Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 97
  1. #21
    Kenga me poshte nuk eshte shkeputur nga Cikli i Kreshnikeve, por eshte mbeshtetur ne kete cikel

    Mejdani i Mujos me Balozin

    Kur ka ken' Baloz Edelia
    ne Jutbin' Balozi ka ra
    Kunen Mujit don me ia marr
    N'saraj t'Mujit Balozi ka dal'
    po na rrin tri dit' e tri nete
    kurrsesi Kunes s'mund ia njese
    Trimi Muj' ne bjeshk' me gjua
    ne kambe trimi a varrua
    Hajt, Baloz, gjokun me ma pru
    Shkon Balozi gjokun me ia marre
    - Bjerem uj' Kune, po du me pi!
    Shtrin doren njet me ia dhane
    mas berrylit kerahin ia kape
    n'vidhe t'gjokut Kunen ma ven
    per krajlie e njaty e a nise
    Mir' Muji Balozin e heton
    mrapa Balozit i asht vu
    Thojt' ne fyt Balozin ma kape
    nen veti Balozin ma rrzon
    krye e krah' me shpat' ia shkurton


    Mali i Rrencit
    Lezhe
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 05-11-2004 mė 03:44
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    shigjeta mbas kaq vjetesh lexova "Vajtimin e Ajkunes" qe me pelqen shume keshtu qe nuk me ngelet gje tjeter vetem te te falenderoj. Faleminderit sepse me shtove disa momente te bukura.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  3. #23
    Era faleminderit per fjalet e mira

    Ne ciklin e kreshnikeve paraqiten 30 kreshnik me Mujin dhe Halilin ne krye si figura qe pasqyrohen me te plota. Pervec karakteristikave te perbashketa, secili prej tyre dallohet nga te tjeret per cilesi te vecanta. Keshtu, Basho Jona eshte nje kreshnik plak, i nderuar nga te gjithe dhe shquhet per pjekuri e urtesi, Zuku Bajraktari eshte nje trim i ri, i sinqerte dhe i ndjeshem, Arnaut Osmani i cili shquhet per qendrese te jashtezakonshme etj.

