Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e elb77
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    8

    kam nevoje per ndihmen tuaj

    Duke pare qe kjo rubrike eshte me e lexuara ne forum mendova te shkruaj dhe une duke ju kerkuar mendim dhe ide tere juve qe ndoshta keni klikuar ne temen e re.Me duhet te shkruaj nje detyre rreth formes se politeses ne kulturen gjermane kjo duke e krahasuar me kulturen time (ose e thene me mire - duke ditur se dhe ju jeni shqiptare - me kulturen tone). A mund te me thonit ju lutem me se mund te identifikoheshim ne ne kulturen tone? A mund te me permendni disa norma edukate tek ne? Duke qene ne Gjermani nuk e di se ku mund te gjej libra qe kane te bejne me kete teme. Ndoshta dikush qe ndodhet ne Gjermani mund te me ndihmoje.
    Shpresoj qe keto pyetje do t'ju ngacmojne disi per t'ju pergjigjur duke me ndihmuar ne punen time.

    Faleminderit

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIēigan, SH.B.A.
    Postime
    226

    Ndoshta ėshtė shumė vonė!

    Po mundohem tė tė jap unė disa shenja tė mirėsjelljes!
    Ne si shqiptarė e kemi si obligim qė sa herė gjejmė njerėz tek rrinė, i pėrshėndesim i pari, dhe jo tė presim tė na pėrshėndesin ata, pavarėsisht nga mosha.
    Transporti publik urban, besoj se ėshtė i pėrdorshėm edhe nė Gjermani. Kur shikojmė tė moshuar, ne i lėshojmė vendin kur nuk ka tė tillė bosh.
    Pėrndryshe nga shumė kultura tė tjera, ne shqiptarėt gjithmonė pyesim mė tė voglin pėr ujė para vehtes. Cigaren ia ndezim tjetrit para vehtes pėr respekt(?) (nuk e di ēfarė respekti ėshtė tė pish cigare). Nėpėr fshatrat, por edhe nė disa qytete shqiptare, njerėzit qė kalojnė para shtėpisė dhe njihen mė parė, jo vetė qė pėrshėndesin ashtu si edhe kudo, por ftohen nga pjestarė tė rritur tė asaj shtėpije qė tė rrijnė. Psh, "rrijmė pėr drekė" apo "rrijmė pėr darkė", sipas rastit. Tė kėrkosh ujė nė rrethana ta veēanta dhe tė tė mos tė japin ėshtė mjaft vulgare. Ėshtė turp tė prodhosh gazra nė prani tė tė tjerėve. Kėtu nė Amerikė ku jetoj unė, nuk e kanė pėr turp a pėr gajle, qoftė edhe duke ngrėnė bukė. Meqė ra fjala tek buka dhe uji- Nuk ka mė keq se sa tė truash, mallkosh, nemėsh apo tė luash me bukėn. Mbi bukėn nuk vendoset gjė tjetėr pėrveē ushqimit. Kurrėsesi nuk mund ta gjuash apo ta shkelmosh bukėn. Po ashtu, as uji nuk nemet apo tė truhet e mallkohet. As bleta nuk truhet dhe as vidhet.
    Nuk dua tė zgjatem em kėta se futemi nė tjera kanale.
    Shpresoj se do tė tė kenė vyer sadopak!
    Pėr tė gjitha trojet Shqiptare nėn njė tėrėsi Shtetėrore Shqiptare, t'i shkrijmė ēdo energji!

  3. #3
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Materiale sic kerkohet ne shkolle gjermane zor se mund te gjesh sepse per sjelljen nuk besoj se ka asnje studim ne shqip.

    Po te kish mundesi te pyesje ne Shqiperi , ndoshta tek librat e Hamit Beqja mund te kete ndonje gje interesante.

    Mendoj se ke vetem nje rruge:

    Te tregosh nga pervoja personale me ane te shembujve ndryshimet kulturore.
    Beje kete per analogji duke vene perballe shembujt gjerman dhe ata perkates shqiptar.

    PSH
    Gjermanet perdorin fjalen:

    "dürfen", "me leju" ( po perdor infitivin geg sepse nuk mund te pranoj qe shqipja me urdher te enverit te mos kete infinitiv)


    Nje femije ne Gjermani pyet:

    Papa, darf ich den Fernseher anschalten?

    Ne perdorim shume rradhe kete forme :

    Baba, a me lejohet te ndez televizorin?

    ( e di qe do te kete nga ata qe thone :
    nuk eshte e vertete dhe ne pyesim:

    A mund te bej..., por besoj se ne ne shumicen e rasteve nuk i edukojme femijet me kete "a me lejohet" ose " a mund"

    Ti gjyko vete e vendos, une desha vetem te ilustroj mendimin tim per menyren e punes qe mund te ndjekish.

    Ne rast se nuk jam shprehur qarte me trego,

    pershendetje,

    Anton

    PS per cfare niveli shkolle eshte punimi?
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  4. #4
    roni Maska e alxhedi
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    ku s'ndodhem thuaj
    Postime
    16
    pershendetje elb77!

    persa i perkete temes qe ke ngritur, informacion te duhur ke per te gjetur ne librat e Bajronit dhe Edith Durhamit( ndonese vjersha apo proze, kane shume domethenie). Megjithse shume albanolog te tjere qe kane udhutuar ne vendin tone, pershtypje u kane lene traditat e zakonet tona tipike shqiptare dhe rregullat e mikpritjes dhe miresjelljes.

    uroj te mbledhesh informacionin e duhur
    alxhedi.

  5. #5
    hmmm Maska e Niko D'Angelo
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Minnesota, USA
    Postime
    127
    Ne nuk mendohemi shume per kete sepse keto veprime jane brumosur ne menyren si ne mendojme dhe sillemi.
    Megjithate ne kemi disa te mira dhe te keqija si cdo kulture tjeter.
    Do beje pak gallate me kete, lol, nejse jane te verteta.

    -Folklori shqiptar shume i pasur
    -Ne jemi mikprites - kjo eshte mire por ndonjehere i bene grate te gatuajne per baba qemon, pra ndonjehere e kemi te tepruar kete
    -I vetmi vend me me shume Izrealite pas L2B(Luftes dyte botrore) sesa para luftes
    -Pije te vecanta - Raki
    -Polifonia eshte teper interesante dhe me vlera te pacmuara kulturore
    -Gjuha - Indo-Europiane dhe derivon nga asnje gjuhe tjeter, perven Ilirishtes
    -Shume Shqiptare mesojne Italisht nga Filmat dhe TV italiane - kjo do i cuditi ata
    -I vetmi vend qe Turqia per 25 vjet u mundua te pushtonte dhe nuk mundi

    -Respekti ndaj te moshuarve - kete e kane shume kultura te tjera, shoh se disa nuk e kane kete respekt me
    -Nuk duhet te leshojme gaze - disa lolo qesharake e bejne kete ne kulturen tone, ne kulturat e tjera eshte histori tjeter
    -Vizita per raste te ndryshme edhe kjo teprohet shume
    -Shume shqiptare jane racista akoma, megjithese shume nuk e dine, shko te Fjale pa Dogane te tema per Racizmin dhe do te shohesh shume injorante qe akoma flasin keq per jo te bardhet
    -Pime shume cigare shume te prapambetur ende e cilesojne si shenje burrerie
    -Shume njerez kane mentalitet te prapambetur dhe mendjembyllur
    -Shume nuk kane respekt per veten e tyre dhe kohen duke e kaluar kohen duke folur rreth politikes se dhjere shqiptare
    -Shume injorante ende nuk respektojne fjalen e me te vegjelve - -Rri ku di ti, je i vogel ti per kete pune....
    -Shume femra dine te gatuajne mire, dhe ushqimet tona duan ore te gatuhen,
    -I kushtohet rendesi arsimit megjithese me statistika me pak shqiptare shkojne ne shkolle te larte se sa shume vende perendimore apo Amerika, kjo edhe sepse profet e universiteteve jane te korruptuar dhe mund te pranohen vetem nje nr i caktuar dhe gjithashtu univet tona nuk jane ne nivelet e duhura per kete kohe, gjithashtu studenta qe graduhen nga univet nuk gjejne pune ne kete ekonomi te sotme ne Shq.
    -Fut dicka per Muziken, Filmin dhe Artin
    -Xhirot kalim kohe i mire per shumicen e Shq.
    -Lokalet dhe Bingot plot me njerez te papune, kjo eshte ironi Shqiptare, lol
    -Te hiqesh si gango do te thote qe te tjeret te kene frike nga ty, me kete shesin pordhe shume adoleshenta, hahahaha jane te vegjel akoma nuk kane pare me larg se aq

    Nejse disa nga ato jane probleme te shoqerise tone ne kete kohe qe do te rregullohen me kohe

    Dil mire ne detyren tende Elb
    Winners Don't Quit

Tema tė Ngjashme

  1. Studimi, zemra ka nevoje per 7 ore gjume
    Nga white-knight nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 25-01-2009, 08:10
  2. Kosova nuk ka nevojė pėr kioska-universitete!
    Nga Davius nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 08:28
  3. Lumi i zjarrtė
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  4. Kam shumė nevojė qė tė mė marrė malli!...
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 19:41
  5. Ndihme per njerzit qe kane nevoje per ndihme.
    Nga Elti... nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-02-2003, 19:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •