Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    Pamje vjeshte

    Shkoi vera
    .....Si hije,
    Fryn era,
    .....Shi bie.

    Lart qielli
    .....Si plumbi,
    Shkoi dielli,
    .....Na humbi.

    S'ka jetė-
    .....Ra brymė,
    Bar, fletė
    .....Pa frymė.

    Rri zogu
    .....Te hajė,
    Te shtogu
    .....Mi majė.

    Ka gojė;
    .....Do jetėn,
    Ta rrojė
    .....Tė shkretėn!

    Gjahtari
    .....Del gjahut;
    Druvari
    .....Dru krahut.

    Del bujku
    .....Mbleth berrat;
    Te ujku,
    .....Nėr ferrat!

    Larg fshatit
    .....tingllime...
    Rreth shtratit:
    .....Dėfrime!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Eda64
    Anėtarėsuar
    01-09-2006
    Vendndodhja
    eda_19642000
    Postime
    104
    VJESHTA NGA AZDRENI
    U zhduk vapa,shkoi vera,
    dhe bilbili me s'kendon.
    erdhi vjeshta me te tjera,
    syri yne qe i shikon
    teret koha hapen ret
    ngjyra plumbi perseri
    duket prap tjetr jete
    qe natyra nderron tashti
    era fryen fletet bien
    pemet zhvishet si nga mot
    mali ,fusha me s'ka hijen
    qe e kishte gjer ne sot.
    bukurite jane zhdukur shiu e bryma zuri vend
    bari lulet kopshti i bukur
    u ndryshuan ne cdo kend.


    por e mire eshte vjeshta
    sepse bujku gjithmon punon
    per te vjelur sot ka vreshta
    neser arat po leron.
    njerezit ne cdo ane
    posa ngrihen ne mengjez
    neper fusha cdo gje kajn
    rendin mbledhin me kujdes.

    Pra me pune gjith te rrojme
    se vec puna ne na vlen
    sepse ndryshe s'trashegojme
    veren tjetr qe po vjen.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-06-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    3
    LETRĖ PREJ KATUNDIT TIM

    Urdhėroni, zot, nė fshatin tonė
    me shtėpi tė bardha si gjithmonė,
    me avlli dhe porta pleqėrishte
    gjith' me buzėqeshje dhėndėrrishte.
    Kur dritaret qeshin bukurije
    nga tė vendit lule plot me hije:
    borzilok i gjelbėr qė mban erė,
    qė tė deh sikundėr deh njė verė;
    me tė bashk' e bufka magjistare,
    qė tėrheq me pamjen ledhatare
    dhe qershiz' e turpshme porsi vashė
    q'i ēel syth' e kuq tė saj gjumashė.
    Si dhe karafil e trėndafili
    qė padashur vjen tė fton secili.
    Po tė hyni brenda do tė shihni
    si ju prehet syri nga q'e shtini.
    Nė tė bardhė muret gjithė tė lyer
    si njė trup i paqm' e i papėrlyer;
    Dhomat poshtė e rrotull bukur shtruar
    gjithė me shtresa dore zonje shkruar
    q'u shkėlqejnė ngjyrat qysh ylberi
    me fytyra zhgabe dhe skifteri.
    Prej shtėllungash dita pa u gdhirė
    tjerrur lesht' e bardhė e fijedlirė
    n'avlimend punuar ditė e natė
    siē tek na me zell punojnė gratė.
    Ēdo q'u del nga duart e qėndisur
    ėshtė gjith' lule e flutura stolisur
    Mė ēdo send tė vet e tė shtėpisė
    duket dora, mjeshtr' i bukurisė.
    Pale diellit rrezet kur i ēohen!
    Faqe-faqe ngjyrat sheh si ndėrrohen
    dhe kur hėn' e plotė vjen e bie
    sheh pallate prrallsh plot magjije,
    ku gjen krejt njė pritje miqėsore
    si nėr viset tona malėsore,
    tek ju presin jo mė pak bujare,
    zonja si dhe vajza shtatkrenare.

    Urdhėroni, zot, nė fshatin tonė
    qė pret dyerhapur si gjithmonė
    se mundimi kot s'ka pėr t'ju vajtur
    sado mend tė keni pėr ta mbajtur.
    Se njė drek' e darkė do tė gjeni
    dhe njė shtrat tė lirė ku tė fleni
    dhe tek njė i varfėr po tė shkelni
    pa ju pritur mirė s'do tė delni.
    Ka secili miqtė pėr t'i prekur
    Njė lakror a mish a zog tė pjekur,
    vez' e petka gjalp' e kos a salcė
    po gjith' aq tė majmė mu si palcė.
    Pale djathė, gjizė e dhallė!
    Plot, se fshati ka mjaft gjė tė gjallė:
    dhen e dhi, si kecėr ka dhe shqerra
    lopė, viēėr, dema dhe mėshqerra
    nėr kullota ēuar me barinjtė
    tė shijojnė barin e kėrthinjtė.
    Dalėngadalė kur kthehen mbrėma herė
    fyell e kėmborė ziejnė n'erė.
    Tufa-tufa malit kurse vijnė
    tė zė malli kur po blegėrijnė
    qė t'ua mjelėsh qumėshtin e majmė,
    siē tek na q'e kanė mend sa mbajnė.

    Urdhėroni, zot, nė fshatin tonė
    ky fryn er' e malit si gjithmonė,
    se katundi ynė, fala Zotit,
    ėshtė plot nga ēdo prodhim tė motit:
    grurė ka, dhe misėr e tėrshėrė,
    pale vreshtat, zot, kur janė bėrė:
    t'ėmbėl mjaltė rrushtė si ngaherė
    qė del syresh fort e shijshmja verė.
    Ka dhe ara e qershi e thana,
    por nėr ne mė shumė bėhen mana.
    Porsi vėthė varg q'u mvaren sėrėt
    gjersa skuqen, nxihen nė tė bėrėt,
    qė prej frytit tyre kaq tė shquar
    del njė e pirė me emėr tė dėgjuar.
    Pa ka dhe fasule t'ėmbla shumė,
    se burimet rrjedhin porsi lumė.
    Nėr luadhe rritet bar me lule
    dhe nėr kopshte kunguj plot me tule.
    Uj' i ftohtė derdhet nėpėr kroje,
    ujė q'ep shėndet po pive soje,
    qė del malit, shket pėrmes lajthie,
    gur mi gur me sulmin ėngjėrvie.

    Pa ne kemi bujq e punėtorė
    gjith' flori qė del ku venė dorė.
    Nė fshat tonė burrat nuk pėrtojnė,
    si diku, qė gratė t'u lėrojnė.
    Ca dhe vatrės tyre nė largohen
    gjith' pėr fshatn' e vet ata mendohen,
    nga tė gjitha t'jetė plot shtėpia,
    siē e do dhe nderi dhe vetija.

    Portėn miqve ne gjithmonė ua ēelim
    se zakonet, zot, ne nuk i shkelim
    se ky vendi ynė mund ka tė meta,
    por pėr pritje miqsh i tretet jeta.

    ASDREN

    Shėnim: Poezia ėshtė shkruar pėr fshatin e tij tė lindjes, Drenovėn. Nėse ka gabime, fajin e ka kujtesa. Megjithatė, jam i bindur se poezia ėshtė e plotė.
    Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote!

  4. #14
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Vegim perendimi

    Me nje habie shoh tej largesiren
    dhe rete nen vetull si dremitin
    shoh rrezet qysh e prekin erresiren,
    me mijra shtiza syresh qe rreshqitin.

    I lodhur balngadale po zhduket dielli,
    sikur dikush e heq pareshtur,
    porsi nje liber i madh,mbyll faqet qielli
    me pamjen e madheshtise se tij te heshtur.

    Dhe hije e murrme vjen me fletet hapur,
    me hovin e paprehur t'ameshimit,
    nder thonjte e saj shpirtin duke ma kapur,
    si bisha pa kurrfare perdellimi.

    Dek hena me syte e saj depertonjes
    dhe me veshtrim te thelle magjistari,
    cdo send e namatis me hov qellonjes
    me deh me plot menyra ginjeshtari.

    Ne heshtje dhe ne endrra bote se paprekur
    e caj mergimin e ndjenjave te mia,
    me mendje tej pafundin duke ndjekur,
    vezhgoj cdo yll ta shkoj mbi vigje e vija.

    Nis endet disa prej pelhures zeze,
    sa nates gjurme fare me s'i mbetet,
    mbi toke,gjere shtrihet nje tryeze,
    ku drita derdhet posht' si ar qe tretet.

    I dehur jam prej bukurise se dites,
    prej kaltersise se qiellit te kulluar,
    q'e kqyr si cdo send me sy shetites,
    plot etje te nje endjes se pashuar.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-03-2009
    Postime
    28
    s`na dhurove ndonje foto te Asdrenit?

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576

    Vlera tė pavdekshme

    Citim Postuar mė parė nga babager Lexo Postimin
    s`na dhurove ndonje foto te Asdrenit?
    Vlera tė pavdekshme

    ISHTE AI GJAK I FLAKTĖ SHQIPTARI QĖ I USHQENTE ME ENTUZIAZĖM TĖ PARĖT TANĖ



    (Fjala e Asdrenit me rastin e varrimit tė Arhimandrit Harallamb Ēalamani nė Bukuresht )

    Shqipėtarėt, si brenda edhe jashtė, s’kanė kohė tė mentohen pėr gjėra tė larta, tė cilat i lartėsojnė si ata vetė, si edhe atdheun qė i lindi. Kėta tė sotmit nuku u ngjasin aspak atyreve burrave tė brezit tė shkuar, qė me veprat e tyre patriotike, shkėlqyen si ylli i motshėm nė mes tė errėsirės. Sot Shqipėtarėt hahen e grihen nė mes tė tyre pėr punė interesi, smėrira personale, duke ia vėnė kazmėn themeleve tė shtetit tonė tė ri. Shqiptarėt s’kanė kohė t’i peshojnė mundimet e ēdo idealisti, e t’u japin meritėn e duhur.

    Themi i lumtur se me veprat e tua dėfteve me mjaftėsi se munde tė bėsh gjė. Fatzi se siē duket faqėza, arrijte nė gjendjen aq sa kurrkush mė s’ta vinte fillin, provė se vdiqe nė njė shtrat tė njė spitali, siē vdesin tė gjithė ata qė lėnė veten e tyre mė poshtė se interesi, dhe shėrbyen njė ideal tė naltė, qė s’munt ta bėjė ēdo njeri. Tė mbaj mėnt kur ardhe, dhe me gjithė qė nuk ishe pregaditur pėr njė lėvizje kishtare kombėtare, vullneti yt e dėfteu se me tėrė fuqinė qė pate, fillove punėn dhe e mbarove me gjithė pengimet qė tė delnin nė tė djathtė e nė tė mėngjėr asokohe, dhe sot prapė aty tu dha ta mbarosh jetėn tėnde tė turbullt.

    Thom tė turbullt se shqipėtarėt nuk janė akoma tė zotėrit t’i ēmojnė njerėzit e tyre qė rentnė dhe u tretnė pėr njė ideal tė lartė saqė kėtu kishe edhe fuqi tė lėkundesh na sgjonje me fjalimet e tua vėrejtjen qė tė punojmė, por posa fuqia mė s’tė ndihmoi, u hoqe dhe vajte nė Shqipėri, duke pandehur se do tė gjesh prehjen qė tė duhej nė pleqėri, por mjerisht as atje tek djepi yt, nuk e gjete atė prehje. Shqipėtarėt e Shqipėrisė, si dhe ata tė jashtmit, s’kanė kohė tė peshojnė mundimet e bėra tė ēdo idealisti, e t’i japin meritėn e duhur.

    Shqipėtarėt, si brenda edhe jashtė, s’kanė kohė tė mentohen pėr gjėra tė larta, tė cilat i lartėsojnė si ata vetė, si edhe atdheun qė i lindi. Kėta tė sotmit nuku u ngjasin aspak atyreve burrave tė brezit tė shkuar, qė me veprat e tyre patriotike, shkėlqyen si ylli i motshėm nė mes tė errėsirės. Sot Shqipėtarėt hahen e grihen nė mes tė tyre pėr punė interesi, smėrira personale, duke ia vėnė kazmėn themelve tė shtetit tonė tė ri. Shqipėtarėt sot mė s’janė ata burra kryelartė qė nderonin ēdo karakter tė mirė, dhe nderoheshin prej ēdo njeriu qė dinte t’u peshojė sjelljet. Sot Shqipėtarėt, po e pėrsėris, kanė rėnė nė njė tra tė lik: mė s’u valon ay gjak i flaktė dhe enthusiazmė qė na ushqyen tė parėt t’anė. Ata sot i pėrunjen ēdo dhelpre e cila para syve i pėrkėdhel, por mprapa u jep mynxat dhe i bėn tė lozin valle si ariu qė ėshtė i lidhur me zinxhira nė gojė.

    Nė varrin e hapur sot tė Arqimandrid Ēalamanit, le tė derdhim njė lot qė prej kėtij loti tė heqim shpresėn se Shqipėtarėt qė sot e tutje do tė pėrpiqen qė tė dalin tė zotėrit t’u bėjnė ballė tė metave tė tyre, qė me njė mendim tė njėshmė, tė mundin ta ngjeshin ndjenjėn patriotike nė shkallėn e ditėve tė sotshme, dyke marrė nėnė sy pėsimet si mėsime pėr tė arthme. Harallamb Ēalamani prehu tė drejtit, dhe fryma jote le tė jetė shembėll pėr ne qė tė vazhdojmė pėrpara veprėn e filluar. I pėrjetshmė qoftė kujtimi yt! Bukuresht, 11 janar 1936. Shėnim yni: Harallamb Ēalamani ishte prifti i parė i Komunitetit Ortodoks Shqiptar tė Bukureshtit. Shėrbeu nė kishėn e Shėn Kollit (Mė njė Ditė), deri nė ditėn e fundit tė jetės sė tij.

    Nga Shqipėria e Re e Konstancės dhe arkivi i Thanas Kristo Rėmbecit.

    Asdreni.


    Shqiptaret e Bukureshtit me priftin Callamani ne mes (1930).

    Korcaret e Bukureshtit me Asdrenin ne mes (1938)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  7. #17
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Kosovės

    Kosovė, o vend' i famshėm i trimnis,
    Kosovė, o lule e bukur e Shqipnis!
    Ti bjeshkat plot vjollca rreth i ke,
    ...Si vashė e virgjen: nuse sikur je;
    Dhe malet me bor
    Mi krye i ke kunor!

    Kosovė, o atdhe i lavduem i burrnis
    Ti ke pas kjen mbretnesha e Rumelis!
    Nalt mbaje kryet t'and si gjithmon
    Difto-u e zonja; koha sot e don
    Ti t'ēohesh pėrseri
    N'luftė t'mbarė pėr liri!

    Se teje tė madhe shpresė ushqen Shqipnija
    Me burra ti q'i len, t'gjatė si selvija,
    Sakola mali, shoq nė bot' qė s' kanė
    Si luaj e si dragoj plot forcė qė janė,
    Qė e derdhin gjakun prrue
    Atdheun pėr m'e shpėtue!

    Ke bij qė s'kanė drojė asnjė pikė
    As syni far' u tutet, s'dinė as frikė
    Anmikut kur i sulen me rrebtsi
    Si breshni mi te hidhen me duhi.

    Gra e vasha ke, si zana sy-mėdha
    Trimnesha qi Shqipnija din m'i ba
    Qi rrokin armėt nė luftė me gas tuj shkue
    Ja se me mund, ja se me dekun tuj luftue!
    Pėr nder tė shtėpis s'vet;
    E falin shpirt e jet!

    Kosovė, o trimneshė, lule e rrallė
    Detyrėn tin' e ke me dal sot n'ballė
    Se mbrrini koha, tokėn pėr m'e mprue
    Anmiqt e motēėm jashtė me i dėbue
    Se mjaft e kanė robnue
    Dhe n' zjarm e kanė prue!

    A mund m'e durue pa pra kėt zgjedhė
    Qė tė huejt para syve tė t'venė ledhe
    Pėr me t'rrzue nėr kamb' e pėr me t'shkel
    Pėr me t'ba gjithė copė, mirė si ju del
    Dhe duersh mos tė lėshojn'
    Prej faqes s'dheut tė t'shojn!

    Disa "Serbi e vjetėr" duen me i thanė
    "Maqedhoni" do t' jerė emnin ja lanė!
    Atyne si u pėlqen kufijt i venė
    Shqipnija veē mbas dojes s'tyne me kjenė;
    Mendojnė pa turp kurrfarė
    Se s'ka nji komb Shqiptarė!

    Pėrpara burra, rrokni hut' e shpatė
    Prej zis pėshtonėje Kosovėn e ngratė
    At' nanėn t'uej t'lidhun kamb' e dur
    Q' anmiqt e kan vorrue me dhe e me gur,
    Me lott qi qan e ankon
    E asnji nuk i ndihmon!

    Shqyptarė mos kujtoni bes' e fe
    Po nanėn ju kujtoni qi u ka le
    Qi ka mbet fill e vetum si gru e ve
    Prej bijet e harrume mi ket dhe!
    Se ansht turp i math pėr ju
    Tė huejt me i u ēnderu!

    Sot ora mbrrini, dita e bekueme
    Shqipnin m'e ba nė bot' njė vent t'lirueme!
    Kosovės emnin me ja ngref te qilli
    Pėr ēud tė botės sa ka me shkėlzy dilli
    Me rrnue njė Shqypni
    Si zonjė nė lumni.

    Shqyptarė, ēoni-u, vllazėn ora mbrrini
    Si Geg' e Toskė nalt flamurin e ngrini!
    Njė Manastir, Shkup, Shkodėr e Janinė
    Njė trup bani-e an' e mb'anė Shqypninė
    Si ē'trimit mirė i prek
    Me nder n'luftė me dek!
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar [Perla] pėr postimin:

    bili99 (11-04-2018)

  9. #18
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Ora e zemres

    Shkrihen ujrat ner liqene,
    Qielli fletet nis e hap
    Mbyllur zemra rri si qene
    S'do te ēohet jashte nje ēap
    Strehevet treten dhe kongjijte,
    Shterrin lotet gjith pike pike
    Zemra hesht e mbledh peqinjte
    Me nje sy me sheh te lik.
    Maje biskut zogu tundet,
    Rreze vere gjith po pret,
    Gjumit zemra s'do te shkundet,
    As nje ndjenje asaj si flet.
    Kryet kacja qet si trime
    Qilimin e bardhe e flaku tej,
    Tuf e barit dje si qime,
    Sot ēel bishtrat musi hej.
    Dhe gjinkalla mer kitaren
    Nje arratises vjershetor
    Rri mpreh zerin mi te paren,
    fije barit prandveror.
    Hapu zemer, vjen pranvera
    Rreze shkasin ne ēdo skaj
    Merr lahuten dil tek dera,
    Nisia kenges e mos qaj!
    Thuria kenges dhempshurije
    Cele zemren magjiplote,
    Ligjeraten dashurije
    Qe dha qielli doreplote.
    Cohu zemer, shteri lotet,
    Bjeri tingullit ledhatar
    Se gjesendi s'vlejne motet
    Sa vlen ēasti magjistar..
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •