Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Takim Urgjent i KS-së të OKB-së Për Kosovën

    Sipas RTV 21, sot në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork do të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të cilën do të diskutohet për situatën në Kosovë.

    Kjo mbledhje është caktuar me kërkesë të Beogradit, pas vrasjes së dy serbëve në Gorazhdec të Pejës nga sulmues deri më tash të panjohur.

    Me poshte pasojne reagimet e para rreth ketij takimi.

    Nga reagimet e para ne Kosove, veqojme deklaraten e Kryeparlamentarit Daci, i cili eshte shprehur se, "mbledhja e jashtëzaknoshme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara kushtuar çështjës së sigurisë në Kosovë, e inicuar nga Qeveria Serbe, pas vrasjes së dy të rinjëve serbë dhe plagosjes së katër të tjervëve në Gorazhdec të Pejës është një lëshim i madh i institucioneve vendëse dhe ndërkombëtare."

    Ne anen tjeter Kryeministri Rexhepi eshte shprehur se, "është optimist se komuniteti ndërkombëtar nuk do të bie në grackë të dezinformatave të Qeverisë Serbe."

    Qytetarët mendojë se Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara nuk ka pasur nevojë të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme për çështjen e sigurisë në Kosovë. Ata janë optimist se në këtë mbledhje do të vlerësohet në mënyrë reale çështja e sigurisë në vend dhe se komuniteti ndërkombëtar nuk do të manipulohet nga Qeveria e Serbisë.

    Ndersa analisti britanik, Tim Xhudah, ka vleresuar se, "mbajtja e mbledhjes së jashtzakonshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kushtuar çështjës së sigurisë në Kosovë, e inicuar nga qevria Serbe, nuk do të sjellë ndonjë ndryshim esencial për Kosovën."

    > www.Peja.org
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #2

    Hmmm

    Sipas Balkanweb

    Arrestohet një serb për vrasjen e policit indian të UNMIK-ut

    Lajmi i ores 2:30 PM


    PRISHTINË (19 Gusht) - Sipas një komunikate të lëshuar sot për mediat, Derek Çapell ka njoftuar se policia e UNMIK-ut ka arrestuar një pjesëtar të minoritetit serb të moshës 21-vjeçare, i dyshuar për vrasjen e majorit Satish Menon nga India, polic i UNMIK-ut. Serbi i dyshuar është arrestuar në pjesën veriore të Mitrovicës, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë i njohur. ro/ro (QIK/Balkanweb)


    Do te ishte mire qe KS te mbaj mbledhe urgjente edhe per kete zbulim

    Tungi
    Mjellma

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kosovë: Rexhepi:''Këshilli i Sigurimit ishte i informuar mirë për Kosovën''


    “Përkundër faktit se Këshilli i Sigurimit është dashur ta ftojë përfaqësuesin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë që të raportojë për gjendjen këtu, anëtarët e Këshillit të Sigurimit kanë qenë në nivel dhe mirë të informuar”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi, në një konferencë për media. Edhe pas dëgjimit të paragjykimit të Çoviçit, Këshilli i Sigurimit nuk ka marrë asnjë vendim që ta dënojë në një farë mënyre Kosovën, por ka kërkuar që siguria të jetë në nivel, që është edhe synim i institucioneve të Kosovës, ka theksuar kryeministri Rexhepi.

    19 gusht 2003, ora: 14:58 CET
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Të 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit kanë dënuar incidentet e fundit në Kosovë

    Nju Jork, 19 gusht - Mbrëmë Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë. Ferhan Hak, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të KB tha se Këshilli i Sigurimit ka diskutuar një numër çështjesh që shqetësonin dhe vëmendja e takimit u përqëndrua në incidentin e javës së kaluar në Gorazhdec ku u vranë 2 serbë të Kosovës dhe plagosën disa të tjerë.

    Gjatë takimit ata që morën fjalën dënuan dhunën dhe thanë se shpresonin që do të bëhet më shumë që të dyja komunitetet e Kosovës të jetojnë në paqe, tha zëdhënësi Hak në një intervistë për BBC.

    Zëdhënësi tha se të 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit kanë dënuar incidentet e fundit në Kosovë dhe kanë qenë të të njëjtit mendim se më shumë duhet bërë që popullsia e Kosovës të jetojë në siguri dhe komunitetet të jetojnë së bashku.

    "Pas këtij qëndrimi të përbashkët të gjitha vendet dhanë qëndrimet e tyre individuale, por nuk ia vlen të përmenden secila sepse e rëndësishme është që të gjitha vendet janë dakord kur është fjala për aspektet e lartpëmendura", thotë Hak.

    Këshilli i Sigurimit do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet në Kosovë, siç bëri edhe javën e kaluar menjëherë pas incidentit, tha zëdhënësi Hak, duke shtuar që populli i Kosovës duhet ta dëgjojë mesazhin, do të kuptojë urgjencën, me të cilën e trajton Këshilli i Sigurimit këtë çështje, dhe të arrijë në përfundimin se duhen marrë menjëherë masa.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  3. Intervista e Prof. Dr. Sali Berishës në gazetën " Express"
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:37
  4. Unë Kam Dhënë Shumë Më Shumë Pare Për Kosovën Se Sorosi
    Nga Harudi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  5. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •