Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724

    Cfare nxori ne siperfaqe Big-Brother

    Askush nuk ka guxuar deri me sot te kundershtoje ne menyre te argumentuar se reality-show te tipit Big Brother nuk sjellin nje pasqyre socio-psikologjike te qarte te shoqerise, edhe pse deri diku te deformuar prej nderhyrjes se kamerave. Perpos kesaj, shume jane te mendimit se kjo forme ne vetvete eshte banale dhe diskretituese ndaj parimeve te privacyse, ashtu sikurse ne shumicen e rasteve e tejmbushur me telenovela, drama apo komedi artificiale.
    E megjithate, nje gje eshte te mos biesh dakort me Big Brother ne parim, dhe nje gje tjeter eshte te analizosh disa problematika qe ky i fundit nxjerr.

    E pare nen kendvshtrimin tim, mes shume diskutimesh, temash, qendrimesh dhe argumentash, banalizmave dhe showt, reklamave dhe idhujve, dashurive apo zenkave, manipulimesh apo opinionesh, ne pah dalin dy ceshtje paresore te cilat do perpiqem ti shfaq dhe ti diskutojme :

    1: Sinqeritet apo hipokrizi
    2: Perfaqesim vlerash apo lekizem

    Formati i Big Brother eshte i njohur ne shume vende te botes, duke evoluar gjate kohes ne ate cka ai kerkon ti percjelle auditorit. Perhere e me teper, jashte Shqiperise, mund te dallohet qarte tendenca jo vetem e organizatoreve, per te ofruar stereotipe qe ofrojne perfaqesim dhe rryma te caktuara si psh : artist, homoseksual, rom, politikan, futbollist, globalist, ambjentalist, besimtar etj. Midis tyre gjendet shpesh edhe ai lojtari i vendosur drejt fitores, ku si qellim kryesor nuk ka perfaqesimin e ndonje shtrese sociale, rryme ideore dhe shoqerore, por deshiren per cmimin ( leket )
    Me zgjedhjen e saj, shoqeria shqiptare dha shenja te nje lekizmi, ku vlera e "fituesit" percaktohet prej deshires se tij per te fituar, lojes se tij sa te hapur, aq edhe vulgare drej qellimit final. Top-channel u perpoq ( une do te thoja me sukses ) qe ne nje fare menyre ti bashkangjise spektaklit disa stereotipe perfaqesuese si psh : nje njeri te shkurter, nje djale i rritur ne Itali qe s'di mire shqip, nje vajze te re nga Kavaja me mentalitet te mbyllur, nje bukurosh trupmadh qe gjithe diten lan enet etj. E megjithate, shqiptaret vendosen qe cdo stereotip ishte i pakrahasueshem me djaloshin qe deklaron se do leket.

    Pra ne nje fare menyre, mund te konkludojme se midis perfaqesimit dhe lekizmit, shiptaret zgjodhen te dyten.

    Nga ana tjeter, duhet permendur sinqeriteti i fituesit, i cili per asnje moment te vetem nuk e fshehu qellimin e tij drejt fitores se cmimit. Perfaqesimi mbart me vete edhe riskun per te qene me i fshehur, disa here i mbuluar nen cadren e dickaje me te madhe se sa ty, edhe pse qellimi yt mund te jete edhe ai i fokusuar drejt lekut. Ne kete kontekst, loja zhvillohet ne dy ose me shume nivele :
    lojtari qe deklarohet hapur, ne menyre te sinqerte dhe lojtari qe fshihet apo perpiqet te manipuloje qellimet e tij.
    Shqiptaret treguan se mes dy zgjedhjeve preferojne te paren, pra djalin e sinqerte i cili del ballhapur dhe deklaron qellimet e tij, packa se keto mund te jene kompromentuese ne ndonje rast te caktuar.


    Shtroj pyetjen :

    1- A jane shqiptaret te verbuar perpara vleres Lek ?
    2- A jane shqiptaret nje popull i cili gjithsesi sinqeritetin e sheh ende si nje vlere te veten ?

    ©Pratolini

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anėtarėsuar
    18-08-2004
    Postime
    511
    shqiptaret kane adhuruar historikisht pushtetin e me te fortit pavarsisht vlerave qe ata kane si individe, keshtu qe kuptohet se cfare rezultati do kete tek ne dhe brezat qe do vine, jo vetem qe e adhurojne lekun por flijojne gjithcka ne nder te kesaj perendie, ne asnje vend te botes mardheniet e njeriut sjane asfiksuar dhe kalbezuar ne ate shkalle sa ne shqiperi, dhe kjo vetem per faktin se ne e adhurojme duam dhe besojme vetem pushtetin e parase!
    failure is not an option!

  3. #3
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Dua te mendoj dhe besoj se shqiptaret kane vleresuar ne perzgjedhjen e fituesit te BBA vlera te cilat sot i mungojne shumices se rinise shqiptare.

    Po permend disa: familjar i shkelqyer, djal punetor, i papertuar, i shkelqyer ne kushtet e nje bashkejetese, i afte ne komunikim, i drejteperdrejte, realist, etj.

    Te gjitha keto mendoj se e motivuan publikun t'i jepte voten dhe gjithashtu fitoren.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  4. #4
    Edhe pse sipas J@mes, fituesi i ketij show mund te kete pasur disa "vlera" qe ishin per te admiruar, mendoj se nuk ishte ndonje perfaqesues i denje per $70,000.

    E ndoqa shume pak si show sepse u zhgenjeva qe ne fillim. Mendova se ky show i dyte do ishte me teper rreth rinise shqiptare si intelekt, si pergatitje ne shume fusha te ndryshme te jetes, me nje bote te madhe, etj. Shpresoja se ne ndryshim nga show i pare, ky show t'i qendronte larg tipit telenovel ku me teper diskutohet se kush puthi ke, dhe kush po fle me ke.

    Mendova se fakti qe shume banore kishin jetuar, shkolluar, apo punuar jashte vendit, do i sillnin nje atmosfere krejt ndryshe ketij show, ku nuk diskutohet se si Adela eshte nje hic pa Bjordin, apo Arjoni nuk mund te rrinte dot pa vemendjen e nje femre. Nuk pashe askund qe te diskutonin gjera me te medha se ata vete, ne fusha krejt te ndryshme, ne rang edhe boteror dhe jo thjesht ne Bathore apo Kavaje. Nuk e keni idene sa do doja qe te shikoja nje "lufte" midis atyre te rinjve te ardhur nga jashte dhe atyre ne Shqiperi, ku te nxirrnin ne pah se c'do te thote per nje te ri shqiptar te rritesh, te shkollohesh, te punosh, dhe te jetosh ne nje vend te huaj, larg Shqiperise. Duhej qe ta vertetonin se kishin jetuar ne ato vende nga vinin dhe jetuar ne plotekuptimin e fjales dhe jo thjesht qe kishin nje banese atje.

    Po lexoja dje diku qe Qetesori dhe Adi po i futen politikes. Me vjen keq te them por cfare kane ata per t'i ofruar politikes shqiptare, apo thjesht fakti qe ishin ne TV per 3 muaj duke ju humbur kohe njerezve dhe do perdoren nga "partia" si vegel marketingu. Nuk me kujtohet qe ndonjeri prej tyre te tregonte ndonje prirje apo vlere politike kur ishin ne ate shtepi, apo eshte se ju ofruan leke dhe me mire me pune se neper kafene gjithe diten?!

    Dmth Pratolin, edhe pse nuk dua qe ta pranoj kete gje, por fatkeqesisht edhe ky BB kete sezon e vertetoi se shqiptaret jane akoma te verbuar perpara vleres lek. Nqs do te kete nje tjeter sezon BB, shpresoj dhe uroj qe nje nder kualifikimet e ketyre banoreve te jete the IQ dhe jo vetem nese i kane hipur avionit per ne nje vend tjeter apo jo.

Tema tė Ngjashme

  1. Fillon dhėnia e tapive pėr proēesin e legalizimeve
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 22-02-2013, 12:31
  2. Gjon Muzaka, u le amanet femijėve te tij (1515)
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 21-05-2012, 11:07
  3. Nusja shkateroi familjen per Big Brother.
    Nga bebushja nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 06-10-2009, 06:08
  4. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 17:03
  5. Big Brother ne Uk !!
    Nga Pyes_Lotin nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 29-04-2003, 05:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •