Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 33
  1. #11
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    1)Shume mire qe sepaku ja ke fillu korigjimit te gabimeve ne shkrimet e meparshme....(ku thuhet gabimisht, se uji dhe cdo materie e perdorur ne kete sakrament s,paskan hir.

    2)Por prape nuk i keni shkuar problemit deri ne fund, sepse pergjigja se uji perdoret meqe u perdor dhe ne DhV eshte shume segmentare, e paplote, e palidhje drejtpersedrejti, dhe qe hap pyetje te tjera...

    Prandaj thelbi i pyetjes duhet te konsistoje jo tek maja, por tek rrenjet.

    Cfare kuptimi ka simboli? Dmth uji ne pagezim eshte si apo eshte uje i hiresuar? Nqs po ose jo, perse?

    Thate qe materia perdoret si mjete te dukshme ( ketu me rri, se e di qe do ma kundershtosh kete koncept ne nje artikull qe do sjell)

    Qe ta kapesh me mire une do te sillja shembullin e pemes se te mires dhe te keqes!
    A ishte thjesht nje simbol, apo ajo kishte ne vetvete fuqi reale te transformimit te njeriut? Nqs kishte fuqi reale, perse u shpreh pabindja me ane te materies? Mos fshihet ndonje mesazh pas ketij fakti? Jo se rebelimi mund te vinte fare mire edhe me ane mendimesh, pa u dashur te perdorej materia(pema).

    Kur ju ti kuptoni biblikisht keto gjera, do te filloni te kuptoni rolin real te materies ne jeten e njeriut, se si Zoti e shenjteron dhe shenjteron me ane te saj. Do te kuptoni se cfare fshihet pas cdo mesimi kishtar, ku materia paraqitet si transmetuese hiri.

    Do te kuptoni festen e ujit te bekuar me 6-janar, perse e festojme, qellimin etj.

    -Dhe dicka, nuk ke permendur, me sa kam pare une, nese i nevojitet pagezimi dikujt per shpetim apo eshte fakultative, dnth nese do mire, nese jo s'ka gje..(keshtu mesojne shume prej jush)

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230
    Nuk kam kohe per te marre pjese ne kete diskutim, vecse doja te thosha dicka.

    Krishti i tha njerit nga krimineleve qe u kryqezua bashke me te se do te shkonte ne parajse. Ky nuk ishte i pagezuar. Si ta kuptojme kete?

  3. #13
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Berat...para se te te jape pergjigje, desha te di dhe jam kurioz, se ja c'fare mendon ti psh per pyetjen qe ngre? Cfare konkluzioni njerr?

    E bej pergjigjen me nje parapyetje, qe tu tregoj juve se eshte e mundur qe duke lexuar te njejtin liber, nuk do te thote se kemi te njejten bese e te njejtin mesim. Se edhe te thenurit se besoj ne Krisht e Bibel nuk te garanton ty doktrinen e vertete.

    Por pervec ketyre, sic e kam thene nja 1000-here, duhet edhe komunioni kishtar 2000-vjecar, mesimi i Kishes se gjalle, Trupi i Zotit, pa te cilen besimtari eshte jetim ne cdo kuptim shpirteror te fjales.

    Keshtu pra beji nje parapergjigje...

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230
    Per pergjigjen... tani nuk kam kohe se kam takim me nje pedagog...me vone do perpiqem te gjej pak kohe, pasi nuk dua te pergjigjem shkurt.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Me duhet te te them..

    Klodi menyra juaj e komunikimit nuk eshte e udhehequr prej dashurise, ju kerkoni me cdo kusht qe te gjeni gabim.
    Shkrimin qe kam sjelle, ta kam argumentuar me Bibel , ne detaje dhe ne thelb. Kam treguar plotesisht simbas bibles se cfare eshte Pagesimi. Meqenese kerkon nje pergjigje te drejtperdrejte , per Faktorin UJE ne Pagezim, po ta them se: UJI eshte nje simbol qe tregon VDEKJEN e njeriut, nepermejt ZHYTJES, dhe ringjalljen e njeriut nga vdekja , nepermejt daljes nga UJI.
    Nese ju mendoni se Uji ne ate cast ka veti Pastrimi nga mekati, je katerciperisht gabim, le te argumentojme simbas Bibles. I gjithe shkrimi , si ne dhjatene vjeter po keshtu edhe ne dhjaten e re, na nxjer ne nje perfundim , persa i perket ceshtjes se pastrimit nga mekati, dhe perfundimi eshte ky: Hebrenjte:9:22:
    " Dhe sipas Ligjit, gati te gjitha gjerat pasatrohen me ane te GJAKUT, dhe pa derdhur GJAK nuk ka falje ."
    Ky eshte perfundimi i Bibles dhe thelbi i doktrines se krishtere.
    Ja se cfare deshmi na jep Gjon Pagezori. Gjon 1: 29:
    " ...Ja Qingji i Perendise qe heq MEKATIN e botes."
    I vetmi qe heq, pastron dhe na fal nga mekati eshte : QINGJI Jezus Krisht, me ane te GJAKUT te tij ne kryq.
    Perseri tek HEbrenjte 9:14: kemi:
    " Aq me shume GJAKU i KRISHTIT...... do te pastroje ndergjegjen tuaj nga verpat e vdekura per ti sherbyer Perendise.
    Pra dhe ketu kemi nje deshmi te qarte, te fuqise pastruese qe ka GJAKUT i Qingjit te Perendise.
    Le te shohim se cfare thote 1Pjetr:1:18-19:
    Pjetri thote se nuk jeni shpenguar, qe do te thote , te paster nga mekati, me ane te gjerave MATERIALE, si ARI apo ARGJENDI , por jeni shpenguar , ose pastruar dhe falur nga mekati , vetem me ane te GJAKUT te KRISHTIT.
    Keto varrgje qe ju solla, mendoj se jane te mjaftueshme per te kuptuar se i vetmi qe te pastron dhe te fal Mekatin eshte :GJAKU i Krishtit.
    Ne doktrinen tuaj thuhet se , ne momentin qe orthodhoksi PAGEZOHET, UJI mer nje fuqi Pastruese , dhe keshtu orthodhoksi pastrohet nga mekatet, pra MATEJRA UJE, ne ato momente , sipas jush , nuk eshte UJE.
    Le te arsyetojme me llogjiken e bibles.
    Nese e pranojme kete doktrine, qe MATERJA UJE te pastron nga mekatet, atehere arijme ne nje dualizim me GJAKUN e KRISHTIT, dmth. dhe UJI dhe GJAKU kane te njejten fuqi Pastruese. Me lejoni tju pyes: nese mekatet pastrohen me ane te Materjes UJe, perse erdhi Krishti? Perse e derdhi GJAKUN ne KRYQ? Perse vdiq dhe u ringjall? Perse vuajti aq shume Biri i Perendise? Mos valle Perendia deshironte te shihte Birine tij ne vuajtjet e kryqit?
    #Le te vazhdojme simbas arsyetimit tuaj.
    Po e marim per nje moment, qe, MATERJA UJe ka fuqi pastruese te MEKATIT gjate momentit kur orthodhoksi futet ne UJe.
    Bila na nxjer ne perfundimin se : Ai njeri qe eshte pastruar nga MEKATET, tashme eshte pjese e trupit te KRISHTIt, (KISHA). Keshtu ky njeri nuk ecen me nen MEKAT,simbas mesimit te botes, por ecen ne rrugen e Perendise, drejt shenjterimit. Po mar si shembull Greqine, mbasi ai eshte vendi me orthodhoks.
    Ne Greqi zor se do te gjesh qofte edhe nje njeri ,te PAPAGEZUAR ne kishe. Keshtu ,simbas jush i bije ,qe, te gjithe Grekerit pa perjashtim te jene te PASTRUAR nga mekatet , per shkak te MATERJES UJE, dhe simbas Bibles ata duhet te jene te gjithe pa perjashtim te shenjte, sepse jane pjese e trupit te Krishtit. Jini te shenjte sepse Krishti eshte i Shenjte, thote apostulli Pal. Por a jane ne te vertet te gjithe Greket te shenjte, meqense te gjithe jane Pastruar nga MATERJA UJe nepermejt pagezimt?
    Vetem ne ishullin Mikonos , mekati eshte si ne Sodoma dhe Gomora, ku njerezit bejne plazh te xhveshur meshkuj femra .
    Me lejoni qe tju pyes: Perse MATERJA UJE , nuk i ka Pastruar keta orthodhokse nga MEKATI e megjithese jane pagezuar...?
    I dashur KLODI, te ftoj qe te lutesh dhe te kerkosh prej Perendise te te zbuloje misterin e FJales se tij nepermejt Frymes se tij.
    Jezusi tha: shkoni dhe perhapni Ungjillin e Perendise, dhe nese dikush BESON dhe PAGEZOHET , do te shpetoje.
    Perse Se pari Krishti thote BESON? Sepse pa besim nuk ka bashkim me KRishtin.
    , Besim do te thote : Perzgjedhje, Pendese, Refim, dhe vdekje dhe ringjallje se bashku me Krishti. Keshtu besimtari behet nje me Krishtin.
    E di qe eshte e veshtire qe te pranosh dicka ndaj doktrines tende, po per mua nuk ka rendesi as sekti e as tradita, rendesi ka Krishti, emrin e te cilit e deshmoj dhe e perhap tek te gjithe njerezit. kjo eshte te vesh ne pune TALLANTEn , qe do te thote: "PARANE" qe ta dhe ZOti ta vesh ne pune per interes te Zotit.
    Krishti te bekofte.
    Deshmuesi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 25-06-2002 mė 20:11

  6. #16
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    More po ka gallate me ju....

    Pash nerin kush te ka thene ty, ose citohu ku e ke lexuar ato qe thua per pagezimin ortodoks...!!!!

    Eh ta lumsha mer Dulle....ia arrite ti bosh robt me hije...!!!!

    Nuk eshte nevoja per etiketa dashurie, por per ato te vertetat...!

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Hem....

    E quaj te mbyllur diskutimin me ju dhe po e mbyll me paqe. lexo mepare librin me titull; "Ku besojme ne te rinjte orthodhokse" dhe pas bej koment.
    Ju kini te drejte.
    Deshmuesi i Krishtit.

  8. #18
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Une ne te kerkova e as te pyeta nese kam apo s'kam te drejte...,

    po deshe ta thuash ashtu kot, shko e thuaja pastorit tend..,se i kane qejf levdatat!

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Klodi

    Deshironja te digjoja nga ju: Cfare eshte materjaUJE ne Pagezim per ju, si dhe cfare roli luan ai konkretisht ne momentin qe njeriu Pagezohet.
    Deshiroj ta di sepse nuk e njoh mire mesimin orthothoks mbi Pagezimin. Me ndihmo.
    Deshmueis i Krishti.

  10. #20
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Fjala dualizem, qe ti perdor shpesh, qe sipas asaj une kam pare ne shembujt e tu, eshte nje keqperdorim filosofik i ketij termi, do te thote ndarja e dy gjerave unike, ose qe kane unitet. Psh disa filosofi dhe rryma heretike fetare mesojne se fryma u krijua nga Zoti, ndersa mishi nga engjejt e keqij. Se pse keta njerez nuk shpkegonin dot ndryshe te kundertat e ketyre te dyjave.

    Ne kete kuptim, menyra se si ju thoni per materien (uji), se eshte vetem nje simbol i dukshem dhe asgje me teper, porse Fryma eshte e vetmja ajo qe kryen pagezimin (kuptohet pendesa, rrefimi etj..,), duke i ndare Frymen me ujin, mua me duket filosofikisht nje dualizem hakce, pa burim biblik te krishtere.

    Pse?

    Ne ortodoksi materia dhe shpirterorja nuk shihen ne kontradikte me njera tjetren, por, me gjithe natyrat e ndryshme, keto te dyja jane ne harmoni, kane nje veprim. Keshtu qe fakti se uji shenjterohet dhe shenjteron, nuk kontradikton fare faktin e te vepruarit te Frymes, pendeses se atij qe pagezohet, rrefimit etj, por te gjitha keto se bashku shpien ate qe pagezohet drejt nje qellimi te perbashket, ate te pastrimit, misterit te vdekjes dhe rringjalljes me Krishtin. Te gjithe Eterit e Kishes (une sapo i lexova serish, por kam disa veshtiresi ne perkthim, dhe jam pak i lodhur te perqendrohem) e pershkruajne ujin si elementi i elementeve, jo simbolikisht por praktikisht, ne ate qe ne e quajme mister, dmth prani e dickaje ne menure te padukshme. Po uji eshte i shenjte, kur bekohet qe te kryhet sherbesa e pagezimit, sikurse eshte e shenjte e gjithe sherbesa, sikurse veshja me Krishtin nuk eshte simbolike, sikurse vdekja me krishtin nuk eshte simbolike, sikurse falja e mekatave nuk eshte simbolike, por te gjitha keto jane te pranishme mistikisht.

    Uje i shenjte nuk do te thote se nuk eshte me uje, se eshte nje substance tjeter, por se eshte nje kthyer ne nje ene hiri, sepse si e tille ajo eshte perdorur qe nga dita e pare e krijimit, permbytja e Noaut (Zoti i denoi me permbytje, as me vdekje normale, as sikurse Sodomen), sikurse Israeli kaloi neper uje, dhe ritet e larjes ne DH.V. Uji ka veti pastruese, prape kjo nuk do te thote se eshte nje rit magjik, ku i bie vlera "thelbit" te qellimit te pagezimit.

    Kaq me sot...po se kape, shkruaj me teper..

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Fanatizmi dhe Besimi !!
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2009, 14:10
  3. Kritika e interpretimit Protestant tė Biblės
    Nga Tannhauser nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 07:39
  4. Feja Islame
    Nga Muslimane nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •