Përshëndetje
po e hap këtë temë këtu duke u nisur nga fakti, se kjo rubrikë është me frekuentuese nga lexuesit e forumit.
Ajo që kërkoj është hymni kombëtarë i përpiluar në nota muzikore. E kam kërkuar Prishtinë dhe Prizren, edhe në Tiranë dhe Durrës po nuk kam arritur ta gjej dot. Dikush më tha se në librat shkollore të muzikës për klasën e 5 gjatë kohës së diktaturës të ketë qenë i botuar. por nuk e gjeta dot. Në perëndim kam pasur rast ta gjej, por disa nota nuk përputhen aspak njëra me tjetrën, dhe nuk njoh askënd qe mund të me ndihmoj në korrigjim.
Arsyeja përse e kërkoj hymnin është se këtu në zvicër kemi marrur një iniciativë për organizimin e një manifestimi kulturor për nderë të 28 Nëntorit e pikërisht gjatë ngritjes se flamurit në shtizë, parashohim egzekutimin e hymnit me fyell nga nxënësit e shkollave të ulta.
Ju përshëndes me shpresë se kërkesa ime do të has në mirëkuptim dhe dikush nga vizitorët e forumit do ta sjell këtu.
beNi_
Krijoni Kontakt