind kroatė dhe kusuri serbė e dalmatė. Vendasit u pėrzien me kroatė e serbė dhe krijuan njė amal-gamė dhe e quajtėn veten boshnjakė.
Pas djegies sė Jutbinės dhe pas humbjes sė gjuhės dhe tė fesė, vendasit u sllavizuan nė atė mėnyrėn e tyre. Pra tashti nuk mund t'i kėndonin mė Mujit e Halilit, siē i kishin kėnduar dikur.
Nė rapsoditė e ciklit tė sllavizuar Muji hyn nė shėrbirn tė krajlave dhe lufton kundėr arbanėve. Tashti cikli kėndohej nė gjuhėn sllave. Kaluan shekuj dhe erdhi okupacioni turk. Vendasit nuk e patėn tė vėshtirė tė braktisin fenė ortodokse dhe tė bėheshin myslimanė. vazhdon
-
-
Pėr: Cikli i Kreshnikėve
Kjo ndodhi nė pėrgjithėsi me vendasit ilirė, tek tė cilėt feja nuk kishte rrėnjė tė thella.
Ėshtė pėr t'u ēuditė se si pikėrisht kėta, kur pėrfaqėsuan fenė islame u bėnė fanatikė tė tėrbuar.
Si neofitė qėndrojnė edhe sot muslimanė(!) Nuk pranojnė se janė ilirė as sllavė por muslimanė(!).
Shkrimtari dhe studiuesi Veiz Sejko, ka bėrė njė studim tė thellė tė ciklit tė Kreshnikėve.
Ai ka shėtitė pothuaj me kėmbė gjithė Bosnjen, Kroacinė dhe Dalmacinė. Kudo nėpėr Bosnje ka vėrejtė toponomi iliro-arbe, pra toponomi shqiptare.
Tė tilla toponomi egzistojnė edhe sot e kėsaj dite.
Nė studimin e tij Sejko vėrteton ndryshimet qė kanė ndodhur nė cikėl si-domos pas okupacronit turk.
Cikli tashti u bė mysliman.
Bėmat e Ciklit iu veshėn Turqisė. dhe Halili u vunė nė shėrbime tė sulltanit.
Vėrtetė kėndohej nė gjuhėn silave, por cikli tashti nuk i kėndonte mė as arbve tė dikurshėm, as sllavėve.
Ai kėndonte sulltanit dhe Turqisė.
Mujin e Halilin sulltani i quante evlat. Kur binte ngusht ēonte dhe i thėrriste dhe kėta «evlatė» tė sulltanit bėnin trimėritė mė tė ēuditshme.
Atėherė sulltani i falėnderente dhe i mbushte me dhurata tė ēmueshme. Heronjtė e Ciklit morėn emra islamikė. Vetė Muji u quajt Mustafa.
Cikli mori njė rrugė krejtėsisht tjetėr, i humbi karakteristikat e vjetra. Lindėn bėma tė tjera, tė cilat iu veshėn Cikiit.
Shumica e kėtyre bėmave nuk kishte tė bėnte fare me bėmat e dikurshme, qė ishin mė tė bukura dhe shumė bindėse.
Cikli qė morėn arbėt me vete kur u dogj Jutbina mbeti me atė pėrmbajtje tė lashtė, tė luftės kundėr krajlave grabitqarė.
Pra cikli i lashtė i shqiptarėve, megjithėse mori emra islamikė prap mbeti shqiptar.
Ai as e zė nė gojė sulltanin
Edhe kur e pėrmend nė njė kėngė, tallet me tė.
Ciklit tonė, siē e thashė edhe mė lart, nuk i humbi gjinaliteti.
Ai ngeli thjesht shqiptar, si nė mėnyrėn e tė menduarit, nė mitologjinė, nė interpretimin e natyrės ashtu edhe nė gjuhė.
Gjuha e Ciklit me shprehjet c saja malėsore ėshtė karakteristikė e malėsorėve tė Veriut e sidomos e Kosovės.
Si kosovarėt, si dhe malėsorėt, e ndjejnė nė thellėsi shpirt Ciklin, ashtu siē e ndjejnė dhe muzikėn e lashtė origjinale tė pėrciellur me lahutė.
Njė muzikė e duket sikur vjen nga thellėsia e shekujve dhe e ka ndejen ndėr bjeshkėt nė male plot me borė, me bar dhe me bagėti.
Pėrsa i pėrket interpretimit tė ngjarjeve tė ciklit unė nė kėto «Dy fjalė» i kam ndejė pothuaj krejtėsisht interpretimit qė i bėn vetė cikli kėtyre ngjarjeve. Pra nuk kam pretendime qė cikli tė ketė pasqyruar edhe tė vėrtetėn historike.
8 - 9
E them megjithė zemėr se veprėn e shkrova pėr tė sotmen, por me dėshirėn pėr t'u lėnė brezave tė ardhshėm njė dėshmi artistike tė gjenisė sė kėtij populli nga mė tė lashtėt e Ballkanit dhe tė Evropės.
Dhe jam pėrpjekė qė veprėn ta bėj tė kuptueshme pėr mbarė popullin shqiptar.
Dėshira ime ėshtė qė vepra jo vetėm tė kuptohet por edhe tė ndjehet nga tė gjithė, tė ndjehet ashtu siē do ta ndjenė kosovarėt e Malėsorėt. Po u arrit kjo, do tė jetė sodisfakcioni im mė i madh nė kėtė fund jete.
E ndjej pėr detyrė t'i kujtoj me veneracion mjeshtėrit e mėdhenj popullorė qė me punėn e veprėn e tyre mė ndihmuan qė nė fėmijni pėr ta kuptuar nė thellėsi Ciklin, kėtė monument kombėtar unik nė madhėshtinė e tij.
Nėrkaq pėrkulem me nderim para kujtimit tė poetit tonė tė Madh e tė pa krahasueshėm Fishtės, mėsuesit tim tė klasės sė katėrt fillore, i cili edhe kur ishim nė moshėn mė tė njomė na fliste nė mėnyrė mahnitese pėr bėmat e kreshnikėve dhe me veprėn e tij poetike edukoi nė shpirtin e popullit dashurinė pėr atdheun, pėr natyrėn shqiptare, krenarinė, heroikėn, epikėn, bukurinė lirike dhe ēdo gjė fisnike e tė lartė qė trashėguam nga shekujt.
Po kėshtu pėrkulem me nderim para mėsuesve tė mi tė gjimnazit franēeskan Pader Bernardin Palajt dhe Pader Donat Kurtit, qė dhanė njė kontribut tė ēmueshėm nė mbledhjen, pėrmirėsimin, interpretimin dhe nė ruajtjen me xhelozi tė kėtij cikli.
Njėherėsh e ndjej pėr detyrė shpreh mirėnjohje pėr bashkėkohės tė mij krijues e studiues, tė cilėt nxitėn dhe vlerėsuan punėn time pėr hartimin e poemės epike «Kreshnikėt». Dhe kėshtu, udhė tė bare.«Kreshnikėve» tė lashtė
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Histori kurrė e shkrueme (AT ZEF PLLUMI)
Nė kėtė forum ka mjaftė gjėra interesante dhe mendoj se nė tė ardhmen do tė sjelli edhe unė disa nga ato qė kam hulumtuar
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Marashi : 24-01-2021 mė 17:28
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt