Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 33 prej 33
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Djali plangprishes.

    Ne pjesen e katert te kesaj shembelltyre , Jezusi na tregon dhe na zbulon ploteisisht, BASHKIMIN dhe PRANIMIN qe Perendia i ben te krishterit. Ne te tri pjeset e para te kesaj shembelltyre, ne pame ate cka duhej te beje i krishteri per te vajtur ne prani te Perendise, ndersa ne kete pjese te katert, ne do te shohim ate cak Perendia ben , pasi i krishteri ka erdhur ne prani te Tij.
    Vargu 20-et. eshte vargu final , ku ne shohim BASHKIMN e njeriut me Perendine, si dhe PRANIMIN qe Perendia i ben njeriut ne gjirin e vet.
    Pasi njeriu ka pershkuar rrugen per tek Perendia , e cila kryhet nepermjet : PERZGJEDHJES, PENDESES dhe RREFIMIT, Perendia hap krahet e tij dhe e pranon te krishterin, duke i dhen atij RIBIRESIMIN dhe te qenite perseri TRASHEGIMTAR i Mbreterise Qiellore. Le ta konkretizojme kete fakt tek Djali plang.
    Ai ra perpara kembeve te Atit te tij dhe deklaroi plotesiht se ishte vecse nje i HUMBUR(i vdekur) dhe nuk meritonte qe te quhej biri i tij. Ketu shohim se djali plang. e ka kryer ploteisht rrugen qe te sjell tek Ati. Ai deshmon dhe deklaron GJENDJEN e tij MEKATARE, i gjunjezuar perpara kembeve te Atit te tij. Cdo i Krishtere duhet te vije ne nje GJENDJE dhe DEKLARIM te tille, sepse kjo tregon, se ai , eshte neneshtruar dhe dorezuar ploteisht ne dore te Perendise.
    #Perse duhet te dorzohemi ne dore te Perendise?
    Le te shohim per nje moment djalin plang. Ai u dorezua plotesisht ne dore te atit te tij , duke deklaruar dhe pranuar mekatin, si dhe duke deshmuar se , tashme per shkak te GJENDJES se tij mekatare, ai nuk e meritonte qe te quhej biri i Atit. Ky delkarim dhe pranim , tregon plotesisht DOREZIMIN , qe biri ben ne dore te Atit. Por cfare pret djali nga Ati i tij: Ndeshkimin apo Shpetimin? Simbas Drejtesise , ai meriton ndeshkimin, por simbas Hirit dhe Dashurise Aterore, ai pert Shpetimin
    #Shpetimi.
    Pasi djali plangprishes u dorzua ploteisht ne doren e atit , ne shohim PRANIMIN dhe FALJEN qe Ati i ben birit te tij . Perendia pasi sheh se i krishteri e ka Perzgjedhur ate si Shpetimtarin e tij, pasi eshte Penduar nga rruga e maktit duke u kthyer me Pendese perpara kembeve te Krishtit, pasi ka Rrefyer mekatin dhe te qenit mekatar dhe pasi eshte dorzuar pa kushte ne doren e Zotit , Perendia derdh mbi te Hirin MESHIREFALES, si e vetmja menyre per te ardhur ne paqe me Perndine.
    Perse themi se HIRI eshte e vetmja menyre per te ardhur ne paqe me Perendine?
    Bibla tregon se Hiri i Perendise u dha tek njeriu me ane te Krishtit , me ane te vepres qe Jezusi beri ne kryq. verpa e Krishtit ne kryq eshte SHPERBLIMI i MEKATIT , ky eshte HIRI i Perndise qe i dha mundesi njeriut te vije perseri ne paqe me Krijuesin. Me lejoni qe ta shpjegoj kete fakt , nepermejt djalit plangprishes.
    Drejtesia na tregon se, djali plang. kishte te drejte qe te kthehej tek Ati i tij, vetem nese ai e kishte te pa prishur "Pasurine". Por Jezus na tregon se, djali e kishte "harxhuar"te gjithe "Pasurine", keshtu, ai nuk kishte asnje te drejte morale per te jetuar me Atin e tij. Pra ardhja dhe kthimi i djalit tek ati , nuk ishte kthimi i nje FITIMTARI, por kthimi i nje te HUMBURI. Gjithashtu Drejtesia na verteton se, dikush duhej te "Paguante" "Pasurine" qe djali kishte humbur ne plangprishjen e tij, si e vetmja menyre per te rregulluar mardheniet midis tij dhe Atit. Por Jezusi na tregon se, eshte pikerisht Ati, ai qe e PAGOI plotesisht "Pasurine " e humbur ne plangprishjen e birit te tij. A nuk eshte ky nje fakt i gjalle ne besimin kristian?
    Ishte vete Perendia ai qe e PAGOI , BORXHIN tone, "Pasurine" e humbur ne plangprishjen tone. Jezusi PAGOI , ose sic thote Bibla Shperbleu pagen e Mekatit ne kryq, duke vdekur per ne , ne menrye qe ne te jemi te gjalle dhe te pajtuar perjetesisht me Perendine.
    Ati porsa e pa Birine tij qe po kthehej drjet tij , rendi dhe e perqafoi. PERQAFIMI eshte konkretisht FALJA dhe PAGESA , qe ati i beri BORXHIT te "PASURISE" , qe biri i tij e humbi ne nje jete te shthurur. Qe nga ky moment , djali eshte cliruar nga DETYRIMI i tij , ne mardhenie me atin e tij. Ketu eshte thelbi i doktrines se Krishtere. Te gjitha doktrinat jokristiane, bien para ketij Fakti, sepse ato predikojne mundesine njerezore si menyre per te shlyer borxhin para Perendise. Djali plang. e pranoi ploteisht faktin qe: Une nuk jam me i denje qe te quhem biri yt.
    Jo pa qellim Jezusi na e deshmon kete te vertete. Perse djali doli ne kete konkluzion? Kjo, sepse ai e humbi "pasurine" ai humbi IDENTITETIN dhe te qenit Biri i Atit. Ky ishte BORXHI qe e ndante ate nga ATI i tij. Por Ati me ane te DASHURISE dhe HIRIT (qe ne rastin konkret eshte Krishti tek besimtari), e pranoi ate duke ja FALUR dhe SHLYER kete BORXH, dhe duke e pranuar perseri ne familjen e tij te dashur, duke i dhene perseri RIBIRESIMIN dhe te qenite TRASHEGIMATR .

    VAZHDON.
    Deshmuesi i Krishtit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 04-07-2002 mė 14:23

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Pranimi dhe gezimi i Perendise kur njeriu kthehet drejt tij.

    Deri me tash nepermjet kesaj shembelltyre , Jezusi na ka treguar RRugen per tek Ati Perendi. Por cfare ndodh me pas , pasi njeriu ka erdhur dhe eshte bashkuar me Perendine?
    Le ta shohim kete , nepermjet djalit plang.
    Pasi djali plang. u kthye tek Ati i tij, dhe u dorezua plotesisht ne doren e T'et, Ati e mer dhe e fut ne shtepi. Le te shohim konkretisht vargun 22-y.
    Pasi ati e moeri djaline tij ne krahe ju drejtua sherbetoreve te vet, me keto fjale:
    "....Sillni ketu RROBEN e PARE dhe ja vishni, i vini UNAZEN ne Gisht dhe KEPUCET ne kembe."
    Le te shohim se cfare Jezusi na zbulon nepermjt eketyre tre simboleve , te cilat jane: RROBA, UNAZA dhe KEPUCET.
    Ati pasi e futi birin e tij ne shtepi, e PASTROI ate nga RRECKAT e NDYTA, dhe ne vend te tyre i veshi VESHJEN e Re.
    I krishteri pasi kthehet tek Perendia, Perendia e XHVESH ate nga RROBAT E MEKATIT dhe e vesh me RROBEN e Krishtit. Pali tek Efes:4:20-24: thote se , besimtari i krishtere, e ka xhveshur njeriun e vjeter mekatar dhe te koruptuar, dhe ka veshur Krishtin, dhe keshtu ai eshte nje krijese e re ne Krishtin, i ndertuar simbas DREJTESISE dhe Shenjterise. Ne kete pike ka disa mendime te ndryshme brenda doktrines se krishtere, disa sekte pranojne se jo te gjithe besimtaret e krishtere jane shenjtore. Ata thone se shenjtoret jane njerez te vecante, por Pali ne kete varg na tregon se, kur nejriu kthehet tek Ati Perendi, Ai vesh njeriune ri te krijuar ne Drejtesi dhe Shenjteri. Efes:4:24.
    Mbreterine e Perendise do ta shohin vetem te Shenjtit.
    Le te shohim ne thelb VESHJEN qe Perendia i vesh Kristianit , pasi ai kthehet ne Krishti. Jezusi naj jep kete zbulese. Tri jane pjeset te cilat e perbejne VESHJEN ,qe Perendia i vesh te Krishtrit : RROba e PARE, UNAZA dhe KEPUCET.
    RRoba e PAre eshte : Drejtesia dhe Shenjteria . Efes:4:20-24:
    Unaza: BESLIDHJA e Perendise Hebrenj:8:12-13:
    Kepucet: ECJA ne Ungjilline Krishtit.Rom:10:15:
    Vazhdon.

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Djali palngprishes.

    Ati pasi e futi djalin e tij brenda ne shtepi , urdheroi sherbetoret e tij qe ta sjellin atij Veshjen e Re. Me kete fakt Jesusi na tregon , se pasi i Krishteri eshte bashkuar me Perendine, Zoti Perendi e pastron ate nga cdo mekat, e ndryshon natyren e tij, nga ajo mekatare ne netyren e Krishtit, Keshtu njeriu i ri eshte nje krijese e Re, e cila fillon te rritet cdo dite nen Dashurine dhe Hirine Perendise.
    Tek 2Kor:4:16: Pali thote;
    " Prandaj nuk na leshon zemra, edhe pse nejriu yne i jashtem shkon ne shkatrim, ai i brendshem perterihet nga dita ne dite."
    Pali ketu na flet pikerisht per dy krijesa: NJERIU i JASHTEM , qe do te thote : qenia dhe krijesa njerezore, e cila vdiq me Krishtin ne kryq, dhe NJERIU I BRENDSHEM, qe do te thote: Krijesa e re ne Krisht, e cila u ringjall se bashku me Krishtin nga vdekja, dhe eshte krijese e pavdekshme dhe e perjetshme prandaj Pali thote se ,kjo krijese shkon drejt perteritjes.
    Te njejten gje na tregon dhe Zoti Krisht tek shembelltyra e djalit plangprishes. Pasi djali u kthye nga rruga e mekatit , Ati i tij i veshi Veshjen e pare, duke e xhveshur nga Leckat dhe duke e Lare nga Kellira. Duhet thene se, per kete Veshje, djali plang. nuk dha asnje monedhe, ajo ishte nje Dhurate prej Atit te tij te dashur. Ky fakt ka nje rendesi te vecante ne besimin e krishtere. Pasi njeriu ka erdhur ne Perendia dhe eshte bashkuar me Krishtin , Perendia e Vesh ate me Veshjen e Mbreterise se tij dhe kjo veshje ne thelb te saj ka DREJTESINE dhe SHENJTERINE. Asnje investim dhe veper njerezore nuk mund te ta japin kete RROBE, ajo vjen prej Perendise dhe jepet falas tek ata qe i besojne Birit te Perendise Zoti Krisht .
    Se fundi Ati tha: : Lete festojme dhe te Gezohemi , sepse ky djale Kishte vdekur dhe u kthye ne Jete, kishte humbur dhe u gjend.
    Pra keto fjale te Atit tregojne Gezimin e tij te madh, per kthimin e djalit prane gjirit te T'et, si dhe te ndenjurti gjithmone bashke, ku midis tyre nuk do te kete me ndarje. Po e mbyll me fjalet e Krishtit:
    " ..Dhe une ju jap atyre(Te krishtereve) jeten e perjetshme
    dhe nuk do te humbsin kurre, e askush nuk do ti rrembeje nga dora ime" AMIN.
    Perfundimi.
    NE te gjithe kete teme mbi PAGEZIMIN e te krishterit, pame Rrugen qe njeriu pershkon per te ardhur ne paqe me Krijuesin , si dhe per te mare Jeten e Perjetshme, si nje dhurate prej hirit dhe dashurise se Perendise, E vetmja Rruge dhe menyre per tek Perendia eshte Krishti.
    Zoti ju bekofte, dhe do te kisha deshire qe, nese dikush ka aritur drejt nje njohje te se vertetes , si rezultat i trajtimit te kesaj teme , te shkruante dicka , si nje deshmi per te gjithe ne te krishteret. Por po keshtu ,mund te japin mendimet e tyre edhe ata , te cilet nuk jane dakort me ate cka une solla ne kete fqe te krishtere, por do tju pergjigjem vetem nese argumnetin e tyre e mbeshtetin simbas LLOGJIKES se Bibles dhe jo te njeriut.
    Deshmuesi i Krishtit.
    Tema tjeter qe deshiroj te sjell eshte : Besimtari dhe Bibla, Jobesimtari dhe bibla.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Fanatizmi dhe Besimi !!
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2009, 14:10
  3. Kritika e interpretimit Protestant tė Biblės
    Nga Tannhauser nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 07:39
  4. Feja Islame
    Nga Muslimane nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •