Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e OverNineWaves
    Anėtarėsuar
    08-03-2003
    Vendndodhja
    shba
    Postime
    22

    Mali qe Shkrihet



    Shuarja

    Me njė degė tė tharė
    tė pajetė
    Shkruaj emrin tim nė zall
    Njė yll...
    ...dikur i ndritshėm...
    Pėrplaset nga qielli nė vdekje
    Shndėrrohet nė hi...
    Hirin e lagėshtojnė lotėt
    Bėhet dhe, gur...


    Pa fund, Nėn Hije

    nėn hijen e dritave tė natės
    si vagabond nėpėr brigjet
    e pėrkulura, tė thara
    eci duke shkelur hapat
    e mi mbi zhurmėn e
    e shtigjeve nė shteg tė
    gjarpėruar kaloj zjarrin
    e vetvetes nė zemėr
    i trazuar nė brigjet e
    borės se patrazuar
    tė ngjeshur mbi mjaltin
    e mundimit tė harruar
    shkruaj dhe s’pranoj
    tė harroj zallin e
    shkrumbur mbi thartėsinė
    e detit tė mbuluar
    pėrmbi kėto
    shkronja
    nėn dritėn e hijes sė natės
    nėn hijen e dritave tė natės
    bėj udhė tė paudhė
    dhe gjej veten
    jashtė meje…pėrbrenda…
    …pa fund…
    …nėn hijen e barrės…
    …pa fund…









    Simfonia e Oqeanit

    nje pikė drite mbi
    valėn e butė, tė bardhė,
    tė kaltėr...
    valėn ledhatuese
    tė detit tė gjerė,
    nėn dritėn e madhe,
    tė kulluar mbi barkėn
    qė lėkundet ngadalė
    mbi krevatin e lagur
    tė kaltėrsisė...
    njė frymė e butė
    udhėton largėsinė,
    rreėhqet pėrmbi nėntė valė
    e zbret
    si njė kokėrr e vockėl
    zalli pėrmbi fytyrėn tėnde
    tė njomė,
    tė prek e tė puth
    ngadalė, pa u hetuar...
    shkrihet mbi buzėt
    e tua porsi
    njė rreze shprese...
    e ti vazhdon tė flesh
    nė shtratin zallor tė
    ėndrrave,
    pranė simfonisė sė oqeanit...



    disa nga poezite e mia. kritika e mireseardhur.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e OverNineWaves
    Anėtarėsuar
    08-03-2003
    Vendndodhja
    shba
    Postime
    22

    do kritike?

    do kritike a? epo. te te them te drejten, ti nuk di cfare eshte poezia...ti ben pershesh me fjale te kota qe nuk i ngjajne poezise. s'besoj se mund ta kuptosh, por sidoqofte, shiko cka eshte poezia e vertete:


    Natė Ėshtė...

    Natė ėshtė...
    Terri shtrin krahėt nė labirinthin e shpirtit
    Mjegullirė – dritė
    Mjegullirė – dritė
    Akulli nė zemėr ngrihet
    Pikėt e ujit nė sy bėhen fluska bore
    Nė degėt e bardha tė dimrit – pėlhurė merimange
    Dridhjet e zėrit nė trallisje
    Andrallat sėpatė shqyejnė
    Gjuhė e shtangur
    Vetėm unė dhe zhurma e hapave tė mi
    Mendja e dehur
    Treni i mesnatės me fishkėllimėn e mprehtė
    Thyen heshtjen qė fryen nga veriu
    Unė mbi urė – askush tjetėr
    Lumi i mėrdhirė shungullues...nuk plaket kurrė
    Natė ėshtė...
    Pikturat e ngrira nė xhama flasin
    Kėmbėt e zbathura nė borė kalben
    Shpirti i skuqur nxihet
    Tymi, shkrumbi, bloza, katrani
    Flejnė mbi qilimin e bardhė -
    Dlirėsia ka vdekur me mėshirėn
    Terr ėshtė...
    Mjegulla pėrpiu ēdo gjė
    I humbur kundėr stuhisė
    Shpirti shtrihet nė akullnajėn e pėrjetshme
    Midis ujit tė mėrdhirė tė pakohė -
    Dorėzimi ka lindur nė luftė me pamendėsinė
    Lotėt, pėshtyma, gjaku – ehuj
    Ora e pėrplasur
    Jeta nė palėvizje
    Sytė mbėrthehen...
    Natė ėshtė...
    Hėna buzėt e ngrira m’i puth dhe qan
    Natė ėshtė...



    lere thurjen e vargjeve se nuk ke talent!...

  3. #3
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Poezite e tua jane te mrekullueshme. Nuk mund te rri dot pa e thene, megjithe lojrat e fjaleve qe ben ti ne fillim dhe ne fund te postimit te dyte. Nuk mund te vecoj asnje rresht si me te bukurin. Jane unike. Nuk kam fjale tjeter qe ti percaktoj. Mos i perzjej me mllefin e shpirtit tend dhe mos luaj me to. Ndoshta poezite e tua jane siper teje.
    Ji Vetvetja!

  4. #4
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    "ndoshta poezite e tua jane siper teje"
    kapu pas tyre te dalesh ne krye...
    une po kam per ty..
    po dalim atje ku mund drita e shpirtit cdo drite
    e shihemi guximshem sy ne sy....
    Urime !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e OverNineWaves
    Anėtarėsuar
    08-03-2003
    Vendndodhja
    shba
    Postime
    22

    mos i degjoni fjalet e atyre dy kuazipoeteve

    "Shuarje", "Nate Eshte" - keto i quani poezi...s'jeni poete ju...shikoni cfare eshte poezia e vertete:


    Lapidari “Ēka?”

    Njė pyetje shfaqet pėrpara hundėve
    Rritet, pėrdridhet valėvitet...
    Flakė pėshtyn si njė dragua, nga feēkat nxjerr tymin e mėrdhirė
    Ngritet, i shpalos flatrat, sytė i shkėlqejnė,
    Ndrijnė si flaka...
    E poshtė, poshtė, shumė poshtė...
    Nė terrin e humnerės...
    Je ti, i shtrirė, me fytyrė tė gjakosur, me zemėr tė vrerosur...
    Tė grisur si njė letėr nė mijėra, miliona copa...
    Me mushkėri tė nxira, tė mbetura pa ajrin e jetės;
    E nė veshėt e tu, nė veshėt e tu tė mjerė ka plasur hataja...
    Oshėtijnė, i mbyt njė tingull therrės,
    Kumbojnė disa fjalė tė tharta, tė hidhura,
    Njė tingull mohues, aludues, pickonjės.

    Prej humnerės sė thellė...
    Vetėm sytė nuk tė janė shkatėrruar plotėsisht,
    Shihet njė pikė, e stėrvogėl, njė molekulė e ndritur
    E Diellit tė zbehtė, tė nxirė,
    Akullnajės sė jetės sė ardhshme tė pajetė

    Njė jetė po shuhet;
    Askush nuk di pse…
    Pse ke lindur?
    Pse po vdes?…
    Pse ke jetuar (njė jetė tė mjerė)?
    Askush nuk qan, nuk vajton,
    Dhe pasi tė thahet njė filiz askush nuk do tė hetojė mungesėn;
    Se ata janė tė shpeshtė...janė tė thjeshtė, tė zakonshėm...
    Shuhet njė jetė, pa u kapur dot ylli qė lakmohet, qė ėndėrrohet,
    Qė ndez shpirtin flakė, qė brumos zemrėn me njė zjarr,
    Tė kuq, tė nxehtė, tė pėrjetshėm...

    Kalojnė ditėt, netėt, muajt, vitet
    E ajo dėshirė, dashuri, ai qėllim largohet, ik, zbehet, zhduket...
    Pengesė dalin male tė larta, tė rrėpinjta, tė ftohta, tė errėta...
    E shpirti kėputet, ēnduket, thahet lėngu i jetės nė ēdo dell tė trupit,
    Trupit qė s’ka ndjerė, s’ka shijuar, s’ka prekur nxehtėsinė e flakės sė pėrjetshme.

    Nė cepin e territ tė pafund...
    Nė cepin e fundit tė njė jete tė shkrirė nė kėrkim...
    Fikesh, i dėrrmuar nė shpirt, dhe jeton shndėrrimin nė shkrumb e hi.
    Me fuqinė e fundit,
    Tė kulluar nga zemra e mekur,
    Bėn ndoshta lėvizjen e fundit
    Pėr tė kapur me sy gjysmėn e pagjetur tė shpirtit tė vuajtur...
    E tėrė jeta njė ekspeditė nė kėrkim tė saj...

    Ēka?
    Ēka?
    Ēka?

    …Drita tė shfaqet pėrpara si njė shpėtimtar;
    Ajo afrohet, vjen gjithnjė mė afėr…
    Fėrgėllohesh…
    Ajo bėn njė hap, dy hapa, tre hapa...
    Dridhjet (e gėzimit) tė pėrshkojnė trupin e vdekur
    Tani ėhtė aq afėr...tė verbon fuqia e bardhėsisė sė saj...
    Shtangesh...
    Tė kėputet shpirti nga ethet,
    Barku tė vlon,
    Turbullira gufon nė tru,
    Zemra bėhet prush nė flakėn e zjarrit dėshirues...
    Gulēon dhe...
    ...pėrnjėherė mbetesh pa frymė;
    Mushkėritė e vdekura mbushen me ajrin e dritės dhe...
    ...pėrnjėherė ndalen.

    Tani ti shikon dritėn drejt nė sy:
    Zemra tė brof, hidhet tė kėrcejė jashtė gjoksit,
    Regėtin, shqyhet nė turbullirė...
    Ėndėrron t’i dalin duar e ta pėrqafojė dritėn jetėdhėnėse.
    Ajo sytė i ka si dy safirė,
    Trupin e kulluar nė bardhėsi alabastri,
    Nė shpinėn e njė kali me flatra, me shkėlqim diamanti
    Ajo fluturon e pas vetes lė gjurmėn e bardhė...
    Shtrihet, kullohet nė skutat e territ tė mallkuar;
    Mjerimin e lufton me gėzim...
    Me njė butėsi tė bardhė engjėllore thėrret:
    Zgjohu, tė fal dritėn!
    Mos ler errėsirėn tė tė mund!
    Fjalėt e saj tingėllojnė si njė ėndėrr, njė dėshirė e flaktė
    Qė dėshirohet, ndjeket, pėr tė rreket;
    Fjalėt e saj janė ato qė tė kanė rėnduar trupin pėrjetė;
    Fjalėt e saj janė ato qė kurrėn e kurrės s’tė kanė kaluar nėpėr gojė;
    Fjalėt e saj janė ato qė gjithmonė tė kanė mbetur nyje nė fyt;
    Fjalėt e saj janė ato pa tė cilat tė ėshtė rrėnuar jeta;
    Fjalėt e saj kanė qenė gur i madh nė zemrėn tėnde;
    Fjalėt e saj kanė qenė rruga nė tė cilėn s’ke shkelur kurrė...

    Diēka e pakuptimtė tė kaplon
    Tek rri ashtu i shtrirė nė cepin e vetmisė...

    Ajo ngrit dorėn,
    Njė fuqi mbinatyrore lind mbi shuplakėn e saj,
    Shfaqet njė pikė, rritet, rritet,
    Shndėrrohet nė njė lėmsh tė rrufesė plot forcė
    Rrotullohet, rrotullohet, ngritet vėrtik lart dhe me mė t’madhin hov
    Si shigjetė vėrsulet brenda nė trupin e saj,
    Dėgjohen rrahjet e pėrshpejtuara tė zemrės...
    Nga terri shpėrthen njė dritė e rrufeshme...

    GRRRAAAAAAAGHHHHH

    Bubullimė, rrufe, vetėtimė e flaktė, e bardhė, ndriēonjėse,
    Shtylla tė bardha tė dritės dalin si heshta nga toka,
    Ēajnė terrin, shpojnė natėn, shtrijnė degėt...

    Diēka nė brendi tė saj fillon tė vlojė, tė gurgullojė,
    Fillojnė t’i shkėlqejnė sytė, zbardhen, ndizen flakė,
    E mbėshtjell njė vello shndritėse pafajėsie tė bardhė
    Dridhet, dridh tokėn...
    Shpėrthen njė kodėr e lartė e dritės…tėrmeti e shkundullon tėrė errėsirėn...
    Rritet zjarri nė sytė e saj,
    I lėvizin qėpallat nė ritėm tė rrahjes…sė zemrės…
    I shpėrthejnė dy rreze nga dy sy,
    Tė vėrsulen drejt nė zemėr,
    Mbėrthejnė atė si njė rrjet peshkatari,
    Paepshėm shtrydhin pikė mė pikė tė zezėn pushtuese,
    E dėbojnė nga ēdo skutė e zemrės sate tė pėrvuajtur...
    Afėr ėshtė Dita tė agojė...mendon…
    E n’atė ēast del zemra e sterrės, futė e zezė, rishfaqet
    E n’atė ēast del ai dragua, mbret i fushave tė zeza, qė tė pat vrarė mendjen,
    Shpirtin, zemrėn;
    E n’atė ēast del ajo kalbėsirė e krijuar nga fundėrrinė e zezė,
    Klithmat mbytėse tė rrethojnė:

    Ēka?
    Ēka?
    Ēka?

    Bisha e kalbjes sė jetės
    Vringėllin shpatėn pėr tė kėputur perin
    E mendon tė tė kredh atje ku kėrrnjat sterra e pafund,
    Po
    Tani tė del para, si mburojė, kalorėsja e dritės
    Qė kullon bardhėsinė e jetės nė ēdo dell tė trupit
    Tė shkallmitur nė pusin e dėshpėrimit

    Eliksiri i dritės ngritet nė ajr, krijon njė vorbull
    Dėgjohen tė rrahurat e timpanėve,
    Njė fyell tingullhollė kėndon shėrim,
    Zėrat e mprehtė e kumbonjės tė zanave shtojnė fuqinė;
    Gjaku fillon tė skuqet, tė gjallėrojė damarėt,
    Fillon tė vlojė e tė gufojė,
    Tė vlojė si uji nė kazanin e transit,
    Si uji gurgullues e pastrues i shpirtit...
    Gjėmon mali,
    Zbardhet toka e zezė,
    Gjelbėron shkretėtira,
    Lindin fusha tė pafund, tė njoma, tė freskėta, plot jetė;
    Lulėzojnė lulet,
    Puset e zeza bėhen liqene tė kthjellta...
    Mbi trupin e bėrė hi e shkrumb
    Kullohet eliksiri,
    Derdhet drita...
    Hiri bėhet prush, prushi zjarr
    E prej zjarri del me vrull feniksi i ringjallur...
    Nėpėr damarė vjen e tė qarkullon uji i dlirė,
    Gjymtyrėt fillojnė tė tė lėvizin,
    Ti ndjen njė bubullimė pėrbrenda,
    Parzmėn ta pėrfshijnė dridhjet e ėmbla, tė turbullta, tė nxehta,
    Ajrin e shijon pėrsėri, pėrpin ēdo frymė me mall...

    Beteja e fundit…

    HHHHHAAAAAAAHHH

    Del pėshtymė e katrantė nga goja e dragoit...
    Ylli i ēiltėrt tė del mburojė pėrpara,
    Rrezaton dashurinė…
    Nė horizont timbri i violinave magjepsėse,
    Nė fusha njė zhurmė
    Si ajo e hapave tė njė ushtrie tė pambarim,
    Njė tingull i hollė, i hollė, i mprehtė, trallisės kumbon nga mali
    -Dridh tokėn, kullon llahtarė n’gjoksin e bishės-
    Kėputet zemra nga bukuria e kėngės sė zanave tė kėndshme,
    Rrahin zemrat,
    Shkrepin vetėtimat,
    Shkundullohen bjeshkėt,
    Gufojnė detėrat,
    Shushurojnė dushk e shkurre tė gjelbėruar,
    Shkumėzojnė ujėvarat...

    Ndalet ēdo gjė,
    Pushon ēdo tingull...

    Kalorėsja shndritėse mbledh tėrė fuqinė e bardhė,
    Shkėlqen e tėra,
    Zbardhohet, pėrflaket,
    Ngrit dy duart lart kah qielli
    Dhe thellė nga shpirti i del njė vetėtimė, njė shigjetė qė furishėm shpon ajrin
    E godet dragoin e zi:
    Ia shqyen parzmėn, i depėrton nė brendinė boshe
    Dhe katandis pikėn e fundit tė errėsirės nė zhdukje.

    Errėsira vdiq!

    Shpėtimtarja jote tė mbėshtjell,
    Tė merr nė njė shtjellė ere dhe tė pėrqafon nė pėrjetėsi.
    Bėheni lapidar.

    Bardhėsi...jetė

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e OverNineWaves
    Anėtarėsuar
    08-03-2003
    Vendndodhja
    shba
    Postime
    22

    faleminderit

    shpirtifshehur, mace, ju faleminderit per fjalet e kendshme.

  7. #7
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    .. te faleminderit ty, qe na dhe mundesine te te lexojme dhe......
    mjaft u perkedhele! (lol)
    Ji Vetvetja!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e OverNineWaves
    Anėtarėsuar
    08-03-2003
    Vendndodhja
    shba
    Postime
    22

    ncek, ncek...

    ncek, ncek...ti i treti. po, ti ti. ti qe shkrove ate "Lapidari" apo cka ishte...ta dish se as ti nuk je poet...a nuk e shihni se qe te tre e genjeni veten...s'keni nje kokerr talenti ne ate shpirtin tuaj "poetik" (ju poetik, ha!...haha!...hahahahaha!)...ncek, ncek...
    jetoji endrrat!

  9. #9
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ironine per poetin duke puthur lapidarin e rene nder kembe nuk e perlqeva hic fare.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  10. #10
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Ti po, je i modh vallaj-bilaj, te na roē sa malet kapedan, te na mbarsesh grate e martoē gocat, te na ēlodhesh kuajt, e sherosh gomaret nga ēalimi, POR? nje gje s'kuptoj, pse gjithmone anonim, ke harruar emrin zengjin, foton gjithashtu, te vjetren hiri na e ka mulu, ta zevendesojme e vendin zbukurojme.
    Kryepoetin e vjeter ne kosh ta zhubrojme.
    Nuk di a e njeh te vjetrin TI?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta III boterore dhe fundi i botes (1)
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 13-04-2018, 12:36
  2. Intervista e Prof. Dr. Sali Berishės nė gazetėn " Express"
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:37
  3. Shkrihet dega e shkencave politike
    Nga Davius nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 03:32
  4. Ē'ėshtė pasioni?
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 23-06-2005, 09:52
  5. Berisha: Proces penal ndaj Abdiut
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-04-2002, 11:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •