Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Postmodern
    Anėtarėsuar
    16-08-2003
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    137

    Poezi nga Charles Bukowski

    Nje nder Bitniket me te njohur...
    Bukowski is rude, lewd, hilarious, and accurate. His writing is a success story of the white American vernacular: spare, supple, sensitive, and dirty. His material is acutely autobiographical, but Bukowski’s quick mind always connects the personal to the world beyond. His work also has a timeless quality to it, with regular references to Classical writers, themes, and situations -- this is a writer concerned with aligning himself with the history of his craft.

    Ja dhe poezia:

    MAHMURLLĖQET

    me siguri se i kam pasur mė shumė
    se kushdo tjetėr
    dhe ende s'mė kanė
    mbytur
    sado qė disa nga ato mėngjese mė
    dukeshin
    tmerrėsisht ngat
    vdekjes.

    siē e dini, mė sė keqi ėshtė tė pish
    nė bark tė thatė, duke ndezur cigare
    pas
    cigares
    e duke pėrmbysur
    dolli tė shumta
    dhe turlifare.

    e mahmurllėqet mė tė zeza janė kur
    ēohesh
    nė veturėn tėnde apo nė ndonjė
    dhomė tė panjohur
    apo nė ndonjė skutė apo nė burg

    mahmurllėqet mė tė kėqija janė kur
    ēohesh
    e kupton se mbramė
    ke bėrė diē absolutisht tė mbrapshtė,
    tė pakuptimtė dhe mbase tė rrezikshme
    por
    nuk mundesh bash tė kujtohesh se
    ēka.

    e zgjohesh nė gjendje tė ndryshme
    kaosi - me pjesė tė dėmtuara
    trupi, me para tė zhdukura
    dhe/ose mundėsisht dhe shpeshherė
    me makinė
    tė zhdukur, nėse e ke pasur.

    mund tė thėrrasėsh zoēkėn
    tėnde, nėse ke qenė me tė, mė sė
    shpeshti qė do tė ta mbyll dėgjuesen
    sapo tė ta njoh zėrin.
    ose nėse ėshtė nė atė ēast me ty,
    ta ndiesh mllefin e saj tė tėrbuar
    e tė papėrmbajtur.

    pijanecėve kurrė s'u falet.

    por pijanecėt vetvetes do t'ia falin
    ngase prapė duhet tė
    pinė.
    duhet qėndrueshmėri e pafe qė njeriu
    tė mbetet pijanec gjatė shumė
    dekadash.

    zdėrhallja t'i shfaros
    ortakėt.
    ti vetė pėrherė zvarritesh nėpėr
    spitale
    ku shpesh tė bombardojnė me paralajmėrime:
    "Edhe njė pije dhe do tė jesh i
    vdekur."

    dhe pasi qė jeta jote i afrohet kufirit tė
    tri
    katėrtave tė shekullit
    zbulon se tė duhet shumė e mė
    shumė
    pije pėr t'u
    dehur.

    edhe mahmurllėqet janė edhe mė tė
    kėqija,
    kėndellja zgjat mė
    shumė.

    e budallallėku mė i pabesueshėm
    ėshtė
    se aspak s'tė vjen keq qė
    tė gjitha kėto i ke
    bėrė
    dhe se kėto ende i
    bėn.

    tash po rri e po e shtyp kėtė
    nėn zgjedhėn e njė prej mahmurllėqeve
    mė tė zeza nė jetė
    derisa nė pėrdhesė
    mrizojnė gjithfarė e turlifarė
    shishesh
    alkooli.

    krejt kjo ka qenė aq shtazarakisht
    bukur
    ai lumė i marrė,
    ajo marrėzi
    depėrtuese
    shkatėrrimtare
    tė cilėn s'do t'ia dėshiroja
    askujt
    pėrveē vetes,
    amin.

    P.S
    Perktheu F.Bajraj
    Ndalohet cdo botim dhe riprodukim.
    It's the end of the world as we know it and I feel fine.

  2. #2
    Kur te zgjohesh me nje te panjohur ne krevat
    e pas seksit te ndihesh si gerdalle.
    Si nje gromesime e thelle
    pasi ke ngrene dicka qe s’e ke idene.
    A kur te pish nga urrejtja qe do te kesh per pijen
    e prape te perfundosh i pire
    ashtu si te luftosh egoizmin me egoizem
    e prape te gjendesh egoist.

    Kur te meshirosh meshiren e padashur
    te dalesh triumfues
    a kur te triumfosh mbi triumfin e padashur
    te dalesh i humbur.
    Si at’here kur te kerkosh te zhvishesh fare
    e nga stoicizmi te rrjepesh dhe lekuren
    cuditerisht njerzise do i dukesh i mbathur.

    At’here Sarteri do te t’kerkoje takim
    e ti do t’i thuash “shko pirdhu!”.


    S. Nikowski. :syze

    Ndalohet cdo botim, ndalohet cdo riprodhim, ndalohet cdo lexim, ndalohet cdo shikim, ndalohet...ndalohet, derisa te ndalohet dhe ndalimi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 16-08-2003 mė 22:28
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

Tema tė Ngjashme

  1. Charles Bukowski
    Nga Postmodern nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 28-11-2013, 14:59
  2. Gjon Muzaka, u le amanet femijėve te tij (1515)
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 21-05-2012, 11:07
  3. Timothy Charles Buckley (1947-1975)
    Nga Postmodern nė forumin Muzika botėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-05-2009, 08:27
  4. Charles Bukowski (1920-1994)
    Nga angeldust nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 06-05-2005, 10:24
  5. Charles Bronson
    Nga MI CORAZON nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-09-2003, 23:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •