Malko Dyrmishi, bashke me dy djemte Lutionin dhe Tikun, eshte kameramani me i preferuar ne dasmat e qytetit. Ai thote se ne keto vitet e fundit, ka filmuar mbi 600 dasma dhe historite e nuseve, jane te pafundme. Kam mbajtur shenime ne ditar dhe ku ta dish, qe nje dite ai edhe do te botohet, thote Malko. Ai tregon qe gjate filmimit, puthja e ciftit, eshte e bukur, por i ka ndodhur qe ata kane harruar, se duhet vetem nje cast per te filmuar dhe kane vazhduar gjate ne punen e tyre. Nuk kane te mbaruar historite e tyre, te nuseve shqiptare me dhendure te huaj dhe anasjelltas, por nje dasem ne Vendreshe te Skraparit ai e cileson nje film te vertete. "Cifti, Nardi dhe Shqiponja, do te shkonte ne nje shtepi ne maje te malit, ndaj duhet te udhetonin me kuaj. Nusja ishte ne nje pele te bardhe e dhendri ne nje kal te kuq, ndersa kuaj te tjere sillnin dasmoret. Erdhi casti, qe une e kerkoj, puthja e ciftit", tregon Malko. Me pas vazhdon ai, i thashe ciftit-Ju them, gje me te bukur nuk ka se sa te putheni ne kete pyll, dhe ashtu bene, por ndodhi cudia. Ndersa cifti puthej, kali e pela u afruan afer dhe u puthen buze me buze. Kjo nuk eshte perralle, por e filmuar ne kasete", thote ai, ndersa sheh qe shprehim habine. Por Malko, qe pervec pasionit qe ka me djemte per te realizuar filmimet e dasmave, ka edhe aparaturat moderne, te kohes. Punimet behen ne kompjuter me kartvidio Matroc x 2500 dhe ne cdo kasete pervec ciftit e riteve te dasmes, ze vend edhe Vlora me pamjet e saj. Por Malko tregon se ben edhe sherr me nuse e dhendure, sikurse ishte nje rast kohet e fundit. "I shkova ne dasmen e pare", thote Malko,- ishte nje nuse per ti keputur koken, lindi dy femije me te. Pas dy vjetesh, ai me fton perseri per te filmuar, martohej perseri, pse ishte ndare me te paren. Desha s'desha, shkova, por me pikellim ne zemer, por nuk u permbajta kur pas nje viti te marteses se dyte, po bente dasem per here te trete. Atehere, iu pervesha dhe i thashe, turp, more djale, c'ben keshtu, u bere "donzhuan", pa lere ben edhe dasem dhe do filmime. Une kujtova se u zemrua, por ai ma theu me te qeshur. Telashet e nuseve i kam une, t'i parate merr duke filmuar dasmat e mia". Malko nuk harron te thote, se ne ndonje rast, perdor trukun ne filmime. Keshtu eshte nje rast, kur cifti u filmua ne krevat duke u puthur, ai beri shtese edhe kryqezimin e kembeve nga fundi i krevatit. Nuk ishin te ciftit, por te Malkos dhe gruas se tij Lirise, qe e filmonin djemte.
Ladi, karrocieri i nuseve
Ladi Maci, eshte bere pjese e dasmave, e gezimit te cifteve dhe e buzeqeshjes se nuseve ne Vlore. Prej 1 viti ai me kaloshinen e tij shetit nuset e dhenduret nga Sheshi i Flamurit deri ne Skele kundrejt vleftes prej 50 mije leke, nese do te zgjatesh deri ne Uji i Ftohte dhe te shkosh deri ne mol, cmimi rritet dyfish. Ai ju pergjigjet kerkesve te nuseve, qe te vishet me kostum kombetar, dhe te duket bukur, pasi fiksohet edhe ne kamera. Por nuk ua ve veshin edhe kur ndonje nuse i thote, Ladi, nuk ke djale qe te drejtoje kaloshinen, megjithese e kupton hilen, por ju buzeqesh dhe ju ploteson tekat. Ladi Maci, ka qene karrocier tere kohen, por kurre nuk e kish menduar se nje dite do te shetiste nuset dhe vetem per nje xhiro, te fitonte nje rroge buxhetori. Ai eshte i vetmi ne Vlore, qe kryen kete rit te ri dhe te vjeter me kaloshinen e tij duke fituar milionat qe s'kish arritur t'i shihte me pare.
Polici, sherr me nuset per rregullat e qarkullimit
Agjenti i policise se qarkullimit rrugor, Dritan Llagji, ka bere sherr me nuset, te dielen. Tek Rrapi ne Ujin e Ftohte, ishte bllokuar vargu i gjate i makinave qe benin xhirot e nuseve. Per 20 minuta, aty brofen 10 nuse, por polici ju kishte nxjerre tabelen qe te ktheheshin, pse ishin ne kundervajtje. Kembengulja e policit, qe kish blokuar kryqezimin me motorin e tij me numur 607, coi ne renien e sirenave te makinave te nuseve, deri edhe ne nervozizmin e tyre. Ai u eshte pergjigjur se nuse e dhendure te trashegohen, por nuk do te shkelim rregullat e qarkullimit. Sherri ka nisur me tekat e autokolonave qe bejne xhirot e nuseve, qe duan te kalojne ne rrugen mbi tunel, ndersa, ajo eshte nje kalimshme dhe nuk do t'i lejoje te kalojne, sidoqe ato thone se eshte dita e tyre. Keshtu iku nje dite nusesh ne Vlore, qe pervecse kurorezuan dashurine, i shtuan gezimin qytetit. Ato fluturuan si pulebardha ne cerdhet e tyre te reja, duke u fiksuar ne kamera dhe celuloid. Dje, nuset ishin te gjithepushtetshme ne Vlore, ishin plot 30.
Krijoni Kontakt