Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 27 prej 27
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e The Hobbit
    Anëtarësuar
    27-08-2002
    Postime
    211
    Shpirti në njeriun është ego, vullneti, inteligjenca dhe ndjenja. Është një nga pjesët më të rëndësishme të njeriut, por ndoshta më pak e njohura dhe pjesa e njeriut ku abuzohet mjaft. Shpirti është pikërisht "uni" i njeriut. Shumë njerëy bëjnë gabimin duke ngatërruar anën frymore (shpirtërore) të njeriut, me anën matëriale.
    Shpirti gjithashtu është i pandrzshueshëm, por edhe i pavdekshëm, i përjetshëm. Pavarsisht se ne gjatë gjithë jetës sonë ndryshojmë nga ana trupore, që nga fëmijria derisa plakemi, e megjithatë ajo që na dallon nga të tjerët edhe psse duket paradoksale , ështe pikërisht shpirti ynë, ose më thjesht "uni" ynë.

    Shpirti gjithahtu nuk është unik, por është personal, nuk mund të kalojë nga një njeri në një njeri tjetër, as nuk mund të mendohet se vjen nga diku tjetër, por pikërisht egyiston që në çastin që vijmë në jetë. Gjithashu ka aftësinë të jetojë, të ketë ndërgjegje, njohje të gjërave edhe jashtë trupit. Vetë vdekja nuk ështe gjë tjetër veçse ndarja e trupit prej frymës edhe shpirtit të njeriut edhe kalimi i shpirtit nga bota materiale, në botën shpirtërore.
    Në botën shpirtërore(frymore) bëjnë pjesë bota e padukshme me anën e syve matërialë, ku është bota e ëngjëjve, e fryrave të këqija apo të mira, bota e Perëndisë, edhe e demonëve.
    Give light and the darkness will disappear of itself.
    Erasmus (d. 1536)

  2. #22
    Comes With Attitude
    Anëtarësuar
    11-11-2002
    Vendndodhja
    Leeds
    Postime
    94
    Ne nuk jemi QENJE NJEREZORE qe po provojme nje eksperience spirituale.Ne jemi QENJE SPIRITUALE qe po provojme nje eksperience njerezore.
    Ndryshuar për herë të fundit nga xxxbledixxx : 04-06-2004 më 18:56

  3. #23
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anëtarësuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,090

    Nje mendim nga une

    Citim Postuar më parë nga StterollA
    Pershendetje dhe faleminderit per pergjigjet.

    "Shpiriti eshte fryma e Perendise.. dmth ajo qe lidh trupin me Atin apo All-ahun (me nje fjale Zotin)". Ketu me veni ne dyshim, po ate qe s'besojne ne Zot pa shpirt jane?

    - Nga vjen shpirti? Vjen nga ndonje planet tjeter sa here qe nje trup (femije)lind dhe ik kur trupi vdes, apo gjendet mes nesh ne kete bote dhe kalon nga nje trup qe vdes ne nje trup tjeter qe lind?

    Eshte e veshtire te faktohet nje gje e tille, prandaj kerkoj dhe mendimet e juaja personale fillozofike.

    StterollA
    Nese nuk ke provuar te vuash shpirterisht asnjhere nuk ke per ta kuptuar se cfare eshte shpirti.Nuk mesohet ne libra por vetem kur e provon apo e ndien vete megjithese eshte dicka jo materiale shume thone qe e ndien si te jete dicka materiale (Shpresoj te te pelqeje mendimi )

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Pak Njohuri Spirituale Per Ata Qe Kane Etje

    shpirti

    ai eshte forme dhe karakter i shkakesise se paster , absolute ne origjinen nga vjen , per cilesite qe mbart dhe njekohesisht per aftesite qe ka si : berja e objektit (trupit) ku fut natyren e tij , dhenjen levizjes ne menyre te ndersjellte si dhe ekzistence e perjetshme te vetes ku realizon lidhjen me mendim te paster

    ************************************************** *****

    pikerisht ketu shpirti e ka domethenjen e te qenit i perhershem . duke komunikuar me vetite e veta , ai bashkevepron me subjektet e llojit te vet : engjujt , shenjtet , e madje me vete zotin nepermjet valeve kozmike dhe interferon ne gjithe rezonancen universale, kjo kohezgjatje ka specifiken e vet qe nuk eshte e patheneshme per te diturit dhe te miret, eshte ekuivalente me : sasine e shfaqjes se dashurise per unitet , aktivitet ,dhe veprime qe ngrihen mbi te zakonshmen te mara te gjitha ne kohe

    ************************************************** **************
    pjese nga libri: "njeriu perballe qenjes"


    vazhdon............
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 25-01-2005 më 14:23

  5. #25
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Shpirti eshte ai qe i fal njeriut jete dhe pasuria e vetme qe njeriu merr kur largohet nga kjo bote.(albo)


    une besoj ne shpirt... edhe kur nuk di te them se cfare eshte... edhe kur besoj se eshte gjithcka, perpos jo ajo qe njeriu merr me vete kur vdes.
    "i doli shpirti"= vdiq!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  6. #26
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    pse duhet te shkruajme per zotin kur pyesim per shpirtin? Nese duhet ta bejme kete , se nukka rruge tjeter, pse nuk pergjigjeni shkurt (ju besimtaret)?
    Qe shpirti eshte zoti brenda nesh.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  7. #27
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Nëse do të donim për të folur mbi shpirtin apo mendjen e njeriut nga këndvështrimi i realitetit të prekshëm, atëherë do të duhej thënë që ato nuk ekzistojnë. Askush nuk ka parë apo prekur një mendje apo dëgjuar një shpirt të flasë. Kështu që diskutimi mbyllet këtu.

    Mirëpo, ato nuk duhen parë kështu. Ato duhen parë si principe të jetës. Le të marrim treshen zemër, shpirt, mendje. Për mua, ndërlidhja e kësaj treshe qëndron kështu :

    Zemra është vatra e dy ndjenjave themelore të njeriut : dashurisë dhe urrejtjes. Të dyja këto janë si dy motra binjake që nuk e shohin kurrë njëra-tjetrën, njëlloj siç një qenie siameze me dy kokë në dy drejtime të kundërta. Kur flet dashuria, urrejtja hesht, dhe anasjelltas. Pra zemrën mund t'a shohim si një vullkan ku vlon lava e dashurisë dhe e urrejtjes, dhe që të dyja janë shkatërrimtare kur ato kapin kulmin e tyre. Shpirti shkon tek zemra për të marrë drejtimin e vet, apo predispozicionin nga ku ai do të niset për të fryrë. Shpirti, cilado qoftë lënda që ai merr nga zemra, dashurinë apo urrejtjen, vuan nga kjo barrë tepër e rëndë që zemra ia jep. Nëse është dashuria ajo që zemra i dorëzon shpirtit, atëherë shpirti merr krahë, është më i lehtë, dhe tepër i ngazëllyer vrapon për tek mendja për t'i treguar dhuratën e vet. Nëse është urrejtja ajo që zemra i dorëzon shpirtit, atëherë shpirti rëndohet, kërruset, ngryset, dhe është mendja ajo vetë e cila vrapon për tek shpirti për ta lehtësuar. Në rastin e parë, mendja fillon të mendojë ç'duhet bërë për që shpirti të lehtësohet nga kjo peshë shtypëse të ëmbël që i vihet nga dashuria e marrë nga zemra. Mendja mendon gjithmonë atë që duhet menduar pikësëpari dhe para gjithçkaje tjetër. Dhe këtu ajo është nën presionin e shpirtit i cili dëshiron të heqë sa më shpejt barrën që po i merr frymën. Ndodh që mendja të përgjigjet e pranishme dhe shkon në të njëjtin drejtim me shpirtin e për rrjedhojë me zemrën. Kjo rreshtim krah për krah i të trijave jep atë çka mund të quhet prehja shpirtërore, ose paqja, ose harmonia, ose lumturia. Asgjë nuk vjen për të bërë re ndaj kësaj treshe. Qielli është i hapur dhe asnjë stuhi nuk është në paralajmërim. Por ndodh që mendja thotë diçka tjetër nga ajo çka thotë shpirti, dhe këtu kemi një luftë të ashpër, copëtuese, cfilitëse, të mundimshme dhe që herët apo vonë përfundon me fitoren e njërit. Nëse është mendja ajo që fiton, atëherë shpirti ka humbur, ne nuk do të gjejmë kurrë qetësinë shpirtërore, por do të jemi pak a shumë të bindur që ne bëmë atë çka mundëm. Nëse është shpirti ai që fiton, atëherë mendja ka humbur dhe ne do të jemi të qetë shpirtërisht, por gjithmonë me një lloj dyshimi që a bëmë apo jo atë çka duhej. Pra, nëse mendja dhe shpirti nuk shkojnë bashkë, atëherë kemi atë që mund t'a quajmë tretja apo venitja fizike dhe shpirtërore e njeriut.

    Kurse në rastin e vuajtjes, kemi robërimin e mendjes pas asaj çka urrejmë, dhe në fund të fundit është shpirti ai që vuan ngaqë ai ngelet gjithmonë i lidhur pas objektit të tij të cilin ai e urren. Më e mira do të ishte që për të mos vuajtur, shpirti apo mendja të hiqnin dorë nga kjo ndjenjë me anën e harresës, indiferencës, apo dhe me anën e faljes.

    Ja kështu e shoh pak a shumë lidhjen zemër-shpirt-mendje. Ndoshta mund të ketë akoma shumë gjëra për t'u thënë, dhe do të mirëprisja çdo vërejtje apo zhvillim tjetër.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Nese jeni te sinqerte me sqaroni keto vargje Biblike.
    Nga Gostivari_usa në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 16-05-2009, 10:45
  2. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02
  3. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47
  4. Trupi dhe Shpirti
    Nga Fjala e drejte në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-03-2004, 17:12
  5. Trupi dhe Shpirti
    Nga Fjala e drejte në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-03-2004, 18:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •