Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1

    Ballada per Doruntinen

    Balada per vellane e vdekur- Ky motiv i njohur ka te beje me rastin e marteses se motres shume larg. Ne Shqiperi kjo legjende gjendet me emrin Halil Garia ose kenga e Dhoqines. Pas nje fatkeqsie, qe ngjet ne shtepi, i vellai duke degjuar zerin e nenes qe i kerkon premtimin se do t’i sjelle vajzen kur te jete nevoja, ngrihet nga varri dhe shkon e ia sjell. Ne kete legjende tregohet edhe se sa e larte eshte fjala e dhene.

    Kenga e Dhoqines

    Diten e Pashkes ne dreke
    Sec u therr nje ka ne fshat
    Vajta e mora nj’oke mish
    Dhe e hodha ne kusi
    Te mar nje kecu te zi
    Me vrap dolla ne avlli
    Te me cpiket nje stihi
    Me vrap m’u hodh ne kusi
    Me helmoi djemt e mi
    Nente djem e nente nuse
    Te nenta me djem ne duar
    Nente djepe c’mi permbyse
    Nente paje c’mi zhurite
    Nente dyfeke c’mi shite!
    Kostandin, te arthet gjeme
    Martove Dhoqinen lark
    Lark e lark merguar
    Tre male kaptuar!
    Diten e Pashkes se madhe
    Dhhoqina na hidhej valle
    Kostandini u ngrit nga varri
    Rrasa iu be kale
    Balta i u be shale
    Vrap e vrap te Dhoqina
    “Mire se erdhe, o im vella
    ne ke ardhe per te mire
    te vishem si gjeraqine;
    ne ke ardhe per te keq
    te vishem si kallogre”
    “Jo, moter , sikunder je”
    I hipi ne vithe kalit
    Zoqte udhes, thoshin:
    “Cili – viu, viu-viu,
    Kush ia ben, ia ben vetiu,
    Kini par’e s’kini pare!
    Shkon nje zogeze bishtbardhe
    I vdekuri me te gjalle
    Vete gjen te der’ e kishes,
    “Ike moj Dhoqine,
    Se kam pune n’ajo dhime
    Se aty e kam shtepine”
    Vate gjer te dera
    Cek-cek ne porte
    “C’je ti qe kercet ne porte?
    Mos je bushter, e murtaje?
    A mos je zonja murtaje
    Qe me hengre djemt e mi?”
    “Hap, moj nene, derene,
    Jam Dhoqin’ e veteme!”
    Me cin’erdhe, moj Dhoqine
    “Un’ arce, me Kostandine”
    C’Kostandin, moj t’arthte gjema?
    Kostandini i vdekure,
    C’ben tre vjet pa treture?”
    Nje ne prak e nje ne dere
    Plasne si qelqe me vere.

    Kenga e Dhoqines eshte nje varjant i kenges se degjuar te arberesheve t’Italise: Doruntina ose Garentina. Ne variantin e arberesheve Doruntina ka dymbedhjete vellezer. Keta vriten ne lufte. Te Dhoqina nente vellezerit helmohen nga nje perbindesh. Po ne te gjitha variantet, ne fund vdesin nene e bije. Te “Bleta Shqiptare” e Thimi Mitkos kete legjende e kemi ne proze (Plaka me nente djemte) Po me kete motiv eshte bazuar edhe Kadare ne novelen mjaft te bukur "Kush e solli Doruntinen?"
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 23-08-2003 më 02:49

  2. #2
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Shigjeta, shpirt je qe e gjete kete!
    Nuk e dija qe kishte nje variant tjeter kjo, por eshte njera nga tregimet qe me kane pelqyer me shume!
    Te falenderoj.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  3. #3
    Leila flm
    Edhe mua me pelqen shume kjo ballade. Eshte nje pjese mjaft kuptimplote, ne menyre te vecant per iden e "beses se dhene" sa force ka ne traditen shqiptare.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  4. #4
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Dikur e dashur Shigjeta,ne skenen e teatrit te fierit kur ende isha ne shkolle kam luajtur rolin e Varrhimesit.
    Me kujtohen fjalet e tij kur tregonte per plaken qe shkonte dite per dite ne varreza dhe ndizte nga 1 qiri mbi varrin e djemve.Tek varri i Konstadinit,ndizte 2.
    Eshte rrenqethese kur plaka theret tek varri i tij duke i thene.
    Konstadin ti qe trete besen dheu mos te trete.

    Pershendetje me zgjove kujtime te bukura.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  5. #5
    Pershendetje gjithashtu Kolombi
    Gezohem qe lexoj nje koment te tille. Kam patur rastin ta shoh ne skene, eshte vertet nje pjese shume e bukur teatri. Nuk e dija qe edhe ju keni luajtur ne skene. Gjithesesi: Urime! Loja ne skene gjithmone me ka pelqyer, te jep emocione te vecanta.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  6. #6
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    MOTRA ME NENTE VELLEZER

    Kur ish ken' gruja e ve,
    dhet' jetima zoti ja ki' fale,
    'i cik', t'bukur ruja ma ki' pase.
    Ka 'izet vjec te gjith' ju bane,
    shojci-shojt besen ja kan' dhane,
    c'per t'xajll, gra nuk dum' me marre.
    Edhe motra u ka cjit' en u ka thane,
    ci per t'xjall' fat nuk dua me marre,
    vecme ju hyzmet dua me u ba.
    Vllau ma i vogli kenka cua n'kame
    edhe n'shpin' xjogut i ka ra
    e n'pazar' paska dale,
    has' em ka ni zotni t'rane:
    lup' ja ka, motren, -- ja ka dhane.
    Paska ble brishim e xjylpane
    e n'saraj paska dale,
    tue vu buk' ropt na i ka thane:
    - Ulu, moter, hyzmet mos me ba,
    se n'pazar' sot ci jam kane,
    lyp' te kan' edhe t'kam dhane.
    Sot tri jav' nuse me u ba,
    nan' dit' rrug' lark ci po jane.
    - Zoti t'vraft', vlla, ci t'ka dhane
    'Izet vjet bashk' ci i kem ba,
    kurr' me hile s'em ke zane,
    pse acj lark ti mua m'ke dhane?
    Motres vet i paska thane:
    - Hic marak moter mos u ban,
    se nan' vllazen ci po jena,
    kajher' n'vjet kem' me ardh' me t'marre.
    Edhe motres ma marton.
    Motra 'i fjal' jau paska thane:
    - Ju nan' vllazen ci po u kam,
    nan' murtaja ju u rashin,
    tanvet shpirti ju u dalte
    e n'oborr voret ja u pasha!
    Edhe lgata kta po i kape,
    tanvet shpirti po m'u del
    edhe vorret n'oborr po m'i kene.
    Kur a' mush' mueji taman,
    pritte motra se shkojn' per me u pa,
    kush me e pa nuk paska shkua,
    se ken' dek' edhe marua.
    Kur jan' mush' xjasht' muej taman,
    pritte motra se shkojn' per me e marre:
    sa marak motra ish ba
    edhe xjogut po m'i bjen ne shpine,
    ishte nis', per me ardh' n'xjini.
    Kuntruoll* sarajit kur ki' dale,
    sarajin e zi ma ki' pa.
    Fill n'oborr paska shkua,
    brim' t'madhe motra ka marre,
    prej marakut motra po pelset,
    prej nimdheetve fara na u ki' trete.
    Kshtu e prallojn' ci' a' ken' motit,
    por na pacim nimn e zotit.

    Vrith, Shkrel (Shkoder), 1954

    (*) Te vihet re trajta e mocme "uo," qe ne Malesi te Madhe degjohet, sado rralle. Zakonisht, atje perdorin "ua," por edhe "u."

    Recitoi Leke Prele Vulaj.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  7. #7
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Ca po thot' Halil Garria,
    be mi zotin trimi bani,
    "pse nan' vllazen na ci jemi,
    vec nji moter, tjeter s'kemi;
    nan' dit' rrug' larg do ta napim?"
    C'a' cue djali fill prej shpie,
    paska vot' ke 'i zotni i rane
    e zotnis' na i paska thane:
    - Mramja e mir', more zotni.
    J'a dhan,[1] djalit, mren' ka hi,
    plaku i shpis' na e pret Garrine:
    - Amanet, mor djal' i ri,
    as na e ke nji cik' ne voter?
    - Un' e kam nje teme moter.
    Be mi zotin por kam ba,
    sa t'jem xhall'[2] mos me e martu.
    - Sa fisnik, ti djal', po m'duke.
    Pesdhet' qese qesh' tu i dhane.
    Sa shpejt menja i kekna kthie,
    fjalen mikut ja ka dhane
    edhe paret ja ka marre.
    Ka marr' rrugen, n'shpi ka shkue:
    sa fort niska me u penue!
    Se vesht motra paska marre.
    - Pash nji zot si te ka dhane,
    pse, bre djal', me m'marr' kac[3] rane,
    nan' dit' rrug' larg ti me m'dhane?
    - Shko, moj moter, - na i ka thane, -
    pse nji bes' du me ta dhane.
    Se kur t'mushish plot nan' dite,
    po t'vjen vllau e t'shef me sy,
    e kur t'mushish plot nan' jave,
    vjen Halili e t'merr ne t'pane.[4]
    Nandhet' krush[5] na paskan ardhe
    me da motren prej vllaznie;
    nandhet' krush, tan' kalori,
    paskan pas' te bardhen li,
    si[6] krejt vllaznit lija i mbiti.
    Askurrxha motra s'ka dite.
    Kundron motra rrugen s'largu,
    askurrxha nuk shef me sy.
    Ulet, rrin n'hije t'nji ahu,
    ban kuven me nji zog malit:
    - Amanet, o zogu i malit,
    t'm'i thush vllaut tem, Halilit,
    ku e lae besen si m'ke dhane?[7]
    . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
    Shtat' vjet motra nejt tuj kja,
    shtat' vjet zogu tu fluturu,[8]
    shtat' vjet vorrin tu kerku,
    pr' udh' ke djali paska shku.
    Zogu djalit na i ka thane:
    - Ku e lae besen si ke dhane?
    T'pret nji moter, t'pret nji nane.[9]
    Dhim' ke zoti na i ka ra.[10]
    Njater' djali del prej vorrit,
    na i ka ra xjogut ne shpine,
    nan' dit' rrug' larg tu shkektu,
    fill ke motra paska shku.
    Motra e vet kenka gazmu.
    - Cou ti, moter, n'shpi me shku.
    - Po, lum motra! - na i ka thane
    edhe gati qenka bame.
    Kur kan' vot' ni nji shej venit,
    po i thot' motra vllaut, Halilit:
    - Era dhe, bre vlla, po t'vjen.
    - Hik, moj moter, - na i ka thane, -
    pse nan' vllazen jemi kane,
    nan' saraje na i kem ba,
    tu bajt' gur, tu ba kerqele,
    prani era dhe me vjen.
    Kur kan' vot' pak ma pertej,
    motra vllaut na i ka thane:
    - Po na i bjer ti fillit tan.[11]
    - Hik, moj moter, - na i ka thane, -
    pse nan' vllazen si kim qane
    e nan' fej na i kemi pase,
    t'nanave bashk' na u kemi ra,
    copa gjuhet na jan' ba.
    Kur kan' vot' tek[12] ma pertej,
    sh'po kuvenin dy zogj malit,
    me 'i cudi, si sod,[13] po flasin:
    - Shkon i dekmi rrugs me t'gjallin!
    - Nij, bre vlla, sh'thon' zogjt' e malit.
    - Hec, moj moter, zoti t'vrafte,
    se n'marrsh vesh ti zogjt' e malit,
    per shtat vjet nuk mrrin ke shpia.
    Kur kan' dal' me nji lak kodre,
    na i ka pa sarajt e veta,
    te xhith' zi edhe vrugue;
    fort konaqet kenkan rrzue.
    Po i thot' motra vllaut, Halilit:
    - Djal' i motres, - na i ka thane, -
    kto sarajet kshtu si jane?
    Djali motres i ka thane:
    - E nan' vllazen si kem qane
    e nan' nuse na i kim marre,
    nanqin krush na i kimi pase,
    t'xhith' tuj kcy e tuj lodrue,
    der konaqet na i kan' rrzue,
    timi i pushkve i ka vrugue.
    Ma pertej, - tha, - kur kan' shkue,
    me nji koder kan' kalue,
    na i kan' pa nan' vorre t'bardha:
    sa trishtim motra ka marre.
    - Po kto vorre e shkaf jane?
    Tash shtat' vjet ketu s'kam qane,
    po ketu s'i kam pa' lane.
    - Hec, bre moter, - na i ka thane, -
    pse nan' vllazen si kim qane,
    nan' saraje na i kim ba,
    nan' dibran'[14] na i kemi pase,
    t'nan' kan' dek' e i kem vorrue.
    Kan' marr' rrugen prap tuj shkue.
    Afer shpis' kur jan' afrue,
    nisin fjalt tuj bisidue,
    djali motres na i ka thane:
    - Majma kalin, - na i ka thane, -
    se kam fjal' me nji njeri.
    Ka dredh' rrugen, shkon ne shpi,[15]
    ka xhet' nanen tuj qa n'hi.
    - Sh'ke, ti, nan', - thot', - si po kjane?
    Kush ma mir' se ti s'ka qane.
    Ti nan' nuse m'i ke marre,
    nan' saraje m'i ke ba.
    - Shuj,[16] moj bi, zoti te vrafte,
    se cish diten si ke shku ti,[17]
    vllaznit tu jan' mlu me dhe!
    Kap kuven[18] nana me t'bijn:
    - Me ka erdhe? - na i ka thane.
    - Me Halilin, - thot', - kam ardhe.
    - Le,[19] moj bi, zoti te vrafte,
    se Halili gjinet deke!
    Kesh ta shof nji her' me si
    e t'i nrrojm' me te di fjale!
    Dor' per dor' na qenkan marre
    e n'fun t'shkallve paskan ra:
    kurkun djalin s'e kan' pa.
    Por kan' vot' te vorri i djalit
    e i bajn' za: "Halil Garri!"
    Ma xhiall djali s'qenka ni,
    vecse krahun jasht' ka shti,
    besn e zotit mos me thi.
    Nan' e bi jan' cu ne kame,
    sa i kap' nji e madhe xhame, [20]
    n'vorr t'Halilit dekun rane.


    Rreja e Veles, Mirdite, 1951

    [1] I eshte dhene, iu dha djalit.
    [2] Sa t'jem gjalle (gj : xh).
    [3] Perse te jam renduar kaq (q : c).
    [4] Zakoni eshte qe nusja shkon, pas disa ditesh, te shtepia e saj "ne te pare."
    [5] Krushq.
    [6] Qe, - keshtu qe.
    [7] Recituesi thote se vellezerit vdiqen nga lija, por me pas shton qe ata vrane njeri tjetrin.
    [8] Duke fluturuar.
    [9] Pret dhe nena qe djali t'i sjelli vajzen. Varg fort i bukur, qe s'e kemi hasur ne variantet e tjera.
    [10] I ka rene, ka ndier nje dhimbje shume te madhe.
    [11] Bjeri fyellit tend.
    [12] Tek: pak.
    [13] Zogjte po kuvendojne te cuditur si edhe ne sot.
    [14] Nente mjeshter; mjeshtrit vinin nga anet e Dibres. Fjala "dibran" e ka edhe ate kuptim ne Mirdite e gjetiu.
    [15] Eshte vajza.
    [16] Shuej - pusho.
    [17] Vargun recituesi e thote paroksiton, duke i vene theksin e fundit te gjate ne rrokjen 7, te "shku," dhe duke e bere te shkurter rrokjen 8, "ti." Procedim i rralle, por i njohur qe flet per shkathtesi te vecante ne krijimin e vargjeve nga kengetari.
    [18] Ze, rrok kuvendin, - ze perseri.
    [19] Lere, - pusho.
    [20] Nje e madhe "gjame," - gjeme.

    E mbledhur ne Rubik nga nje minator prej fshatit Rreja e Veles. Ai kendonte edhe me cifteli. Lahuta perdoret rralle ne Mirdite; ciftelia eshte bere vegla e vendit.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

Tema të Ngjashme

  1. Legjenda dhe tregime te moçme shqiptare
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 04-06-2010, 08:35
  2. Shaban Sinani per Kadarene dhe Shuteriqin
    Nga Brari në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-11-2003, 03:29
  3. Ballada për Rinjohjen
    Nga shigjeta në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-09-2003, 01:01
  4. Kush e solli Doruntinen?
    Nga Ursus në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 27-08-2002, 11:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •