Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981

    Ministria e Brendshme italiane publikon raportin: Shqiptarët, të parët për krime

    ROME (27 Gusht) - Me kontrollin e trafikut të drogës dhe të qenjeve njerëzore, por edhe me vjedhje me dhunë, janë grupet shqiptare që kanë fituar kryesimin e kriminalitetit të huaj në Itali. Por gjithmonë e më aktivë e prezentë po bëhen klanet kineze në shfrytëzimin e bashkëkombasëve në punën e zezë, në mbikqyrjen e lojrave të fatit, të gjobave, shpërndarjes së drogës dhe grabitje; nigerianët dhe kolumbianët ende me drogën dhe shfqytëzimin e prostitutave. E gjitha kjo del nga raporti vjetor 2002 i Ministrisë së Brendshme italiane mbi kriminalitetin e organizuar në Itali. Ndërkohë që një vit më parë, pra në 2001, shqiptarët zinin vendin e dytë pas kinezëve. I afirmuar në të gjithë italinë, ka fituar kryesimin e kriminalitetit në shumë krahina të qendrës së Veriut, duke u shtrirë deri në Siçili: 17274 shqiptarë të denoncuar në vitin 2002, 3086 të arrestuar, 2571 ata që rezultonin të dënuar në Itali deri në fund të vitit të kaluar. Disa grupe kanë bashkuar strukturat në modelin mafioz, tepër aktiv në kontrollin e rrugës europiane dhe të tregut italian të trafikut të drogës e të qenjeve njerëzore. Të tjerë janë më aktiv dhe të implikuar në shpërndarjen e drogës dhe krime të tjera. Karakteristikë e përbashkët është; të pahezituar në përdorimin e dhunës. Shqiptarët kanë krijuar lidhje strategjike me grupe mafioze ndërkombëtare, qofshin këto italianë, turq, kolumbianë, rusë dhe kinezë. Pjesa më e madhe e parave të pista vijnë dhe pastrohen në Shqipëri, veçanarisht në sektorin e ndërtimit. Sigurisht, njofton Ministria e Brendshme italiane, etnia më e frikshme e cila ndryshe nga të tjerat punon më fshehtaz është më hermetike, duke arritur të ndërtojë qendra të mirëorganizuara janë kinezët. Ata kontrollojnë disa segmente të tregut të paligjshëm, si drogë e prostitucion, duke ngritur edhe biznese të mbështetura vetëm te bashkëpatriotët e tyre. Kjo e bën të pamundur hyrja e policisë mes tyre. Nigerianët janë shpërndarë me hap leopardi me përqendim në Veri dhe me një specialitet të tillë kriminal që respekton grupet e tjera etnike. Ata bëjnë shfrytëzim prostitucioni, trafik droge, falsifikim të katrave të kreditit dhe mashtrime e grabitje. Rumunët janë të implikuar veçanarisht në grabitje. Të lidhur me grupe kriminale, ata janë kryesuesit e grabitjes së makinave luksoze. Kriminaliteti rus ka një kapacitet organizativ me një nivel të lartë dhe cilësor, në kërcenime dhe forma radikale në territor të tipit banditesk grabitës. Ndërsa turqit në vazhdimësi kanë modifikuar modelin e tyre të kriminalitetit të Itali, duke u deleguar organizatave shqiptare trafikun e heroinës, por duke mbajtur kontrollin strategjik. ro/ro (GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  2. #2
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Ja pra dhe diku,jemi te paret.FATKEQSISHT.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-11-2002
    Postime
    167
    ...Kurse une kam marre nje tjeter informacion disa muaj me pare, ne nje te perditshme italiane, ku thuhej se kriminaliteti shqiptar ishte ne zbehje e siper, e vendin e pare e mbanin rumunet. Dreqin, sa shpejt nderrohen postet ne boten e qyteteruar!
    ERIS RUSI

  4. #4
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    S'eshte aspak e vertete qe krimi ne Itali udhehiqet nga Shqiptaret.
    Kohe me pare ne nje mbremje ushtarake me ra biseda me nje kolonel karabinieresh, i cili me sinqeritet me tregonte se si atij personalisht, per regionen qe komandonte, i kishte ardhur nje leter nga nje politikan, i cili i kerkonte qe te shumefishonte krimet e kryera nga shqiptaret, per qellime... .

    Nuk dua te them qe jemi te paket ne tille fushe, por Politika & Shtypi Italian na kane gjithmone ne shijester.

    Mirulexofshim.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  5. #5
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anëtarësuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450
    Te paret jemi? por duhet te dini qe profesorat jane Italiane.

  6. #6
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Vertet profesorat jane italiane por edhe ne Nxenesa shembullore.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  7. #7
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    shqiptaret jane bere te rrezikshem shume jane bere mafie e fuqishme ne itali tregun e droges prostuticionit etj i kane marre ne dore shqiptaret .Do vi dita do ti lene ato para me njerin tjetrin duke u vrare.

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •