Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 34
  1. #21
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450

    Artizanati po vdes

    Shume e nderuara Fiori.
    Me ke ngacmuar ne plagen time me te rende.Vertat une kam shkruar kete teme ne nje gjendje shume te veshtire psikologjike kur une luftoja me vehten time.Sot gjerat kane ndryshuar.Kane ikur nga pushteti ata qe me bene me zemer dhe kam te gjitha kushtet per te vazhduar ate qe kam nisur me shume pasion.Kam aritur te formoj Konfederaten e Artizanatit Shqiptar,Mund te shikoni webin e saj http://www.kash-alb.org.Po mundohem ta nge Artizanatin ne nivel perfaqesimi ne te gjithe institucionet Shqiptare.Si antar i Keshillit konsultativ te biznesit po mundohem te krijoj ligje per artizanatin Shqiptar (Sepse prodhimi ne Shqiperi ze gati 80 % te prodhimit te pergjithshem).Vitin tjeter mendoj se kam shume pune per ta ngritur Artizanatin tone atje ku e meritojme qe te jemi. Respekte Petrit Metohu

  2. #22
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450
    Kam aritur te formoj Konfederaten e Artizanatit Shqiptar,Mund te shikoni webin e saj http://www.kash-alb.org.
    U deturova ta shkruaj edhe nje here web sitin e Konfederates per aresye sepse nuk hapej.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Edhe ti fjori e paske njohur petritin un kam ndejt disa her ne tiran,dhe i kam then shum qka ne lidhje me artianatin jo se artizanati nuk ehst punim i shkelqyer por sot po dominon nje flsifikim i artit ma shum s earti i verrtet,ket ia kam then edhe un petritit personalisht kur kemi biseduar ne puntorin e ti ne tiran:
    mEGJITHAT PUNIMET NE SHQIPERI ME KAN PELQYER SHUM KAN VERRTET MJESHTRI DHE ART TE SHKEQLYESHEM

    pershendetje fjori
    te pershendes nga gjermanija dhe te uroj suksese
    poeti angert

  4. #24
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450

    artizanati

    si president i Konfederates te Artizanatit Shqiptar ftoj te gjithe Shqiptaret qe jane jashte Shqiperise me banim,ata te cilet meren me biznes qe te interesohen per te hapur nje dyqan me prodhimet e konfederates.
    Mendoj qe eshte nje biznes me fitim per ate qe e merr persiper ta ushtroj.Punimet tona nuk kosistojne vetem tek suveniret,por ne nje prodhim dinjitoz,te kohes dhe te kerkuar ne tregun Europian dhe USA. Shikoni punimet e artizanatit ne webin e saj http://www.kash-alb.org Respekte Petrit Metohu

  5. #25
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    1,230
    Citim Postuar mė parė nga pekomeri Lexo Postimin
    Une qe po shkruaj,jam nje njeri deri tani Idealist qe jam munduar te kontriboj sado pak ne fushen e artit dhe te zhvillimit te artizanatit Shqiptar.Vleresimin per kete mund ta bej sejcili duke vizituar punen time qe eshte paraqitur tek faqja ime ne internet. Aresyeja e ketij shkrimi eshte sepse une kam disa vite qe goditem rrende nga ky shtet(qe vetem emrin shtet nuk e ka) duke perdorur te gjitha istitucionet e tij,per te shkateruar nje person qe ka deshire te punoje dhe te kontriboje per Shqiperine.Ky shtet qe nuk i do aspak njerezit e punes,po perdor ne rradhe te pare Tatim taksat qe vetem me godasin dhe nuk me lene te qete te punoj megjithese mundohem te jem ne rregull me te gjitha pagesat dhe taksat qe me vene me vleren maksimale qe ekziston per nje prodhues artizanati te kategorise time.Nuk mjafton vetem kjo,por kohet e fundit me jane sulur dhe policia elektrike duke me vene gjoba qe te punoj gjithe jeten dhe nuk i laje dot.Mehjithese i rregullt me pagesa,keta dine ti sajojne punet ne menyre te tille(Po nuk pagove si puna ime) qe te shkaterojne pa pike meshire.Nuk ka mjaftuar qe me kane nderprere energjine elektrike sa here ju ka dashur qejfi duke mi lene puntoret pa pune disa ore ne dite.Kjo ndermarje KESH, qe per mua eshte shkateruesi kryesor i ekonomise shqiptare,Krijuesi i sa e sa streseve te popullit shqiptar,qe ka detyruar shume vehta te largohen pergjithmone nga shqiperia.nje ndermarje ku administrata e saj e koruptuar ortake me shtetin,qe e ka konsideruar ndermarjen si nje lope qe vetem e vjelin dhe nuk investojne asgje per te ardhmen e saj,nje ndrmarje e papergjeshme qe i bene kontratat sipas qejfit te saj si ne kohen e Diktatures,ku vetem kerkon dhe nuk mban asnje pergjegjsi per ate qe nuk nuk te jep,per ato paisje qe digjen cdo dite,per ato shtepi qe digjen nga nderprerjet e vazhdueshme.Per skarcitetin qe nxjerin ndermarjet e vogla,nga nderprerjet e energjise.Nje ndermarje qe ka pronar shtetin(pra qe ska asnje pronar) qe e konsideron vehten zot qe ka jeten tone ne dore,dhe mund te tallet sa here te doje,dhe mund ta beje kete popull te urte(me i urte sec duhet) te largohet nga syte kembet per te gezuar ate pak jete qe i ka ngelur duke bredhe neper rrugeve te botes,ne vend qe te punojne per vehte dhe per shqiperine.Jam munnduar me mish e me shpirt, keto shtate vjet te punoj per te zhvilluar Artin e punimit te hekurit me dore,si dhe traditen tone te artizanatit, jam munduar te perfaqsoj Shqiperine neper panaire kombetare 8 here,dhe nderkombetare,Si ne Bari(2 here ne vitin 97 dhe 98,ku ketu kerciste kallashi),Milano(2001),Cikago(2000),New York(2001),per ti treguar botes qe dhe ne dime te punojme dhe te krijojme.Tani jam i lodhur(jam bere me tension dhe me zemer)dhe mendoj ta mbyll aktivitetin tim prodhues,sepse ketu nuk ka shtet,dhe keta qe drejtojne sot duan pa pastrojne Shqiperine nga njerezit e punes,dhe te ndershem,per ta bere kete vend nje kazino ku te luajne vetem hajdutat,pijanecat dhe kumargjijte.Do kerkoja nja ju nje keshille te vlefshme per mua,sepse nuk eshte kaq e lehte te hedhe poshte 13 vjet pune plot strese dhe nje emer te mire qe kam krijuar PEKOMERI.
    plako me vjen mire qe e paske kuptuar sepse tani te gjithe shqiptaret jane te fiksuar pas lekut qe behet lehte dhe e kane harruar fare punen te gjithe paguajne per te bere shkolle dhe te gjithe po behen me shkolle te larte dhe po nuk u zhduk korrupsioni ne shkollat e larta nuk ka per te vdekur vetem artizanati po gjithcka

  6. #26
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450

    Artizanati po vdes

    Ehh,sa keq eshte kur i kupton me vonese gjerat. Tek ne po vrapojne te kapin 60 vjetet e humbura per te vene kapitalin qe duhej ta vinin me pare.E keqja eshte se po pasurohen karocieret,magazinieret,spiunat,dhe te gjithe ata qe kane pasur dosje me pare.Qytetaria pret te ndertohet shteti qe te ken mundesi te punojne.Ata do te vdesin duke pritur ndersa rruga do te pasurohet dhe do te bejne moral.Kam bere art me punen e artizanatit,kam futur kulturen ne kete vend qe nuk ka kulture por fatkeqesisht ketu tek ne lulet i hane gomeret.






    Citim Postuar mė parė nga neo_unbreakable Lexo Postimin
    plako me vjen mire qe e paske kuptuar sepse tani te gjithe shqiptaret jane te fiksuar pas lekut qe behet lehte dhe e kane harruar fare punen te gjithe paguajne per te bere shkolle dhe te gjithe po behen me shkolle te larte dhe po nuk u zhduk korrupsioni ne shkollat e larta nuk ka per te vdekur vetem artizanati po gjithcka

  7. #27
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450

    Artizanati po vdes

    Kur kam bere kete shkrim kuptohet gjendja ime e renduar lodhje dhe stresi.Tani kem fituar nje qetesi qe jo shpesh e fitojme.Aresyeja eshte sepse tani qe kane kaluar 12 vite lodhje,mund,djerse dhe pasion nuk kam cfare te humb me.Ndrmarja ime sot punon me 4-5 puntor nga 74 qe kam pasur ne vitin 1997 dhe20 perpara 1-2 vjetesh. I lodhur nga puna qe nuk me ka vajtur mbare ne asepktin e eksportit si dhe te porosive kohet e fundit,jam munduar te gjeje difektet emia ne raport me punen.Kam biseduar me shume prodhues te fushes time per te pare ku i kam difektet dhe te gjithe me kane pohuar qe ti nuk ke menaxhim.I kam pyetur si e keni siguruar ju dhe me jane pergjigjur qe ne paguajme arkitektin me 10-20% qe na furnizon me pune. Atehere me eshte dukur skandaloze qe me punen e kovaceve dhe saldatoreve fiton nje arkitekt sekser i cili paguhet nga investitori,dhe jo nje investitor apo nje person fizik qe arredon shtepine,hotelin,lokalin etj.Cmimi i nje punimi ngrihet ne kuriz te tyre ne vend qe ta marre ai qe eshte i zote te realizoj nje projekt,nje ide apo nje model te ri. Ju lutem ju pyes ju te dashur antare te forumit a kam te drejte ne kete gjykim apo jam edhe ketu gabim qe kam lindur ne nje vend qe dominon vetem nga sekseret.I bej thirje te gjithe investitoreve te fushes te aredimit me punime dekorative hekuri te punuar me kovacane si dhe te punimeve te mozaikut me gure natyral qe tek Pekomeri do te gjejne nje patner serioz si dhe ide per realizimin e shume dekoreve si dhe mobiljeve te shtepive,hoteleve,lokaleve,ambieteve publike etj.

  8. #28
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450
    Me ne fund kam lindur per se dyti.Kam dorezuar licensen duke pezulluar aktivititen tim prodhues dhe me duket vetja i lehte dhe pa strese.Paskam vuajtur shume vite i ngarkuar me streset e punes dhe te detyrimeve karshi keti shteti te paafte dhe te koruptuar deri ne gryke qe di vetem te te mare dhe te mos te japi asnje sherbim sado te vogel.Kam paguar cdo muaj taksa nga me te ndryshmet duke qene i rregullt ne cdo aspekt te punes,por fatkeqesisht nuk e gjeta doren e ngrohte te nje administrate qe nuk di cfare emri te vendos.Une e di qe fjala ime shkon ne vesh te shurdhet dhe nje opinion qe te ben fajtor qe nuk ke ditur te pershtatesh ne nje ambient te shkateruar komplet nga morali.disa e kane bere me qejf ,te tjeret nga halli per te mbijetuar.Sot deklaroj se shqiperia eshte me kanser ne korupsionin galopant dhe nuk ka doktor qe mund ta sheroj.Uroj ndonje cudi nga Zoti.Gjithsesi une shpetova me ne fund duke pasur qetesine e munguar prej vitesh .

  9. #29
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anėtarėsuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    Uroj qe te pakten qe prej jush te ken dal artixhan te tjere

    Citim Postuar mė parė nga pekomeri Lexo Postimin
    Me ne fund kam lindur per se dyti.Kam dorezuar licensen duke pezulluar aktivititen tim prodhues dhe me duket vetja i lehte dhe pa strese.Paskam vuajtur shume vite i ngarkuar me streset e punes dhe te detyrimeve karshi keti shteti te paafte dhe te koruptuar deri ne gryke qe di vetem te te mare dhe te mos te japi asnje sherbim sado te vogel.Kam paguar cdo muaj taksa nga me te ndryshmet duke qene i rregullt ne cdo aspekt te punes,por fatkeqesisht nuk e gjeta doren e ngrohte te nje administrate qe nuk di cfare emri te vendos.Une e di qe fjala ime shkon ne vesh te shurdhet dhe nje opinion qe te ben fajtor qe nuk ke ditur te pershtatesh ne nje ambient te shkateruar komplet nga morali.disa e kane bere me qejf ,te tjeret nga halli per te mbijetuar.Sot deklaroj se shqiperia eshte me kanser ne korupsionin galopant dhe nuk ka doktor qe mund ta sheroj.Uroj ndonje cudi nga Zoti.Gjithsesi une shpetova me ne fund duke pasur qetesine e munguar prej vitesh .
    po lexoja gjith temen e tek vezhgoja nje permirsim,ne fund e mbylle duke u cliruar nga gjithshka.
    Me vjen keq per njerzit artisat dhe artigjan ne vend qe te ndihmohen,i mbysin me taksa,ne nje vend ku as konditat per te punuar i qet sjan.
    Eshte vertet triste ajo qe keni shkruar,aktualiteti ne shqiperi.
    Uroj qe te pakten ti keni mesuar zanatin ndonje djali te ri,e gjithashtu te rimaresh perseri te pakten mesimin e rinis,per ata qe duan!


    Perse edhe pse jeni afer moshes se pensionit,mosha juaj eshte mosha me e mire,ku keni arritur nje mjeshtri e cila sduhet te vdes po te trazmetohet.
    Si do ndjej tju them faliminderit o mjeshter shqiptar.

    Me respekt Altin

  10. #30
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450

    Artizanati po vdes

    Mbas mbylljes te aktivitetit tim prodhues tani kam problem se cfare do te bej me nje investim prej 12 vjetesh ne kete fushe.Ftoje te gjithe ata qe kane deshire te punojne dhe jane me te forte se une,qe kane gati nje ndermarje te kompletuar me te gjithe makinerite,pajisjet,stampa dhe atrecature te cilen mund ta blejne ose ta marin me qera.Tek une do te gjejne nje ndihme te madhe te eksperiences qe kam.Nuk me vjen mire qe pasioni im si dhe emri qe kam lene ne fushen e arredimit te vdese.Uroj qe dikush te kete interesa per ta vazhduar ate pune qe kam lene rruges.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Artizanati
    Nga Darius nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2011, 20:34
  2. Artizanati i punimit me hekur (mbajtėse qirijsh)
    Nga pekomeri nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 04-04-2007, 16:27
  3. Arti i skulpturės nė hekur
    Nga pekomeri nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 17:24
  4. Artizanati!
    Nga Manulaki nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 13-04-2006, 03:30
  5. Artizanati i pasqyruar nė foto
    Nga SUPERSTAR_N1 nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 03-07-2002, 17:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •