Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,487
    Largohet “bilbili” i Shqipėrisė sė Mesme
    Nė Teatrin e Operės dhe Baletit, hynin dhe dilnin njerėz pa fund. Ishin artistė, tė afėrm tė Fitnetes, njerėz tė njohur e tė panjohur, qė ndoshta nuk e kishin takuar kurrė, por qė kishin adhuruar zėrin e saj tė mrekullueshėm. “Ishte njė vdekje e shpejtė dhe ėshtė e trishtueshme qė nga ne u nda njė bilbil i kėngės popullore, qė me dekada tė tėra krijoi emocione pafund pėr publikun. Kjo ėshtė edhe arsyeja pse sot ka kaq shumė njerėz pėr ta pėrcjellė atė, qė respektojnė muzikėn dhe kontributin qė ajo ka dhėnė nė kulturėn shqiptare”,- ėshtė shprehur kryetari i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve, Limoz Dizdari, duke shtuar se Fitnete Rexha iku maksimalisht e nderuar, pasi kishte vlerėsimin zyrtar shtetėror dhe atė tė publikut, i cili e ka dashur shumė. Fitnete Rexha, vdiq mesnatėn e sė premtes nė moshėn 69- vjeēare. Prej disa muajsh, kėnėtarja e Shqipėrisė sė Mesme, vuante e sėmurė, madje kishte kaluar edhe njė periudhė tė gjatė kurimi nė spitalet e Tiranės. Problemet e mėdha me shėndetin, deri nė shqetėsimet me aritminė sė zemrės, i filluan pas operacionit ku humbi njėrėn veshkė. Sėmundja e goditi rėndė mbrėmjen e 20 majit, kur mjekėt panė tė domosdoshme, ndėrhyrjen kirurgjikale nė zemėr. Qė atėherė ajo kaloi disa goditje tė forta trompoze. Por ajo ē’ka i shpejtoi vdekjen ishte fakti qė nė momentet kur ajo kishte mė shumė nevojė, shteti u kujdes mė pak pėr tė. Jo mė kot, kėngėtarja me 50 vjet karrierė, e bija e patriotit krutan, Babė Rexha, para se tė vdiste u la tė bijve amanetin “mos pranoni asnjė titull pas vdekjes”.
    “Fitnete Rexha, ka qenė kėngėtarja e Tiranės, por ajo e bėri kėngėn e kėsaj treve tė dashur pėr tė gjithė Shqipėrinė dhe nė diasporė. Kėnga e saj ka qenė gjithmonė pjesė e sofrave shqiptare. Ajo ka merita tė mėdha dhe ka ditur qė me zėrin e saj potent, tė ishte bindėse dhe kur kėndonte kėngėt e trimėrisė dhe ato tė dashurisė, apo tė dasmave. Ajo ka ditur tė shtrydhė tė gjithė suksesin e mundshėm. Ndoshta shteti duhet tė ishte treguar mė bujar nė ēmime, megjithatė kjo nuk ishte asgjė, para asaj ngrohtėsie, qė ajo mori nga publiku”. Fitnete Rexha, ka qenė njė nga kėngėtaret mė tė njohura tė muzikės popullore, jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė diasporė. Pėr njė kohė tė gjatė ka qenė njė nga kėngėtaret kryesore tė Ansamblit tė Shtetit, ndėrsa nė vitin ’60 vlerėsohet “Artiste e Merituar”. Pėr herė tė fundit Rexha, ėshtė shfaqur nė njė nga stacionet televizive tė kryeqytetit, nė njė duet me kėngėtarin Agim Hoxha, pėr t’u bėrė mė vonė njė nga yjet e skenės shqiptare.

    (Shekulli)
    Where does a thought go when it's forgotten?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Me ka pas pelqyer shume Fitnete Rexha, sidomos me ate kengen "mun aty ke 7 zymbylat" qe kur e degjova ne nje website vjet mu duk sikur isha ne SHqiperi.

  3. #3
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Mosha
    38
    Postime
    2,573
    Ju ftoj tė dėgjoni kėngėt dhe tė kujtoni kėngėtaren e njohur nė faqen e Muzikės Shqiptare.
    http://muzika.albasoul.com/album.php?id=212
    Edi

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Fitnete Rexhės

    FITNETE REXHĖS

    Gjithmonė do tė tė kėrkoj, Fitnete
    Nė ditėt me mjegull rreth Shkėmbit tė Kavajės
    Dhe nė ditėt me diell aty ku mund tė mbledhim shtatė zymbylat
    Qyqja kėndon sot - jo pėr tė pėrshėndetur beharin
    Por pėr tė vajtuar humbjen e zėrit mė tė ėmbėl tė Shqipėrisė
    Zėrin e Fitnete Rexhės
    E cila u nda prej nesh
    U varfėrua bota
    Prapė, gjithmonė do tė tė kėrkoj........
    Ullmar Qvick

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Gjithnje me ka pelqyer zeri dhe kenget E Fitnete Rexhes e me endje do ta degjoj gjithmone.

    sinqerisht
    hope31
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  6. #6
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,722
    Finete rexha eshte vertet nje personalitet i muzikes shqipetare.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  7. #7
    *Rri me mua* Maska e Kukes_girl
    Anėtarėsuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    N'vend takimin tone...!
    Postime
    60
    Ka ze fantastik me pelqen dhe mua shume.
    I wrote your name in the sky,
    but the wind blew it away.
    I wrote your name in the sand,
    but the waves washed it away.
    I wrote your name in my heart,
    and forever it will stay.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    Thxx Korason per Shkrimin ne kujtim te Fitnetes!

    Tak så mycket också per Ullmarin, mikun tone Suedez, qe i kushton poezine artistes tone legjendare !


    E paharrueshmja Fitnete Rexha ishte dhe nje grua fisnike dhe e thjeshte sa nuk mund te ket shoqen si ajo.
    Ajo nuk dinte hipokrizi e servilizem.
    Ajo i donte njerzit dhe u kendonte te gjithve kudo qe te ndodhej.
    Me 6000 lek te vjetra rroge mundohej e shkreta te mbante familjen e bridhte cep me cep Shqiperine e kendonte me zerin e saj te embel e mjeshteror ne skena katundesh ku hanin buk misri me dhalle, ne podiume te akullta qytezash minatoresh e ne reparte te qelbura ushtarake, e veshur me nji triko siloni te shkyer e nji fustan basme te dale boje e me kepuce te grisura.
    Shyqyr qe ja mbulonte fukarallekun kostumi kombetar i ansamblit se kerkush nuk do e besonte se Fitnetja nuk mbushte barkun me buke.
    Vizitat ne Kosove e Diaspore ishin te vetmet shance ku artistja e madhe vleresohej e shperblehej me ndoj fustan te ri ose triko leshi te hajrit qe ja dhuronin me gjith zemer bashk atdhetaret tone.
    Ne ato vite te zymta enveriste Ajo mori dhe nji goditje kur te birin ja denuan per "tentative arratisjeje".

    Kjo ishte jeta e Fitnetes tone te dashur dikur kur ajo kishte shendetin dhe forcen e moshes.

    Demokracia e gjeti te lodhur Fitneten tone ne moshe e shendet.

    Me kenget e saje dhe modelin e saje te te kenduarit perfituan artistet biznesmene te epokes kapitaliste qe u bene me vila e Benza.

    Fitnetja nuk beri kurre ART per Leke.

    Ajo kenaqej me dashurine qe i dhane njerzit e thjeshte te cilet ajo i deshi pakufi.

    Fitnetja e mire na la zerin e kenget saja e gjithmone do ti degjojme me nostalgji.

  9. #9
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Mosha
    36
    Postime
    570
    Ah mer Brar mer Brar, e ke thon ashtu sic eshte.
    Ishte fatkeqesi, si u bo ky milet kshu.
    Se kena pas as per zakon jo, te njeli njeri ne Shqipni pa bukr, kur ka te tjere qe bejen pushime me qindra mijera dollare.
    Po kurr mos u ngopshin ishalla, se Zoti si ti jep, ashu dhe ti merr.
    U prish dynjoja o Braro, po thuj ishalla po fitojm ti e un nai llotari, (ene MI CORAZONI) e te bojme sevap se u ka harru ajo tradite.
    Njerez si Fitnetja jane me te vertete burim kenaqesie dhe krenarie.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

Tema tė Ngjashme

  1. Fitnete Tuda
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 22-03-2021, 09:16
  2. Fitnete Rexha Nga Shtrat I Spitalit
    Nga Beqari002 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-04-2006, 10:43

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •