Pershendetje,

Marr shkak nga nje realitet pak i pabesuar me te cilen shume shqiptare ndeshen ne perendim.
Para disa vitesh nje miku im aplikoi te punonte per socialin si punonjes sociali. I kerkuan te mbushte nje formular, ku nje nga pyetjet ishte :

A keni qene i denuar ndonjehere,? Nese per cfare ??

Fatekeqesisht ai ishte denuar me gjobe nga gjykata per ofendim te punonjesve te policise ne krye te detyres, dhe per sjellje te keqe ne ambjente publike.

Ky e mbushi formularin dhe tha JO, nuk kam qene i denuar.

Por historia nuk mbaroi ketu. Nuk e di nga u muar vesh por e verteta doli, dhe ne intervisten per punen ju permend nje fakti i tille, dhe i kerkuan shpjegim pse nuk kishte thene te verteten.

Ai u justifikua me nuk e mbaja mend.

Reagimi i personave qe e intervistonin ishte i prere qe nuk mund ta punesonin, dhe mbi te gjitha ne rastin e tij kur kishte genjyer.


Me beri pershtypje, kjo histori, pasi mu duk si nje nga ato historite tona njehere e nje kohe dhe kerkova te dij me teper, per sistemin ketu.
Ne nje broshure shpjegohej, qe cdo person qe denohet nga gjykate denimi i futet ne "record" ="dosje" e tij personale dhe qendron ne ate dosje per nje periudhe kohe 7 vjecare. Pas kesaj "record"-"dosja" pastrohej. Gjate ketyre 7 viteve nese personi qe ishte denuar kerkonte te punesohej dhe punedhenesi i kerkonte informacion ai duhet tja jepte, te sakte perndryshe ai mund te perballej perseri me gjykaten, kete radhe per mashtrim.

E njejta gje ndodh dhe me kompanite e sigurimit te makinave. Te kerkohet nje informacion nese ke qene i denuar apo jo per nje periudhe 5 vjecare.

A nuk do te ishte mire sikur dicka e tille te funksiononte dhe ne shqiperi ? A nuk do te ishte dicka mjaft e mire qe do te ndihmonte policine/punedhenesin/administraten shteterore/ gjykaten dhe mbare shoqerine nje praktike e tille.
Ketu futen dhe te denuarit qe u bene kryeministra, apo gjenerale. Te denuarit qe u bene presidente firmash, dhe investitore. Vrassesit qe ndertojne pallate.
Ju faleminderit