Kur Xhorxh Bush shpalli tezen e tij per aksin e te keqes, qe sipas tij kalon nga Iraku, Irani, Pakistani dhe Koreja e Veriut, kjo teme nuk ishte shume e degjuar ne Shqiperi. Mirepo, po te shohim sot, edhe ne kemi boshtin tone te djallit qe prek ne kater kende. Keshtu kur degjojme Presidentin amerikan te permende "ax of devil" qe perben sot rrezikun me te madh per sigurine nderkombetare, nuk ka se si te mos na vijne ndermend 4 entitet tona qe perfaqesojne kanosje te vazhdueshme per vlerat demokratike, kontribuojne ne moszhvillimin e vendit, mbajne peng integrimin, dhe qe po frymezojne perhere e me shpesh akuzat per korrupsion, abuzim me pushtetin, presione mbi median e lire, blerje te shtypit, etj.
Aksi i djallit ne Shqiperi kalon nga Nano-Xhoana-Kokedhima dhe Zheji. Bashkeshorten e Kryeministrit do te donim ta linim jashte ne fakt, duke e konsideruar nje nga shtetet qe thjesht simpatizon terrorizmin nderkombetar, ne rastin e aksit tone te se keqes, korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin. Menduam se ne vend te saj duhej te qendronte me te drejta te plota zoti Artan Sevrani, pronar i Telebingos dhe nje ekrani me mjeker qe kohet e fundit ka hequr syzet, pas nje nderhyrjeje kirurgjikale. Ky karakter, cdo dite qe Nano eshte kryeminister, mbllaqitet mes parave publike dhe te nje lloji tjeter, duke mos pasur kurrfare droje apo frike nga shteti i ligjeve.
Por duke pare zhurmimin e helikotereve te rinj qe kane pushtuar qiellin tone te paket, autobuzet e shtuar, aksionet ne sipermarrje dhe biznese, tentativat per privatizime gjigande, duke pare se kjo i ka rene ne sy edhe nje prej gazetave me te medha te botes, Financial Times, dhe duke i shtuar ketyre argumenteve nje bilanc te tatimeve qe flet per 3 milione leke te vjetra fitim ne vit, s'ka se si te neglizhojme faktin se "ax of devil", kalon bash nga Xhoana Nano.
Kendi tjeter qe lidh ciklin eshte padyshim demagogu Kokedhima, nje nga yjet e shndritshem te kapitalizmit shqiptar, qe ka arritur te behet pronar i sa e sa ndermarrjeve duke i blere me cmimin e dy-tre rrogave mujore te nje nepunesi administrate.
Botuesi i "Shekullit" vazhdon te prodhoje arme te shkaterrimit ne mase, ne kete rast levdata dhe mbeshtetje te pakufishme te politikave kryeministrore, perderisa rremben cdo muaj nga nje tender qindramilionesh, me prokurorim te drejtperdrejte. Kot nuk jane kende te se keqes se perbashket. Perndryshe, c'kuptim do te kishte, po te behej gare e te respektohej barazia ne tendera. Problemi eshte se ne kete entitet kane arritur te futen inspektoret e OKB-se, duke i kuptuar te gjitha pazaret e tij me Kryeministrin. Dje ishte Ilir Meta qe e denoncoi nje fakt te tille, duke shprehur rezerva per punen e dobet te "2K" ne rrugen e Bogoves dhe duke permendur shtimin e kombinateve ne duart e nje njeriu qe i le punet pergjysem dhe perkeqas.
Kumi tjeter i djallit eshte e qarte se ngjan shume, me shume te kerkuarin Mullah Omar, edhe ky i denoncuar nga Xhorxh Bush si rrezik nderkombetar. Drejtorit te TVSH-se, Artur Zheji do t'i mbetej teper hatri po te mos e rendisnim ne boshtin e se keqes se Shqiperise. Frymezues i rregullt i politikave te abuzimit dhe mbeshtetes i tezes: te marrim sa te jemi, Zheji po ve ne funksion te ambicieve te "ax of devil", totalisht dhe 24 ore ne dite, ekranin e vetem publik ne vendin tone. Ekranin qe mbahet me parate e taksapaguesve. Punet e zeza dhe aktet okulte te Kryeministrit duhet te mbulohen me fjalime progresiste dhe kronika perurimesh.
E ben kete aqik, ne mes te dites. Me kot mundohet te veje vello te tilla, si lidhje direkte me Berishen, ftesa kortezie per eksponente te opozites. Ai qe duhet te flase gjithe diten e dites ne kete megafon te propagandes eshte ekskluzivisht Fatos Nano. Dhe ja ku erdhem natyrshem tek kendi kryesor i boshtit te djallit ne Shqiperi. Ky personazh do te duhej krahasuar me KIM-in e Phenianit, perderisa eshte njesoj megalloman, qe ka nevoje t'i behen buste e nderime. Dhe qe mendon se pushteti i tij do te zgjase pafundesisht, perderisa kercenon me kongrese te vazhdimesise dhe me legjislatura te reja te 2005-ses.
Boshti i se keqes ne Shqiperi eshte identifikuar tashme. Kjo do te thote se kemi bere gjysmen e punes. Tani ky aks i djallit duhet shkaterruar. Ne tetor ka zgjedhje, ne dhjetor ka prape zgjedhje te rendesishme. S'kemi pse te behemi bashkefajtore.
Krijoni Kontakt