Liria ! ..... egziston vetem si fjale ...... asgje me teper![]()
Diskutim te kendshem !
Liria ! ..... egziston vetem si fjale ...... asgje me teper![]()
Diskutim te kendshem !
pershenetje Deus!!!
Me lejo te jap versionin tim persa i perket temes, (se qenka interesante)
do te me dukej e arsyeshme te permendja te famshmen thenie qe besoj se shume prej nesh e dine.
"Liria eshte ideali me i larte i njeriut".
Synimi per te cilin un kam dashur te perdor thenien e mesiperme eshte i lidhur ngushte (P.S..do te bej te pamunduren te mos dal prej thelbit te temes) me qellimin e vertete te jetes te kujtdo prej nesh.
ne kontekstin qe ti(deus) ke paraqitur temen mendoj(por nuk besoj) se "liria" mund te marre disa kuptime.
-Se pari
nese nje popull e ka pasur te mohuar lirine per nje kohe te caktuar, per arsye te ndryshme(ashtu si shqiperia perpara viteve 90, apo luftrat qe i jane dashur shqiptareve te perballen perpara clirimit te shqiperise ) atehere ne kete rast mendoj se Liria me te vertete egziston dhe eshte ideali me i larte per t'u arritur prej njeriut.
-se dyti, nese mendojme per "lirine" ne ditet e sotme te cdo individi, do te theksoja dicka qe ka te beje me qellimin qe i ka vene nje iindivid i caktuar te ardhmes se jetes se tij. Mbi bazen e vendimit qe merr cdo individ per te ardhmen e tij, eshte i njejti vendim qe do te percaktoje se sa "me i lire" apo me "pak i lire" do te jete "Liria" e tij.
Po marr nje shembull
Me vendime te marra dua te kem parasysh rastin kur nje individ
i cili eshte i afte ose i talentuar (per muzike ose matematike ose pikture etj etj) por qe i mungon vullneti apo kushtet financiare apo rrethana te tjera qe ta ndjeke dhe ta pasuroje ose "ta vertetoje" talentin e tij permes nje shkolle e cila me "pushtetin" e saj do i dhuronte mbas nje paraqitje te suksesshme "pashaporten" per nje pune qe do i jepte atij individi kenaqesi per te punuar.
Ne kete rast une do te mundja "te mat", se sa "liri ka prodhuar" individi ne favor te tij. Me nje fjale do ta perkufizoja: Nese dikush (mu merzit fjala individ) kerkon te arrije "lirine" ne jete duhet te edukoje disiplinisht vetveten tek nje institut shkollor qe i jep te drejten atij individi(perseri e njejta fjale
) te fitoje "Lirine e te mbijetuarit realisht" ne kete bote.
Mungesa e vullnetit apo kushteve ekonomike apo rrethana te tjera do te conin ne izolimin e ketij personi ne boten e puneve te qelbta dhe te pa paguara denjesisht.
Se treti dhe se fundi
Nese mendonim se a egziston "liria e vertete" ne kete bote do te bashkohesha me mendimin e Deus "Liria........... egziston vetem si fjale, asgje me teper.
Besoj se ajo cka me shntyn mua personalisht te mendoj keshtu, eshte fakti se:
nuk mund te jem i "lire" kur me sundon moseksperienca apo kushtet ekonomike per te jetuar i lire nga bota qe me rrethon.
"Jam i pavarur fizikisht por jo i Lire shpirterisht"
Fjalen e ka kujt ti doje qejfi![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EXODUS : 23-12-2003 mė 02:29
Liria egsiston ne vete faktin qe ti vendose te postosh kete mesazh dhe t ahapesh kete teme te re
...ne faktin qe vedose te zgjohesh ne nje ore te caktuar sot, dhe te besh ato qe bere, deri ne vendime me te rendesishme, si jeta, profesioni, partneri, etj.
Disa thone qe kemi 100% kiri, disa thone qe nuk kemi fare liri.
Une them qe natyrisht kemi liri, mbase jo 100%, por natyrisht qe kemi mjaft; eshte aspekt i pandare i te qenit njeri.
Pershendetje.
Foli bukur ai qe tha Liria eshte ideali me i madh i njeriut! S'me mbahet mend tani se kush!
Per sa i perket temes dhe pyetjes po te them se liria egziston, ne zemren tone, ne rradhe te pare dhe pastaj ne vendin ku jetojme nese ky vend na pershtatet ne si njerez! Kush nuk e ka e kerkon, kush e ka nuk e cmon aq sa duhet vleresuar! Njerezit me kohe kan luftuar dhe kan dhan jeten per ta fituar, eshte ideale por edhe reale, po nuk pate lirine thuhet qe sje njeri,, dhe une jam plotesisht dakord me kete!
Liria esht dicka relative them une.. gjithmone ka ndryshuar, nga mos pasja ne skelleveri.. tek adhurimi i saj si ideal.. e deri tek shperdorimi i saj ne kohet e sotme... kjo fjale esht ideal per te nenshtruarin dhe mjet per te arritur qellimin per ate qe e ka dhe nuk e vlerson
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Bukur foli , por varet sesi e percepton ti ate shprehje. Per mendimin tim " Liria eshte IDEALI me i madh i njeriut ...... sepse se ka ( Posedon )Postuar mė parė nga vana
Foli bukur ai qe tha Liria eshte ideali me i madh i njeriut!" .....Ideal do mbetet perhere lol
Te me kuptoni drejte qe , ku them nuk egziston i referohem 100% -shit te saj. Dmth liri absolute askush nuk ka. Gjithmone je i privuar nga dicka. Qofsh me i madhi , i forti , i zgjuari , e dominues mbi njerezit e tjere , prape nuk arrin te zoterosh lirine qe ti kerkon .
Dikush tha atje me lart qe une e zoteroj lirine sepse pata mundesine te hap kete teme , u zgjova ne mengjes ne orarin qe desha etj etj etj. Kaq ceket e koncepton lirine ti ?!![]()
" Liria jote mbaron atehere kur cenohet liria e tjetrit " ....Shprehje e madhe kjo . Normalisht qe une nuk do doja te adhuroja lirine absolute timen duke ja privuar dikujt tjeter , por ama kjo shprehje me bind akoma qe askush nga ne nuk ka Lirine qe lakmon. Fatkeqesisht.
Uroj qe fjalen liri ta shtjelloni ne prizem universal dhe jo aq ceket sa te kenaqeni qe keni lirine per tu zgjuar ne mengjes dhe per shkarkuar " Mbeturinat Ushqimore Trupore " = ( M-U-T ) ne WC...lol
Sqarim i Rendesishem : ....Mendimet qe shpreha me lart perbejne thjesht menyren qe une e konceptoj kete fjale dhe nuk kam asnje lloj qellimi qe ti imponoj dikujt tjetri idete e mia. Ju lutem te me kuptoni drejte qe po bejme nje diskutim shoqeror dhe uroj te mos kthehet ne gjera personale , se perndryshe Cupka Korcare nuk duron gjate dhe na mbyll temem
FlM per mirekuptimin !
Deshiroj t'ju terheq vemendjen pjsesmarresve te kjo teme persa i perket nje keqinterpretimi te thenies "Liria eshte virtyti me i larte i njeriut"
duke e keqinterpretuar ate ne"Liria eshte virtyti me i madh i njeriut,
Ne shqipen e drejtshkruar do te thonim "idea i larte" dhe jo ideal i madh", pasi sic e shihni ideali nuk mund te matet, si me imadh, apo me i vogel, pasi nuk eshte nje emer i numerushem,
P.S. Arsyeja per te cilen u shpreha si me lart, eshte jo me teper, sesa te perpiqemi ti mireinterpretojme theniet, ne menyre qe te evitojme keqkuptimet qe dalin si rrjedhim i keqinterpretimit.
Jo pa qellim, ne thenien e mesiperme perdoret fjala ideal me te vetmin synim qe te shprehe se Liria eshte nje ideal
Mendoj se shume prej jush e dini kuptimin e vertete te fjales "idealizem", m.gj.th, po e perseris edhe nje here per ti dhene nje kuptim me te plote temes se mesiperme.
Ne jemi te prirur qe shume here te mendojme per nje "bote ideale".
C'fare na shtyn ne te mendojme ne kete menyre??
Eshte piekerisht fakti qe ne boten ku ne jetojme mungon paqja, drejtesia absolute, gjuha e perbashket, toleranca, respekti, morali i vertete etj ,mungesa e te cilave con ne lindjen e nje deshire per nje bote ideale, bote kjo, e cila ne ndergjegjet tona i kendohet hymnit te egzistences se domosdoshme te te gjthe elementet te permendur me siper.
Besoj se jam perpjekur ta shyrtoj mungesen e ketij shpjegimi ne kete postim, m.q.s nuk e kam bere nje gje te tille ne postimin tim te pare.
Tani po i rikthehem edhe nje here thelbit te temes.
Mendoj se "liria e vertete nuk egziston pasi mungon nje botkuptim i perbashket nga cdo individ i konceptit liri".
Duke qene keshtu, secili nga ne ka nje koncept te ndryshem per lirine.
Si do ta komentonit "lirine e vertete" kur egziston cenimi i prones private(plackitja, vjedhja, demtimi) kercenimi i individit, (grabitja,goditje pa arsye, perdhunimi, aktet fyerese,etj) mungesa e drejtesise(sic ndodh sot ne shqiperi, korrupsioni (ku jopronaret e tokave duke nxjerre tapi te rreme, perpiqen te marrin nen zoterim pronen e pronarit te vertete duke i dhene rryshfete gjykatesit qe gjykon ceshtjen)??!!!!
E pra jane keto dukuri qe nxjerrin ne pah se:
Liria e vertete nuk egziston, persa kohe egziston PADREJTESIA e cila vallzon me MASHTRIMIN, nen tingujt e KERCENIMIT.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 25-12-2003 mė 01:04
Liria egziston? Lol! Te ishte se egzistonte, s'do isha ketu. Do isha diku tjeter.... Do te hidhja poshte gjithcka...punen, parane, etj vec te shkoja atje ku deshiroj.
Me vjen keq per ata qe mendojne se jane te lire. Wow! A thote tigri ne kafaz se eshte i lire? Apo i shkreti tiger eshte mesuar me kafazin dhe e ka ndryshuar perkufizimin e LIRISE.
Fatkeqesisht, ne jemi skllever te shoqerise, te profesionit, te parase, te Amerikes, Anglise, Italise etj. Ne s'jemi njerez te lire sepse po te ishim, s'do deshironim nga jeta ato gjera te cilave u shkojme mbrapa.
Ndersa une habitem me ata qe nuk ja din vleren lirise dhe dyshojne tek ekzistenca e saj!!!! Perse ju imponohet te qendroni ne amerike, ose ne nje shtete tjeter, ju imponohet te jeni te ndryshem nga sec jeni, ju imponohet te rrini me shoket, te punohet apo eshte njeriu vet qe vendos te bej sec don????????? Kur ke mundesi te vendosesh dhe te zgjedhesh quhet liri, lol!!!!!!
Kunder ekzistences te lirise mund te flasi vetem nje njeri qe se ka vertet, po jo ato qe e kan perballe dhe as nuk e kuptojne!
Me vjen keq ti (vana) qe ke perdorur nje shpjegim kaq te "varfer"dhe "siperfaqesor" per ket teme, e cilla kerkon nje shpjegim me te thelluar tek ajo c'ka vete ne perjetojme ne jeten e vertete.Postuar mė parė nga vana
Ndersa une habitem me ata qe nuk ja din vleren lirise dhe dyshojne tek ekzistenca e saj!!!! Perse ju imponohet te qendroni ne amerike, ose ne nje shtete tjeter, ju imponohet te jeni te ndryshem nga sec jeni, ju imponohet te rrini me shoket, te punohet apo eshte njeriu vet qe vendos te bej sec don????????? Kur ke mundesi te vendosesh dhe te zgjedhesh quhet liri, lol!!!!!!
Kunder ekzistences te lirise mund te flasi vetem nje njeri qe se ka vertet, po jo ato qe e kan perballe dhe as nuk e kuptojne!
M.gj.th kam besim se n.q.s ti thellohesh me teper do te arrish te kuptosh thelbin e "lirise se vertete"
Besoj se permes pergjigjes sate me ke ndihmuar te te pergjigjem edhe nje here:Me te vertete do te thoja dhe unePerse me imponohet te bej ate qe bej? Perse me imponohet te shkoj ne Greqi itali, apo gjetke????!!!!!!!!! Eshte e qarte pasi me mungon "liria e vertete" dhe jam gjithnje ne kerkim te sajPerse ju imponohet te qendroni ne amerike, ose ne nje shtete tjeter, ju imponohet te jeni te ndryshem nga sec jeni, ju imponohet te rrini me shoket, te punohet apo eshte njeriu vet qe vendos te bej sec don?
Perse me i imponohet te jem me ndryshe nga c'jam, pasi nuk egziston "liria e te qenit ai qe jam" pasi me eshte cenuar nga mjedisi i jashtem shoqeror "liria e te qenit ai qe vertete jam"
E pra thjesht fjala "imponim" qe perdore ne shprehjen tende,qe do te thote "i detyruar te besh dicka", shpreh mjaft qarte ser ne jemi "te imponuar te bejme ate qe jemi thjesht te detyruar ta bejme, dhe jo se na pelqen" pasi mungon "liria e vertete"
Shkaku i vetem qe me nxiti mua te emigroja atje ku jam sot 5000 milje larg vendlindjes sime eshte sepse ne vendlindjen time me "cenohej liria" me kete dua te nenkutoj faktin se une nuk mundja te studioja ne degen qe un kisha deshire ne vendlindje pasi rryshfetlleku, miqesilleku, korrupsioni me pengonte te zgjidhja jeten time si dhe te "investoja duke studiuar per te ardhmen", duke m'u mohuar "liria e zgjedhjes", te cilen munda ta riperteris ketu ku banoj tani, ku kam mundesi te zgjedh te studioj cfare te deshiroj, i varur nga mendimi se cilat studime i pershtaten aftesive te mia, perspektives sime, si dhe endrrave te mija.
Besoj se jam perpjekur ta konsumoj kete teme permes nje prizmi tjeter.
Urime te ngrohta shkojne nga une tek te gjithe ju pa perjashtim!!!!!!!!!!!!Gezuar!!!!!!!!!!!!!!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EXODUS : 29-12-2003 mė 15:23
Krijoni Kontakt