Nga GJERGJ BUXHUKU
Politika shqiptare e zėnė me pushimet e verės, ethet e zgjedhjeve vendore dhe pėrplasjet partiake, nuk ka patur as kohė dhe as mend tė bėjė ndonjė pėrpjekje pėr fatin e Korridorit tė 8-tė. As edhe tė bėjė me dije qytetarėt e vendit tė saj se si paraqitet ēėshtja e projektit, qė prej shumė kohe dhe nė shumė fushata elektorale ėshtė paraqitur si shansi, qė shqiptarėt tė mund tė hanė me lugė floriri. Fatkeqėsisht e vėrteta ėshtė e hidhur.
Parlamenti Europian nė mbledhjet e para tė shtatorit do tė shprehet pėr raportin e dokumentit Van Miert tė komisionit Prodi, lidhur me strategjinė e BE-sė pėr zgjerimin e saj. Pika kyēe nė raport ėshtė marrja e vendimit pėrfundimtar pėr mėnyrėn e klasifikimit tė Korridorit 8. Nė draftin e paraqitur Korridori i 8-tė pėr fatin e keq tė shqiptarėve eshte vendosur vetėm nė listėn e tretė, ku jo vetėm financimet nuk janė tė sigurta, por edhe nėse do tė bėhet e mundur sigurimi i parave, fillimi i realizimit tė projektit do tė jetė as me pak e as mė shumė, por viti 2020!
Siē duket pėrpjekjet e Greqisė nė kohėn e Presidencės sė saj tė BE-sė, pėr zhvendosjen e Korridorit tė 8-tė nga lista e projekteve parėsore nė radhėn e tretė, kanė qenė tė suksesshme. Fqinji ynė i dashur nė kuadrin e marrėdhėnieve miqėsore tė shkėlqyera me vendin tonė edhe njėherė tjetėr e pa tė udhės, qė shqiptarėve tė varfėr tu hiqte edhe njėherė tjetėr shansin pėr ta parė Europėn edhe nga perėndimi dhe jo vetėm nga jugu, si deri mė tash. Nga ana tjetėr si pėr ēudi interesat e Greqisė u pėrputhėn edhe njėherė tjetėr me ato tė Serbisė nėpėrmjet korridoreve tė tyre lidhėse. Deri kėtu gjithēka u tha ishte vetėm pėr njė kujtesė tjetėr shqiptarėve, se kush janė vendet miq tanėt dhe predikimet e tyre, sepse nė fund tė fundit ėshtė afėrmendsh qė ata do tė bėjnė dhe veprojnė bazuar nė interesin dhe llogaritė e tyre dhe jo tonat.
Ajo qė na takon tė diskutojmė ėshtė indiferentizmi i pamasė dhe mungesa e plotė e pėrgjegjshmėrisė sė institucioneve tona shtetėrore dhe politikės shqiptare nė pėrgjithėsi nė mbrojtjen e interesit strategjik afatgjatė tė rastit nė fjalė. Pėrveē sloganeve mediatike dhe lobingjeve pseudomoderne tė politikės shqiptare, kishte vetėm bum fjalėsh dhe asnjė veprim konkret pėr tė ndryshuar fatin tonė tė keq tė pėrcaktuar nga kundėrshtarėt tanė. Nė fakt kishte dhe ka ende shumė mundėsi pėr tė ndryshuar diēka nė projektin e pėrgatitur, pėrderisa ende dokumenti nė fjalė nuk ėshtė formalizuar nga Komisioni dhe Parlamenti Europian. Jo vetėm kaq, por nė tė njėjtėn linjė me interesat tona ka kohė qė janė renditur, natyrisht edhe pėr interesat e tyre, grupe tė fuqishme tė politikės italiane. Njė tjetėr shans i madh dhe njėkohėsisht shpresė pėr tė arritur njė pėrfundim pozitiv, vjen edhe nga fakti se Italia ka kryesinė e BE-sė nė periudhėn nė fjalė. Politika italiane nėpėrmjet parlamentarėve tė saj nė BE, institucioneve shtetėrore, qarqeve akademike dhe grupimeve sindikale tė saj ka kohė, qė ka filluar pėrpjekjet pėr tė kaluar nė listėn e projekteve parėsore tė BE-sė Korridorin e 8-tė. Interesi italian pėr projektin nė fjalė lidhet me pėrfshirjen dhe pėrfitimin e drejtpėrdrejtė tė Jugut italian nė pėrgjithėsi dhe krahinės sė Puglias nė veēanti nga politikat e zgjerimit tė BE-sė nė Ballkanin Perėndimor.
Janė miliarda dhe miliarda euro, qė do tė derdheshin nė vendet e rajonit, pėrfshi Shqipėrinė nė rast se projekti i Korridorit 8-tė bėhet realitet. Pėrfitimi do tė jetė i pallogaritshėm nga kthimi nė kėtė rast i vendit tonė nė nyje me rėndėsi strategjike. Lumi i parave shoqėrohet detyrimisht me mundėsi praktike pėr krijimin e fronteve tė reja tė punės, thithjen e investimeve tė huaja, krijimin e degėve tė reja tė ekonomisė kombėtare, etj. Pikėrisht, prandaj dhe pėrplasja e interesave ndėrmjet vendeve tė rajonit ėshtė shumė e fortė nė kėtė rast.
Institucionet shqiptare duke filluar nga ekzekutivi me Ministrinė e Jashtme, Ministrinė e Integrimit dhe Kryeministrin, pėr tė vazhduar mė tej me Parlamentin dhe Presidentin, qė siē duket e mendojnė integrimin nė BE thjesht si ēėshtje letrash dhe firmash tė shoqėruar me ceremoni tė bujshme televizionesh dhe deklaratash bosh, duhet tė kishin bėrė maksimumin tė asaj ēka varet nė dorėn tonė pėr tė shmangur disfatėn e pėrgatitur tė Korridorit tė 8-tė. Ai ėshtė shumė mė tepėr i nevojshėm pėr shqiptarėt dhe Shqipėrinė sesa nxirja e lėkurės nė plazhe e politikės dhe se kush ėshtė dhe kush do tė jetė kryetar i PS-sė ose PD-sė. Nėse deri mė tash vetėm kemi predikuar dhe nuk kemi bėrė asgjė, le tė kujtojmė shprehjen e popullit se ėshtė shansi i fundit pėr tė thėnė mė mirė vonė se kurrė!
Krijoni Kontakt