Lumturia ? Oh, ç'ëndërr e bukur ! Në kohët e sotme, ku lumturia është i vetmi motor i shoqërisë, ajo që i vë në lëvizje njerëzit në jetën e tyre, ka aq pak lumturi saqë them që ajo është kthyer një horizont i pakapshëm që largohet sa më shumë i afrohemi. Kërkimi i lumturisë me çdo kusht është kthyer një nga shkaqet kryesore të numrit aq të madh të qenieve të palumtura. Duke rendur si të çmendur pas saj, ne nuk po arrijmë të kuptojmë që lumturia mund të jetë fare pranë nesh, që atë ndoshta e prekim nganjëherë në hallet tona të vogla të përditshme...
Ja kështu, ç'është lumturia ?! Vrasësja më e madhe e lumturisë... Vetëvrasje fatale, kapje pas mirazhesh, buzëqeshje të shtirura... dhe një ndjenjë e hidhur n'a ngelet përsëri në gojë si për të n'a kujtuar që tortura nuk ka fund... Sa më shumë e kërkojmë lumturinë, aq më e pakapshme bëhet ajo... Dhe ja ne të kthyer në mazohistë cinikë që vërtiten e vërtiten vetëm për të gjetur mënyra të reja për t'i shkuar vuajtjes deri në fund...
Krijoni Kontakt