Ushtare te lodhur, te pamesuar me gerxhet ballkanike, te uritur, nen nje shi te vazhdueshem dergohen ne marrezi e siper drejt katastrofes se sigurte. Nje histori per qindra njerez te cilet te udhehequr nga nje iluzion kolektiv, ofruan jeten per te marre ne kembim nga nje kryq mbi varr.
Nga Sokol Shameti
tanke te shkaterruara te luftes italo greke
Ura e Kelcyres, nje toponim i parendesishem ne gjeografine e botes, u shnderrua befas ne dimrin e vitit 1940 ne teatrin e pergjakur te nje lufte ku konvencionet bejne historine. Gjithcka nisi naten e 6 nentorit 1940, kur Rinaldo Panetta, nje toger i batalionit te katert tankist te ushtrise italiane, mesoi teksa priste me skuadren e tij ne portin e Barit nje anije luftarake qe do t'i dergonte ne shkretetirat afrikane, se planet kishin ndryshuar. Do te kishte vertet nje anije luftarake, por rruga e saj nuk te conte ne Abisini. Matane detit, nen nje shqetesim te dendur vranesirash, shtrihej Shqiperia, prej nje viti nen pushtimin Italian.
Shume vite me vone, i njejti toger, tashme ne lirim, radhit ne nje liber gjithcka qe ndodhte ne vendin e vogel gjate luftes ku ai ishte deshmitar i afert i ngjarjeve. Ne rreth 290 faqe, ne librin e tij, ditar, te emertuar "Ura e Kelcyres", Panetta tregon aventuren e trupave italiane ne nje kohe te veshtire. Ndersa gjerat mendohej te kishin marre udhen e tyre dhe vendi arkaik i Ballkanit nen kendveshtrimin Italian, e kishte pranuar ne heshtje per te mos thene me gezim nenshtrimin, Mussolini kishte perveshur menget per t'u hyre ca punerave me zarar. Vetem 28 vjet kishin kaluar nga koha e percaktimit te kufijve te Shqiperise dhe shqiptaret e kishin ende te fresket padrejtesine e rende te 1913-es. Matane kufirit grek dhe atij jugosllav shtriheshin krahina te tera dikur pjese perberese e vendit tanime te copetuar. Cameria, ne veri te Greqise, do te sherbente per Mussolinin si Sudetet ceke per Hitlerin. Nen flamurin e mbrojteses se interesave shqiptare, me 1940 Italia sulmon Greqine nepermjet territorit te pushtuar shqiptar. Pas nje perparimi fillestar prej disa kilometrash, ku ushtria italiane nuk has ne ndonje rezistence nga ushtria greke e kapur ne befasi, me t'iu avitur maleve te Pindit, kunderpergjigja e fqinjeve te jugut te mbeshtetur fort nga Britania e Madhe, vjen papritur e fuqishme. Ushtria italiane eshte tashme ne panik. Deshmite nga tankistet italiane qe presin ne Bari per t'u transportuar ne Shqiperi jane domethenese: "Bari, 10 nentor. Askush nuk e kishte menduar me pare se do te lindte kaq papritur nevoja per te transportuar tanke te kalibrit te madh M13/40 ne frontin grek. Sipas planeve, trupat tona tashme duhej te kishin zene Athinen", shkruan toger Rinaldo Panetta.
Ne Shqiperi, mbizoterojne nderkaq pakenaqesite, uria dhe neutraliteti - per te mos thene urrejtja - e nje kombi te drejten e te cilit Italia e perdor si justifikim per kete lufte. Trupat greke ne ofensive kane kapercyer kufirin shqiptar dhe gjejne nje perkrahje te menjehershme nga ana e popullates se atyre zonave. Kontigjentet ushtarake italiane qe zbarkojne ne Durres e Vlore gjejne perkundrazi perpara tyre nje tablo kaotike me mbeturina repartesh qe kthehen nga "Epiri", shume te vrare dhe me shume akoma te plagosur dhe nje fat misterioz qe i pret matane Vjoses nga ku vijne lajme tragjike. Per shkaterrimin perfundimtar te moralit te ketyre ushtareve kujdeset radio Londra e cila degjohet fshehurazi edhe neper tendat ushtarake te italianeve. "Durres, 12 nentor. Anija ankoron ne nje ure fshatarake dhe te shpartalluar prej druri. Ndersa ne zbresim, degjojme te ulerijne sirenat e alarmit. Mes bresherive te kunderajeroreve, avione angleze fluturojne ulet mbi kokat tona. Vershellejne nje numer bombash qe perfundojne ne jug te portit mbi disa depozita karburanti te cilat shperthejne menjehere... Pershkojme Durresin, nje fshat i madh me shtepi te shemtuara, barraka te vjetra, kapanone te shtrember dhe rruge me balte. Qielli eshte i zi nga tymi dhe ajri perhap nje kuterbim benzine...".
Ky repart tankesh urdherohet te niset drejt Shqiperise se jugut, ku po konsumohet nga dita ne dite nje disfate e madhe per ushtrine italiane. Te konsideruar si elita e njesive te motorizuara te ushtrise se Apenineve, tanket M13 ne te vertete jane ca barraka levizese te pershtatshme per te bredhur neper hapesirat e pamata te shkretetirave. Ne Shqiperi, midis shkembinjve dhe shiut te panderprere, ushtaret nuk dine sesi do te mundin te vene ne levizje ato bina te llamarinta. "Dhe ku? Ne Epir, i cili konsiderohet si nje rajonet me me shume rreshje ne bote".
Deshmite e kohes vijne per cudi me nje qartesi te pameshirshme. Gjithcka vjen e pershkruar me imtesi. Nje drame qe udheton pergjate kater shteteve, tre deteve dhe mijera kilometrave rrugesh me balte. Kronika e ngjarjeve, morali i rrezuar i ushtareve qe presin t'i dergojne drejt vdekjes ne nje vend te panjohur, moti pandryshueshmerisht i keq dhe emrat e lokaliteteve te shkruara sipas nje morfologjie hibride shqiptaro-italo-greke, po aq te turbullt sa edhe koherat kur luftohej neper to. Me ne fund, pas disa ditesh pritjeje ne nje kamp ushtarak prane Durresit, batalioni IV tankist nis udhetimin e tij drejt frontit ne kufirin grek. "Elbasan, 27 nentor. Lajmet nga fronti vazhdojne te jene katastrofike. Perdite trupat tona vazhdojne te terhiqen. Ne daten 21 nje battalion shqiptaresh dezertoi duke ia mbathur me arme dhe materiale, duke krijuar nje boshllek ne front qe u shfrytezua nga greket te cilet depertuan menjehere duke i dale pas shpine nje batalioni te divizionit "Bari" dhe duke e renduar krizen e trupave tona ne sektorin e lugines se Vojussa-s (Vjoses). Per ne surprizat e kesaj lufte s'kane te sosur: ekzistokan edhe batalione kemishezinjsh shqiptare? Cudi...", shkruan Panetta.
Per repartin elite te tankeve italiane, eksperienca shqiptare do te jete nje aventure me vete. Te mesuar ne kampet me te mira te fushimit ne gadishullin Apenin, ne kushte te shkelqyera trajtimi dhe disipline, dite pas dite, ata do te mesojne se ne te vertete kjo eshte nje lufte e pamenduar mire, ndoshta ndoshta e kote, ku bashkeatdhetaret e tyre italiane, nuk jane ne gjendje te ruajne gjakftohtesine dhe te mbajne nen kontroll situaten. "Ketu tani ka vetem nje kaos te stermadh. Meqe situata precipitoi kaq papritur, nga Italia e dergojne gjithcka ne nxitim e siper, por gjithcka mberrin ne kunderkohe: njerez, arme, mushka, ushqime, municione. Dhe pastaj, ketu, fiton ai qe arrin te marre ate qe i nevojitet njesise se tij... Komanda mundohet te vendose rregull. Por ketu kjo eshte nje ndermarrje e deshperuar...".
Nen kete rremuje te pergjithshme, reparti i tankeve vazhdon rrugen drejt jugut te vendit. Gjate gjithe kohes shkembehen me autokolona te sakatuara qe kthehen drejt Durresit. Greket kane kaluar ne nje kunderofensive te papare, pasi kane kuptuar sic duket pafuqine italiane per te perparuar. Tashme Gjirokastra, eshte nen duart e tyre, Tepelena e Korca jane nen rrethim dhe greket po pergatiten te "festojne" vitin e ri ne Vlore. Eshte e qarte: edhe vete Shqiperia, trofeu i vetem europian i Italise fashiste per kete lufte te dyte boterore, eshte ne rrezik. Nga Roma vijne lajme shkarkimesh dhe emerimesh te gjeneraleve te ndryshem qe udheheqin trupat ne Shqiperi, por situata eshte e pashprese. Repartet tankiste qe dislokohen ne vijen e frontit Panaja, Palase e qe me pas terhiqen me ne brendesi te territorit ne zonen e Kurveleshit dhe ne luginen e Vjoses dhe gryken e Kelcyres nuk mund te bejne gje tjeter vecse te vonojne edhe per disa dite perparimin e grekeve. Gjithcka qe nga larg i ngjante nje katrahure te vertete ne radhet e trupave italiane, vertetohet edhe ne front. Pavaresisht nga vullneti i ushtareve, bindja e tyre kokeulur dhe deshira per te dale gjalle nga ato relieve halucinante, njesitet italiane ne fakt zvarrisin kembet nen urdherat e nje trupe mjaft amatoreske komanduesish. Urdhera kontradiktore, kaotike dhe shpesh te parealizueshem, shkaktojne konfuzion ne repartet italiane ne terheqje e siper dhe shkaktojne vazhdimisht disfata te vogla e te medha aty-ketu neper shkrepat dhe grykat e Shqiperise se Jugut. Nje prej ketyre urdherave eshte edhe zanafilla e episodit te ndodhur me 27 janar 1941 ne Gryken e Kelcyres, prane nje ure qe mbikalon lumin e Desnize-s (Dishnices). Ate janar te acarte te 1941-shit, italianet hedhin zarat per here te fundit per te ndryshuar fatin e luftes dhe per te zene nje karrige ne tavolinen e percaktuesve te fateve te Botes.
"26 janar, mengjes. Vigjilja e betejes. Aty nga ora 10 avionet angleze vijne si gjithmone te 'pershendesin' gryken e Tepelenes e cila kesaj radhe eshte plot me trupa te mberritura gjate nates. Jane trupa plotesuese per divizionin "Legnano" dhe ate "Ferrara", si dhe per batalionet kemishezeza "Centauro", granatieret, per alpinet e "Julia"-s dhe per grupin e "Pizzi"-t.".
Por ai qe duhej te ishte nje plan i menduar mire i komandes italiane, per t'u dale pas shpine reparteve te artilerise greke qe mbanin nen dare Tepelenen, rezulton nje perpjekje diletante ne padijeni te plote te rrethanave te krijuara ne zonen ku do te kryhej operacioni, ne mungese totale te te dhenave nga sherbimet sekrete per levizjet dhe veprimtarine e trupave greke dhe me ne fund, ne mungese vrastare te njohurive per kapacitetin e tankeve M 13, aspak te pershtatshme per te manovruar ne ato gryka te ngushta e te ashpra dimerore. Te ndergejgjshem per ate cka i pret, shqetesimi bredh neper mendjet e te gjithe atyre ushtareve te ardhur nga cepat me te larget te Italise ne kete cope te ashper toke, ku midis maleve te Shendellise dhe Trebeshines, mes grykave te Kelcyres, Mezhgoranit dhe Golikut gjarperon nje lume, paralel me Vjosen tashme ne duar greke, por qe nese ripushtohet nga italianet, perben nje fitore strategjike.
"26 janar, ora 14. Nese greket, te cilet tashme jane ne dijeni per pranine tone, po na presin me artilerine ngrehur poshte ne dalje te grykes, une nuk e di si do te mund t'ia dalim. Kjo ide na rreh si cekic ne koke: ne e dime c'do te thote te shkosh perpara nje gracke te tille pa pasur mundesi per manovra. Do te jete nje vrapim i vertete qorrazi, me mundesi minimale suksesi. Per me teper, nese do t'i gjejme edhe rruget e urat te bllokuara" kujton toger Rinaldo Panneta.
Ne fakt eshte pikerisht keshtu. Greket jane aty dhe po i presin. Njesite e tankeve hyjne njera pas tjetres ne gryken e famshme dhe me te arritur tek ura e Kelcyres e cila presupozohej t'i nxirrte matane lumit ne nje pozite te favorshme per te sulmuar pas shpine baterite e artilerise greke, kuptojne se e gjithe kjo eshte nje gracke e madhe. Te gjitha faqet e maleve rreth e rrotull jane ne duart e grekeve, ndersa ura ne fjale eshte e shkaterruar. Kembesoria alpine italiane deshton ne te gjitha perpjekjet per te marre ne dore nje pike strategjike ne lartesite e Shendellise dhe keshtu tanket gjenden te vetme poshte nje lugine te ngushte me te gjithe topat greke mbi koke.
"Nuk i degjojme me goditjet mbi mjetin tone per shkak te zhurmes se motorit. Por shohim se e gjithe faqja e malit mbushet me zjarr qitjesh. Eshte nje shtrengate e vertete zjarri ajo qe eshte derdhur mbi njesine tone. Granata te kalibrit te vogel, bomba, mortaja, mitraljere 20 milimetershe. Kuptoj se po na godasin edhe nga lartesia e keshtjelles. Duhej ta kishin marre ne dore ata te njesitit "Legnano", por cfare ironie. Atje jane greket".
Ne ate beteje italianet humben nje numer tankesh dhe njerezish, por kryesorja ishte humbja e shpresave per te kthyer fatin e luftes. Atje ku deshtuan edhe njesitet me te mira te ushtrise fashiste, nuk mund te behej me fjale per ndonje sukses te dikujt tjeter. Ne muajt ne vazhdim, u ndermoren edhe nje sere perpjekjesh te italianeve per te rifituar se paku territoret e humbura shqiptare ne jug te vijes se frontit, por me perjashtim te disa sukseseve te vogla lokale, gjithcka mbeti sic ishte deri me 12 prill kur nen goditjet e rrufeshme te ushtrise gjermane qe kishte hyre tashme ne skene, Greqia nisi terheqjen e trupave te saj nga toka shqiptare.
Ne nje situate te ngjashme qesharake italianet u vune edhe ne betejen e "Perroit te Thate" ne afersi te kufirit shqiptaro - jugosllav prane Shkodres kujton toger Panetta. Skena e Ures se Kelcyres u perserit thuajse perpikmerisht. Me shpresen se baterite artiliere jugosllave te dislokuara prane ures mbi Perroin e Thate do te dorezoheshin pa bere rezistence me te pare afrimin e ushtrise italiane, komandantet urdheruan hyrjen e trupave ne ate kalim te ngushte. Ku topat jugosllave nuk e paten te veshtire te benin kerdine e radhes pasi me pare kishin kerkuar ne menyre tinzare edhe nje armepushim. Raportet ndryshuan perseri ne saje te nazisteve gjermane qe nderkohe po pershkonin me shpejtesi treni ekspres gjithe Ballkanin fund e krye. Ne fund te gjithe kesaj historie Italia fashiste e pa veten padrone te nje Shqiperie te pushtuar e cila per here te pare dhe te fundit perfshiu brenda kufijve te saj shumicen e territoreve shqipfolese perfshire disa nga ato ne Greqine e veriut. Nje fakt ky, per te cilin Greqia deboi me 1944 thuajse te gjithe popullsine shqiptare te Camerise ne valen e nje spastrimi te vertete etnik. Dhe per te cilin ajo ende mban ne fuqi nje ligj lufte ndaj Shqiperise edhe ne vitin 2003.
Krijoni Kontakt