    Arnaut Osmani

    Ē’fare ka ba ai Arnaut Osmani!
    Dymbedhjete shoke i ka bashkue
    Ne Bjeshke te Nalta trimi ka dale
    Dymbedhjete aget shkjete ia kane zane
    E jua kane shti prangat ne kambe;
    Shka ka qite krali e i ka pyete:
    - Cili jush sarajet m’i ka djege?
    Qysh ka fole ai Osman Aga i Ri
    - Vete sarajet, kral-o, t’i kam djege
    Vete une kullat, kral-o, t’i kam shembe
    Ēfare kish’qite krali e kish thane;
    - Shume nder, po une due me u ba
    Thelle ne burg une due me u shti
    Drite e diell mos me pa me sy
    Flet Osmani me shoket e vet:
    - Si s’ma mesuet mue nji dredhi
    Si te dalim prej ketij burgu te zi?
    Sa mire shoket Osmanit i kane thane:
    - Paj, ne bafte kush ndonje dredhi
    prove te madhe krali ka me i ba
    be te rande Osmani paska ba
    - Ne shtate furra te kuquna me mė shti
    qerpiku i synit njiher s’ka me m’u drithe
    po provoj, - tha – sonte me u shti
    sikur vdekja mue me ka ardhe –
    kambet Arnauti m’i ka shtri
    m’i ka mbledhe ai duert permbi gjoks
    m’iu kane mbledhe shoket perreth tij
    kane marre britme trimat e piskame
    kane nise gjamen trimat me gjamue
    - Mjeri une per ty, vllau em, o vella
    Kur kane leshua, po, gjamen e trete
    I ndjeu krali ne ode te vet
    I ndjeu krali e po na i pyet
    - Ē’kini ju, more robe te tretun?
    A ju ka ra malli i shtepise?
    A ju ka ra nder mend babe e nane?
    A ju ka ra nder mend per moter e vella?
    A ju ka ra nder mend per shijergja (qingja) te bardhe?
    A ju ka merzite, - tha - balta deri n’gju?
    A ju ka merzite – tha - mjekra per pa u rru?
    A ju ka merzite – tha – drita per pa dale?
    Ēfare kane thane aget e ngujuem
    - Asnji asosh, kral, nuk po ashte
    Por nji shokn, kral-o na ka vdeke
    Bese nuk zanka krali sa ka vdeke
    Por ma therret ai ēiken e vet
    Ēelsat ne dore ēikes ia ka dhane
    - Ulu nji here te ai burg i zi
    Edh kqyr se cfare ka ndodhe aty
    Kur ka nise – tha – n’ate burg me hy
    Arnautin po ma shef te shtrime
    Bash jaran ma kish pase ate djale
    Para kralit ēika kishte dale
    Ka qite kralit ēika e i ka thane
    Ne vig ishte Osman Aga i Ri
    A ma fal qe ne dhe ta shtij? –
    Aspak bese krali s'e ka zane
    Njiqind vete n’dere t’burgut i ka cue
    Dhjete ma te fortit brenda n’burg i ka shti
    Krejt i vdekun Arnauti ngjan
    Jashte e qiten, krali ma ka pa;
    Por sa kopil krali kishte qene!
    Ka nise poven e prove po ban:
    I ka mbledhe nante gjarpna t’shullanit
    Ne gjoks gjarpnat trimit ia ka vue
    Sa fort gjarpnat e kane qokate (pickuar)
    Sa i gjalle kish qene, per t’gjalle s’u ndie!
    I ka ndeze dy zjarre te medhenj
    E ndermjet Osmanin po ma shtjen
    Pra e mbrapa lekura m’i pelcet
    Gjalle kish qene, per t’gjalle s’u ndie!
    Aspak bese krali s’i ka zane
    M’i ka marre njezet maja gozhdash
    Per nen thonj thelle ia ka shti
    Dersa gjaku trimit m’i ka dale!
    Gjalle kish qene, per t’gjalle s’u ndie!
    As hiē bese krali s’i kish zane
    Se i pabese vete fort kishte qene
    Po don krali dhe nji prove me ba
    M’i ka zgjedhe tridhjete ēika t’mira
    Mire po i vesh e mire po i mbathe
    Ne krye t’vdekunit bashke po kercejne
    Perreth te vdekunit ēikat po lodrojne
    Perreth te vdekunit mire po kendojne
    Ēika e kralit tek kryet i ka qellue
    Mire Osmani ēiken ka hetue
    Me njanin sy ai ma ka shikue
    Buza n'gaz trimit m'iu ka ba
    Mire po qesh njera ane e mustakut
    Ēika e kralit asht kujtue
    Mbi fytyre shamine i ka leshue
    Ē’kane qite ēikat tjera e kane thane!
    -Tash, po, qesi Osman Aga i ri!
    -Zoti u vrafte, - ēika u ka thane-
    se ky djale nji here ka vdeke
    shpirti n’gaz, shoqe, i ka dale –
    ē’ka i ka thane ēika babes se vet:
    - Pash ate zot, kral, qe t’ka dhane
    dhe ne vdekje njeriun me e mundue
    e gjithfare provesh ne te me i provue?!
    Po ai ka vdeke e ka mbarue;
    Era e keqe ketij ashte tue i ardhe
    Se tash tri dite ka denje mbi doke
    A thue t’vdekunit, kral, po i trembesh?
    Hiqja prangat, pra babe, - i ka thane –
    Edhe duert me ia shpengue! –
    As hiē krali prape s’ka besue!
    Ma ka thirre ai balozin me shpate
    Nder sy te tij Osmanin e ka lirue
    Per mbi krye shpaten ia ka leshue
    Sa mire Osmani shpaten e ka hetue*! (e ka pare)
    Fluturim ne kambe asht ēue
    Shpaten ne dore ai po e merr
    Se i terbuem balozin po e pret
    Kurkujt nder mend s’po i bjen me qendrue
    Tmerr i madh te gjitheve u ka hy
    T’tane te vdekun Osmani i ka ba;
    Synin kralit trimi ia verboi
    Krahin kralit trimi ia shkurtoi
    Rrafsh ne toke kullat ia rrenoi
    Dymbedhjete aget trimi i ēliroi…
    Se atje une vete nuk kam qene
    Si kam ndie e si me kane thane
    Po burrat e forte gjithēka mund ta bajne

    Shale – Malesia e Madhe
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #24
    Citim Postuar mė parė nga deep_blue
    Po "MUji , pas vdekjet"?
    Ajo eshte e bukur , nder te tjera...

    Ne bjeshke te nalta Mujin e kapė nji dhimbe e forte e vdes. Kalojne shate vjet e kurrkush nuk din gja per te; nji baloz vec, tue mos ndie, se e permende kush Mujin per trimni, bahet nakėl per dekė te tij e shkon me ia kerkue vorrin. I a gjene e ia dhunon, tue i lype ma teper te dekunit bejleg.
    Muji don m’u cue e s’mundet: atehere porosit nje qyqe, te shkonte me i lajmue Halilit per shka po i bante e po i thonte balozi.
    Halili del e pret balozin, i cilė vorrin Mujit, te cilin e gjen gjalle e te forte, e merr me vedi e kthejne ne Jutbine.


    Muji mbas deket

    Kur ish’ kane Muji me Halilin
    N’bjeshke te nalta trimat kenkan dale
    Dhimbte e madhe Mujit ia ka ngjite
    Edhe Muji Halilit te i ka thane:
    -Dhimbte e madhe, vlla, m’a ka ngjite
    Nuk po muj n’kambe me qindrue’
    Por qe jete, Halil, due me ndrrue:
    E t’ma mbarojsh nji vorr te gjane
    Ne vorr mue si t’me shtish
    E ne shpi kur t’bajsh me kthye
    Se a dekė Muji kuj mos i difto
    Se me ndie krajlica se un jam dekė
    Aty vendin ty nuk t’a lane. –
    Qaty jete Muji paska ndrrue
    E ne vorr Halili te e ka shti
    E n’shpi djali kenka shkue
    Na jane mbushe shtat dit e net
    Kan kalue e jane ba shtate vjet
    Kush per Mujin gja nuk ka dijte
    Por Halili, kur p’e pvetin
    Thote: ka dale nder miq me shetite
    I a bjerre, tha, pahi ageve te rij
    S’ndihet kush ma per trimni
    Kan nise shkjet me cue krye
    Tha, deri zana po pevete:
    Si nuk shkojme Mujin me e gjete;
    Qe shtate vjet qi s’e kem pa
    Edhe ndore s’i kem dhane
    Kishte dale nji baloz prej deti
    E te krajli kenka shkue
    Edhe krajlit balozi i ka thane:
    -Sa kopil Muji kenka kane
    Qi n’bjeshke t’nalta qi ka deke
    E Halilin e ka porosite
    Qi kurrkuj mos me i kallxue
    Due me dale vorrin me i a lype.-
    N’bjeshke te nalta balozi ka hipe
    Paska ndeje tri dit e tri net
    I a ka lype vorrin, i a ka gjete
    E ka nxjerre nji hu te gjate
    T’gjith me rend vorrin tuj ia rrehe:
    -Ēou, mor turk, n’mejdan me m’dale
    Ndo t’a ēarti fen e Muhametit
    Ndo t’i nxjerr eshtnat prej vorrit!”
    Ka marre Muji per m’u cue
    S’p’e lane drrasat n’kambe m’u cue
    Por m’ka ndie nji qyqe tuj kendue:
    “Amanet qyqes te i ka thane:
    Shko e m’i thuej Sokol Halilit
    Ka dale nji baloz prej detit
    M’a ka lype vorrin, m’a ka gjete
    Gjith me hu vorrin tue m’a rrehe
    M’thote: Ēou turk, n’mejdan me m’dale
    Ndo t’i nxjerr eshtnat prej vorrit
    Ndo t’a ēarti fen e Muhametit”
    Fluturim, tha, qyqja kenka que
    N’bahce Halilit m’i ka shkue
    Ka marre pushken Halili per me e gjue
    Atehere qyqja te i ka thane:
    “Mo’ti djale, mue per me m’gjue
    Se mue Muji me ka cue
    Nji fjale t’keqe me t’difute:
    Se i ka dale nji baloz prej detit
    Edhe vorrin me hu a tue ia rrehe.-
    Sa mire Halili qyqen m’a ka ndigjue
    Shpejt e shpejt n’shpine gjogut i ka ra
    Tim e mjegull gjogun m’a ka ba
    E te vorri Mujos m’i ka shkue
    Shpate ne qafe balozit m’i ka ra
    Kryet ne toke balozit ia ka qite
    Edhe Mujos vorrin ia ka zbulue
    Kambekryq Mujin m’a ka gjete…!
    Mujin zanat e ki’n pa’ ēue
    Se fort nakėl i’n kane ba
    Qysh ne vorr kreshniku m’u kalbe
    Doren Mujit Halili ia ka dhane
    E prej vorrit Mujin m’a ka qite
    E m’gjog t’vet Mujin m’a ka hipe
    Shndoshe e mire nJutbine me te ka ra
    Shum trimni bashke prap qi i kam ba

    Curraj – Epėr
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #25
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ku e ka origjinen eposi i Mujit dhe Halilit ? Eshte interesante se tek ajo piktura shoh dhe dy kuaj mbrapa tyre ... ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #26
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Cyclotomic
    Ku e ka origjinen eposi i Mujit dhe Halilit ? .. ?
    A nuk jane ata nga Jutbina e Krahines sipas vete epikes? Ka nje debat qe zhvillohet pasi cikli i ngjashem i perket edhe Boshnjakeve, dhe se kush eshte me i hershem..s'po merret vesh.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Kur e lexojm "iliaden" e homerit, hasim ne perndi e heronje te tille si ne eposin e Mujit e Halilit dhe nga struktura e themelimit te ketyre vargjeve apo cikli i kreshnikve, i perngjane shume kohes se Herkulit dhe detyrat e tija heroike.
    me ardhjen e turqve ne ballkan, dhe pranimin e islamit, shqiptarët ne ballkanë fillojn te kendojn keto kengë, zakonisht te percjellura me ahutê, ne oda.
    Mirepo zanafilla eshte e lashtë, mendoj se i perkete periudhes para homerike, se paku qe nga mivjeçari i i dyte para krishti !

    Judbina dhe Kraina, jan vise pellasge, sipas mendimit tim, te bosnjes dhe hercegovines se sotme, ku ilirët pastaje e percjellin kete cikel te ne, trashegimtaret e tyre.
    Une s'kam qen ne Judbin qe sot egziston me emrin Udbinë ne bosnje por kam takuar njerz qe kan vizituar kete vend qytez e vogël dhe thuhet se aty eshte ende grazhdi i kalit te Mujit, tejet i lartë, sa nje njeri i ngritur ne këmbë, i lartë !
    mandej thuhet se deri vonë ka qen e ruajtur njera qizme e Mujit ne vendlindje te tijë.
    Me siguri se me ardhjen e e sllaveve, shumica e banorve te ketyre anve shperngulen drejt jug-lindjes, ne malet e larta te shqiprise, ku prezervohet me se shumti ky cikel e ku pasatje perfshin edhe viset tjera.

    Armet e herojve kreshnike nuk jan te kohes autentike, perpos muzdrakut e shtizave, shpatave etj, por armet e zjarrta jan çpikur si dihet krejt vonë, me ardhjen e fiseve mongole, ne krye Gjingis Kanin dhe pasardhsve te tije, qe pastaj venedikasit e perdorin pere here te parë në shekulin e XIII-të si bomba hedhse ndaj piratve.
    Keshtuqe gjate kohes nder shekuj mund te themi se edeh cikli i kengve te kreshnikve iu eshte pershtatur epokes dhe modernizimit, sidomos aty kur thuhet ne nje vend se Muji kishte ndezur llullen me duhan dhe tymi ne vrancine po i shkon duke e pritur Arnaut Osmanin ne mejdan. Dihet pra se duhani vjen nga kontinenti i amerikes, pas Kolombos, më 1492, kurse kenget jan shume me te hershme e qe ky duhani iu eshte shtuar qe te behet kenga më e pershtatshme me kohen.
    Mandej flitet edeh pere pirjen e veres, me shumicë nga halili, kjo tregon origjinen mitologjike te hershme mivjeçare, ku e gjejm edhe te greket, permes homerit, qe dikur ne ballkane vera konsiderohej si e shenjte dhe kishte perendin e saje te shenjtene vete. Pra kjo tregon se ngjarja ka ndodhur ne nje epoke para islamike dhe para historike se permenden ne te edhe bajlozet, si ne legjenden e Trojes ku hasim ngjajshmeri edhe tek legjenda tjeter e Gjergj Elez Alisë.

    Ndryshimi i emrave ka ndodhur edhe ky me vone, pra pas islamizimit, duke e ilustruar kengen me emra islam te disa personazhve me negative, si duket pa humbur fare vleren e heroit kryesor Mujit, qe besoj se ka mbetur origjinale qe prej mija vitesh keshtu, e ndryshe eshte emri i Halili Garis, kuptohet i ndryshuar, por vete mbiemri tregon se ka origjine tipike iliro shqiptare.

  8. #28
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Mirepo zanafilla eshte e lashtë, mendoj se i perkete periudhes para homerike, se paku qe nga mivjeçari i i dyte para krishti !
    Ku bazohesh per nje pohim te tille ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #29
    Me poshte po sjell disa fragmente nga parathenia e librit Eposi i Kreshnikeve dhe Legjendave, botuar ne 1937 dhe permbledhur nga At Bernardin Palaj dhe At Donat Kurti

    Ne nji numer te panjehun kangesh, percjelle goje ne goje gjate shekujve, populli ka ruejte gjymtyret e njij eposi te vertete, qi ka protagonist Gjeto Basho Mujin (me mujte - pas fuqise qe i dhane Zanat e Oret), nji kreshnik te fuqishem, te pathyeshem e te pavdekshem.

    Kanget, si siellen rreth ktij kreshniku e rreth shokve te tij, nuk kendohen gjithkund; por kemi me i ndie posaçe ne Malci te Madhe, ne Dugagjin, ne Kosove, ne Puke, ne Diber, ne Ljare e ne Shestan.
    ….
    Kemi perpara sysh nje kolekcjon 342 kangesh, materjal i çmueshem mbledhe me mund te madh per gadi 40 vjet prej françeskanvet. Meritimi ma i pari i mbete At Shtjefen K. Gjeçov, arekeologut shqiptar qe i mblodhi ne vj. 1905. Mbas drejtimit te tij ne vj. 1919, P. Pernardin Palaj filloi kolekcjonin systematik neper male.
    Ne vj. 1924 me botimet ne “Hylli i Drites” u bani me dijte shqiptareve e te huejve, se kanget e kreshnikeve jo vec se s'ishin per t'u perbuze, por perkundrazi do te cmoheshin si visare literatyre, si monumenta te gjalle fisnikije shpirtnore e si perfytyrimet e pasterta te karakteristikave kombetare.
    ....
    Asht per t'u vu re, se kanget e kreshnikvet kendohen gjithmone e vetem me lahute, qi ne Malci te Madhe thirret laute e me ndoi kange edhe sharki.

    Kanga, me te cilen percillen rreshtat, asht faret e thjeshte e gjithmone melankonike. Ne setcillin mbarim rreshti keputet me nje ceure te gjate, qi ka lidhni me rreshtin, qi vjen.

    Jonja ndrron pak a shum si mbas kangtarit;

    Mbas rithmit muzikues te gjitha kanget e lahutes kendohen pa perjashtim dheterrokeshe; me sa ne deklamacjon dalin 9-10 rrokshe perzie shpresh me 8-7 rrokshe.

    Kangtari rroket i plotson tue persrit fjale, a tue shtue nji ''tha'' a ''kqyr'', a tue shti ndermjet bashktinglloresh a ne mbarim te fjalve ndoi -e- te ngulte si bie fjala pevete, kendon, dhane, sote, mjesnat-e...
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Me avancimin e e e teknologjise dhe informatikes, sidomos imazhit numerikë, do ishte e udhes qe regjisoret tane t'i hyn punes duke vjelur vlerat tona kombtare e sidomos duke e adaptu(pershtatur) ciklin e kengve kreshnike, do dalin filma te shkelqyer, jo vetem pere ne, por edhe pere boten e jashtme.
    Besoj se me mjete te vogla mund t'ia arrijm se shpejti te dalim me Trillogjin e Gjeto Basho Mujit me titull : "Gjigantet e bjeshkve te Namuna" ose ne tri pjese, besoj se do te ishte njeqind here me e pasur se sa " Perndia e Unazave"

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •