Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981

    “S’mund të bashkëpunoj me krimin e organizuar”

    Teksti i letrës së dorëheqjes së Pashk Tushës, dërguar ministrit Luan Rama

    Artur Qorraj

    Drejtori i Policisë së Durrësit i kërkon ministrit Rama lëvizje nga qyteti bregdetar. "Zoti ministër, për arsyet e mëposhtme kërkoj të më caktoni në një detyrë tjetër, por jo në Durrës.

    Unë nuk mund të bashkëpunoj me policë të inkriminuar, pjesë e mafias dhe trafiqeve". Kjo ka qenë një pjesë e tekstit të së ashtuquajturës dorëheqje që, Tusha i ka lënë mbi tavolinë ministrit Rama afër mesnatës të së enjtes. Këtë e bëjnë të ditur burime pranë stafit të ministrit Rama. Tusha nuk pranon të japë arsyet, e të bëjë komentet, por përplasjet e tij me disa nga oficerët e komisariateve që ka nën varësi dhe dyshimi për pastërtinë e tyre, deri tek implikimet, ka sjellë ultimatumin e kryekomisarit. "Ka edhe probleme që ministri vendos vetë nëse do i japë zgjidhje", tha ai dje, ndërsa merrte pjesë në ceremoninë mortore të policit të Fushë-Krujës. Mësohet, sipas burimeve nga ministria se, ndër faktet e renditura kanë qenë edhe pengesa gjatë goditjes së trafikut të drogës nga Durrësi, si shkak i implikimeve të policëve. Fill pas përfundimit të mbledhjes maratonë me drejtorët në ministri dhe në qarqe, kreu i bluve të Durrësit ka biseduar me drejtorin e përgjithshëm dhe me ministrin. I gjendur përballë një situate të tillë, ai ka përpiluar një letër të gjatë, ku duke përfituar nga statusi i oficerit të policisë ka bërë një kërkesë për qarkullim. "Kërkesën nuk e kam bërë për t'u larguar nga policia dhe as për ngjarjet e fundit. Unë nuk kam lidhje me to. Por ka shumë arsye të tjera që ia kam parashtruar ministrit në letër dhe ai nëse do mund t´i bëjë publike", është shprehur Tusha për gazetën "Panorama". Por dikasteri blu dje ka heshtur sikur të mos kishte ndodhur gjë. Zyrtarë të lartë që ishin pjesë e mbledhjes thanë se gjatë saj nuk ka patur debate, përveç porosive, kritikave e paralajmërimeve të ministrit për ndryshime e masa të rrepta. "Tusha ka shkuar më vonë tek ministri", thanë këto burime. "Unë jam i gatshëm të shkoj ku të më çojë ministri si pjesë e policisë ku bëj pjesë edhe vetë, qoftë ulje në detyrë, qoftë i njëjti pozicion, por jo më në Durrës", u shpreh kryekomisari. Po kështu, kryekomisari ka patur probleme dhe me një pjesë të efektivit të policisë së Durrësit, Krujës e Fushë-Krujës. Ai ka kërkuar që një pjesë e oficerëve të lëvizin, se me ta nuk mund të punojë. Madje, në një letër që shkruante pak muaj më parë, ai i kërkonte me ngulm realizimin e këtyre kërkesave Ramës.


    Ja disa nga arsyet e hedhura në letër nga Pashk Tusha

    Implikimi i oficerëve dhe agjentëve të policisë së Durrësit në trafiqe, me kontigjentët kriminalë dhe kërkesa për largimin e tyre
    Pamundësia për të hyrë në Fushë-Krujë e Krujë ku situata është më e rënduar dhe ku ka shumë të meta të policisë që bashkëpunon me elementët kriminalë
    Mbrojtja e trafikantëve e kriminelëve nga persona të veçantë, duke i ndihmuar me informacione
    Pamundësia për të luftuar trafikun e drogës në port, deri ai i klandestinëve, në të cilët kanë qënë drejtues edhe oficerë policie
    Moslargimi i oficerëve të inkriminuar nga radhët, për të cilët kërkesa u bë disa muaj më parë
    Implikimi në dy ngjarjet e fundit të efektivave të policisë, deri brenda komisariateve me personat që kryen krimet
    Mungesa e një mbështetjeje të fuqishme nga ana e ministrisë për të luftuar krimin e organizuar e trafikun e drogës
    Mungesa e pajisjeve të premtuara për kontrollin e mjeteve në port dhe apatia që sillte kjo mënyrë e të punuarit në polici

    Tusha flet për “Panorama”
    Kërkova të lëviz nga Durrësi

    Zoti Tusha, cilat janë arsyet e vërteta të dorëheqjes tuaj që ia keni dorëzuar ministrit Luan Rama?
    Nuk bëhet fjalë për dorëheqje, por për një kërkesë nga ana ime drejtuar nëpërmjet një letre ministrit Luan Rama. Këtë kërkesë e kam bërë mbrëmjen e së enjtes, fill pas mbledhjes. Aty kam renditur edhe arsyet e vërteta të kësaj kërkese, por që nuk mund t´i them, pasi i vetmi person që mund t´i deklarojë është vetë ministri.

    Jeni ndier i kërcënuar, ju kanë bërë presion që të largoheni, apo lidhet me ngjarjet e fundit?
    Me dy ngjarjet e fundit nuk ka asnjë lidhje kërkesa që kam bërë. Edhe unë vetë nuk kam lidhje me to. Po kështu, nuk jam ndier i kërcënuar, apo të më kenë bërë presion. Thjesht ka qenë një iniciativë që mua më jep detyra si oficer, pasi dorëheqja nuk është e shkruar me ligj. Unë kam kërkuar të lëviz nga Durrësi.

    Keni shprehur ndonjë vend konkret pune?
    Për mua nuk ka problem. Mund të kthehem në detyrën që kam qenë më parë në Akademi, qoftë edhe mund të më ulin në detyrë, apo të më lenë përsëri drejtor. Unë dua të lëviz nga qyteti i Durrësit dhe këtë ia kam shkruajtur ministrit së bashku me motivet.

    Bëhet fjalë për implikimin e policëve me kontigjentët kriminalë?
    Nuk mund të them asgjë, pasi nuk më lejohet. Unë them se do të mirëpres përgjigjen e ministrit që nuk më ka ardhur ende dhe derisa të mbërrijë do të vazhdoj detyrën. Në letër i kam parashtruar ministrit kërkesat e mia. Ai është i lirë të vendosë për to dhe për lëvizjen time. Tjetër gjë nuk mund të them.

    Ngjarjet e fundit në Durrës dhe Fushë-Krujë nga hetimet e kryera kanë ngritur versione të besueshme, se një pjesë e policisë ka bashkëpunuar, ose të themi është e implikuar në to. Keni ofruar ndonjë rrugëzgjidhje?
    Përsa i përket implikimeve apo informacioneve të tilla, nuk dëshiroj të shprehem dhe nuk mund të them asgjë që i përket hetimeve. Policia, sigurisht që ka probleme që duhen zgjidhur dhe unë kam ofruar zgjidhje, por është vetë ministri që vendos për këtë gjë. Unë kam bërë detyrën time dhe e shpreh mëse një herë që kërkesa për lëvizje nuk ka lidhje me ngjarjet, por me shkaqe të tjera, që pak a shumë janë shqetësuese. Nuk mund të them asgjë rreth letrës, apo të bëj komente.

  2. #2
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Djali i politikanit shoqëroi Pepën, makina me targë CD çoi vrasësin në Fushë-Krujë

    Lajmi i ores 8:20 AM



    Agim Pepa
    TIRANE (16 Gusht) - Lidhja e paimagjinueshme e krimit me politikën dhe njerëz pranë saj është vërtetuar edhe në rastin e vrasjes së komisarit të Krujës, Gani Malushi dhe shoferit të tij, Gjovalin Ndreu. Sipas burimeve të sigurta policore të rrjedhura nga të dhëna shumë sekrete operative, vrasësi Agim Pepa, i cili për dy ditë pas vrasjeve ishte fshehur në Durrës, kishte dalë prej andej duke marrë udhën për në Mirditë me një makinë me targë CD (trup diplomatik). Në timonin e makinës, sipas të njëjtit burim, ishte djali i një politikani, i njohur të paktën për një precedent të rëndë penal. Pak e pabesueshme, por nëse do të merret për bazë thënia e një zyrtari të lartë të policisë se Agim Pepa është një nga kriminelët më të mëdhenj të Shqipërisë së Veriut me lidhje të forta në Tiranë, Durrës, Mirditë, Lezhë, Laç etj, atëherë shoqërimi i tij nga djali problematik i njëpolitikani tingëllon i besueshëm. Largimi gjatë varrimit
    Pas atentatit me dy të vrarë në qendër të Durrësit, Agim Pepa u largua duke ndërruar disa makina, e fundit prej të cilave një fuoristradë Mitsubishi e ka lënë atë pranë ish-uzinës së montimit të radio-televizorëve në lagjen 16. Ky ishte një pozicion nga ku shtëpia e tij nuk ishte më shumë se një kilometër larg. Njëkohësisht ky ishte një pozicion që thoshte se Pepa menjëherë pas atentatit nuk kishte menduar të largohej nga Durrësi, por të fshihej në brendësi të qytetit. Sipas burimeve operative policore, Pepa dhe njerëzit që e kanë ndihmuar kanë llogaritur ta nxirrin atë nga Durrësi në momentin kur në Tiranë të kryhej ceremonia e varrimit të ish-shefit të Komisariatit të Krujës Gani Malushi. Një periudhë kohore kur të gjithë drejtuesit e policisë, apo edhe policë të thjeshtë, do të ishin në Tiranë dhe askush nuk do të ishte i preokupuar për të ndjekur gjurmët e tij.
    Transporti me makinën CD
    Gjithmonë sipas burimeve operative policore, miq të Agim Pepës, njerëz të krimit në Durrës, të cilët kanë organizuar nxjerrjen e tij nga qyteti, kanë përdorur një metodë që të ishte sa më esigurtë. Ata janë kujdesur të gjejnë një palë targa fals makine CD (trup diplomatik), dhe i kanë montuar në një mjet tjetër. Më tej transportin e Pepës me këtë makinë e ka marrë përsipër djali i një politikani, i bërë i njohur pas një incidenti të rëndë me armë. Djali i politikanit, Agim Pepa dhe një person tjetër janë nisur për udhë rreth orës 12.00 të datës 7 gusht, ndërsa në Tiranë ceremonia e përcjelljes në banesën e fundit ishte në proces e sipër. Makina me targë CD, sipas burimeve policore, është futur në autostradën Durrës-Tiranë duke e ndjekur atë deri në Vorë e më tej në drejtim të Rinasit. Përpara saj në një distancë prej 1.5 - 2 kilometra ecte një tjetër makinë që survejonte rrugën me qëllim për të përëlajmëruar në kohë më ndihmen e celularëve praninë e dyshimtë të policisë. Diku midis Rinasit dhe Fushë-Krujës makina është ndryshuar. Agim Pepa aty është hipur në një makinë policie tip fuoristradë me targë të ndryshuar, por me fenelinë. Kjo makinë dhe dy persona të tjerë miq të tij në polici e kanë zhvendosur Pepën në drejtim të Mirditës. dxh/dxh (GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  3. #3
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Qeveritaret ne pushtete jane me gjithe kuptimin e fjales BANDITE .
    Me vjene keqe qe ky popull i harroje shpejte 50-te vjetet e diktatures,dhe u afroje besime ketyre BANDITVE qe po e "zgerlaqin " perdite kete mavri popull duke e vjedhur, perbuzur e rrahur.
    "Kur ti i zoti sje...mbame ne kurize se mire e ke"
    Po i forte je o SHQIPTARE... qe po mbane ne kurize gjithe ate pikez GOMARE(PS)
    A thua kjo i shkone per shtate popullit Shqiptare ????

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-03-2007, 06:11
  2. Celularët, kartat pa emër arma që ndihmon krimin
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-05-2006, 09:49
  3. Berisha akuza ndaj PS: Ata mbrojnë krimin dhe jo votimin e fshehtë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 29-03-2006, 02:51
  4. Mazher Mahmood, gazetari që fut në kurth krimin shqiptar
    Nga Shijaksi-London në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-09-2004, 18:01
  5. Patten kryqëzon Nanon për zgjedhjet dhe krimin
    Nga BlueBaron në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-05-2004, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •