Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450

    Artizanati po vdes

    Une qe po shkruaj,jam nje njeri deri tani Idealist qe jam munduar te kontriboj sado pak ne fushen e artit dhe te zhvillimit te artizanatit Shqiptar.Vleresimin per kete mund ta bej sejcili duke vizituar punen time qe eshte paraqitur tek faqja ime ne internet. Aresyeja e ketij shkrimi eshte sepse une kam disa vite qe goditem rrende nga ky shtet(qe vetem emrin shtet nuk e ka) duke perdorur te gjitha istitucionet e tij,per te shkateruar nje person qe ka deshire te punoje dhe te kontriboje per Shqiperine.Ky shtet qe nuk i do aspak njerezit e punes,po perdor ne rradhe te pare Tatim taksat qe vetem me godasin dhe nuk me lene te qete te punoj megjithese mundohem te jem ne rregull me te gjitha pagesat dhe taksat qe me vene me vleren maksimale qe ekziston per nje prodhues artizanati te kategorise time.Nuk mjafton vetem kjo,por kohet e fundit me jane sulur dhe policia elektrike duke me vene gjoba qe te punoj gjithe jeten dhe nuk i laje dot.Mehjithese i rregullt me pagesa,keta dine ti sajojne punet ne menyre te tille(Po nuk pagove si puna ime) qe te shkaterojne pa pike meshire.Nuk ka mjaftuar qe me kane nderprere energjine elektrike sa here ju ka dashur qejfi duke mi lene puntoret pa pune disa ore ne dite.Kjo ndermarje KESH, qe per mua eshte shkateruesi kryesor i ekonomise shqiptare,Krijuesi i sa e sa streseve te popullit shqiptar,qe ka detyruar shume vehta te largohen pergjithmone nga shqiperia.nje ndermarje ku administrata e saj e koruptuar ortake me shtetin,qe e ka konsideruar ndermarjen si nje lope qe vetem e vjelin dhe nuk investojne asgje per te ardhmen e saj,nje ndrmarje e papergjeshme qe i bene kontratat sipas qejfit te saj si ne kohen e Diktatures,ku vetem kerkon dhe nuk mban asnje pergjegjsi per ate qe nuk nuk te jep,per ato paisje qe digjen cdo dite,per ato shtepi qe digjen nga nderprerjet e vazhdueshme.Per skarcitetin qe nxjerin ndermarjet e vogla,nga nderprerjet e energjise.Nje ndermarje qe ka pronar shtetin(pra qe ska asnje pronar) qe e konsideron vehten zot qe ka jeten tone ne dore,dhe mund te tallet sa here te doje,dhe mund ta beje kete popull te urte(me i urte sec duhet) te largohet nga syte kembet per te gezuar ate pak jete qe i ka ngelur duke bredhe neper rrugeve te botes,ne vend qe te punojne per vehte dhe per shqiperine.Jam munnduar me mish e me shpirt, keto shtate vjet te punoj per te zhvilluar Artin e punimit te hekurit me dore,si dhe traditen tone te artizanatit, jam munduar te perfaqsoj Shqiperine neper panaire kombetare 8 here,dhe nderkombetare,Si ne Bari(2 here ne vitin 97 dhe 98,ku ketu kerciste kallashi),Milano(2001),Cikago(2000),New York(2001),per ti treguar botes qe dhe ne dime te punojme dhe te krijojme.Tani jam i lodhur(jam bere me tension dhe me zemer)dhe mendoj ta mbyll aktivitetin tim prodhues,sepse ketu nuk ka shtet,dhe keta qe drejtojne sot duan pa pastrojne Shqiperine nga njerezit e punes,dhe te ndershem,per ta bere kete vend nje kazino ku te luajne vetem hajdutat,pijanecat dhe kumargjijte.Do kerkoja nja ju nje keshille te vlefshme per mua,sepse nuk eshte kaq e lehte te hedhe poshte 13 vjet pune plot strese dhe nje emer te mire qe kam krijuar PEKOMERI.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    pekomer

    une nuk mund te them c'te besh, sepse ti e di me mire, por duhet te vendosesh sa fuqi te merr lufta me sistemin, taksat etj. nese eshte e madhe, e perditshme, e lodhshme dhe aq me teper te semur hajde ketej nga amerika.nje gje eshte e sigurt, qe ketu do te te nderojne per ate qe ben, do marresh ate qe te takon dhe eshte me shume qetesi ( s'ka shume politike ).tek e fundit, ti je artist dhe duhet te kesh kushtet e duhura per te krijuar.
    dashamiresisht, buna

  3. #3
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450
    Ne rradhe te pare te falemderoj per mesazhin.Kishe nevoje te shkembeja dy fjale per streset qe kam.Mendimi juaj nuk eshte i keq.Qendrimi im ketu ne shqiperi ishte nga qe une jam shume idealist(me doza te medha).Doja te beja dicka ketu per nje pune qe po vdes(harohet).Propozimin per te punuar dhe qendruar ne SHBA e kam pasur prej kohesh qysh kur isha ne Cikago ne panair.per kete dergova djalin atje per te bere shkollen,por ai ma la ne mes.Dergova vellain i cili ka punuar ketu tek une dhe e njeh punen,por dhe ai u semur dhe tani nuk eshte per pune. Tani e shikoj qe ketu qenka e veshtire te punosh dhe te besh Art.Tek ne lulet i hane gomaret.respekte P.M

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    miredita pekomer

    per nje gje te siguroj qe ne usa do marresh ajer tjeter dhe duke mohuar te gjitha c'thone te tjeret per kapitalizmin etj, etj, une mendoj se usa eshte pothuaj vendi ideal per te jetuar.
    shtoj edhe se talenti yt eshte me permasa shume te medha dhe do kesh kenaqesine dhe krenarine per te qene ai qe je, dmth artist.
    sa per idealizma ( une jam ndoshta me keq se ty) leri menjane duke menduar se edhe rilindasit tane te medhenj vepren e tyre jashte atdheut. kurre mos harro se ke vetem nje jete.dedikoja vetes tende.
    me shume respekt, buna

    ah, e mrekulluar me punimet e tua.

  5. #5
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450
    Te falenderoj per keshillen,tani kam arritur te mendoj qe une me idealizmin tim nuk kame bere asgje por vetem kam humbur kohe dhe kam shkateruar vehten time.Mendoj qe fillimisht do me duhej te gjej nje patner ne USA qe te ndertoj punen time gradualisht per ta shkeputur prej kendej,pra te hap fillimisht nje ekspozite(ose vend shitje),pastaj te vi dhe vete atje,ndofta duke e shfrytezuar dhe kete qe kam ndertuar ketu.Do te kerkoja ndihmen e forumustave per ndonje rekomandim te ndonje personi apo firme qe merret me artikuj te kesaj fushe ndofta dhe te ndonje ndermjetsimi.Shpresoj qe endrat e mia te behen realitet.

  6. #6
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Petrit, gjendja ne Shqiperi eshte pak a shume njesoj per te gjithe shqiptaret si puna jote, dhe me beso ata jane shume. E keqja eshte se kjo gjendje ka egzistuar per nje kohe te gjate tani dhe njerzit ose po "cmenden" ose po ikin jashte me menyren me te pare qe gjejne. Eshte me te vertete per te ardhur keq, por nuk mbeti jave pa marre telefonata nga shoqeria jone atje (familjare me shume, moshatare me prinderit) te cilet qahen per konflikte te tilla. Ka dhe me keq se ty madje, nga ata te cilet vetem sepse jane te drejte dhe e bejne punen e tyre me pasion kercenohen dhe me vdekje...nejse.

    Me pelqyen komentet e bunes me lart, dhe mund te them se realiteti eshte pikerisht ai. Vete mosha nuk me lejon te te jap keshilla por do te thoja Amerika eshte vertet vend ideal per njerez si ty. Edhe ketu asgje nuk shtrohet me flori, por ama nq se kerkon dicka dhe lufton per te deri ne fund do te shperblehesh.

    Para se te filloje te shkruaje ne kete forum, me ka rastisur te shkoj ne disa craft stores ketu ku jetoj te cilat shesin artizanate te llojeve te ndryshme me vlere sa cereku i punimeve te tua e qe shiten shume shtrenjte. Punimet e dores vleresohen shume sot, duke qene se cdo gje po fabrikohet nga robotet.

    Tani ne lidhje me artizanatin shqiptar. Para nje viti kam lexuar se Mit'hat dibra dhe Shaban Bilali kane publikuar nje liber mbi artizanatin shqiptar. Ke njohuri mbi kete liber dhe a ka pasur punime te tuat te pasqyruar atje ?!

    Ketu eshte artikulli qe gjeta ne internet mbi kete lajm...

    ***
    Artizanati shqiptar tashmė ėshtė i pasqyruar nė njė libėr. Autorėt e tij Mit'hat Dibra dhe Shaban Bilali kanė prezantuar nė librin e tyre vlerat mė tė mira tė traditės shqiptare dhe punėn e disa firmave private tė artizanatit tė sotėm, duke pasqyruar mbase pėr herė tė parė funksionet e reja qė ka pėrvetesuar artizanati nė bazė tė kėrkesės.Nė faqet e librit nėpėrmjet fotografimeve cilėsore paraqiten kompozime interesante tė mjeshtrit artizanat nė qeramikė, punime prej alabastre, mermeri, ari, argjendi, hekuri, bronx etj. Nuk mbesin jashtė kėtyre vlerave teknika e gdhendjes se drurit, apo e pėrpunimit tė kashtės. Financimi I kėtij libri nga USAID u ka dhėnė mundėsinė autorėve qė tė pasqyrojnė me cilėsi punėn e tyre duke e kthyer librin nė njė katalog tė punimeve artizanale nė Shqipėri, i denjė pėr t'i prezantuar kėto punime brenda apo jashtė vendit. Ėshtė kjo arsyeja qė ka nxitur njė numėr tė konsiderueshėm firmash apo artizanatesh tė njohur qė tė jenė prezent nė kėtė botim.


    Me respekt

    Fiori

  7. #7
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450
    E nderuar Fiori,
    Ne rradhe te pare deshiroj te falenderorj per mesazhin qe me dergove ,si dhe ndarjen e stresit tim.Une konsiderohem si nje njeri i hekurt.Kur kam shkruar kete mesazh duhet te kuptosh qe ka shkuar thika deri ne palce.kam pasur probleme pa qene fajtor,por thjesht nga qe une nuk jam mesuar te jap leke kot NISH elektrikut apo tatimeve.Gjobat mu vendosen ne nje mase qe une duht te punoj 5 vjet qe ti shlyej me fitimin qer kam.Deri tani ka 5 vjet qe vazhdimisht gjobitem me pa te drejte nga administrata shqiptare.Nuk me afrohej asnje tender(me perjashtim te stolave te Tiranes,tani vone,qe une e mora me nje fitim fare te vogel,per ti treguar te gjitheve ,se cfare ben Pekomeri)Tani une jam ne nje moshe 52 vjevare qe nuk kam nerva per te duruar lojrat e ketij shteti te papergjegjshem.U mundova,punova i nxitur nga nje ideal,qe gradualisht po dobesohet.Per sa i perket librit te artizanatit,autoret e saj jane shoket e mi,kemi qene bashke dy here ne panairin e Barit te Italise.Perpara se botonin librin me erdhen dhe me thane per librin,por ne ate kohe mendova qe ky liber behej fjale per individe krijues te artizanatit,dhe mendova qe une jam ndermarje me 30 puntore dhe nuk me takonte te merja pjese aty.Nuk e di kam vepruar mire apo keq.Para 3-4 vjeteve kam qene kryetari i shoqates te njerezve te shquar te shqiperise.U mundova te beja dicka per te nxitur zhvillimin e artizanatit,ndofta per te hapur dhe nje shkolle per kete pune,por nuk gjeta mbeshtetje as nga institucionet shqiptare as nga banka boterore.Mbasi nuk bera asgje pata miresine ta dorezoja kete post te tjereve.Endrat dhe deshirat e mia kane qene shume te medha,por asnjehere per vehten time(Sepse une jam i kenaqur me pak).Koha ka qene gjithmon ne disfaforin tim.Punen e kam pasur me pasion i cili tani po bjen dangadale.Duhet te dish qe nga viti1974 deri1991 une kam qene njeri nga rrobaqepesit dhe stilistet e Tirane me nje klientele te njohur.Kam investuar tek te gjithe kalate e shqiperise per paisjen e tyre me paisje dhe orendi te periudhes para shume vitesh.Nga te gjitha sa te kam shkruar jam munduar te kontruboj sa me shume qe mundesha,por fatkeqesisht nuk kam pasur asnjehere perkrahje.Une qe i kam dhene nje pjese te mire moral per punen dhe per te ardhmen ne shqiperi,tani jam dorezuar.Me individe te vecante,kam luftuar dhe luftoj pa u dorezuar kurre,por me nje shtet nuk jam i zoti te luftoj.Punen time e njohin pothuajse te gjithe ambasadat ne Tirane dhe institucionet e tjera te Europes.por prej tyre nuk kam pasur asnjehere mbeshtetje.Shpresoj te mos ju kem merzitur.Respekte P.M

  8. #8
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585

    Petrit

    Pajtohem me mendimet e Bunės dhe tė Fiorit se ardhja dhe zhvendosja jote nė Amerikė do tė tė ndihmoj ty shumė. Mė vjen shumė keq qė punėt tė shkojnė ashtu, shumė shumė keq :(

    Gjithėsesi, kėtu nė L.A. jetoj nė njė zonė qė quhet Art District, ka shumė artistė tė tė gjitha llojeve. Kėtė tė shtunė dhe tė dielė, nė gjithė lagjen do jetė "Los Angeles Art District Festival" e cila konsiston nė hapjen e tė gjitha galerive tė lagjes nė tė njėjtėn kohė. Nė banesėn time do kemi edhe ne njė Galeri tė hapur. Kėto ditė kam qėnė shumė i zėnė me kėtė punė, duke bėrė gati hapsirėn tonė pėr vizitorėt. Dje nė fakt po ndihmoja organizatoren e tė gjithė festivalit, dhe po mė thoshte se kishte shumė njėrėz qė do vinin nga shtet e largėta tė Amerikės ( :) dmth nga lindja, sepse L.A. ėshtė nė Kaliforni). Ajo e kishte atė listėn e kontakteve, sepse ėshtė vetė ajo qė e organizonte dhe i ftonte kėta njėrėz. Ēfarė tė duhet ty nė fakt Petrit ėshtė njė sponsor qė tė tė sponsorizoj punėn (duhet ta dish mė mirė sesa unė). Nuk e di sesa mund tė bėj, por do mundohem t'i them dikujt, njėrzve qė do takoj pėr punėn tėnde. Me aq sa kam mundėsi.

    Para disa ditėsh nė kefenenė e lagjes takova edhe njė hekurpunes si ty por nga Polonia. Mbase nėse e shoh prap do ta pyes sesi ėshtė rregulluar kėtu, dhe tė paktėn tė mėsoj sesi funksion puna tyre (financiare etj etj).

    Ardhja nė Amerikė nuk do tė ishte e vėshtirė po tė gjeje njė sponsor. Shteti Amerikan nė fakt e mbėshtet kėtė politkė, dmth nėse ėshtė njė kompani apo sponsor qė tė kėrkon, at'herė t'i bėjnė dokumentat menjėherė.

    Petrit, tė lutem pranoi disa fjalė nga dikush mė i ri dhe me mė pak pėrvojė se ty: "Gjėrat do tė tė shkojnė pėr mirė, por nė ambjentin e Shqipėrisė i drejti zakonisht nuk fiton" dhe njė citim nga Emersoni:

    "Nė ēdo fund ka njė fillim tė ri"

    Pėrshėndetje dhe tė uroj fat,
    sinqerisht,
    Drini.


    p.s. temėn po ta bashkėngjis kėtu :)

  9. #9
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450
    I dashur Drini.
    Disa punime te miat qe pata ekspozuar ne Cikago dhe New york,i kam lene ne nje shtepi te nje shoku te shokut tim ne Njuxhers.Nuk e di fatin e tyre sepse u be nje kohe e gjate pa folur ne telefon.Do te mundohem te lidhem dhe ti pyes se a ekzistojne dhe a kane mundesi per ti postuar tek ju,sepse peshojne nja 80 kg. Sidoqofte te falenderoj nga zemra per mbeshtetjen qe po me jep.

  10. #10
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Nuk e di nėse ato mund tė ekspozohen kėtu, pasi vėndi ėshtė pak i vogėl, dhe shoku im qė ėshtė piktorė do e pėrdori pėr pikturat e tij (tė shtunėn dhe tė dielėn), por megjithatė do shofim nė tė ardhmen se ēfarė mund tė bėhet. Ky shoku im e kishte edhe mė parė si ide, por sė fundi e shtyva edhe unė bashkė me ndihmėn time pėr ty kthyer njė pjesė tė loftit (nuk ėshtė shtėpi por tip magazine e vjetėr e rinovuar nė shtėpi) nė galeri, dhe mė vonė, nėse gjėrat shkojnė nė vijė, do hapim edhe njė derė tė re qė tė hyj direkte nė kėtė hapsirė.

    Sipas mundėsive Petrit, nuk mund tė premtoj shumė sepse vetė jam nė pozitėn e njė studenti qė po lufton pėr idealin e tij vetjak. Edhe unė vetė kam shumė pėr tė bėrė nga ana ime.

    Drini.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Artizanati
    Nga Darius nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2011, 20:34
  2. Artizanati i punimit me hekur (mbajtėse qirijsh)
    Nga pekomeri nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 04-04-2007, 16:27
  3. Arti i skulpturės nė hekur
    Nga pekomeri nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 17:24
  4. Artizanati!
    Nga Manulaki nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 13-04-2006, 03:30
  5. Artizanati i pasqyruar nė foto
    Nga SUPERSTAR_N1 nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 03-07-2002, 17:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •