Njė veēori e metodės sė Ēabejt nė studimet folklorike ėshtė zbatimi i parimit diakronik. Kėshtu, nė Esenė shkencore pėr baladėn e njohur Kostandini i vogėlith dhe kthimi i Odiseut, ai krahas analizės sė thelluar tė motivit kryesor dhe pėrqasjeve me simotrat ballkanike, trajton edhe etimologjinė e emrit tė personazhit kryesor, shtresimet kulturore. Variantet arbėreshe janė mė tė hershme, ndėrsa tek emri Ymer Ago (ose Imer Ago) shikon njė ndikim islamik. Dijetari Eqrem Ēabej, nė referencė tė njė studiuesi hungarez, Karl Kerenji, na thotė se prehistoriani i dėgjuar gjerman, Karl Shuhard shikon tek Odiseu ilirin e vėrtetė, sepse ky mbretėron mbi ishuj qė janė tė sferės ilire dhe dallohet me urtėsinė e me gjakun e ftohtė tė tij prej heronjve tė Iliadės. (Vep. cit., f.208)
Kontributi i Prof. Eqrem Ēabejt nė fushėn e Etnokulturės ėshtė i veēantė, origjinal dhe shkencor.
Ai ka trajtuar njė rreth tė gjerė problemesh tė kulturės folklorike shqiptare nga njė kėndvėshtrimi kritik dhe ka dhėnė teza dhe mendime qė i kanė qėndruar kohės. Po pėrmendim studimet e tij si: Kėnga e Leonorės nė poezinė popullore shqiptare, Kostandini i vogėlith dhe kthimi i Odiseut, Djana dhe zana, Vatra dhe Bota nė poezinė e De Radės, Themelet kulturore-historike: Populli dhe poezia e tij, etj.
Kur flet pėr njė nga pasuritė kulturore mė tė gjera dhe mė tė ēmuara tė kombit tonė, kėngėve tė kreshnikeve ose ēifti vėllazėror, Muji e Halili, gjen aty jo vetėm ndikime tė islamizmit, por edhe gjurmė tė kohės bizantine, madje shkon edhe mė tej, gjen gjurmė tepėr tė lashta, gjurmė ilire. Ai shkruan se Mua te Muji e Halili mė pėlqen tė shoh analogjinė shqiptare tė lashtė e ndofta ilire tė atij ēifti vėllezėrish trima qė ndeshim te grekėt (Dioksurėt), keltėt, gjermanėt dhe indėt (Aēvins) si dhe nė epopenė heroike armene: Sanazar dhe Aslimetik, tė bijtė e mbretit Senekerin. (Sh.Demiraj, f.40-41). Duke kuptuar kompleksitetin e origjinės dhe pėrhapjen e kėtyre kėngėve jo vetėm nė Ballkan, por edhe nė vende tė tjera tė Europės dhe mė tej, Ēabej i madh thotė: Ka shenja edhe pėr rolin dhėnės tė poezisė popullore shqiptare brenda kėtij qerthulli epik. (Po aty, f.41). Kėtu sjell si argument ndėrtim tri-pjesėsh tė emrave tė heronjve tė kėtij cikli si: Gjergj Elez Alia, Destar Osman Aga, Sokol Hali Aga etj, etj; qė barazohen me emrat e tyre tri-pjesėsh me emra shqiptarė tė Veriut si Ded Gjo Luli, Prek Bib Doda, Prelė Memė Ujka, (ky nė Kosovė) me emra labe Metat Gjonligu, Isa Gjonzeneli, etj. Emra tri-pjesėsh tė personave ka pasur nė Shqipėri edhe nė kohėn e mesme, si Gjin Bue Shpata, Tanush Muzak Topia, etj. Emra tri-pjesėsh tė personave, qė i kanė sė bashku, si Veriu dhe Jugu i Shqipėrisė, janė gjurmė tė lashta tė njėsisė sė dikurshme shqiptare. (Vep. e cit., f.41)
Dijetari i talentuar nėnvizon edhe njė fakt tjetėr se Gjergj Elez Alia, heroi popullor aq i kėnduar ndėr shqiptarė, boshnjakėt muhamedanė e bullgarė, rron te kėta dy popuj sllavė me emrin e parė shqiptar, Gjergj, Gerg.
Studiuesit e kėtij cikli kanė vėnė re se figura dhe motive karakteristike pėr poezinė popullore jugosllave mungojnė nė poezinė e sllavėve tė tjerė. Ēabej mendon se rrjedhin prej nėnshtrese ilire, tė cilėt sllavėt jugorė e ndeshėn kur pushtuan kėto vise. Kėto analiza tė mprehta krahasuese e kanė shpėnė dijetarin Ēabej nė pėrfundimin madhor se procesi sllavo-shqiptar i huamarrjes do tė ketė qenė kėtu i dyfishtė Sllavėt, nė simbiozėn qė bėnė me shqiptarėt e moēėm, do tė kenė marrė lėndėn e kėngėve tė kėtyre dhe do tua kenė kthyer pastaj rishtas nė njė trajtė http://www.albatlanta.com/webpub/pub...ub.asp?ID=1399
Krijoni Kontakt