Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Bekim Ismaili
    Anėtarėsuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    210

    Homomofobia tek shqiptaret-frika ose urrejtja ndaj Homoseksualitetit

    Mund ta gėnjesh tėrė botėn por veten assesi, mund ta bėsh kėtė por nė dėm tė vetes.
    Homofobia

    Tė dhėna tė huazuara nga enciklopedia elektronike, Wikipedia.

    Homofobia ėshtė frika ose urrejtja ndaj homoseksualitetit dhe njerėzve homoseksualė. Ndryshe nga agorafobia (frika abnormale ndaj qėndrimit nė vendet e hapura ose publike) dhe disa fobi tė tjera, homofobia nuk ėshtė term psikiatrik, dmth. diēka si homofobia klinike nuk haset nė terminologjinė psikiatrike.

    Fjala homofobi nganjėherė pėrdoret pėr ta pėrshkruar dikėnd qė nuk e pėrfillė sjelljen homoseksuale. Pėrdorimi i kėtillė i termi ėshtė konsideruar si jo i drejtė nga shumė njerėz qė mendojnė se ekzistojnė aryset logjike pėr ta kundėrshtuar homoseksualitetin.

    Etimologjia

    Fjala homofobi ėshtė neologjizėm tė cilėn pėr herė tė parė e pėrdori psikologu George Weinberg nė librin e tij, Shoqėria dhe homoseksuali i shėndoshė (Society and the Healthy Homosexual), tė botuar nė vitin 1972. Ky term pėrbėhet prej dy fjalėve me origjinė greke: homo qė do tė thotė "njėjtė" dhe fobia "frikė". Pararendėse e kėtijj termi ėshtė homoerotofobia, tė cilin pėr herė tė parė e pėrdori nė librin e tij, Sjellja homoseksuale nė mesin e meshkujve (Homosexual Behavior Among Males), 1967, e pėrdori Dr. Wainėright.

    Pėrdorimi i termit

    Termi homofobia nėnkupton urrejtjen dhe frikėn joracionale ndaj njerėzve homoseksualė dhe ndaj vetė homoseksualiteti. Disa njerėz, posaēėrisht promovuesit e tė drejtave tė gejėve, e pėrdorin kėtė term pėr ta pėrshkruar cilindo lloj tė mospranimit tė homoseksualitetit, qoftė haptazi ose nė mėnyrė indirekte, me vėtėdije ose pa vetėdije, kryesisht nė mėnyra tė paarsyeshme ose parimisht. Kėta aktivistė dhe pėrkrahės nuk bėjnė kurrėfarė dallimi nė mes tė dy formave tė pėrdorimit dhe ēfarėdo kundėrshtimi tė homoseksualitetit e konsiderojnė si tė paarsyeshėm dhe joracional. Pėr shembull, nė esenė e tij, Scott Bidstrup shprehet:

    "Frika evidente ndaj homoseksualėve e brinjon mėnyrėn sesi kultura jonė e trajton seksin, seksualitetin, relacionet me tė huajt, bashkėpunėtorėt dhe tė tjerėt, pastaj qėndrimet ndaj ēėshtjeve publike shėndetėsore dhe tė mundėsive tė pathėna qė religjionistėt e paskrupulltė i ofrojnė pėrmes thirrjes pėr paragjykim e qė nė fund ta quajnė religjion" (1)

    Tė tjerėt besojnė se ka mundėsi tė ketė arsye tė logjikshme pėr mospranim, mirėpo arsyet e tyre janė tė paqarta dhe tė pazakonshme. Pėr shembull, Nicolas Berggren shprehet nė njė forum tė pavarur homoseksual:

    "Rėndomė, nuk ėshtė rasti qė baza e qėndrimeve negative ndaj homoseksualitetit, te personat homofobė, tė jetė spjegim racional ose argumentim intelektual. Orvatjet e tilla, nė mėnyrė tė vazhdueshme, janė shtuar pastaj, pėr t’i dhėnė homofobisė tingėllim mė tė bukur ose mė tė respektueshėm. Sido qė tė jetė, pėrpjekjet e tilla, pėr ta argumentuar intelektualisht homoseksualitetin, janė humbje absolute”. (2)

    Nė kuptimin e dytė, mund tė thuhet se pėrdorimi i termit homofobia ėshtė i vetėkundėrshtueshėm, pasiqė, njė fobi nuk ka motive racionale.
    Njerėzit qė quhen homofobė po ashtu nė kuptimin e dytė, pa pėrjashtim, nuk e pranojnė kėtė emėrtim. Ata besojnė se kanė arsye tė forta morale dhe racionale pėr ta kundėrshtuar homoseksualitetin.

    Disa aktivistė e quajnė homofobinė edhe si straight supremacism (superioriteti heteroseksual ndaj njerėzve qė preferojnė forma tė tjera tė seksit) duke e barazuar atė me supermacizmin e bardhė (superioriteti i tė bardhėve kundrejt racave tė tjera).
    Grupet antigejė e shohin kėtė si orvatje pėr t’i quajtur tė parėndėsishėm personat qė e nuk e pranojnė homoseksualitetin.

    Pasojat e homofobisė

    Ndėr pasojat e homofobisė numėrohen: homofobia e internalizuar, dhuna dhe diskriminimi.

    Homofobia e internalizuar

    Homofobia e drejtuar ndaj vetvetes quhet homofobia e internalizuar ose homofobia egodistonike. Ajo mund tė ketė pėr pasojė vuajtjen ose depresionin gjatė tėrė jetės, vlerėsimin e ulėt tė vevetes dhe zhvillimet e pakta tė aktiviteteve tė dashurisė dhe tė atyre seksuale. Disa psikologė dhe psikiatra mendojnė se pėr shkaqe tė tilla dukuria e vetėvrasjes nė mesin e tė rinjėve gejė ėshtė shumė mė e lartė se te tinejxherėt jo gejė. Tė tjerėt besojnė se incidenca e tillė ėshtė pėr shkak tė akteve tė ndryshme tė dhunės ndaj homoseksualėve.

    Homoseksualėt me homofobi tė internalizuar mund t’i diskriminojnė ose tė jenė tė dhunshėm ndaj vetė homoseksualėve tė tjerė nė tė njėjtėn mėnyrė dhe nė tė njėjtėn masė si tė gjithė njerėzit tjetėr homofobė jo homoseksualė.

    Disa homoseksualė me homofobi tė internalizuar mund ta ndrydhin homoseksualitetin e tyre dhe tė mos jenė nė tėrėsi tė vetėdijshėm pėr kėtė. Tė tjerėt, pretendojnė se shumica e homofobėve janė homoseksualė tė vetėndrydhur.

    Rastet mė ekstreme tė homofobisė raportohen kur personi homoseksual vritet pėr asnjė arsye tjetėr pėrveē homofobisė. Nė disa prej kėtyre rasteve, tė pandehurit pohojnė se veprimet e tyre kanė qenė pėr shkak tė panikut momental sepse kanė besuar se viktima “ka dashur t’i sulmojė”. Nė pėrgjithėsi, kjo dukuri nė komunitetin gej referohet si “mbrojtja panike ndaj gejit”.

    Format mė tė shpeshta nė tė cilat manifestohet homofobia ėshtė diskriminimi i homoseksualėve i shprehur nė forma tė ndryshme.

    Sot, si shembull i ndjenjave aktuale tė shoqėrive ndaj homoseksualitetit janė tė ilustruara edhe me “daljen haptazi” tė karakterit Tinky Winky si homoseksual nė serinė pėr fėmijė Teletubbies.

    Shkaqet e homofobisė

    Shkaqet e homofobisė nė shoqėri janė diskutuar gjerėsisht. Besimet dhe qėndrimet homofobe mund tė mbahen nga njerėzit, pavarėsisht nga orientimi i tyre seksual. Teoria psikoanalitike e mbėshtet faktin pėrmes njė eksperimenti gjatė tė cilit meshkujt homofobė kanė shfaqur shenja tė eksitimit seksual kur kanė shikuar skena tė seksit homoseksual, gjersa grupi i meshkujve johomofobė nuk kanė shfaqur shenja tė tilla.

    Disa grupe ose individė nuk pajtohen me homoseksualitetin ose nė mėnyrė aktive e kundėrshtojnė atė pėr shkak tė parimeve religjiozė qė i mbajnė. Kėta mbrojtės parimorė, pa pėrjashtim, e dėnojnė dhunėn ndaj homoseksualėve, mirėpo, e ndryshojnė mendimin kur vehet nė pyetje statusi legal i homoseksualėve. Disa njerėz besojnė se kėto qasje e nxisin homofobinė.


    Kundėrshtimi i homofobisė

    Pėr ta luftuar homofobinė, komunitetet lezbike, gejė, biseksuale dhe ato transgjinore (LGBT) zhvillojnė ngjarje tė ndryshme siē janė paradat dhe aktivitetet e shumėllojshme politike. Shumė organizata dhe sekte religjioze i pėrkrahin tė drejtat e gejėve dhe janė kundėr homofobisė.
    Shumė ligje janė krijuar pėr t’iu kundėrvėnė homofobisė.
    Ndryshimet e ligjeve shpesh bėhen pėr shkak tė reagimeve dhe aktiviteteve tė lėvizjeve tė gejėve.

    Transfobia ėshtė e njėta formė e frikės dhe e urrejtjes sikurse edhe homofobia por e mbajtur dhe e shprehur ndaj njerėzve transgjinorė.

    Ksenofobia ėshtė frika e madhe ose urrejtja ndaj ēdo gjėje qė nuk ėshtė e rėndomtė ose ėshtė e huaj.
    -Nga vij une? -Ku gjendem une? -Ku shkoj une? -Kush jam une? -Kush dua te jem une? ...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Bekim Ismaili
    Anėtarėsuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    210
    Doktor i mjekėsisė, Livia Puljak

    Shėrimi i homofobisė

    “Homofobia: mungesa e ndjenjės sė dashurisė pėr anėtarėt e gjinisė sė njėjtė dhe rrjedhimisht pasoja e urrejtjes ndaj ndjenjave tė tilla te tė tjerėt… besimi nė superioritetin e pathyeshėm tė vetėm njėrės formė tė dashurisė e qė pėr kėtė shkak duhet tė dominojė”

    Audre Lourde



    Lidhjet dhe ndjenjat nė mes tė anėtarėve tė gjinisė sė njėjtė, gjatė, janė shikuar si problem i shoqėrisė. Megjithatė, nuk janė problem ndjenjat ose lidhja e gjinisė sė njėjtė. Problem i shoqėrisė ėshtė homofobia – mėnyrat e shumta nė tė cilat njerėzit nėnēmohen nė bazė tė orientimit seksual dhe nė zgjedhjen e ndjenjave.
    Nė shumė kultura lidhjet e gjinisė sė njėjtė janė pranuar nė shoqėri si mėnyra normale tė sjelljes sė njerėzve. Ndėrkaq, nė shoqėrinė tonė shumė njerėz besojnė se kontakti seksual nė mes tė meshkujve ėshtė sėmundje dhe nuk ėshtė dukuri normale, derisa kontakti seksual nė mes tė dy femrave jo vetėm qė ėshtė konsideruar si sėmundje dhe gjė jo normale por edhe si i pamundshėm dhe qė nuk ekziston.
    Nė kėtė tekst flitet pėr atė se si tė identifikohet homofobia nė veten tonė dhe te tė tjerėt, pėr mėnyrėn se si ajo i dėmton heteroseksualėt, pėr shkaktarėt e homofobisė dhe si shėrimin e saj.


    Si tė identifikohet homofobia te vetja dhe te tė tjerėt


    Ekzistojnė katėr lloje tė ndryshme por tė ndėrlidhura tė homofobisė: homofobia personale, interpersonale, institucionale dhe ajo kulturore.

    Homofobia personale ėshtė paragjykimi i bazuar nė besimin vetanak se, lezbiket, homoseksualėt dhe biseksualėt janė mėkatarė, tė pamoralshėm, tė sėmurė, tė ulėt kundrejt heteroseksualėve ose janė meshkuj dhe femra tė formuar joplotėsisht. Homofobia personale manifestohet me ndjenjė tė frikės, mosrehatisė, papėlqyeshmėrisė, urrejtjes ose tė neverisė ndaj seksualitetit tė gjinisė sė njėjtė. Secili, pavarėsisht nga orientimi seksual mund ta ndiejė homofobinė personale. Kur atė e ndiejnė lezbiket, homoseksualėt ose biseksualėt atėherė ajo quhet homofobia e internalizuar. Sikurse heteroseksualėt, ashtu edhe lezbiket, homoseksualėt dhe biseksualėt janė mėsuar qė nga fėmijėria se seksualiteti i gjinisė sė njėjtė ėshtė mė i ulėt sesa heteroseksualiteti, andaj shumica kėtė frikė e internalizojnė (e pėrbrendsojnė), pastaj e ngjallin nė veten e tyre deri nė atė masė sa qė vetėpranimi bėhet shumė i vėshtirė. Ata, e pranojnė stigmėn, qė iu ėshtė mveshur lezbikeve, homoseksualėve dhe biseksualėve, pa menduar se pėrjetimi i tillė ėshtė rezultat i presionit. Pasoja tė kėsaj forme tė tė menduarit te lezbiket, homoseksualėt dhe te biseksualėt janė: 1. Mbajtja fshehurazi i identitetit seksual me kujdes tė madh; 2. Tentimi i pashpresė pėr ta ndryshuar orientimin seksual; 3. Disa tė tjerė tentojnė ose bėjnė vetvrasje.

    Homofobia interpersonale ėshtė sjellja individuale e bazuar nė homofobinė personale. Kjo urrejtje ose ky mospėlqim mund tė shprehet me emėrtime tė ndryshme ofenduese, me tregimin e barcoletave, me keqtrajtim verbal ose fizik dhe me veprime tė tjera diskriminuese. Homofobia interpersonale nė formėn e saj ekstreme manifestohet me sulm fizik tė lezbikeve, tė homoseksualėve dhe tė biseksualėve pėr asnjė arsye tjetėr pėrveē homofobisė. Shumė njerėz e shprehin frikėn e tyre ndaj lezbikeve, homoseksualėve dhe ndaj biseksualėve nė mėnyra tė rėndomta dhe jo tė dhunshme. Farefiset shpesh dhe qėllimisht iu shmangen anėtarėve tė tyre homoseksualė ose biseksualė; bashkėpunėtorėt distancohen dhe janė tė ftohtė ndaj kolegėve lezbike, homoseksualė dhe biseksualė; miqtė heteroseksualė nuk janė tė interesuar tė dėgjojnė pėr lidhjet e miqėve tė tyre lezbike, homoseksualė ose tė atyre biseksualė.

    Homofobia institucionale nėnkupton mėnyrat e shumta pėrmes tė cilave, qeveria, sektorėt e punės, xhamiat, kishat dhe institucionet e organizatat tjera, i diskriminojnė njerėzit nė bazė tė orientimit tė tyre seksual. Homofobia institucionale gjithashtu quhet edhe heteroseksizėm. Homofobia institucionale reflektohet nga organizatat fetare qė kanė qėndrime ose rregulla tė fuqishme kundėr asaj qė lezbiket, komoseksualėt ose biseksualėt ta udhėheqin meshėn ose shėrbimin; pastaj ajo reflektohet nga agjencionet qė refuzojnė t’iu ofrojnė vende udhėheqėse ose shėrbime lezbikeve, homoseksualėve, biseksualėve dhe nė fund nga qeveritė qė nuk kanė pasur sukses nė sigurimin e tė drejtave tė barabarta pėr tė gjithė qytetarėt pavarėsisht nga orientimi seksual.

    Homofobia kulturore bazohet nė normat dhe standardet shoqėrore qė e diktojnė besimin se si tė jesh heteroseksual ėshtė mė mirė ose mė moralshėm se sa tė jeshė lezbike, homoseksual ose biseksual dhe se secili ėshtė dhe duhet tė jetė heteroseksual. Edhe homofobia kulturore quhet heteroseksizėm.
    Homofobia kulturore shihet ēdo ditė nė televizior dhe pėrmes shpalljeve ku, pa pėrjashtim, secili person ėshtė heteroseksual, ēdo lidhje erotike e pėrfshin vetėm femrėn dhe mashkullin dhe se pėr ēdo fėmijė “normal” nėnkuptohet se e tėrheqin dhe se do tė martohet me dikė tė gjinisė sė kundėrt. Nė njė numėr tė vogėl tė rasteve ku portretizohen lezbiket, homoseksualėt ose biseksualėt, zakonisht paraqiten si jo tė lumtur, stereotipė, tė prirur pėr sjellje vetshkatėrruese ose ambivalentė nė shikimin e orientimit tė tyre seksual.


    Si homofobia i dėmton heteroseksualėt?


    Homofobia dhe heteroseksizmi nė mėnyrė tė qartė bėjnė presion nė lezbiket, mashkujt homoseksualė, femrat dhe mashkujt biseksualė pėrmes formave individuale tė sulmit verbal ose fizik dhe pėrmes ndikimeve kolektive qė shkaktojnė padukshmėri, mosvlerė dhe diskriminim tė homoseksualėve dhe tė biseksualėve. Sido qė tė jetė , homofobia dhe heteroseksizmi, poashtu, i dėmtojnė edhe heteroseksualėt. Me mbjatjen e definicioneve tė ngurta pėr sjelljet dhe lidhjet seksuale “tė pėrshtatshme”, knaqja e lirė nė ēfarėdo interaksioni sensual ose afėrsi emocionale nė mes tė pjesėtarėve tė gjinisė sė njėjtė ėshtė e kufizuar. Frika nga ajo se personi do tė kuptohet si lezbike ose si homoseksual e kufizon zhvillimin e miqėsisė nė mes tė anėtarėve tė gjinisė sė njėjtė. Kjo frikė i kuntribuon zhvillimit tė stresit dhe jofleksibilitetit emocional dhe mund ta shkatėrrojė lidhjen heteroseksuale.
    Homofobia shpesh e shkatėrron familjen kur prindėrit e kuptojnė se fėmiu i tyre ėshtė lezbike, homoseksual ose biseksual. Sa do tė ishte mė mirė tė ruhej familja duke i pėrkrahur dhe nderuar tė gjithė tė afėrmit, pa marrė parasysh orientimin e tyre seksual.
    Nė shoqėritė ku tė arriturat e lezbikeve, tė homoseksualėve dhe tė biseksualėve janė tė fshehura dhe tė nėnēmuara, heteroseksualėt kanė pasqyrė tė shtrembėruar tė realitetit; mėsojnė vetėm pėr jetėn e heteroseksualėve. Mohohet mundėsia e mėsimit nga pėrvoja, aftėsitė dhe njohuritė e lezbikeve, tė homoseksualėve dhe tė biseksualėve. Heteroseksualėt, mund ta pasurojnė jetėn e tyre nėse qėndrojnė nė kontakt me lezbiket, homoseksualėt dhe me biseksualėt.
    Mohimi i tė drejtave tė barabarta njerėzore ndaj lezbikeve, homoseksualėve dhe biseksualėve detyrimisht qon drejt kufizimit tė tė drejtave tė gjithė njerėzve. Qeveritė tė cilat mė sė ashpėri i kanė shtypur homoseksualėt, poashtu, i kufizojnė njerėzit nė baza gjinore, racore, tė pėrkatėsisė etnike, besimeve fetare dhe nė baza klasore. Nėse ekziston mundėsia qė lezbiket, homoseksualėt dhe biseksualėt tė jenė shėnjestėr e diskriminimit, ēdo komunitet tjetėr nė shoqėri mund tė bėhet shėnjestėr pėr diskriminim. Nėse, besojmė thellė nė lirinė dhe tė drejtat individuale, atėherė do t’i ēmojmė tė gjithė njerėzit dhe dallimet mes tyre qė aq shumė i kontribuojnė shoqėrisė pluraliste.


    Cilėt janė shkaktarėt e homofobisė?


    Homofobia personale (paragjykimet) kryesisht shkaktohet nga mosinformimi. Siē ėshtė rasti me seksizmin dhe racizmin, njerėzit mėsohen tė jenė homofobė. Mitet pėr lezbiket, homoseksualėt dhe biseksualėt vazhdojnė tė barten nė shoqėrinė tonė pėrkundėr qasjes ndaj informatave tė sakta. Njė numėr i vogėl i fėmijėve merr informata tė paanshme pėr lezbiket, homoseksualėt dhe biseksualėt; shumica e tė rriturve vazhdojnė tė besojnė pėr stereotipet tė cilat i kanė mėsuar nė fėmijėri, derisa nė anėn tjetėr, disa organizata fetare dhe konzervative promovojnė gėnjeshtra pėr lezbiket, homoseksualėt dhe biseksualėt.

    Homofobia interpersonale (keqtrajtimi dhe diskriminimi individual) mund tė shpjegohet pėrmes vrojtimit tė profesionistėve tė psikologjisė nė lidhje me paragjykimet. Personat tė cilėt nuk janė “ti” me seksualitetin personal, ose tė cilėt ndihen tė kėrcėnuar nga seksualiteti i gjinisė sė njėjtė, janė tė prirur pėr shtangėsi ndaj asaj ēka ėshtė seksualisht “e drejtė” dhe mund tė tentojnė t’i dėnojnė ose t’iu imponojnė mendimet e veta lezbikeve, homoseksualėve dhe biseksualėve.

    Homofobia institucionale shkaktohet pjesėrisht nga gara pėr fuqi. Shoqėritė e sotme krijojnė “qingja-sakrificė” nė mėnyrė qė ta mbajnė status quo-nė dhe pozitat e atyre qė ndodhen nė pushtet. Gjatė shekullit tė kaluar komunitetet e ndryshme siē janė: ēifutėt, afrikanėt, aziatikėt, latinoamerikanėt, indianėt amerikan, femrat, lezbiket, homoseksualėt dhe biseksualėt janė fajėsuar pėr njė varg tė problemeve shoqėrore dhe ekonomike. Kur sakrifikimi i “qingjave” ėshtė i suksesshėm, grupi dominues nuk ka ndien nevojė qė tė marrė pėrgjegjėsinė pėr padrejtėsinė ose pėr tė hequr dorė nga privilegjet.

    Homofobia kulturore nė shumicėn e rasteve shkaktohet nga normat shoqėrore qė e diktojnė seksualitetin “e drejtė”. Kontakti seksual nė mes tė personave tė gjinisė sė njėjtė ka ndodhur nė tė gjitha shoqėritė gjatė historisė dhe haptazi ėshtė pranuar nė shumė kultura. Por civilizimi perėndimor nė pėrgjithėsi shfaq trysni ndaj seksualitetit tė ēdo lloji, pėrveē mbarėsimit qė nevojitet pėr rikrijim ose aktivitetit seksual nė kuptimin e martesės heteroseksuale. Pėr kėtė arsye seksualiteti i gjinisė sė njėjtė do tė jetė objekt frike dhe mallkimi.


    A mund tė shėrohet homofobia?


    Homofobia ėshtė e shpėrndarė nė kėtė shoqėri dhe nė shumė tė tjera. Pėr shkak se tė gjithė jemi produkt i shoqėrisė, shumica prej neve jemi homofobė, pavarėsisht nga orientimi ynė seksual.
    Dalja mbanė mė homofobinė nė mėnyrė konstruktive, pikė sė pari kėrkon pranimin e ekzistimit tė gjerė tė saj. Ne nuk mundemi thjeshtė t’i largojmė ndjenjat tona homofobe, por, nėse jemi tė vullnetshėm qė ta pranojmė se si tė gjithė jemi homofobė, atėherė mund ta marrim pėrgjegjėsinė pėr zgjedhjet dhe pėr ndryshimin e sjelljes tonė.
    Pėrveē supozimit se homofobia ėshtė e pranishme gjithkund, mund tė veprojmė edhe siē vijon:
    Tė identifikohet homofobia, e jo homoseksualiteti, si problem qė duhet zgjidhur. Gjatė bisedave me miqtė dhe kolegėt, diskutoni haptazi rreth homofobisė. Pėr shumė njerėz, momentet e vetme kur flitet pėr lezbiket, homoseksualėt dhe pėr biseksualėt janė nė kontekstin e barcoletave dhe tė shakave homofobike.
    Tė mendohet pėr ngjashmėritė dhe dallimet nė mes tė homofobisė dhe formave tė tjera tė ndrydhjes. Shfrytėzimi i njohurive pėr racizmin, seksizmin, klasizmin etj. do t’ju ndihmojė nė tė kuptuarit mė tė mirė tė homofobisė dhe nė kėrkimin e formave mė tė mira pėr t’iu pėrgjigjur asaj.
    Tė dėgjohen pėrvojat e lezbikeve, tė homoseksualėve dhe tė biseksualėve dhe tė merret me mend besueshmėria dhe vėrtetėsia e pėrvojave tė tyre tė ndrydhjes. Ngjashėm, duhet tė merret me mend mėnyra nė tė cilėn lezbiket, homoseksualėt dhe biseksualėt e pėrjetojnė botėn, mėnyrė kjo, qė dallon me atė tė heteroseksualėve.
    Pėrkrahja aktive e pėrpjekjeve antidiskriminuese si dhe e fushatave qė kanė pėr qėllim largimin e paragjykimeve dhe tė dhunės homofobe.



    A mund tė shėrohet homofobia?
    -Nga vij une? -Ku gjendem une? -Ku shkoj une? -Kush jam une? -Kush dua te jem une? ...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Bekim Ismaili
    Anėtarėsuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    210
    Shoqata Psikologjike Amerikane

    Lufta kundėr homofobisė dhe heteroseksizmit

    Vlerėsojeni situatėn tuaj me kujdes. Asnjėherė mos e vendosni veten e askend tjetėr nė rrezik fizik. Para se ta ndėrmerrni ndonjė veprim, kini parasysh rrjedhojat si pozitive ashtu edhe ato negative tė sferės financiare, emocionale , legale dhe tė asaj shoqėrore.

    Gjėrat qė mund t’i bėjė secili

    - Edukojeni vetveten pėr homoseksualitetin dhe homofobinė, do tė jeni mė shumė nė gjendje pėr t’i edukuar tė tjerėt.

    - Mos i lejoni shakatė ose komentet homofobike. Reagoni ndaj vėrejtjeve ofenduese me informata tė vėrteta.

    - Bashkėngjitjuni organizatave qė luftojnė pėr tė drejtat e gejėve dhe tė lezbikeve. Nėse nuk ka asnjė tė tillė nė regjionin ku jetoni, shqyrtojeni mundėsinė pėr ta krijuar njė.

    - Pėrkrahini agjencitė punuese dhe organizatat qė nuk kanė asjgė kundėr gejėve dhe lezbikeve.

    - Sfidojeni homofobinė kolektive dhe nxitini agjencitė punuese qė ta pėrfshijnė orientimin seksual nė politikat e tyre antidiskriminuese. Inkurajoni agjencitė punuese qė tė sigurojnė beneficione tė barabarta pėr partnerėt gejė dhe lezbike.

    - Thirrini, shkruajini ose vizitojini zyrtarėt e caktuar pėr ligjvėnie e qė kanė ndikim nė komunitetin gej dhe atė lezbik. Merreni fjalėn nė takimet ligjvėnėse.

    - Reagoni ndaj homofobisė, keqinformimit dhe cenzurės sė pėrvojės gej dhe lezbike nga ana e mediave. Shkruajini letra botuesve tė gazetave ose tė revistave nė formė reagimi ndaj artikujve homofobikė ose keqdrejtues. Kontaktoni me stacionet televizive dhe bėjini ata me dije se programet homofobike janė ofenduese dhe kėrkoni prej tyre qė t’i largojnė sponzorimet e programeve tė tilla. Qėndroni tė gatshėm qė respektin tuaj t’ia shprehni gazetave, revistave, stacioneve dhe rrjetave televizive kur shfaqin ndonjė program ose artikull e qė me saktėsi e portretizojnė jetėn e gejėve dhe tė lezbikeve, ose promovoni larmi dhe tolerancė. Veproni nė tė njėjtėn mėnyrė me agjencionet e reklamave.

    - Pėrgjigjjuni pėrfaqėsimeve tė pasakta ose eksploatimit tė gejėve dhe tė lezbikeve nga prezantuesit e emisioneve, politikanėt dhe nga teleevangjelistėt.


    - Kur ėshtė e mundshme, shfrytėzojeni gjuhėn gjithėpėrfshirėse si njė person ose partner tjetėr i rėndėsishėm nė vend se tė paraqiteni si bashkėshort ose bashkėshorte. Mos pretendoni se tė gjithė janė heteroseksualė.

    - Inkurajojeni shkollėn tuaj dhe bibliotekat shoqėrore, qė nė raftet e tyre tė mbajnė libra gejė dhe lezbike.

    - Pėrkrahini ngjarjet kulturore gejė dhe ato lezbike.

    - Kur tė jetė e mundshme, diskutoni rreth homofobisė dhe orientimit seksual me anėtarėt e familjes, miqtė dhe bashkėpunėtorėt tuaj.

    - Pėrcjellini taktikat e fundit tė pėrpiluara nga organizatat antigay. Formulojini planet pėr ta kundėrvepruar ndikimin negativ tė tyre nė komunitetin tuaj.

    - Edukojeni veten pėr historinė gej dhe atė lezbike. Mėsoni pėr meshkujt gejė dhe femrat lezbike qė kanė dhėnė kontribute tė ēmueshme pėr shoqėrinė.

    - Shfaqini simbolet e krenarisė dhe tė larmisė.


    Enkas pėr gejėt dhe lezbiket

    Krahas sygjerimeve tė sipėrpėrmendura, gejėt dhe lezbiket mund tė bėjnė madje edhe mė shumė pėr ta pakėsuar ndikimin negativ tė homofobisė dhe tė heteroseksizmit nė jetėn e tyre.

    - Kur tė jeni gati tregojuni prindėrve, anėtarėve tė tjerė tė familjes, miqėve dhe bashkėpunonjėsve pėr orientimin tuaj seksual. Pėrveē qė ėshtė njė pėrvojė shumė validuese dhe e fuqishme, dalja haptazi e zvogėlon ndikimin e retorikės antigay. Heshtja dhe padukshmėria e gejėve dhe e lezbikeve iu mundėson organizatave homofobike qė tė vazhdojnė sė keqinterpretuari komunitetin gej dhe atė lezbik.

    - Mėsojini ligjet nė komunitet si dhe politikat nė vendin tuaj tė punės qė ju godasin juve si person gej.

    - Raportojeni ofendimin ose shqetėsimin e shkaktuar te autoritetet adekuate. Inkurajojeni zbatimin e ligjeve dhe tė politikave ekzistuese antidiskriminuese. Nėse nuk ka gjėra tė tilla nė regjionin ku jetoni, informojini ligjvėnėsit pėr nevojėn e legjislacionit tė tillė dhe inkurajojeni vendin tuaj tė punės qė t’i miratojė politikat e antidiskriminuese qė kanė tė bėjnė me orientimin seksual.

    - Mos lejoni qė tė kategorizoheni nga stereotipėt gejė dhe lesbike. Bėhuni ata qė jeni.
    -Nga vij une? -Ku gjendem une? -Ku shkoj une? -Kush jam une? -Kush dua te jem une? ...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Bekim Ismaili
    Anėtarėsuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    210
    cka mendonu ju per homofobine tek shqiptaret,dhe njekohesisht per homoseksualet/et shqiptare/e?
    -Nga vij une? -Ku gjendem une? -Ku shkoj une? -Kush jam une? -Kush dua te jem une? ...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anėtarėsuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    Mendoj qė homofobėt janė tė pasigurtė seksualisht, e tremben se mos po u ka andja ;-) Kultura shqiptare, me mitet e veta tė drangonjve, e me traditat e kaēakėve, e cubėrve, burrave me fustanella etj etj pėrndryshe nė pamje tė parė tė duket si parajs i homoseksualėve.

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Greqia u jep shtetėsinė minoritarėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •