Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 33
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Kam nje pyetje

    1) Nese ne Kishe ka vajtur nje njeri i cili ende nuk e ka perzgjedhur Krishtin si shpetimtarin e tij, dhe ka plot raste te tilla kur njerezit 'pagezohen"thjesht per interesa, si eshte UJI ne kete rast?
    2) NE qotese Perendia shenjteron UJIN dhe e ben ate te Shenjte, cfare rol lot konkretisht Shenjterimi i UJIT, ne Pagezim?
    Ju thoni se UJI shenjterohet dhe Shenjteron.Pra ju arini ne nje perfundim se ne kete rast materja UJE, ka fuqi shenjteruese. Une ngre pyetjet:
    a)UJI , sipas jush, Shenjterohet prej Perendise, por Besimtari shenjterohet prej UJIt apo prej Frymes se Perendise?
    b)Nese Perendia shenjteron UJIN , a nuk ka shenjteruar me perpara Besimtarin , i cili eshte protagonisti i qellimit?
    Nese ka shenjteruar me pare Besimtarin , perse vlen shenjterimi i UJIT?
    prononcimi im.
    Une pranoj se ne nje pagezim te vertete, prania e Perendise eshte e pa diskutueshme , dhe Fryma e Perendise eshte prezente. Por "PASTRIMI" , "Shenjteria", "Bashkimi" dhe bekimi bijen plotesisht mbi ate qe Pagezohet, vetem nese ai e ka perzgjedherur me besim te plote Jezusin si shpetimtarin e tij. Pra ketu kemi nje bashkim te drejte perdrejte midis Besimtarit dhe Krishtit. Ne dhjaten e vjeter kemi Shenjterim te gjerave materjale, ndersa ne dhjaten e Re kemi Shenjterim jo te materjes , por te besimtarit , sepse ai eshte tempulli ne te cilen banon Fryma e shenjte. Kete ndarje nuk e bej une por Bibla. Lexo 1korinthasit , kapitujt e pare.
    Deshmueis i Krishtit.
    UNe nuk bej dualizem , dhe nuk ndaj materjen nga shpirti, por shoh vlerat se cila eshte me e rendesishme. Per kete Jezusi tha:
    E crendesi ka ,nese njeriu fiton gjith boten(MATERJEN) , dhe humbet SHPIRTIN e tij?
    Kjo eshte nje theni krejt filozofike, ku Krishti tregon se me e rendesishme per nejriun eshte te mos humbase Shpritn e tij , sepse mishi nuk vlen por Fryma jep jete.Ne asnje vend ne Dhjatene Re nuk kemi nje mesim mbi ate qe ju thoni , nese po , me tregni se ku.
    Deshmuesi i Krishtit.

  2. #22
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    1)Ajo qe Zoti shenjteron, mbetet e tille, pamvaresisht nga qendrimi dhe motivi yne. Me konkretisht une do ti pergjigjesha me shembullin, se nqs dikush lexon germat e shenjta te shkrimit te shenjte thjesht si roman, apo per ndonje interes te caktuar, mos do te thote kjo se germat nuk jane me te shenjta, dhe nuk shenjterojne? Po shembulli i Isaut dhe Jakovit. I ati e shenjteroi te voglin duke menduar se ishte i pari, me i madhi, apo jo?

    Keshtu uji, pamvaresisht nga qendrimi yne, mbetet ashtu sic eshte bekuar per tu mbetur!
    2)Roli qe luan uji eshte fare i qarte, po te kuptohet mesazhi dhe historia e DHV dhe asaj te Re, qe cdo gje qe Perendia ben e ben me mjete te shenjteruara, ashtu sikunder prania e Zotit shenjteroi vendin ku takoi Moisiun, malin ku dha ligjin, shenjtoren e shenjtoreve etj. Nuk ka vetem thelb te nje qellimi, por por ka qellim me nje thelb, pra gjithshka qe merr pjese ne shenjterim eshte e rendesishme dhe jo vetem subjekti.
    a) Kjo pike e jotja eshte dualiste, sic te thashe me siper (shihe mire..)

    Dhe me poshte me duhet te te them, se nqs ne DHV kemi shenjterim te gjerave materiale, aq me teper kemi ne DHR, qe eshte dhe permbushja e se vjetres, dhe kjo me vete Trupezimin e Krishtit, ku shenjterohet e gjithe krijesa fizike.

    Shembulli i fundit qe ke dhene per materien dhe shpirtin nuk ka te beje fare me temen, por me ate qe cdo dobi ka ajo qe fitojme prej egoizmit ( natyres se rene ne mish), krahasuar me ate qe fitojme shpirterisht (natyres te rigjeneruar me Krishtin).

    Vargjet si ilustrim i kam sjelle tek pyetjet qe ju kam bere ne lidhje me kete teme!

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Mendoj se eshte pa buke ky diskutim. ju kini mendimin tuaj ne bibel dhe une kam timin, Zoti eshte ai qe gjykon drejt. Nese do te kuptonje se perse u Gris perdhja ne tempull pas kryqezimit te krishtit , do te kishe nje zblese me te qarte. pas vdekjes se Krishtit ne kryq , nuk ka me vend apo materjale te Shenjta. Sepse Perendia e vendosi Frymen e tij te Shenjte ne zemer te njeriut.Do te te ftonja qe te lexoje Letrene Hebrenjve , kap:9-te.
    Dhe do te kuptosh se me ardhjen e Krishti, Shenjteria nuk qendron me ne gjerat materiale, por ne zemer te njeriut. Nje nga arsyet qe e kryqezuan Jezusin ishte pikerisht sepse ai nuk shpallte me gjera materiale te shenjta , duke treguar se Mesimi i tyre ishte deri ne ardhjen e tij, pra sic thote Hebrenjte, dh.v. ishte hieja e atyre qe do te vinin me ane te Krishtit.
    gjithsesi nuk kam qellim qe tju gjykoj ju apo dike tjeter, gjeja qe me pelqen eshte , qe ,diskutimi te jete ne paqe si bij te paqes.
    Deshmuesi i Krishtit.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Pagezimi.

    Thelbi dhe qellimi i Pagezimit eshte ,bashkimi dhe jeta e re ne Krishtin Jezus.
    Ne temen mbi Pagezimin , solla nje zbulese te qarte Biblike, mbi menyren dhe arsyen, se ,perse i krishteri pagezohet. Jezus Krishiti i porositi dishepujt e tij si dhe te gjithe te krishteret , qe te dalin neper bote dhe te shpallin Ungjillin e Shpetimit , dhe kush do te besoje dhe do te pagezohet ne emer te Atit, Birit dhe Frymes se Shenjte, do te jete i shpetuar. Mendon se eshte e rendesishme qe te ndalemi tek keto fjale te Jezusit. Konkretisht Jezusi thote: Mark:16:15:
    "Dilni ne mbare boten dhe predikoni Ungjillin cdo krijese; ai qe beson dhe eshte pagezuar do te jete i shpetuar.."
    Jezusi na meson se Bashkimi me Perendine dhe Pagezimi i vertete, fillon me ane te besimit . Pa besim nuk ka Pagezim, pra nuk ka bashkim me Krishtin.
    #Perse Jezusi, vendos Besimin si kushtin kryesor dhe vendimtar te Pagezimit?
    Apostulli Pal midis te tjerash thote: Cdo gje qe behet pa besim , eshte mekat Romak:14:23, dhe mekati eshte shkelja e Ligjit, thote Gjoni. Arsyeja se perse Jezusi e vendos Besimin perpara se njeriu te Pagezohet eshte: sepse njeriu mer dhuraten e Perendise , jeten e perjetshme , nepermejt besimit tek Krishti, kjo eshte e vetmja menyre shpetimi. Per kete Pali tek Romak:10:9: thote:
    " Sepse po te rrefesh me gojen tende Zotin Jezus, dhe po te besosh me zemren tende se perndia e ngjalli prej se vdekurish, do te Shpetohesh."
    Ky fakt eshte themeltar dhe shtylla kryesore ku mbeshtetet besimi i krishtere. Nuk eshte Futja dhe Dalja nga UJI ai qe te jep shpetimin, shpetimi eshte vetem ne emer te Krishtit , ndersa Futja dhe dalja nga UJI, eshte deklarimi i shpetimit. Kur i krishteri shkon perpara UJIT, per tu pagezuar, ai e ka mare shpetimin, ai eshte falur nga mekatet, ai eshte pastruar nga mekatet. Kur Pali tek Romak:6-te thote se, ne te gjithe qe u pagezuam ne Jezus Krishtin , u pagezuam ne Vdekjen e tij, duke u varrosur dhe ringjallur bashke me te , nuk ka parasysh thjesht Futjen dhe Daljen nga UJI, ai na tregon se, i krishteri ka vdekur dhe eshte ringjallur me Krishtin , perpara se te "futet" ne UJE. I krishteri perpara futjes" ne UJE , deshmon Bashkimin qe ka bere me Krishtin, vdekjen dhe rimgjalljen e tij se bashku me Krishtin. Nese ai nuk e ka perjetuar vdekjen dhe ringjalljen e tij se bashku me Krishtin, UJI nuk mund ti sjelle asnje dobi, pavaresisht se disa Doktrina , e shpallin "Fuqine pastruese te UJIt te shenjteruar". Bibla na verteteon katerciperisht se, shpetimi dhe pastrimi nga mekati , vjen vetem me ane te Krishtit dhe Gjakut te Tij ne kryq.
    # Po UJI, mund te sjelle pastrim dhe shpetim nga mekati tek nje i krishtere , nese i krishteri perpara futjes dhe daljes nga UJi, nuk e ka perjetuar Vdekjen dhe Ringjalljen se bashku me Krishtin?
    Une vertetoj plotesisht ne bibel se , UJI nuk sjell ndonje dobi tek i krishteri, nese ai me pare, nuk eshte bashkuar ne nje vdekje dhe ringjallje me Krishtin . Ne bibel ka nje fakt konkret ku ne mund ta vertetojme kete gje.
    Fakti jane apostujt e Krishtit, te cilet ishin te gjithe te pagezuar (Gjon:4:2. Midis tyre ishte dhe Juda iskariot i cili ishte i "PAGEZUAR", dmth, dhe ai ishte Futur dhe kishte Dale nga uji, por kush ishte Juda? Juda ishte nje tradhetar, dhe kundershtar i Krishtit, Ai ishte Pageziuar si te gjithe apsotujt e tjere, por ai nuk besonte tek Jezusi. Pyetja ime eshte:
    Cfare dobi solli Futja dhe Dalja nga UJI , tek Juda iskariot? Ketu vertetohet ploteisht thenia e Jezus Krishtit, i cili tha: " ..nese dikush beson dhe pagezohet , do te shpetohet". Pra pa besim nuk ka Pagezim, nuk ka shpetim nuk ka jete te perjetshme.
    Npermejt ketij shembulli vertetojme plotesisht se Bashkimi me Krishtin, ne nje vdekje dhe ringjallje me te, si dhe shpetimi dhe pastrimi nga mekati, vjen tek i krishteri si rezultat i BESIMIt tek Jezus Krishti. Pra, perjetimi i i ketij FAKTI, ose ardhja ne kete perfundim, e con te krishterin drejt Ujit , per te deklaruar hapur para te gjitheve, Bashkim e tij me Krishtin.
    Vazhdon.
    Deshmuesi i Krishtit

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Pagezimi.

    # A mund te jete i shpetuar nje njeri , i cili beson tek Krishti, por qe ende nuk e ka kryer Futjen dhe Daljen nga UJI.
    Bibla na tregon se nje njeri i tille edhe pse nuk e ka kryer Futjen dhe daljen nga UJI , eshte i shpetuar. Kjo per faktin se , ne jemi te shpetuar vetem nepermjet Besimi tek Krishti. Qysh ne momentin qe ne e kemi pranuar Jezusin si shpetimtarine jetes sone , Perendia ka derdhur mbi ne HIRIN e shpetimit. Pali na jep nje ilustrim teper konkret, persa i perket shpetimit. Tek Romak:10:10: Midis te tjerash Pali thote:
    " Sepse me zemer njeriu beson ne drejtesi(dhe Drejtesia eshte Krishti), dhe me goje behet Rrefimi per shpetim."
    Por le te marim nje shembull nga bibla. Shembullin me klasik eshte ai i kryqezimit te Jezusit me dy kriminelet. Njeri prej krimineleve ne agonine e vdekjes , pranon Jezusin si shpetimtarin e jetes se tij. Dhe konkretisht ai i tha Jezusit: Luka :24:42:
    " Zot kujtohu per mua kur te vish ne mbreterine tende."
    Dhe Jezusi i tha:" Ne te vertete ne te vertete po te them : sot do te jesh me mua ne parajse."
    Ketu shohim se krimineli e mori shpetimin, pa bere pagezimin ne UJE, pra, pa u futur dhe dale nga UJI.
    Pyejtaj eshte : A e kreu ky kriminel pagezimin ne Jezus Krishtin?
    Doktrina te ndryshme , perpiqen qe te zhvleresojne disi aktin e Pageimit ne uje , duke mare si shembull shpetimin e kriminelit ne kryq. Por shpetimi i krimnelit ne kryq jo vetem qe nuk e zbeh domomozdoshmerine e Pagezimit , por per kundrazi , e verteton ate si nje akti i domozdoshem ne jeten e te krisheterit. Le ta shohim hap pas hapi kete fakt.
    Ne te gjithe mesimin mbi Pagezimin, ne pame se Pagezimi i vertete i Perendise, ka ne thelb te tij : Perezgjedhjen, Pendesen dhe Rrefimin. Pasi njeriu ka bere Perzgjedhjen, Pendesen dhe Rrefimin, duke besuar ploteisht ne Krishti, ai eshte bere i krishtere dhe ka mare dhuraten e shpetimit, jeten e perjetshme. Me pas ai shkon drejt UJIt , per te bere futjen dhe daljen nga UJI, si nje SHENJE ku deklaron para te gjitheve se ai tashme eshte bashkuar me Krishtin, ne nje vdekje dhe ringjallje me te, ai tashme eshte nje bir per Perendine .
    Lete shohim plotesiht se si krimineli ne kryq , e kreu thelbin e Pagezimti.
    Fillimisht Pagezimi fillon me Perzgjedhejn qe besimtari i ben Jezus Krishtit.
    A e perzgjodhi krimineli Jezus Kishtin si shpetimtarin e jetes se vet?
    Perzgjedhja e tij duket ne keto fjale: Ai tha Jezusit:" Zot kujtohu per mua kur te vish ne mbreterine tende."
    Krimineli e quan Jezus Krishtin, ZOT. Ai me vullnetine tij te lire e ka perzgjedhur per shpetimtarin e jetes se tij , Zotin Jezus Krisht, duke i thene : ZOT me shpeto kur te vish , spes vetem ty te perket nderi pushteti dhe lavdia, sepse shpetim ka vetem ne emrin tend.
    Kjo eshte ajo cka ne nenkuptojme tek fjalet e kriminelti, drejtuar Jezusit ne kryq.
    Me pas Pagezimi, vazhdon me aktin e Pendeses.
    A e kreu krimineli ne kryq aktin e Pendeses?
    Akti i Pendeses se Kriminelit ne kryq, duket kryesisht tek vargu:41-e. "Ne, thote Krimineli , me te drejte jemi denuar, sepse po marim ndeshkimin e merituar."
    Tek keto Fjale te kriminelit ne kryq, shohim nje Pendese Metanoin, pra nje Pendese te drejte dhe te vertete. Ai pranon plotesisht se eshte vecse nje mekatar dhe kriminel, qe e meriton ndeshkimin e kryqit . Kjo lloj Pendese , e e sjell ate ne marjen e nje vendimi te brendshem duke e kthyer ate ne drejtim te Krishtit, dhe duke kerkuar prej tij shpetim.
    Me pas Pagezimi vazhdon me aktin e Refimit.
    Edhe Aktin e Refimit tek ky kriminel e shohim perseri tek vargu 41-e. Krimineli rrefen ne prani te Krishtit , te qenit e tij mekatar dhe nje njeri i keq, qe nuk meriton gje tjeter pervecse kryqit. Ky fakt eshte teper domethenes , sepse ai deklaron mekatin e tij ne prani te Krishtitit, njekohesisht ai kthehet tek Krishti duke e Thirur emrin e tij per shpetim.
    Perfundimisht themi se Krimineli ne kryq e mori shpetimin dhe u bashkua me krishtin ne nje vdekje dhe ringjallje me te, pra ai e kreu thelbin e Pagezimit , pavaresisht se ai nuk e kreu dot Futjen dhe Daljen e tij nga UJI, kjo per faktin e vetem sepse ishte ne kryq. Nese ai do te kishte mundesi qe te lirohej prej kryqit , ai me siguri do te bente dhe Ceremonine e pagezimit ne uje, si nje deklarim i hapur para te gjithve , duke deklaruar bashkimin e tij me Krishtin.
    Deshmuesi i krishtit.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Djali plangprishes.

    Tek Luka 15-te. Jezusi na jep nje shembelltyre teper te mrekullueshme, ate te Djalit plangprishes. Ne kete shembelltyre , Jezusi zbulon ploteisht ikjen e njeriut nga Perendia, humbjen e jetes , si dhe kthimin e njeriut tek Perendia duke e rifituar jeten e Perejetshme.
    Tema ne vazhdim, bente fjale mbi pagezimin e njeriut, por nepermjet kesaj shembelltyre , ne do te shohim se si Jezusi, naj konkretizon ne menyre te qarte thelbin e Pagezimit , duke naj zbuluar ne detaje bashkmin e njeriut me Perendine.
    Para se ta lexoni kete shkrim , eshte e udhes qe ta lexoni kete shembelltyre, ne menyre qe te kini njohurine e plote reth subjektit te kesaj shembelltyre.
    Jezusi thote: Nje Baba , kishte dy djem dhe me i vogli i kerkon te jatit pasurine qe i takonte , sepse do te largohej ne nje vend te larget. Keshtu babai , i jep djalit me te vogelm pjesen e pasaurise qe i takonte , dhe djali me te mare pasurine iku ne nje vend te huaj. Atje ky djal ben nje jete te shthurur dhe imorale , duke e humbur te gjithe pasurine , keshtu mbeti ne mes te kater udheve.
    Kjo eshte pjesa e pare e kesaj Shembelltyre. JEzusi ne kete pjese na zbulon dhe na jep nje zbulese te qarte, rreth menyres se si Njeriu u divorcua prej Atit Perendi, qysh ne kopshtine Edenit.
    Dhe Jezusi thote se me largimin qe njeriu beri prej ATIT Perendi, humbi te gjithe "Pasurine" duke e harxhuar ate ne nje jete te shturur dhe imoralet, pra ne nje plangprishje te plote.
    Shikoni me kujdes se si thote Jezusi:Djali me i vogel e mori pasurine dhe shkoi dhe e prishi ne nje vend te larget duke bere nje jete te shthurur. Kush eshte "PAsuria"? "Pasuria" , eshte JETA qe Perendia ja dha njeriut qysh ne krijim. Fakti i rendesishem ne kete kendveshtrim eshte: Persa kohe qe Djali ishte me Atine e tij , "Pasuria" ishte e pa lujtshme , pra e pa prisheshme. Kjo "Pasuri humbi , sapo djali u largua prej Atit te tij . Cfare kuptojme me kete? Kjo verteton qarte te verteten e Perendise se , nese nejriu eshte me Perendine , JETA ("PAsuria") e tij nuk mund te humbase, ajo eshte e Perjetshme. PRandaj JEzusi ju tha Postujve tek MAteu:6:19-21: mos mblidhni thesare mbi toke ku e ha TENJA ,por mblidheni Thesar ne qiej ku TENJa nuk mund ta prishe.
    TENJA eshte Vdekja, e cila e hengri ploteisht "Pasurine" e njeriut. Prandaj JEzusi thote , nese mblidhni "Pasuri ner qiej, qe do te thote , nese merni Jetene Perjetshme, Tenja , VDEKJA, nuk mund ta humbase kete PAsuri sepse kjo Pasuri ruhet prej Zotit. Pra kush eshte me Zotin Perendi , ka dhe Jeten e Perjetshme. Sepse ku eshte thesari i juaj , atje eshte dhe zemra juaj.
    Vazhdon.
    Deshmuesi i Krishtit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 02-07-2002 mė 21:13

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Djali plangprishes.

    Tek Luka 15-te. Jezusi na jep nje shembelltyre teper te mrekullueshme, ate te Djalit plangprishes. Ne kete shembelltyre , Jezusi zbulon ploteisht ikjen e njeriut nga Perendia, humbjen e jetes , si dhe kthimin e njeriut tek Perendia duke e rifituar jeten e Perejetshme.
    Tema ne vazhdim, bente fjale mbi pagezimin e njeriut, por nepermjet kesaj shembelltyre , ne do te shohim se si Jezusi, naj konkretizon ne menyre te qarte thelbin e Pagezimit , duke naj zbuluar ne detaje bashkmin e njeriut me Perendine.
    Para se ta lexoni kete shkrim , eshte e udhes qe ta lexoni kete shembelltyre, ne menyre qe te kini njohurine e plote reth subjektit te kesaj shembelltyre.
    Jezusi thote: Nje Baba , kishte dy djem dhe me i vogli i kerkon te jatit pasurine qe i takonte , sepse do te largohej ne nje vend te larget. Keshtu babai , i jep djalit me te vogelm pjesen e pasaurise qe i takonte , dhe djali me te mare pasurine iku ne nje vend te huaj. Atje ky djal ben nje jete te shthurur dhe imorale , duke e humbur te gjithe pasurine , keshtu mbeti ne mes te kater udheve.
    Kjo eshte pjesa e pare e kesaj Shembelltyre. JEzusi ne kete pjese na zbulon dhe na jep nje zbulese te qarte, rreth menyres se si Njeriu u divorcua prej Atit Perendi, qysh ne kopshtine Edenit.
    Dhe Jezusi thote se me largimin qe njeriu beri prej ATIT Perendi, humbi te gjithe "Pasurine" duke e harxhuar ate ne nje jete te shturur dhe imoralet, pra ne nje plangprishje te plote.
    Shikoni me kujdes se si thote Jezusi:Djali me i vogel e mori pasurine dhe shkoi dhe e prishi ne nje vend te larget duke bere nje jete te shthurur. Kush eshte "PAsuria"? "Pasuria" , eshte JETA qe Perendia ja dha njeriut qysh ne krijim. Fakti i rendesishem ne kete kendveshtrim eshte: Persa kohe qe Djali ishte me Atine e tij , "Pasuria" ishte e pa lujtshme , pra e pa prisheshme. Kjo "Pasuri humbi , sapo djali u largua prej Atit te tij . Cfare kuptojme me kete? Kjo verteton qarte te verteten e Perendise se , nese nejriu eshte me Perendine , JETA ("PAsuria") e tij nuk mund te humbase, ajo eshte e Perjetshme. PRandaj JEzusi ju tha Postujve tek MAteu:6:19-21: mos mblidhni thesare mbi toke ku e ha TENJA ,por mblidheni Thesar ne qiej ku TENJa nuk mund ta prishe.
    TENJA eshte Vdekja, e cila e hengri ploteisht "Pasurine" e njeriut. Prandaj JEzusi thote , nese mblidhni "Pasuri ner qiej, qe do te thote , nese merni Jetene Perjetshme, Tenja , VDEKJA, nuk mund ta humbase kete PAsuri sepse kjo Pasuri ruhet prej Zotit. Pra kush eshte me Zotin Perendi , ka dhe Jeten e Perjetshme. Sepse ku eshte thesari i juaj , atje eshte dhe zemra juaj.
    Vazhdon.
    Deshmuesi i Krishtit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 01-07-2002 mė 21:17

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Djali plangprishes.

    Ne pjesen e dyte te shmbelltyres se Djalit Palng. Jezusi na tregon jeten e shthurur qe djali kaloi larg pranise se Atit te tij. Ai , thote Jezusi, e humbi krejt te gjithe "Pasurine", duke shkuar ne nje imoralitet te plote. Keshtu, thote Jezusi, djali plang. shkoi drejt katastrofes, ai nuk kishte me se me cfare te ushqehej, jeta e tij ishte e rrezikuar prej urise. Kjo beri te mundur qe djali plang. te shkoje e te punesohet tek nje njeri ne ate qytet. Ky njeri pasi e mori ne pune djalin plang. e vuri ate ruajtes te Derrave. E megjithe kete lloj pune , ai nuk e ngopte dot barkun me buke, dhe bile arrit deri aty ,sa te hante edhe Ushqimine Derrave.
    Nepermejt ketij faktij, Jezusi na jep nje tjeter zbulese rreth te qenit e njeriut , larg pranise se Atit Perendi. Me largimin e tij prej Perendise , njeriu humbi kuptimin e jetes(harxhimi i "Pasurise"), humbi lidhjen me Perendine, humbi jeten dhe shkoi drejt vdekjes. Shikoni se sa bukur naj zbulon Jezusi kete te vertete, nepermjet djalit plang. Jezusi thote se , pasi djali arriti ne piken zero, pra nuk kishte me asnje mjet per te jetuar, shkon dhe vihet nen SHERBIM te nje njeriu , i cili e vendos ate rrujates te DERRAVE.
    Nepermejt DERRIT , JEzusi simbolizon te keqen , mekatin. Pra me largimin e njeriut prej Perendise, njeriu u vu nen sherbim te mekatit, dhe nen sundim te satanit. Njeriu duke u vene ne sherbim te se keqes, u be pjese e saj, duke u vene nen pushtet dhe skllaveri te saj. Prandaj Jezusi thote se : Djali plang. hante USHQIMIN e DERRAVE. ME kete Jezusi na tregon se , me largimine tij prej Perendise, njeriu kishte per USHQIM mesimin e Satanit dhe jo Fjalen e Perendise.
    Ketu kemi te bejme me dy gjera te cilat jane ne sense te kunderta, USHQIMI i satanit, dhe USHQIMI i Perendise. Ushqimi i satanit, e con njeriun drejt vdekjes, ndersa Uhshqimi i Perendise e con njeriun drejt Jetes se perjetshme. Kete fakt JEzusi naj zbulon teper qarte nepermejt kesaj shembelltyre, dhe kjo duket qarte ne faktin se, Djali plang. e megjithese hante Ushqimin e DERRAVE, ai perseri nuk ngopej me buke, dhe ky djale , thote Jezusi, arriti ne nje konkluzion dhe tha: Ne shtepine e Atit tim ka buke me teprice dhe puntoreve ju tepron Buka. Pra djali plang. kthen syte drejt Atit te tij, ai me ne fund arin te kuptoje se Ushqim te vertete ka vetem tek Ati i tij.
    Lete kujtojme fjalet qe Jezusi ju tha Judenjve tek Gjoni:6:22-29:
    Jezusi tha: Mos punoni per USHQIMIN qe prishet. Pikerisht , djali plang. punonte per USHQIMIN qe prishej, ai me braktisjen e Atit te tij , braktisi Ushqimin qe nuk mbaronte asnjehere.
    Por le te ndjekim se cfare ndodhi me tej me djalin plang.
    Ai erdhi ne nje moment kritik te jetes se tij, ai arriti qe te vleresoje drejt situaten ne te cilen ndodhej, duke percaktuar drejt se cili Ushqim ishte me i rendesishem dhe i domozdoshem. Prandaj tha: Vetem tek Ati im ka Ushqim me bollek , i cili nuk mbaron asnjehere.
    A nuk thote keshtu edhe Zoti Krisht tek Gjoni:6:27:?
    Jezusi ju tha Judenjve:
    "Mos punoni per ushqimin qe prishet, por punoni per USHQIMIN qe mbete per jete te perjeteshme..."
    Jezusi tregon se USHQIMI qe buron per jete te perjetshme, vjen vetem prej Perendise, dhe jepet tek ata qe jane me Perendine. Perpara njeriut mbetet per tu zgjidhur menyra apo rruga per te vajtur tek Ati Perendi , ne menryre qe te mare USHQIMIN qe buron per jete te perjetshme . Ne te njejtin konteks, shohim edhe djalin plang. Ai ishte i bindur plotesisht se, Ushqimi qe nuk mbaronte asnjehere gjendej vetem tek Aiti i tij, por perpara tij mbetej per tu zgjidhur,MNYRA per te vajtur tek Ati.
    #Kush eshte menyra per tek Perendia?
    vazhdon.
    Deshmuesi i Krishtit.

  9. #29
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Nje nderhyrje te vogel...

    Punesimi dhe mbajtja e derrave eshte pare gjithnje si shitja e vetes dhe te berit sherbetor te djallit, i cili ate me te cilen na preokupon eshte mbarevajtja e pasioneve(derrat).

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Djali plangprishes.

    Po klodi , e vertete eshte ajo qe ju thoni, bile Jezusi tek ungjilli pas MAtet;7:6: Midis te tjerash thote , Mos i hidhni margaritaret tuja, perpara DERRAVE. Qe do te thote: Mosi i ver gjerat e shenjta te Perendise , ne sherbim te mekatit.
    Faleminderit per nderhyrjen tende.
    Le te vazhdojeme tani me pjesen e trete te Shembelltyres se djalit plangprishes.
    Ne pjese e trete te kesaj shembelltyre , ne shohim se djali plangprishes vjen perpara nje UDHEKRYQI. Ai me ne fund i ndal kembet e tij perpara mekatit, dhe pranon qe eshte plotesisht i shkatruar, ne katastrofe te plote. Me kete fakt JEzusi na tregon se, cdo njeri perpara se te bashkohet me Zotin Perendi, duhet te vije ne nje perfundim te tille. Ketu fillon rruga drejt Perendise.
    Le te shohim me kujdes rrugen qe djali plang. beri per tek Ati i tij.
    Ne thame se Pagezimi , fillon me PEREZGJEDHEJEN, qe njeriu i ben Perendise , Zotit Krisht. Le ta shohim kete fakt tek Djali plang.
    Tek Vargu 17-te, Jezusi thote se , Djali plang. ERDHI NE VETE.
    CFare na tregon Jezusi me fjalet : ERDHI NE VETE?
    Apostulli Pal thote : zgjohu ti qe fle, dhe Krishti do te ndrite mbi ty. Fjala ZGJOHU, do te thote: ngrehu nga "gjumi" i mekatit, dhe KRishti do te te ringjalle per jete te perjetshme. Pra ky ZGJIM , eshte: te ARDHURIT NE VETE , qe i krishteri ben perpara se te vije tek Perendia. Djali plang. filloi te shohe drejt, te argumentoje drejt, te pranoje plotesisht shkatrimin e tij ,si dhe ti ktheje syte tek Ati i tj , dhe te gjitha keto ndodhen: pasi ai ERDHI NE VETE. Pra te ARDHURIT NE VETE ka kuptimin e rizgjimit shpirteror , e hapjes se zemres ndaj Lajmit te mire, ndaj Ungjillit dhe fjales se Perendise. Pasi njeriu vjen ne VETE, ka premisen e mire per tu bashkuar me Krishtin.
    Me pas djali plang. thote:
    " Punetoreve me meditje tek Ati im, ju tepron buka, kurse une po vdes nga uria."
    Ketu kemi aktin e pare te Pagezimit , Perzgjedhjen e lire, ate qe Perendia ja dha njeriut qysh ne krijim. Jezusi na e shpreh shume qarte kete fakt, nepermejt djalit plang. Jezusi thote se, djali plang. pasi edhi ne vete , i drejtoi syte per tek Ati i tij, pra me vullnet te lire ai e perzgjodhi Atine e tij , si te vetmin shpetim. Ai nuk kerkoi ndihme dhe shpetim nga BOTA. Mendja dhe zemra e tij u kthyen plotesisht tek Ati. Ky eshte hapi i pare qe i Krishteri ben drejt Perendise. Perzgjedhja me vullnet te lire, i jep mundesine njeriut qe te mare Besimin e vertete prej Perendise, ne mnyre qe te ndjeke Krishtin. Besimi tek Perendia , tek Zoti Krisht, nuk vjen nga njeriu. Ai i jepet te krishterit , nese ai para se gjithash, e ka perzgjedhur Krishtin si te vetmin shpetimtar te jetes se tij. Besimi eshte nje nga nente frutat e Frymes se Shenjte, dhe e ka burimin prej Perendise. Galat:5:22:
    Mendoj se eshte mire qe ta trajtoj kete teme ne nje diskutim tjeter, sepse eshte faktori kyc dhe vendimtar ne jeten e njeriut.
    Pasi djali plang. PERZGJODHI Atine tij, si te vetmin shpetimtar tha:
    "Do te cohem dhe do te shkoj tek im ate dhe do ti them: Ate mekatova kunder qiellit dhe para teje."
    Shikoni pra , pas aktit te Perzgjedhjes vjen akti i dyte , ai i PENDESES. Une bera nje sqarim rreth Pendeses se vertete biblike. E cila ne gjuhen e vjter Greke quhet : "Metanoi". qe do te thote : Kthimi i mendjes, e cila me pas te con ne marjen e nje vendimi te brendshem, per te shkuar drejt Atit Perendi.
    Konkretisht djali plang. e kthen plotesisht mendjen nga rruga e mekatit. Ai pranon plotesisht mekatin e tij, dhe si perfundim, mer Vendim qe te kthehet perpara Atit , dhe te beje Rrefimin e mekatit. Pra, ketu Jezusi na tregon pjesen e pare te Pendeses, ate simbas Dhjates se Re, e cila ndodh ne brendesi te kristianit.
    Tek Vargu 20-et, Jezusi na tregon se djali plang ngrihet e shkon tek aiti i tij. Ketu ne kete varg, Jezusi na tregon pjesen e dyte te Pendeses, ate me VEPRIM nga jashte, e cila eshte simbas Dhajtes se vjeter. Pra te dyja keto pjese e sjellin te krishterin ne nje PENDESE te plote biblike.
    Le ta argumentojme kete fakt nepermjet djalit plang.
    Nese djali plang.do te bente vetem pjesen e pare te PENDESES, "METANOIN", dhe te mos ngrihej dhe te shkonte tek Ati i tij, si mendoni: Do ta kishte mare faljen nga mekaiti? Jo. Kjo per faktin se, PENDESA kryhet perpara Kembeve te Krishtit, perpara Kryqit te tij. Pra pa erdhur ne prani te Krishtit , nuk ka falje nga mekati, nuk ka pastrim prej gjakut te tij.
    Djali plang. pasi i pendua per mektine tij, ktheu Mendjen nga rruga e meparshme, mori VENDIM, ECI dukshem drejt Atit te tij, dhe ra perpara kembeve te tij, duke RREFYER Mekatin. Pra menjehere pas Pendeses , vjen akti i RREFIMIT.
    Konkretisht tek Vargu 21-e, Jezusi na tregon se djali plang, RREFEN ne prani te atit te tij mekatin, duke deklaruar dhe pranuar te qenit e tij mekatar.
    Jezusi nepermejt kesaj shembelltyre , na tregon rrugen ose menyren qe i krishteri pershkon , per te ardhur tek Krishti , perpara kryqit te tij. Fakti qe te bije ne sy ne kete pjese te shembelltyres, eshte se , Jezusi na tregon ate cak njeriu duhet te beje per te ardhur perpara Krishtit , ndersa ne pjesen e katert dhe te fundit te kesaj shembelltyre, Jezusi na tregon ate cka Perendia ben , pasi i Krishteri ka ardhur perpara Tij.
    Vazhdon.
    Deshmuesi i Krishtit.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Fanatizmi dhe Besimi !!
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2009, 14:10
  3. Kritika e interpretimit Protestant tė Biblės
    Nga Tannhauser nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 07:39
  4. Feja Islame
    Nga Muslimane nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •