Krahian e Tanushes e kenduar nga rapsodet Salih dhe Ali Krasniqi nga drenovci i Llapushes
SHKOZA nga Prizreni
Krahian e Tanushes e kenduar nga rapsodet Salih dhe Ali Krasniqi nga drenovci i Llapushes
SHKOZA nga Prizreni
ATDHEU MBI TE GJITHA
Krahina e Rrethimit te Mujes kenduar nga rapsodi Sefe Mleqani nga Mleqani i Llapushes
SHKOZA nga Prizreni
ATDHEU MBI TE GJITHA
Gjergj Elez Alia ėshtė krejt jashtė kategorisė sė kreshnikėve. Sepse nuk i pėrket periudhės sė dyndjeve sllave, por periudhės sė Arbėrit. Bajlozi duhet tė ketė qenė ndonjė nga kalorėsit feudalė arabė qė kanė zbarkuar nėn pushtetin e mbretit gjerman Hohenshtaufen i cili pushtoi taljant e jugut, e pastaj erdhi nė Shqipėri. Kėshtu mund tė kenė shfrytėzu rastin pėr t'ia mbath bujkėrobėrve tė vet ndonjė emėr islamik. Ka edhe gjenealogji si psh ajo e fisit tė Thaēit nė Pukė, ku sipas llogaritjes, gjatė kėsaj kohe emrat arbėreshė (shqip) zėvendėsohen me emra islamikė tė cilėt mė pas zėvendėsohen me tė krishterė.ēfar gjuhe jan keta emra Mujo, Halil, Hajkune etj. ... ose Elez e Ali (Gjegj Elez Alia) ???
Gjergj Elez Alia i pėrket edhe njė periudhe tjetėr edhe njė vendi tjetėr.
Gjatė gjithė kohė ka pas dy komunitete, njėri arbėresh aty ku jemi sot,. dhe tjetri kreshnik atje nė Jutbinė. Kėshtu Gjergj Elez Alia si kangė asht kriju nė Arbėri, kurse kangėt kreshnike janė kriju nė Krahinė.
Gjeto Basho Muji -siē e sheh ka emrin Gjeto, dhe mbiemri Basha, edhe sot ka mbiemėr Basha nė trojet tona, edhe tek kreshnikėt ekzistonte Basha si emėr njeriu (Basho Jona). Muji si pseudonim i tij vje nga 'muj', e kundėrta e 'smuj'. Muj ėshtė mundja, forca, e s'muj osht sėmundja, smuja.
Dmth Muja edhe Smuja
Sokol Basha (medoemos duhet tė ketė tė njėjtin mbiemėr sikurse vėllai se tė nji babe janė), dhe merr emrin Halil nga ndikimi turk. Ajkune rrjedh nga Ajkė (e bardhė si ajka).
Testim eshte shume e quditshme qe edhe kreshniku Gjergj Elez Alia permendet ne Bosnje. Te lutem qfare shpjegimi do t'i jepnit ketij paragrafi :
,, National heroes are typically historical figures, whose life and skill in battle are emphasised. These include figures such as Gazi Husrev-beg, the second Ottoman governor of Bosnia who conquered many territories in Dalmatia, Northern Bosnia, and Croatia, and Gerz Eljaz Đerzelez Alija, an almost mythic character who even the Ottoman Sultan was said to have called "A Hero".
SHKOZA nga Prizreni
ATDHEU MBI TE GJITHA
Per kenget kreshnike qe i kendojne ne bosne,ikan kopju nga shqiptaret,nji studius qe spo me kujtohet qitash,vet e cek ata qe kendojshin jon kon me kapuqa te bardhe.
Njifar rapsodi injohur nga Kosova qe ka emigru ne Novi pazar S.Uglanini der ne moshen 38 vjeq ka kendu shqip me von boshnjakqe.
Kreu I
Monodia popullore, shikim nė tė kaluarėn
Lidhur me tė dhėnat mbi kėngėtimin dhe strukturėn e ndėrtimit monodik tė muzikės popullore shqiptare, duhet tė themi se ato na vijnė nga drejtime tė ndryshme, por sė pari prej zbulimeve arkeologjike tė bėra mbi territorin ku sot konstatohet i kėnduari muzikor monodik. Prof. Sokoli, ndėr tė dhėnat pėr ekzistencėn e kulturės muzikore monodike tė shqiptarėve veriorė, evidenton atė qė lidhet me zbulimin e njė vegle muzikore nė vendbanimin parahistorik tė Runikut-Kosovė. Sipas tij, kjo vegėl frymore i pėrket epokės sė mesme tė neolitit[2]. Kjo ėshtė njė vegėl paramuzikore unitare pėrsa u pėrket pėrhapjes dhe ndėrtimit. Kjo vegėl, e cila mė vonė u quajt okarina[3] pėr shkak tė disa ngjashmėrive me kėtė vegėl, e cila ėshtė konstatuar edhe nė popuj tė tjerė. Sipas Munishit, okarina ėshtė e punuar prej argjile dhe gjatėsia e saj ėshtė 6-7cm, gjerėsia rreth 5 cm. Okarina e Runikut ka 2+1 vrima dhe ėshtė mė e vogėl sesa okarinat e tjera tė ngjashme tė gjetura nė Kinė, Brazil, nė Afrikė e gjetiu. Dy vrimat qė gjenden pėranash kanė nje diametėr 8 mm, kurse ajo qė gjendet nė krye ėshtė rreth 10 mm. Ka njė lidhje tė padukshme tė okarinės nė ndėrtim me veglat e tjera popullore paramuzikore prej balte, si shtambushka, bardhashka ose gėrēaku, tė pėrdorura pėr tė nxjerrė efekte, si fishkėllima etj. Kjo gjė, gjithashtu, dėshmohet edhe nga autorėt antikė kur thuhet se dardanėt pėrdornin nė festat dhe gėzimet e tyre veglėn e fyellit[4]. Nga shek. XV para Kishtit, kemi, gjithashtu, edhe njė unazė tė gjetur nė njė kodėrvarr ilir nė Ēinamik tė Lumės. Nė gurrin e unazės ėshtė gdhendur figura e Panit brinoē me kėmbė dhie duke i rėnė njė vegla frymore me dy tyta tė bigėzuara[5].
Ekzistenca e kėsaj tradite tė fuqishme nė muzikėn popullore tė Shqipėrisė Veriore ka bėrė qė, qysh herėt, studiuesit tė venė re ndikimin e kėsaj tradite nė veprat e muzikės sė kultit. Konkretisht, nė himnin Te Deum[6], tė krijuar nga prifti shqiptar i shek. IV, Niketė Dardani, ėshtė vėnė nė dukje nėnshtresa e elementeve tė traditės vendase[7]. Sipas prof. Ēabejt, nė njė tjetėr dokument tė vitit 1285 pėr ekzistencėn e gjuhės shqipe tė gjendur nė arkivat e Dubrovnikut (Raguzės) thuhet: dėgjova njė zė qė thėrriste nė mal nė gjuhėn shqipe[8]. Kėtu besojmė se dėgjuesi nė fjalė ka pasur parasysh aktin e kėngėtimit nė distancė tė kėngėve maje-kraje. Prof. Sokoli[9] pėrmend, gjithashtu, edhe njė fakt historik tė vitit 1395, fakt i cili lidhet me pjesėmarrjen e disa muziktarėve popullorė nė panairin e manastirit tė Rotezit (nė Veri tė Shqipėrisė) etj.
Mė tej, nė regjistrat osmanė tė shek. XVI, gjejmė tė shėnuar profesionin e muziktarit orkestrant tė Beratit tė quajtur me emrin mehter. Mė pas, njė tjetėr tė dhėnė mbi ekzistencėn e formacioneve muzikore interpretuese, po nė Berat, e jep Evlia Ēelepia, mė 1670-ėn. Kėtu do tė renditim edhe tė dhėnat qė na vijnė tashmė prej veprave tė letėrsisė, si p.sh., informacionet qė jep Marin Barleti pėr tė qarėn e Lekė Dukagjinit mbi vdekjen e Skėnderbeut, atė pėr veglat muzikore tek Meshari-1555 i Gjon Buzukut, Pjetėr Bogdani tek Ēeta e Profetėve etj. Nė prozėn poetike tė Bogdanit (Vajtimi i nėnės pėrpara tė birit dhe Nxėnėsit pėr mėsuesin), ėshtė konstatuar ndėrtimi nė ligjėratė tė drejtė me apostrofime tė drejtpėrdrejta e tė thekshme, ashtu siē ndėrtohen vajet popullore tė shqiptarėve[10].
Shtjefėn Gjeēovi, mė 1905-ėn, vuri nė pah, nė shtypin e atyre viteve, vlerat e mėdha tė kėngėve legjendare. Krahas saj, gjatė punės studimore qė bėri pėr mbledhjen dhe botimin e Kanunit tė Lekė Dukagjinit, gjejmė sesa fort ishte ndėrfutur muzika nė jetėn dhe vdekjen e shqiptarėve. Nė kreun IV, pika 46, -Dasma, pėrcaktohet se, nė dasmė: pika e dhe g legjitimohen kėnga dhe vallja[11]. Interesimi mė i plotė nė kėto vite fokusohet nė emrin e Patėr Bernardin Palajt, i cili prej vitit 1919 filloi mbledhjen dhe sistemimin e eposit verior duke prezantuar mė 1924 tek Hylli i Dritės se kėngėt e kreshnikėve jo veē se sishin pėr tu pėrbuzė, por pėrkundrazi do tė ēmoheshin si visare literatyre, si monumente tė gjalla fisnikije shpirtnore e si pėrfytyrimet e pastėrta tė karakteristikave kombtare[12]. Puna e patėrve franēeskanė u finalizua me botimin nė vitin 1937 tė vėllimit Visaret e kombit-4, Vėll. II, Kangė kreshnikėsh dhe legenda etj.
Nė vitet 1933-1934, nė Novipazar, realizohet njė ekspeditė folklorike e kryer nga ana e Universitetit tė Harvardit e cila pėrbėhej nga punonjėsit shkencorė Milman Peri dhe Albert Lord. Interesi ynė pėr tė lidhet me faktin se katėr nga pesė rapsodėt e shfrytėzuar pėr kėrkime dhe mbledhje folklorike ishin me origjinė shqiptare. Rapsodėt ishin: Sali Uglanini, Xhemal Zogiqi (Zogu), Sulejman Makiqi dhe Ali Fulanini. Rapsodi i pestė ishte nga Hercegovina me emrin Sulejman Fortiqi. Me materialet e mbledhura prej tyre, nė vitet 1953-54 u botuan dy vėllime folklorike[13]. Mė 1934-ėn, prof. Eqrem Ēabej, duke folur pėr kėngėt epike tė shqiptarėve, vė re se nė Veri kėto kėngė pėrcillen me lahutė[14]. Mė tej evidenton edhe kėngėt me tepsi nė tė cilat kėngėtarja gjatė kėngėtimit rrotullon me tė shpejtė njė tepsi bakri[15]. Disa vjet mė vonė, lidhur me muzikėn qytetare tė Shqipėrisė Veriore, ai, gjithashtu, vėren magjinė e tyre orientale, ndėrkohė qė, sipas tij, meloditė qė do tė jenė muzikalisht dhe kronologjikisht mė tė vjetra, rrojnė nė kėngėt e Malėsorėve tė Shqipėrisė Veriore. Kjo kėngė solo e fortė ėshtė shprehja e qėmoēme e malėsorit tė lirė, gjurma tingėllore e fundit e shtresės primere tė kulturės shqiptare[16]. Kėtu do tė renditnim edhe kontributet modeste qė dhanė Pjetėr Dungu, mė 1940 me botimin e transkiptimeve me muzikė popullore Lyra Shqiptare, si dhe Gjon Kujxhia me Valle kombėtare, tė botuar nė Firence mė 1943-shin.
Realisht, vetėm pas Ēlirimit u bė e mundur tė thelloheshin studimet edhe nė folklorin muzikor, qė pėrfshinte kryesisht monodinė popullore. Punimi i parė i plotė mbi tė gjendet nė veprėn e prof. R.Sokolit Folklori muzikor shqiptar-morfologjia, Tiranė, 1965. Pas kėsaj vepre, punime tė tjera shkencore me peshė, si Kėngėt malėsorēe shqiptare i dr. Rexhep Munishit, Prishtinė, 1987; Veglat muzikore tė popullit shqiptar i autorėve Sokoli, Miso etj, sollėn njė zgjerim tė informacionit dhe tė klasifikimit shkencor mbi kėtė pjesė tė rėndėsishme tė folklorit muzikor shqiptar.
--------------------------------------------------------------------------------
[2] Ramadan Sokoli, Piro Miso, Veglat muzikore tė popullit shqiptar, Tiranė, 1991, fq. 26. Studim i cit.
[3]Sokoli Ramadan, Miso Piro, Veglat muzikore tė popullit shqiptar, Tiranė, 1991; Munishi Rexhep, Njoftime organologjike pėr okarinėn, Gjurmime albanologjike, Prishtinė 26/1996
[4] Shiko dhe Ceka Neritan, ILIRĖT, Tiranė, 2000, fq. 224
[5] Po aty, fq. 27.
[6]Sipas Emanuel P: Te Deum-i i pakrahasueshėm ėshtė njė himn mė vete, organizimi i tė cilit pėrmban njėherėsh-duke gjykuar vetėm nga format e jashtme-psalmen dhe sekuencėn. Veēse ai u ėshtė nėnshtruar ripunimit dhe shtesave. Sado e bukur qoftė kjo formė bastarde, nė gjendjen e sotme ajo nuk mund tė hedhė asnjėlloj drite mbi ndėrtimin e vet primitiv. Shqyrtimi i vėmendshėm i pjesėve tė tij tė mrekullueshme ėshtė i mjaftueshėm pėr tė zbuluar se me ēfarė arti ėshtė bėrė organizimi ekonomik i tyre. Fatkeqėsisht, leximi do tė ishte mė i mirė sesa dėgjimi i tyre! Sepse, nė tė gjitha kishat, ato ēnatyrohen nėpėrmjet ekzekutimit.
[7]R.Sokoli.16 shekuj, fq. 27, Tiranė. Studim i cit.
[8]Eqrem Ēabej, Studime gjuhėsore, Vėll. IV, Prishtinė, 1977, fq. 164. Teksti nė latinisht: audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca.
[9]Ramadan Sokoli, Figura e Skėnderbeut nė muzikė, Tiranė, 1978, fq. 33.
[10] Androkli Kostallari, Pjetėr Bogdani dhe gjuha letrare shqipe, fq. 44, tek Pjeter Bogdani dhe vepra e tij, Tiranė, 1991. Studim i cit.
[11] Kanuni i Lekė Dukagjinit, Prishtinė, 1972, fq. 15. Shiko gjithashtu dhe Alois Schmaus, Syzhet ballkanik nė epikėn popullore arbėreshe, tek Gjurmime albanologjike, 1,/968, fq. 9-21.
[12] Cituar sipas Visaret e kombit-4, Hymje, Tiranė 1937, fq. XIII.
[13]Serbocroatian heroic songs, Volume I, Beograd & Cambridge 1954; Srpskohorvatske junacke pjesme, Knjiga II, Beograd i Kembrixh, 1953. Nė fillim tė teksteve tė ēdo rapsodi janė vendosur tė dhėnat rreth jetės dhe origjinės sė tyre.
[14]Eqrem Ēabej, Njė vėshtrim mbi folklorin shqiptar, tek Studime gjuhėsore, vėll. V, Prishtinė, 1975, fq. 346.
[15]Po aty, fq. 346.
[16]Eqrem Ēabej, Pėr gjenezėn e literaturės shqipe, tek Studime gjuhėsore, Vėll, V, Prishtinė, 1975, fq. 129, studim i cit.
Shihet qartė qė e kanė marrė.Testim eshte shume e quditshme qe edhe kreshniku Gjergj Elez Alia permendet ne Bosnje. Te lutem qfare shpjegimi do t'i jepnit ketij paragrafi :
Pėrndryshe nuk do tė quhej Gjergj, se forma sllave e Gjergjit asht Gjuragj.
Sepse vetė emri gjysmė-islam gjysmė-kristian tregon pėr dhunėn kulturore tė ushtruar nga feudalėt arabė tė cilėt kishin ardhur deri nė Ulqin e Sarandė fillimisht, e mė vonė nėn urdhėrat e mbretėrve tė ndryshėm kanė hy nė Shqipėri. Edhe vetė kanga tregon pėr "harapin e zi", dmth arab, e qė del nga deti dmth qė e ka dėrgu mbreti nga Italia e jugut.
Zona mesdhetare si Sicilia, Kalabria dhe Shqipėria, kanė ndėrruar dhjetėra sundimtarė pėr njė kohė shumė tė shkurtėr. Ėshtė interesant se kush ka pushtu Italinė e jugut ka pushtu edhe Shqipėrinė, duke qenė nė tė njėjtėn zonė kanė pas edhe tė njėjtin fat.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Testim : 30-08-2009 mė 07:15
Njera nga pergjigjijet e lehta eshte kjo dhe mund te kesh te drejt.
Mirepo a mund te jete edhe varianti tjeter, se kemi te bejme me nje popullesi te njete qe ne ate kohe ka mund te kete ne perdorim po te njeten gjuhe , po te njeten epik dhe thene troq po te njeten etni dhe kulture dhe ajo edhe pas humbjes se gjuhes vazhdoj te ruaj eposin e vete . Mendoj se eshte pak e veshtire ta anashkalojme gjithe kete material te perbashket epik te ketyre dy popujve. Nuk mund te jete rastesi qe te gjithe kreshniket tane, ne te njeten kohe jane edhe kreshnike te tyre, nuk mund te jete rastesi qe godhenat tona aq ngushtesisht i lidhin fiset tona me banoret e Bosnjes dhe Dalmacise. Nuk mund te jete rastesi qe kraljat si per ne ashtu edhe per ata gjithenje ishin te keqinjet. Fundi i fundit qka ju desh Gjergj Elez Alia atyre? Ne qofte se po , pse morren mu Gjergj Elez Aline dhe a tregon kjo per nje afersi shume te veqant kulturore mes ketyre dy popujve? Si mund te jete qe ata e quajne hero kombetar dhe ate ta kete quajtur te tille edhe vete Sulltani. Pse ata nuk e moren po e zeme Kralevqi Markun ? Pastaj po ti shohim mire ne te gjitha krahinat ne shumicen e rasteve kreshniket luftojne me hrvat ( kroat), me maxharre ( hungareze ) etj. Q'ka tregon ndoshta luften e gjate mes Perandorise Osmane dhe asaj Austro-Hungareze pergjate kufijve te Krahines.
Per nje gje pajtohem plotesisht me juve kur thoni se me te verte aq eshte e perzier kjo qeshtja e origjines se popujve te ballkanit sa qe veshtire eshte per te ju rene ne fije.
SHKOZA nga Prizreni
SHKOZA nga Prizreni
ATDHEU MBI TE GJITHA
Qė ta kesh mė tė kjartė, Kanga e Gjergj Elez Alisė, nuk futet fare nė Kangėt Kreshnike.Mirepo a mund te jete edhe varianti tjeter, se kemi te bejme me nje popullesi te njete qe ne ate kohe ka mund te kete ne perdorim po te njeten gjuhe , po te njeten epik dhe thene troq po te njeten etni dhe kulture dhe ajo edhe pas humbjes se gjuhes vazhdoj te ruaj eposin e vete .
Sepse nuk ka kurrėfarė lidhje me kreshnikėt.
Nuk pėrmendet asnjė kangė ku Muja t'i ketė ndihmuar Gjergj Elez Alisė, ose tė ketė hyrė nė konflikt me tė.
Edhe Gjergj Elez Alia i Bosnės, nuk ka shumė lidhje me kėtė tonin sepse vetprat e tyre janė tė ndryshme. Boshnjakėt vetėm emrin e kanė marrė nga shqiptarėt.
Sigurisht, janė ilirėt e asimiluar, e mė pas arbėreshėt, dhe shqiptarėt e asimiluar qė vazhdimisht e kanė furnizu pjesėn sllave tė boshnjakėve, me kėso kangė.
Problemi yt ėshtė se ka ca kohė qė po mundohem t'a shpjegoj se nė kėtė botė pėrveē tė bardhės e tė zezės ėshtė edhe e pėrhimta, ti prapė po ngul kėmbė nė botėn dy-dimensionale.
Kangėt kreshnike kėndohen duke fillu nga Dibra, Puka, Kosova e duke vazhdu nga perėndim, pėrfshin gjithė zonėn shqiptaroveriore, malazezėt, Sanxhakun (serb e musliman), Hercegovinė (serbė), dhe boshnjakėt muslimanė nė dy zonat e tyre (Bosne e Klladushė).
Krejt kėta janė tė asimilum (pėrveē shqiptarėve), dhe kur them tė asimiluar, kjo nuk dmth se na qenkan ilirė, e flasin sllavisht, por patjetėr, janė pėrzier.
Psh, mund tė kenė qenė 700.000 ilirė, dhe kanė ardhur aty 100.000 sllavė, e kjo dmth njė pėrmbajtje 12.5% = 87.5%,
Pra nuk ėshtė e pėrzier ēėshtja, ēėshtja ėshtė mjaft e qartė, por ėshtė i pėrzier gjaku i tyre.
Sepse shqiptarėt qė kėndonin pėr Gjergjin nė malėsitė e Peshterit kishin filluar tė quanin veten boshnjakė. Nuk ėshtė ēudi pse sanxhaklitė vėjnė emra si Besim, Afrim, Blerim, e prej tyre i marrin edhe boshnjakėt e Sarajevės.Ne qofte se po , pse morren mu Gjergj Elez Aline dhe a tregon kjo per nje afersi shume te veqant kulturore mes ketyre dy popujve?
Ti si musliman, a e kishe marrė' njė hero serbo-ortodoks e t'a kėndosh???Pse ata nuk e moren po e zeme Kralevqi Markun ?
Nuk pėrmenden askund hrvatėt nė kangė kreshnike, kurse maxharėt janė mė tepėr nė rolin e ndonjė postjeri, ose si tregtarė, dhe nė njė rast tė vetėm Filipe Maxhari me ushtrinė e tij kishte sulmu njė qytet, e menjėherė mbas tij, qytetin e sulmojnė kreshnikėt.Pastaj po ti shohim mire ne te gjitha krahinat ne shumicen e rasteve kreshniket luftojne me hrvat ( kroat), me maxharre ( hungareze ) etj.
Testim maxharret dhe hervatet perdoren bile shpesh.
Qdo here kur Muja shkon ne Zadran apo ne Kotorre ai nderron tesha , vishet ne tesha maxharrishe, e vendos qebaren ne krye e keshtu me rradhe. Gati eshte e pashmangshme qe ne ndonje krahine te mos permenden maxharret. Poashtu ne nje krahine permendet Halili qe shkon te grabis Hrvatken e bardhe . Ne qofte se me del kohe do ti sjell krahinat dhe vendet ku permenden . Poashtu besoj ne te gjitha krahinat qe i kam sjell nga YT po ti degjosh mund te gjesh perdorimin e ketyre emrave. Biles me sa kam pare pas fjaeve : musliman dhe shka emra qe kane te bejne me etnine , menjeher pas tyre vjen emri maxharr.
Per gjerat etjera nuk po debatoj ketu , pasi qe sapo kam postuar nje shkrim ne temen e Chinos.
SHKOZA nga Prizreni
ATDHEU MBI TE GJITHA
Krijoni Kontakt