Pamje nga e kaluara e lavdishme.
Pamje nga e kaluara e lavdishme.
Ata qe e mbajten te shendritur nderin e Armes Shqipetare
Ēlirimtare te skajit me lindor te Shqiperise : krenaria e Presheves Bujanocit e Medvegjes - UĒPMB
Ali..
ne postimin e fundit ne foton e 3-te ai grupi ushtareve kan dale ne Malin e Dajtit.
aty eshte ajo bjeshka e dajtit e atje mbas shpines tyre posht eshte tirana qe duket e mbuluar nga bloza e pluhni kurse kta ushtaret shikojn nga fusha perball e maja e Dajtit ne drejtim te atij hotelit a shpive te pushimit..
kur asht ba kjo Foto?
cilet jan ata ne se nuk perben sekret?
thuhej se hashimi, xhavi, Kupi etj kan ndejt do kohe ne Vilat qeveritare ne Mal te Dajtit..
PS ish e detyrume me imbajt atje larg syve te popullit sepse ne Rogner u doli boja..
e sic po duket kta djelmoshat do jene grupi i truprojave te Shtabit rognerist..
Ali Bab.. mir ki ba me Fotot e Adem jasharit..
cka ndodhi qe u gjind vetem Komandanti legjendar ne rrethim?
Ku ishit ju?
i shkon dhe nofka "komandanti i Vetmuar" Adem Jashari..
te kisha qen rapsod ja kisha ba nji kang..
cka po nxin per rreth prekazi
asht ushtri e njati knjazi
ardh me topa e mortaja
cuni bre se u ba hataja
mbet rrethu qaj dem jashari
vec do gra e fmi aty pari
po ku jeni bre njesita
po ku jeni bre komita
pse bash sot kerkush spo vjen
i vetem shkau mu po m'gjen
ku mi cu kto gra e fmi..
ndihm bre zot se shok spo ki
mu si shurra ne aeroplan
kan hup trimat askush sbzan
u ka dal ndoj pun pahiri
ku rexhepi ku hashimi
ku jakup e imja ushtria
ball per ball ktu policia
e me mu vec gra e fmija
ani bac mos u merzit
se na filmin ta kem qit
e me dek ti si hero
lufto burr e na ndero
se vertet sot sjena pran
se shum pun na paskan zan
por ti hiq merak mos ki
se kur tjena ne liri
krejt bashku ki me na pas
nder tribuna krejt tuj plas
tuj tnderu o bac ademi
se shum trimi paske ken
por qather ti ski me fol
me u anku e me u mrol
pse tlam vetem e ku kjem
e dim vet si do rrotllojm
fjal e pralla kur tregojm
monumentin ta ndertojm
e cdo vit ta po t'nderojm
komandant tkena emru
ani se smundesh me u cu
mu anku e protestu
kshu e ka lufta or bac
ca ne prekaz e ca ne bllac
ti me pushk e na me faksa
ti ne luft me gra e fmi
na me muskuj n'fotografi
ti se din mor bac adem
kompjuteri asht melhem
ta ban foton bukuri
aty brenda ne shtepi
tuj pi lloz e birr pilzeni
pa e shkrep kurr at far seni
ta ban mjeshtri bukuri
kompjuteri mrekulli
me u duk rambo per bes
sikur je atje ne qyrez
pa lujt hic pi gjermanie
tuj shetit asaj shqypnije
sa me klosa me fatosa
me qerosa e me qosa
tuj u gzu se po i del timi
atij pisi ibrahimi..
kur shiqon se hup kosova
ku je bre klinton e bler
popllin sllobo po ma nxjerr
matan bjeshke matan mali
kush traktor e kush ne kali
hajt se mir u ban stervitja
po thot Demac bark simitja
po i hup fara mir ti bahet
te rugova le te qahet
un me shok moti kem fol
se pa gjak nuk ka liri
po si je o moj shqipni
cka po thon hashim fatosat
ne rogner i bajn mir kosat
tban te fala shok xhep qosi
po rrit mjekrren tek fatosi
ani pra o djemt e mi
per cdo hall mkini nshpi
planet tona realizume
qat brahimin e rrezume
si ka mbet ma popull ndore
e kjo shok asht bash fitore..
ja kem pshurr presidentllykin
tung pra Hash ma puth jakypin..
etjetj..
etjetj..
Gjate luftes Shqiperia na ka ndihmuar shume dhe ka deshmuar edhe nje here se jemi vllezer.Brari]Ali..
ne postimin e fundit ne foton e 3-te ai grupi ushtareve kan dale ne Malin e Dajtit.
aty eshte ajo bjeshka e dajtit e atje mbas shpines tyre posht eshte tirana qe duket e mbuluar nga bloza e pluhni kurse kta ushtaret shikojn nga fusha perball e maja e Dajtit ne drejtim te atij hotelit a shpive te pushimit..
Fotot i gjen ne www.lemza.com dhe pastaj kllikon "foto uck"kur asht ba kjo Foto?
cilet jan ata ne se nuk perben sekret?
Mos kallxo ēka thuhet se thashe themet dalin nga goja e Injorancesthuhej se hashimi, xhavi, Kupi etj kan ndejt do kohe ne Vilat qeveritare ne Mal te Dajtit..
Po ti ku ishe???cka ndodhi qe u gjind vetem Komandanti legjendar ne rrethim?
Ku ishit ju?
i shkon dhe nofka "komandanti i Vetmuar" Adem Jashari..
Nofke per komandantin legjendar??????????ncncncncncncncnc
Me te vertet rapsod se jo mahite kisha qen rapsod ja kisha ba nji kang..
Pak je ndikuar nga nje ideologji
Mr. Sheremet Krasniqi, : Kur informatori i OZN-sė ( i UDB-sė) njollos figurat historike !
(Lidhur me apostrofimin tim nė fejtonin e Zekeria Canės: Fletė ditari 1990-1999-vazhdimi i 45-tė, tė botuar nė Zėri tė datės 13 mars 2007)
Pa pretenduar tė vlerėsoj tėrė ato qė po thuhen nė kėtė fejton, sepse kjo pėr mua do tė ishte bjerrje e kotė kohe, nga ajo sa kam lexuar deri tash nga ky fejton , fitohet pėrshtypja se autori ka pėr qėllim ti rehabilitojė disa personalitete, qė i shėrbyen verbėrisht regjimit pushtues, duke himnizuar atė periudhė deri nė ekstrem, kur thotė se Kosova jonė ecte pėrpara, i mungonte vetėm qumėshti i zogjve (Shih vazhdimin e 45-tė, f. 21).
Z. Cana, nė njė vend tė dukshėm tė fejtonit ( nė boks), bėn fjalė edhe pėr emisionin dokumentar Kreshniku i maleve tė Kosovės tė TVSH-sė dhe apostrofon emrin tim dhe figurėn e Hasan Hysen Budakovės, duke thėnė se Hasan Budakova shkėlqeu gjatė kryengritjes sė vitit 1910, kėshtu qė ishte kryetrim i luftės nė Grykėn e Carralevės pėrkrah Isa Boletinit, ndėrsa mė vonė avash- avash bėhet mashė e politikės pushtuese tė kėtij shteti dhe shkel nė ujėrat e tradhtisė kombėtare kėmbė e krye. Mė tej ai kritikon edhe ish-presidentin Sali Berisha pėr shkak tė dekorimit tė Hasan Hysen Budakovės me Urdhrin e Lirisė tė Klasit tė Parė.
Tė fillojmė nga e para. Z. Cana qė nė fillim shėrbehet me tė pavėrteta, kur thotė pėr mua se ka magjistruar nė shkencėn e historisė, edhe pse unė jam magjistėr i shkencave filologjike !
Sė dyti. Ndėr tė tjera, thotė se kolegu im mė i ri ( Mos e dhashtė zoti ! -Sh.K.) mr. Sheremet Krasniqi nuk ka para vetes asnjė dokument arkivash dhe mjaftohet me fraza e gjepura pėr ta ngritur kėtė figurė historike lartė e mė lartė. Dėshiroj tia pėrkujtoj z. Cana se nė emisionin e lartpėrmendur, nga njė mori dokumentesh arkivore, qė flasin pėr veprimtarinė patriotike tė Hasan Hysen Budakovės, Televizioni Shqiptar dha vetėm disa sosh. Nė intervistėn time, pėrveē tė tjerash, unė kam prezantuar para teleshikuesve dokumentin e Arkivit tė Romės, letrėn e ambasadorit Mayor nė Stamboll, nr. 1942/685, dt. 22 korrik 1910, dėrguar ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Italisė, dokument ky i depozituar nė Arkivin e Institutit tė Historisė tė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė. Duke prezantuar kėtė dokument nė TVSH, unė fare qartė kam thėnė se ai ėshtė dokumenti mė autentik, qė flet pėr Betejėn e Kaēanikut e tė Carralevės. Madje kam lexuar edhe njė fragment nga ky dokument, nė tė cilin flitet pėr luftėn mbinjerėzore qė ėshtė bėrė nė Budakovė nėn udhėheqjen e Hasan Hysen Budakovės kundėr ushtrisė sė Turgut Pashės. Kėtė dokument e ruaj si sytė e ballit, e kam edhe nė kasetė dhe ėshtė i incizuar nga TVSH-ja. Kėtė mund ta vėrtetojė kush tė dojė dhe kur tė dojė. Ti, z. Cana, atė natė ose ke qenė i dehur me shlivovicė ose tė kanė lėnė veshėt e sytė, ose je matufosur. Pse e gėnjen lexuesin kur thua : Mr. Krasniqi nuk ka para vetes asnjė dokument arkivash...
Nėse ky dokument i Arkivit tė Romės dhe fragmente tė veprės Pasqyrė e ditėve tė pėrgjakshme tė poetit Risto Siliqi, nga e cila u lexua atėbotė njė strofė kushtuar H. H. Budakovės e qė fare mirė lexoheshin nė ekran, tė duken fraza e gjepura, atėherė duhet ta vėsh gishtin nė tėmth e tė mendosh se mos vallė ke shkalluar !
Sė treti. Z. Cana, Hasan Hysen Budakova nuk shkėlqeu vetėm mė 1910. Ai shkėlqeu edhe mė herėt, qė nė Lidhjen e Prizrenit, kur turqit ia patėn djegur dy herė kullat, pėr shkak tė aktivitetit tė tij patriotik. Pėr kėtė ekzistojnė dokumentet arkivore, por kėto dokumente, ty z. Cana, nuk tė kanė interesuar, sepse ke qenė i dhėnė pas socialdemokratėve serbė e pas angazhimit nė OZN-a, siē e pohon edhe vetė kur thua se nė atė kohė isha nė OZNA dhe nuk jam pa gjynahe, por i jap vetes gajret kur mendoj se Aliu ( Ali Shukria-Sh.K.) ėshtė i mbushur deri nė fyt (Zekiria Cana: Fletė ditari 1976-1989, Zėri, 27 janar 2007, f. 30). Po aty, z. Cana, ti pohon se pas Betejės sė Carralevės Hasani gjen konak nė Serbi dhe atje shkel nė ujėrat e tradhtisė kombėtare. Siē dihet, pas shuarjes me gjak e hekur tė kėsaj kryengritjeje, Porta kishte dhėnė urdhėr pėr ekzekutimin e tė gjithė krerėve shqiptarė qė kishin marrė pjesė nė kryengritje. Isa Boletini me shumė bashkėluftėtarė gjeti strehim nė Mal tė Zi, ndėrsa Hasani me tėrė familjen dhe me disa bashkėluftėtarė u vendos nė Serbi, nė Leskovc (Z. Cana thotė nė Kralevė, ndoshta edhe kėtė shtrembėrim tė sė vėrtetės e bėn me qėllim tė caktuar). Pra, zori e shpuri nė derė tė hasmit, por kurrė nuk ra nė ujėrat e tradhtisė kombėtare, siē pohon ti z. Cana. Ti, z. Cana, je bėrė rob i burimeve serbe, nuk ke konsultuar fare burime tė tjera arkivore dhe nuk ke bėrė hulumtime nė terren, tė shkosh deri nė Budakovė e tė kontaktosh me djalin e tij, Alinė (1900-1994) , i cili ka qėndruar bashkė me Hasanin nė Serbi, tė kontaktosh me njerėzit qė kanė jetuar deri vonė e qė i kanė mbijetuar kėto ngjarje. Ti, z. Cana, e hesht me qėllim aktivitetin e tij patriotik pas Betejės sė Carralevės.
Sė katėrti. Nė atė emision tė TVSH-sė thuhet fare qartė se Hasan Hysen Budakova , krahas Isa Boletinit, Mehmet Dėrallės, Ajdin Dragės e tė tjerėve, mori pjesė nė aktin e pavarėsisė, mė 1912. Pėr kėtė flasin vetė dokumentet , qė ruhen nė AQSH, pėr kėtė shkruajnė tė gjithė historianėt e mirėfilltė, por qė kjo nuk gjen vend nė asnjė libėr tėnd tė botuar pėr kėtė akt. Hasani ka qėndruar vetėm 11 muaj nė Leskovc (Se nė ēfarė kushtesh e rrethanash ka jetuar atje, kėtė e kam thėnė hollėsisht nė monografinė time Hasan Hysen Budakova, Prishtinė, 1997). Edhe vdekja e tij nė spitalin e Prizrenit nuk ėshtė vdekje banale, siē thua ti, por ėshtė njė vdekje mjaft enigmatike.
Hasan H. Budakova merr pjesė nė shpalljen e pavarėsisė nė fazėn e dytė, mu atėherė kur, ti z. Cana , thua se bie nė ujėrat e tradhtisė kombėtare. Nė njė dokument sekret tė Mbretėrisė sė Serbisė thuhet : Hasan Hysen Budakova, tė likuidohet me familje nė fshat, me qėllim qė tė shpėrngulet (Shih:DASIP PO. F.VII . d.I. p/6 VII, XVII/51, Beograd). Po tė ishte Hasani vegėl e Sebisė, siē thua ti, z. Cana, pėr se Serbia do tė lėshonte njė urdhėr tė tillė ? Pėr se thua Ky fill e pėrshkon edhe pjesėn e dytė tė emisionit, kur nė kėtė pjesė tė emisionit jepet edhe ky dokument: Hasan Hysen Budakova vuri nėn kontroll tė plotė Kaēanikun, Carralevėn dhe mė 8 tetor 1918 edhe Prizrenin. Ai dogji depot e austriakėve nė Ferizaj , etj. Nga kėto humbje e nė pėrpjekje dėshpėrimi, gjenerali austriak Fon Shtadler dhe shumė oficerė bėnė vetėvrasje. (Shih: AQSH. Fondi 822. D.17.fl.15, nr. 708-197). Nė ekran doli edhe dokumenti i komitetit Mbrojtja Kombėtare e Kosovės, nė tė cilin flitet pėr luftėn e rreptė tė Hasan Hysen Budakovės e tė Sadik Ramė Gjurgjevikut kundėr serbėve mė 1919.
Dokumentet e kohės flasin me gjuhėn e fakteve dhe ato dėshmojnė pėr luftėn e H. H. Budakovės kundėr pushtuesve serbomėdhenj. Nė njė letėr , qė i dėrgohet Komitetit tė Kosovės mė 9 qershor 1920, thuhet : ... Mė 6 qershor 1920 ēetat e Idriz Seferit e tė Hasan Hysenit tė Budakovės kanė zėnė grykėn e Cernalevės e tė Kaēanikut. Nė Kaēanik e kanė vra naēallnikun me disa serbė tė tjerė. (Shih: AQSH. Komiteti i Kosovės. D. 54. Dok.nr.89). Kėto dokumente hedhin poshtė katėrēipėrisht pohimet tuaja, z. Cana, kur thua se nė fazėn e dytė H. Budakova kishte rėnė nė ujėra tė tradhtisė kombėtare. Sė pesti. Z. Cana e akuzoni pa tė drejtė Televizionin Shqiptar kinse ai sikur e ka bėrė shprehi tė keqe ti pėrgatitė emisionet kėmba dorės, pa pėrgjegjėsi profesionale dhe kritere tė caktuara... Vėrtet, ai emision ishte i dobėt , se asgjė nuk shkonte nė favor tė asaj qė kishe shkruar ti pėr kėtė atdhetar, se nuk tė kishin konsultuar ty, por kishin konsultuar dokumente tė AQSH, tė Arkivit tė Institutit tė Historisė tė Tiranės dhe shtypin e kohės. Pėrkundrazi, ai ishte njė emision i pėrgatitur me njė pėrkushtim e akribi tė rrallė profesionale. Nė atė emision, ēdo gjė qė ėshtė thėnė , ėshtė thėnė mbi bazė tė dokumenteve arkivore.
Sė gjashti. Siē dihet, me rastin e 115-vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, ish-presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, dr. Sali Berisha, e dekoroi Hasan Hysen Budakovėn me Urdhrin e Lirisė tė Klasit I, urdhėr ky mė i lartė qė jepet nė Republikėn e Shqipėrisė. Por, mėkat qė , kur e kanė bėrė njė punė tė tillė, nuk tė kanė pyetur edhe ty! Ti, z. Cana, me siguri e di se nė ēfarė filtrash ka kaluar procedura e dekorimit tė Hasan Hysenit e tė tė tjerėve, por kėtė e hesht me qėllim.
Nė pėrfundim tė kėtij reagimi, do tė shtoja edhe kėto radhė : Hasan Hysen Budakova nuk kishte as njė ditė shkollė. Ai, pėr 50 vjet me radhė, me armikun foli vetėm nėpėrmjet grykės sė pushkės. Ai sditi tė denoncojė nė UDB Mandelėn tonė, Adem Demaēin, siē bėre ti, z. Cana (Shih: Dosja Demaēi, f. 55-56).
Ai sditi ti japė ultimatum ish- presidentit Ramiz Alija, duke i thėnė ose liroje nga burgu Kapllan Resulin, alias Resulbegoviqin , ose ta qesė popullin nė rrugė, ai sditi tė vjedhė banane, as tė futet nė ndonjė kthinė tė Institutit Albanologjik si njė kalė Troje e ti lėrė kolegėt e punės tė hanė dajak nga forcat paramilitare serbe, sditi tė mobilizojė ushtrinė shqiptare nė Zagreb pėr tu bėrė mish pėr top pėr tė huajt, sditi tė shtrojė darka nė hotel Dajti tė Tiranės me djersėn e kurbetēinjve, sditi ti thurė kurrė vetvetes ode etj. etj.
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Krijoni Kontakt