Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 73 prej 73
  1. #61
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Ishalla muji i Ramazanit ju gjen gjith shendosh e mire dhe agjerimin tuj e pranoft Allahu xhenleshanuhu.

  2. #62
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Sealamu alejkum te gjitheve.
    Ju uroj gezuar muajin e madherueshem te ramazanit edhe marshi sa me shume perfitime nga ky muaj madheshtor.
    T'ju permend me erma kam frik se do harroj ndonje kshuqe po ju uroj te gjithe besimtaret muslimane te komunitetit Albasoul nje ramazan te lehte edhe fitimprures.
    Allahu jua pranofte edhe jua shperblefte me xhenet.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  3. #63
    Allahu te shikon kudo.... Maska e i fundit
    Anėtarėsuar
    22-05-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    244
    Gezuar dhe ty bayern,Allahu te shperblefte per urimin qe dhe per vellezerit e tu...
    me mire vone sesa kurre....

  4. #64
    Anti ,anti,anti......!
    Anėtarėsuar
    16-06-2004
    Vendndodhja
    Jungle
    Postime
    44
    edhe urimet e mija.
    i`m not a complete idiot,some parts are missing.

  5. #65
    Rob i All-llahut! Maska e Omari
    Anėtarėsuar
    14-03-2006
    Postime
    189

    Paqja dhe meshira e All-llahut qofte mbi Muhammedin a.s dhe Pasuesit e Tij!

    Ne nje nga hadithet mesojme se Rasulullahu ka thene, per nje dite te agjeruar ne boten tjeter agjeruesit i hiqen 70 vite nga denimi ne zjarr vetem per nje dite te vetme te agjeruar, por duhet theksuar edhe Nata e Kadrit qe esht njera prej 10 diteve te fundit te Ramazanit, agjerimi dhe ibadeti ne kete nate sjell sevape sikur 1000 muaj te agjeruara, llogaritni sa vite ju premtohen se do te ju hiqen nga denimi ne zjarr nese agjeroni ramazanin ter jeten tuaj.

    Lusim All-llahun e madheruar qe ne kete muaj te shenjte te ndihmoj te semuarit.
    Lusim All-llahun e madheruar qe ne kete muaj te shenjte te mos len mekat pa fal.
    Lusim All-llahun e madheruar qe ne kete muaj te shenjte te ndihmoj Muxhahidat.
    Lusim All-llahun e madheruar qe ne kete muaj te shenjte te begatoj sofrat tona.
    Lusim All-llahun e madheruar qe ne kete muaj te shenjte te ndihmoj Jetimat.
    Lusim All-llahun e madheruar qe ne kete muaj te shenjte te pasuroj ata qe s`kan.
    Lusim All-llahun e madheruar qe ne kete muaj te shenjte te te pranoj lutjet tona.
    Lusim All-llahun e madheruar qe ne kete muaj te shenjte te sjell harmoni ne familjet tona.

    Me Rrespekt
    muslimi

  6. #66
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Per shume vjet Ramazanin te gjitheve besimetareve ZOTI - ALL-LLAHU qofte me ju.

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528
    Tė gjithė vėllezėrve Shqiptar tė besimit Musliman , Agjerim tė lehtė dhe Zoti ua pranoftė .

    Ishalla Agjeroni edhe shum e shum Ramazana .

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e XX22
    Anėtarėsuar
    22-10-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    388
    Pershendetje te gjitheve dhe desha t'ju kujtoj diēka,vertete muaji i Ramazanit ka mbaruar dhe inshAllah ALLAHU na e pranon agjerimin te gjitheve,por mos harroni se dyert e parajses mbeten te hapura ēdo dite te hene dhe te enjte,te agjerosh ato dite eshte sunnet;6 ditet e muajit Shewal, qe eshte muaji pas Ramazanit.

    Sunnet i forte eshte qe te argjerohen edhe dita 13,14,15 e ēdo muaji te kalendarit arab.
    Gjithashtu Profeti s.a.s ka thene qe kush argjeron diten e Arefatit(dita kur haxhinjte ndodhen ne kodren 'Arafa) i falen gjynahet e vitit qe vjen dhe atij qe ka kaluar.Mos harroj edhe dita e ashures.
    Dita e Arafatit eshte dita 9 DhulHixhe dhe qe t'ju vij ne ndihme i takon dita e 19 dhjetor me kalendarin qe perdorim ne.

  9. #69
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    ‎"Ramazani, vlera e tij dhe gjendja e njerėzve nė tė"

    Pergatiti Bledar Haxhiu

    http://myftinia-elbasan.com/home/ind...temid=1‎
    ‎ ‎
    الحمد لله الذي جعل تعاقب الليل و النهار عبرة لأولي الأبصار, أحمده سبحانه ‏و أشكره على نعمه الغرار, و أشهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك له العزيز ‏الغفار, حكم بفناء هذا الدار و أمر بتزودي لدار القرار. و أشهد أن نبينا ‏محمدا عبده و رسوله حامل لواء الأبرار, صلى الله عليه و على آله و أصحابه ‏أهل البر و الوفاء, و الإحسان و التقى. ‏
    Falenderimi i takon Allahut i Cili e bėri ndėrrimin e ditėve e tė netėve ‎pėrkujtim pėr ata qė logjikojnė. E falenderojmė Atė pėr mirėsitė e Tij ‎tė shumta qė na ka dhuruar. Dėshmoj se nuk ka Zot tjetėr me meritė ‎veē Tij, i Cili ėshtė Bujar dhe falės i madh. Caktoi qė kjo botė tė jetė ‎e pėrkohshme dhe nxiti qė tė furnizohemi pėr botėn e pafundme. ‎Dėshmoj se Profeti ynė Muhamedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij, ‎bartės i flamurit tė besnikėve. Pėr tė qoftė paqja dhe nderimet, mbi ‎familjen dhe shokėt e tij, tė drejtėt dhe besnikėt, bujarėt dhe tė ‎devotshmit!‎
    ‎ Allahu i Lartėsuar ka zgjedhur qė gjatė kohės tė ketė periudha pėr ‎shtimin e bindjes ndaj Tij dhe, sigurisht, qė nė tė ka zgjedhur disa ‎ditė e netė, duke treguar bamirėsi ndaj robėrve tė Tij besimtarė.‎
    Nuk ka dyshim se ky ymet (muslimanėt) janė nderuar me ardhjen e ‎njė muaji nė tė cilin ata pastrojnė shpirėtrat nga gjynahet dhe ‎kundėrshtimet, trupat e tyre nga zakonet e kėqia dhe veprat e ndyra. ‎
    ‎ Tė devotshmit nė kėtė muaj e shfrytėzojnė kohėn e tyre me bindje, ‎lexim tė Kuranit dhe me ēdo punė tė mirė, tė cilat i afrojnė ata mė ‎afėr me Krijuesin e tyre.‎
    ‎ Besoj se e kuptove se cili ėshtė ky muaj, o vėlla dhe ti o motėr.‎
    ‎ Ky muaj ėshtė ai, hėnėn e tė cilit besimtarėt e presin me padurim nė ‎mėnyrė qė tė shtojnė nė tė devotshmėrinė, duke zbatuar kėshtu ‎urdhėrin e Zotit tė tyre.‎
    يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ
    ‎"O ju qė keni besuar! Ju ėshtė urdhėruar juve agjėrimi siē u qe ‎urdhėruar edhe atyre pėrpara jush me qėllim qė tė mund tė bėheni tė ‎pėrkushtuar." Bekare, 183.‎
    ‎ Ai ėshtė muaj i begatė tė cilin muslimanėt e presin duke shpresuar qė ‎tė jetė falje gjynahesh pėr ta, nuk ka dyshim se ai ėshtė furnizim pėr ‎shpirtin dhe zemrėn dhe me anėn e tė cilit muslimanėt pėrpiqen pėr ‎rritjen e gradave .‎
    ‎ Ai ėshtė zotėria i tė gjithė muajve. Nė tė zbriti Kurani mbi tė ‎dėrguarin tonė Muhamedin (salallahu alejhi ue selam). E pra ky ėshtė ‎muaji i Ramazanit, pėr tė cilin Allahu thotė:‎
    شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِيَ أُنزِلَ فِيهِ الْقُرْآنُ هُدًى لِّلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِّنَ الْهُدَى وَالْفُرْقَانِ
    ‎"Muaji i Ramazanit nė tė cilin u zbrit Kurani: udhėzim pėr ‎njerėzimin, provė e qartė pėr udhėheqje dhe kriter (dallues i qartė ‎pėr tė drejtėn dhe tė gabuarėn)." Bekare, 185.‎
    Ramazani ėshtė muaj ku pakėsohen tė kėqiat dhe pastrohen shpirtrat, ‎nxirren nė pah besimet e sinqerta dhe nė tė hapen dyert e Xhenetit ‎dhe mbyllen dyert e Xhehenemit. Profeti (salallahu alejhi ue selam) ‎ka thėnė:" Kur hyn Ramazani hapen dyert e Xhenetit dhe mbyllen ‎dyert e Xhehenemit dhe nė tė prangosen djajtė (shejtanėt)." ‎‎(Mutefekun alejhi)‎
    ‎ Nė kėtė muaj ndodhet njė natė e cila ėshtė kurorė e vendosur nė ‎kryet e kohės, ajo ėshtė mė e mirė se njėmijė muaj, nata e Kadrit pėr ‎tė cilėn Allahu ka thėnė:‎
    لَيْلَةُ الْقَدْرِ خَيْرٌ مِّنْ أَلْفِ شَهْرٍ
    ‎"Nata e Kadrit ėshtė mė e vlefshme se sa njėmijė muaj!" Kadėr, 3.‎
    Nėse besimtari falet nė tė me besim dhe bindje i falen atij gjynahet e ‎mėparshme.‎
    ‎ Ramazani ėshtė muaj nė tė cilin shfaqet qartė besimi i sinqertė dhe ‎dashuria ndaj Allahut. Ai ėshtė sekreti midis robit dhe Zotit tė tij, ku ‎ai e kryen atė tė sinqertė vetėm pėr Allahun dhe duke kėrkuar me tė ‎kėnaqėsinė e Tij. Me tė shfaqen shenjat e njėsimit, shtohet besimi dhe ‎rrėnjosen nė zemrėn e besimtarit bindja dhe devotshmėria. ‎
    ‎ E si tė mos ndodh njė gjė e tillė kur agjėrimi ėshtė sikur e ka cilėsuar ‎Allahu nė fjalėn qė transmeton prej Tij i dėrguari ynė Muhamedi ‎‎(salallahu alejhi ue selam):‎
    ‎"Ēdo punė e birit tė Ademit ėshtė pėr tė, me pėrjashtim tė agjėrimit, ‎ai ėshtė pėr Mua dhe Unė do ta shpėrblejė atė."‎
    ‎ Ramazani ėshtė muaj i cili tregon bashkimin dhe njėsimin e ‎muslimanėve, nė tė janė tė barabartė tė pasurit dhe tė varfėrit, tė ‎mėdhenjtė e tė vegjlit, burrat e gratė. Tė gjithė ata agjėrojnė duke iu ‎bindur kėshtu Zotit tė tyre. Ata ndalohen prej ngrėnies nė tė njėjtėn ‎kohė dhe e ēelin iftarin po nė tė njėjtėn kohė, janė tė barabartė nė ‎agjėrimin dhe urinė e tyre. Sigurisht qė muaji i Ramazanit ėshtė ‎hallkė e fortė qė i bashkon muslimanėt edhe pse ata janė tė ‎shpėrndarė nė vende tė ndryshme. Nė kėtė muaj vėrtetohet fjala e ‎Allahut ku thotė:‎
    وَإِنَّ هَذِهِ أُمَّتُكُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً وَأَنَا رَبُّكُمْ فَاتَّقُونِ‎ ‎
    ‎"Dhe me tė vėrtetė qė kjo feja juaj ėshtė njė fe (Islami) dhe Unė jam ‎Zoti juaj; kėshtu pra, m’u frikėsoni (vetėm) Mua." Muminun, 52.‎
    O ju muslimanė! Vėrtet vlerat e muajit tė Ramazanit janė tė mėdha e ‎tė panumėrta.‎
    ‎ Pėrgėzohu o ti i cili e ndėrpret ngrėnien dhe pirjen pėr Allahun ‎duke agjėruar dhe je i bindur ndaj Tij me atė qė Allahu i ka veēuar ‎agjėruesit Ditėn e Gjykimit. Allahu ka caktuar qė agjėruesit tė hynė ‎nė Xhenet nga dera Rejan (nga dera e atyre qė nuk do t’i marrė etja ‎kurrė).‎
    Sehl ibni Sadi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thotė se profeti (Paqja ‎dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Vėrtet, nė Xhenet ‎ėshtė njė derė, e cila quhet Rejan, nėpėr tė cilėn do tė hyjnė Ditėn e ‎Gjykimit vetėm ata qė agjėrojnė, nėpėr atė derė tė tjerėt nuk do tė ‎hyjnė. Do tė thirret nė atė derė ku janė agjėruesit. Do tė ēohen ‎agjėruesit dhe nuk do tė mundet tjetėrkush tė hyjė nga kjo derė, e pasi ‎tė hyjnė ata, dera do tė mbyllet e nuk do tė mundet tė hyjė askush ‎tjetėr.” (Mutefekun alejhi) ‎
    ‎ Vallė a nuk mjafton si vlerė e kėtij muaji qė Allahu t’u falė gjynahet ‎atyre tė cilėt e agjėrojnė muajin e Ramazanit duke qenė tė bindur nė ‎besimin Islam?‎
    Ebu Hurejre (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thotė se Profeti (Paqja ‎dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Kush e agjėron ‎muajin e Ramazanit, duke qenė i bindur nė besimin Islam dhe duke i ‎kryer obligimet islame, do t'i falen gabimet e tij tė mėparshme.” ‎‎(Mutefekun alejhi)‎
    ‎ Nga vlerat e kėtij muaji ėshtė se besimtari nė tė ka lidhje mė tė ‎ngushtė se nė muajt e tjerė me Kuranin. Nuk pėrkujdeset dikush nė ‎kėtė muaj madhėshtor pėr agjėrimin e tij dhe leximin e Kuranit, ‎vetėm se Allahu do tė mundėsojė qė ata tė dy tė jenė ndėrmjetėsues ‎pėr tė Ditėn e Gjykimit; atė ditė kur unė dhe ti do tė kemi nevojė tė ‎thotė qoftė edhe dikush njė dėshmi tė mirė pėr ne, para Allahut.‎
    Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: ‎‎"Agjėrimi dhe Kurani ndėrmjetėsojnė pėr besimtarin Ditėn e ‎Gjykimit. Agjėrimi do tė thotė: ‘O Zot, ia ndalove robit ushqimin dhe ‎epshet, prandaj mė bėj ndėrmjetėsues!’ Kurani do tė thotė: ‘O Zot, e ‎kam ndaluar robin tėnd nga gjumi i natės, prandaj mė bėj pėr tė ‎ndėrmjetėsues; dhe ndėrmjetėsojnė. (Ahmedi) ‎
    Agjėrimi i Ramazanit ėshtė njė nga pesė shtyllat e Islamit, tė cilat ‎nėse dikush i kryen siē duhen do tė hyjė nė Xhenet. ‎
    Ibni Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thotė se Profeti (Paqja ‎dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Islami ėshtė ngritur ‎mbi pesė (shtylla): dėshminė se nuk ka zot tjetėr me tė drejtė pėrveē ‎Allahut dhe se Muhamedi ėshtė i dėrguar i Allahut, kryerjen e ‎namazit, dhėnien e zekatit, vizitėn e Kabes dhe agjėrimin e ‎Ramazanit.” (Mutefekun alejhi)‎‏ ‏‎ Ndėrsa Talha bin Ubejd (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka ‎transmetuar se njė arab me flokė tė pushpuritura erdhi tek i dėrguari i ‎Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i tha: “Mė ‎lajmėro pėr atė qė mė ka obliguar Allahu prej namazit!” Profeti ‎‎(Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ia ktheu: "Faljen e pesė ‎namazeve me pėrjashtim tė asaj qė dėshiron ta falėsh vullnetarisht." ‎Arabi pyeti pėrsėri duke thėnė: “Mė lajmėro pėr atė qė mė ka ‎obliguar Allahu prej agjėrimit!” Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut ‎qofshin mbi tė!) ia ktheu: "Agjėrimin e muajit tė Ramazanit me ‎pėrjashtim tė asaj qė mund tė agjėrosh vullnetarisht." Pasi Profeti e ‎lajmėroi atė pėr tė gjitha obligimet e fesė islame, ai tha: “Pasha Atė i ‎Cili tė ka nderuar! Nuk shtoj e as nuk pakėsoj asgjė nga ato qė mė ka ‎obliguar Allahu, dhe mė pas shkoi. Pasi u largua, Profeti (Paqja dhe ‎bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: "Do tė hyjė nė Xhenet, nėse ‎vepron ashtu siē tha." (Buhariu) ‎
    ‎ Pėr shkak se besimtari nė muajin e Ramazanit shkėputet nga ‎ngrėnia e pirja, kėnaqėsitė trupore (si marrėdhėniet me ‎bashkėshorten) dhe dėshirat e vetes, Allahu ka vendosur qė kėtė ‎sakrificė ta shpėrblejė mė shpėrblim tė veēantė, shpėrblim ky qė nuk ‎mund ta caktojė vetėm se Ai. Po ashtu, Allahu ka bėrė qė era e gojės ‎sė agjėruesit, prej tė cilės neveriten e shtrembėrohen shumė njerėz, tė ‎jetė mė e mirė dhe mė e dashur tek Allahu, se era e miskut (parfumit ‎kundėrmues). ‎
    Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) duke transmetuar ‎nga Allahu ka thėnė: "Ēdo punė e birit tė Ademit ėshtė pėr tė, ēdo e ‎mirė shpėrblehet nga dhjetė deri nė shtatėqind fish, me pėrjashtim tė ‎agjėrimit, ai ėshtė pėr Mua. Unė do ta shpėrblej atė, sepse ka lėnė ‎epshet e tij, ushqimin dhe pirjen pėr Mua. Pėr agjėruesin ka dy ‎gėzime, gėzim nė kohėn e iftarit dhe gėzim kur ta takojė Zotin e tij. ‎Era e gojės sė agjėruesit tek Allahu ėshtė mė e mirė se era e miskut." ‎‎(Mutefekun alejhi)‎
    ‎ Subhanallah! Sa shumė vlera ka agjėrimi i muajit tė Ramazanit! Pėr ‎ēdo ditė nė tė Allahu liron grupe njerėzish nga zjari dhe me ēdo ditė ‎agjėrimi pėr Allahun, besimtari largohet nga zjarri shtatėdhjetė vite.‎
    Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Kur tė ‎jetė nata e parė e Ramazanit burgosen shejtanėt dhe sėmuren xhindėt, ‎mbyllen dyert e zjarrit dhe nuk hapet asnjėra prej tyre dhe hapen ‎dyert e Xhenetit dhe nuk mbyllet asnjėra prej tyre dhe thėrret njė ‎thirrės: “O kėrkues i sė mires, pėrgatitu! O kėrkues i sė keqes, ‎ndalohu prej saj, sepse me tė, vėrtet, Allahu shpėton nga zjarri; e kjo ‎nė ēdo natė tė kėtij muaji." (Tirmidhiu dhe Ibnu Maxhe)‎
    Ndėrsa, nė njė hadith tjetėr Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut ‎qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Kush agjėron njė ditė nė rrugė tė Allahut, ‎ia largon Allahu fytyrėn e tij me kėtė ditė nga zjarri shtatėdhjetė vjet. ‎‎(Muslimi)‎
    ‎ O Allah! Ty tė lutemi tė na lirosh ne dhe tė gjithė muslimanėt nga ‎zjarri i Xhehenemit nė muajin Ramazan!‎
    O Allah! Largoi fytyrat tona nga zjarri pėr ēdo ditė agjėrimi qė bėjmė ‎pėr ty! Vėrtet, Ti je i Mėshirshėm dhe Bujar i Madh, nuk ka zot tjetėr ‎me meritė, veē Teje.‎
    Allahu i Lartėsuar, siē ka vendosur qė ky muaj tė jetė i begatė dhe ‎me mirėsi tė pashtershme, ka bėrė qė me anėn e tij edhe besimtarėt tė ‎jenė tė tillė nė kėtė muaj. ‎
    Nuk ka dyshim se rrethi i bamirėsisė zgjerohet nė kėtė muaj ‎madhėshtor, e kėshtu zemrat e besimtarėve shpejtojnė nė nxitjen e ‎tyre pėr bujari dhe ēdo tė mirė. Ndaj dhe feja e pastėrt islame ka ‎nxitur pėr njė gjė tė tillė, nė mėnyrė qė tė zgjerohen zemrat e ‎bamirėsve dhe tė kurohet koprracia e tė ligėve. Allahu thotė:‎
    مَّن ذَا الَّذِي يُقْرِضُ اللّهَ قَرْضاً حَسَناً فَيُضَاعِفَهُ لَهُ أَضْعَافاً كَثِيرَةً
    ‎"Kush ėshtė ai qė dėshiron tė lerė tek Allahu njė hua tė mirė, ashtu qė ‎Ai tė mund t’ia shumėfishojė atė atij disa herė?" Bekare, 245.‎
    Pasuria nuk pakėsohet me bujarinė e sadakasė, porse ajo ėshtė hua e ‎sigurtė tek Allahu, i Cili e shton begatinė e saj, dhe tė cilėn kur ta ‎shohėsh Ditėn e Gjykimit do tė thuash: “Ah, qė nuk u tregova bujar ‎edhe mė shumė!”‎
    Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Ēdo ‎ditė nė tė cilėn zgjohen njerėzit, zbresin dy melaike. Njėri prej tyre ‎thotė: “O Allah, atij qė jep pėr Ty zėvendėsoja me mė tė mirėn!” ‎Ndėrsa tjetri thotė: “O Allah, atij qė ėshtė koprrac jepi vetėm ‎shkatėrrim!" (Mutefekun alejhi) ‎
    ‎ Kėshtu qė i gjen besimtarėt nė kėtė muaj tė garojnė nė dhėnien e ‎sadakasė dhe zgjidhjen e problemeve qė kanė vėllezėrit e tyre. Dhe e ‎gjithė kjo arrihet, sepse pasanikėt kur agjėrojnė kėtė muaj kuptojnė ‎gjendjen e vėllezėrve tė tyre qė nuk sigurojnė dot kafshatėn e gojės, ‎kujtojnė jetimėt dhe vejushat, tė cilėve u mungon ai qė pėrpiqet pėr ‎furnizimin e tyre.‎
    Nga ana tjetėr ata marrin nė kėtė vepėr si shembull tė dėrguarin e ‎tyre, i cili kur vinte Ramazani ishte pėr njerėzit mė i dobishėm se era, ‎e cila sjell shiun.‎
    Abdullah bin Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka thėnė: “Profeti ‎‎(Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė Ramazan kur takonte ‎Xhibrilin tregonte njė bujari qė nuk e kishte nė muajt e tjerė. Ai ‎Xhibrili e takonte atė pėr ēdo natė tė Ramazanit dhe e pėrsėrisnin sė ‎bashku Kuranin. Kėshtu, Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin ‎mbi tė!) kėtė muaj ka qėnė pėr njerėzit mė i dobishėm se era pas sė ‎cilės vjen shiu." ( Buhari dhe Muslimi)‎
    O ju muslimanė! O ju tė cilėt Allahu ju ka nderuar me pasuri! Nė ‎kėtė muaj ju ka hapur njė derė, ndaj shfrytėzojeni rastin tė hyni nė tė, ‎para se ajo tė mbyllet. Nėse ke mundėsi qė tė mos tė ta kalojė dikush, ‎bėje, se vėrtet garimi mė i pėlqyer ėshtė garimi nė tė mira dhe ‎gjithmonė kujtoje fjalėn e profetit (salallahu alejhi ue selam) i cili ka ‎thėnė: "O biri i Ademit! Jepu (tė varfėrve e nevojtarėve), nė mėnyrė ‎qė tė tė jepet ty.”‎
    Lum si ai i cili e shfrytėzon kėtė muaj dhe pėrfiton prej asaj qė ka ‎vendosur Allahu nė kėtė muaj.‎

    Gjendja e njerėzve nė Ramazan

    Vėrtet, njerėzit nė kėtė muaj kaq tė madh janė nė grada tė ndryshme ‎dhe gjėndje tė habitshme.‎
     Ka njerėz qė nė kėtė muaj agjėrojnė dhe falen pėr Allahun, ‎Zotin dhe Krijuesin e tyre, si dhe i kryejnė obligimet e fesė. Porse ata ‎kryejnė disa vepra qė janė adhurime si: duaja, kurbani, kėrkimi i ‎ndihmės etj, pėr dikėnd tjetėr veē Allahut, qoftė ky varr, apo mekam, ‎kėshtu qė i shkon kot agjėrimi, falja dhe ēdo vepėr qė ai bėn. O ti i ‎cili e humb gjithė kėtė sakrificė me duar e tua! Qumėshti sa do tė ‎madh qė ta ketė volumin, nėse do tė hedhėsh nė tė njė pisllėk ai do tė ‎prishet. Kėshtu ėshtė edhe puna jote kur i drejton dhe i kryen disa ‎vepra pėr tė tjerėt qė nuk lejohen vetėm se pėr Allahun. I ke ‎shkatėrruar tė gjitha veprat e tua tė mira. Dėgjo se ē'thotė Allahu dhe ‎largohu nga kjo vepėr e rrezikshme e cila bėhet shkak qė njeriu tė jetė ‎pėr jetė nė zjarrin e Xhehenemit.‎
    وَلَقَدْ أُوحِيَ إِلَيْكَ وَإِلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكَ لَئِنْ أَشْرَكْتَ لَيَحْبَطَنَّ عَمَلُكَ وَلَتَكُونَنَّ مِنَ ‏الْخَاسِرِينَ {65} بَلِ اللَّهَ فَاعْبُدْ وَكُن مِّنْ الشَّاكِرِينَ‏‎ ‎
    ‎"Dhe sigurisht qė tashmė tė ėshtė shpallur ty (O Muhamed) si dhe ‎atyre (tė dėrguarve) para teje: ‘Nė qoftė se bashkoni tė tjerė nė ‎adhurim me Allahun, sigurisht qė gjithė veprat tuaja do tė jenė tė ‎pavlera dhe padyshim qė do tė ishe nga tė humburit. Pėrkundrazi, ‎adhuro Allahun (Njė tė Vetėm) dhe ji prej falėnderuesve!” Zumer, ‎‎65.‎
    Ndėrsa nė njė ajet tjetėr thotė:‎
    إِنَّهُ مَن يُشْرِكْ بِاللّهِ فَقَدْ حَرَّمَ اللّهُ عَلَيهِ الْجَنَّةَ وَمَأْوَاهُ النَّارُ وَمَا لِلظَّالِمِينَ مِنْ أَنصَارٍ
    ‎"Nuk ka dyshim se kushdo qė i vė shok nė adhurim Allahut, atėherė ‎Allahu e ka bėrė haram (tė ndaluar) Xhenetin pėr tė dhe vendbanimi ‎i tij do tė jetė zjarri. Dhe pėr keqbėrėsit (e mizorėt) nuk do tė ketė ‎asnjė ndihmues.” Maide, 72.‎
     Vihet re se shumė njerėz agjėrojnė, porse nuk e falin namazin, ‎apo falet vetėm nė Ramazan.‎
    O ti i cili ke lėnė ngrėnien dhe pirjen pėr hir tė Allahut! O ti i cili ke ‎ndėrmarrė kėtė sakrificė kaq tė madhe! Ē’tė pengon tė mos e falėsh ‎namazin? Mos do tė thuash se ėshtė i vėshtirė?! Unė tė them se ai ‎nuk ėshtė mė i vėshtirė se agjėrimi i muajit tė Ramazanit. Kujdesu ‎ndaj namazit dhe bėje kėtė muaj tė bagatė, shkak dhe rrugė pėr ‎fillimin dhe ruajtjen e asaj qė ėshtė shtylla kryesore e Islamit pas ‎dėshmisė, namazit. Por, nėse nuk tregohesh i kujesshėm pėr kėtė ‎vepėr madhėshtore, kam frikė se do tė jesh sikurse ai qė me njė dorė ‎e ndėrton shtėpinė dhe me dorėn tjetėr e prish atė.‎
    Vėllai im dhe ti o motėr! Bashkė me agjėrimin e Ramazanit fale dhe ‎namazin dhe mos e ndėrprit atė me mbarimin e kėtij muaji, sepse ‎besimtarėt janė urdhėruar me kėtė vepėr pėrpara se t’u obligohej ‎atyre agjėrimi. Kjo ėshtė kėshilla me tė cilėn unė i drejtohem kėtij ‎grupi njerėzish, nė mėnyrė qė tė mos bėjnė pjesė nė atė qė ka thėnė ‎profeti (salallahu alejhi ue selam): "Mė erdhi Xhibrili e mė tha: ‘O ‎Muhamed! Kush del nga Ramazani dhe nuk i janė falur gjynahet, dhe ‎do tė hyjė nė zjarr, atėhere Allahu e largoftė kėtė njeri. Thuaj amin!’ ‎Dhe unė thashė amin." (Ibėn Huzejme dhe Ibnu Hibani nė librat e ‎saktė tė tyre, hadithi ėshtė i mirė.)‎
     Disa tė tjerė e agjėrojnė kėtė muaj si zakon dhe jo si adhurim. ‎Ai agjėron pėr shkak se shikon qė familja e tij apo njerėzit agjėrojnė. ‎Ka shumė mundėsi qė nėse do tė ishte nė ndonjė vend nė tė cilin ‎njerėzit nuk agjėrojnė edhe ky nuk do tė agjėronte. Kėshtu, qėllimi i ‎tij ėshtė imitimi i njerėzve, ndaj dhe profeti (Paqja dhe bekimi i ‎Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Kush e agjėron muajin e ‎Ramazanit me bindje dhe besim nė fenė islame do t’i fallen gjynahet ‎e mėparshme." (Mutefekun alejhi) ‎
    Ėshtė detyrė pėr kėtė njeri qė ta shtyjė pėr tė agjėruar besimi se ‎Allahu e ka obliguar atė, e jo pėr njerėzit, sepse kėshtu nuk do tė ‎marrė shpėrblim pėr kėtė sakrificė qė po bėn.‎
     Ka njerėz tė cilėt ndėrpresin ngrėnien dhe pirjen, porse nuk ‎agjėrojnė bashkė me ta sytė dhe gjuhėt e tyre. Ata nuk i ndalojnė ‎vetet nga shikimi nė haram. Ka prej tyre qė shumicėn e kohės e ‎kalojnė nė trotuare duke kullotur sytė sa andej e kėndej, ndėrsa tė ‎tjerė nuk shkėputen nga televizioni edhe kur paraqiten nė tė femra tė ‎zhveshura e lakuriq. Ndėrsa, disa njerėz nuk i frenojnė gjuhėt e tyre, ‎nėse do t’ia regjistrosh fjalėt qė nxjer nga goja gjen qė shumica e tyre ‎ėshtė sharje, ofendim, gėnjeshtra, thashetheme e pėrgojim tė ‎muslimanėve. O ti i cili ke ndėrprerė ngrėnien dhe pirjen, pėrse ha ‎mishrat e vėllezėrve tė tu? Kjo ėshtė mė e madhe, nėse ata qė ‎pėrgojon janė njerėz qė kanė dije dhe pozitė ndėr muslimanėt. Mos e ‎ēo urinė dhe etjen tėnde kot, duke ngrėnė mishrat e vėllezėrve tė tu ‎muslimanė.‎ ‎ ‎
    Imam Ahmedi (Allahu e mėshiroftė!) ka thėnė: “Patjetėr duhet qė ‎besimtari ta ruajė agjėrimin nga gjuha e tij, kanė qenė sahabėt qė ‎qėndronin nė xhami e thoshin: ta ruajmė agjėrimin tonė duke mos ‎pėrgojuar askėnd.”‎ ‎ ‎Ndėrsa Pejgamberi (Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė!) ka ‎thėnė: "Kush nuk i lė fjalėt e kėqija dhe punėn me to, nuk ka nevojė ‎Allahu qė ky person tė lerė ushqimin dhe pijen e tij." (Buhariu)‎
    Ndėrsa tė devotshmit pėrmbahen dhe atyre u agjėron ēdo qelizė qė u ‎gjendet nė trup. Ata e kanė kuptuar se Allahu ua obligoi Ramazanin ‎nė mėnyrė qė ata t’i mposhtin epshet e tyre dhe nuk ka dyshim se ata ‎i lėnė tė dashurat e vetes pėr shkak tė dashurisė sė Allahut. Dashuria ‎e Allahut te kėta njerėz ėshtė mė e madhe se dashuria dhe kėnaqėsitė ‎e veteve tė tyre. Kėta njėrėz e ruajnė agjėrimin e tyre dhe nuk e ēojnė ‎atė dėm, madje ndodh qė nėse dikush i ofendon apo i shan ata thonė ‎ne jemi agjėrues dhe dėgjon prej tyre vetėm se atė me tė cilėn ‎kėnaqet Allahu.‎
     Ka njerėz tė cilėt kur agjėrojnė u prishen moralet dhe u ‎ngushtohen vetet. Kur hedh sytė tek ata vetėm se do t’i gjesh me ‎fytyrė tė ngrysur, qė nxehen shpejt dhe qė mėrziten pėr gjėnė dhe mė ‎tė vogėl.‎
     Ndėrsa disa njerėz e presin iftarin dhe durimi u ka mbaruar, ‎nė dorėn e tyre mbajnė paketėn e duhanit, nė mėnyrė qė ta ēelin ‎iftarin me tė. Po a nuk e dinė kėta njerėz se me njė vepėr tė tillė ata ‎bėjnė njė sėrė gabimesh. E ēelin iftarin me diēka e cila ėshtė e ‎ndaluar, e cila i dėmton e nuk u bėn dobi, bezdisin engjėjt dhe ‎besimtarėt me erėn e gojės sė tyre kur falin namazin e akshamit nė ‎xhami e shumė e shumė tė tjera.‎ ‎ ‎
    Detyrė e kėtyre njerėzve, tė cilėt janė sprovuar me kėtė gjė, ėshtė qė ‎nė kėtė muaj tė marrin inisiativėn par ta lėnė atė.‎
     Ndėrsa disa tė tjerė mezi presin sa tė mbarojė Ramazani nė ‎mėnyrė qė tė khehen pėrsėri tek ngrėnia e pirja si dhe qefet e ‎kėnaqėsitė tė cilat i kanė lėnė nė Ramazan, porse: ‎
    وَأَنْ تَصُومُوا خَيْرٌ لَكُمْ إِنْ كُنتُمْ تَعْلَمُونَ
    ‎" Por, nėse agjėroni, kjo ėshtė akoma mė mirė pėr ju, veē sikur ta ‎dinit." Bekare, 184.‎
    Kėta njerėz nuk e dinė se shfrytėzimi i kėtyre ditėve tė numėruara ‎ėshtė me vlerė tė madhe. Disa nga tė parėt tanė tė mirė kanė thėnė: ‎‎"Nė dynja ndodhet njė Xhenet, kush nuk hyn nė tė, nuk do tė hyjė nė ‎Xhenetin e Ahiretit. Dhe Xheneti i kėsaj dynjaje ėshtė Xheneti i ‎adhurimit dhe ėmbėlsia e besimit.”‎
    Sa keq ėshtė pėr ata njerėz tė cilėt duan tė dalin nga ky Xhenet! ‎Dėgjo o vėlla dhe ti o motėr se ē’thotė dikush nga tė parėt tanė tė ‎mirė nė momentin e vdekjes: “Vėrtet, qaj sepse agjėruesit do tė ‎agjėrojnė pėr Allahun e unė nuk do tė jem me ta dhe do tė falen ‎falėsit e unė nuk do tė jem nė mesin e tyre.” ‎
     O ju vėllezėr! Po a nuk ėshtė e vėrtetė se ka tė tillė qė kėtė ‎muaj e kalojnė vetėm nė gjumė dhe bėhen dembelė? Subhanallah! Sa ‎shumė ndryshim ka midis kėtyre dhe profetit (salallahu alejhi ue ‎selam) e shokėve tė tij, tė cilėt luftėrat mė tė mėdha i kanė patur nė ‎Ramazan. O ju rinia islame, nė kohėn tonė kushtet janė mė tė ‎favorshme se nė kohėn e profetit (alejhi selam) dhe pėrsėri gjejmė qė ‎ata na e kanė kaluar nė tė mira dhe nuk e humbnin kėtė muaj me ‎gjumė. Nė luftėn e Bedrit muslimanėt kur shkuan pėr nė fushėn e ‎betejės 180 km larg kishin tre veta njė kafshė dhe ecnin nė ‎shkretėtirėn pėrvėluese. Lufta e Hendekut ka ndodhur po nė Ramazan ‎dhe nė kėtė muaj ėshtė realizuar dhe hapja e Mekės.‎
     Ėshtė pėr tė ardhur keq kur sheh apo dėgjon se shumė gra i ‎kalojnė ditėt e Ramazanit vetėm nė guzhinė, duke gatuar, jo sikur ky ‎muaj tė jetė muaj agjėrimi, por sikur ėshtė muaj pėr artin e gatimit. ‎Ndėrsa disa tė tjera kur u vjen cikli mujor, shkėputen njėherė e ‎pėrgjithmonė nga pėrkujtimi i Allahut dhe leximi i Kuranit, duke e ‎ditur se gruas me menstruacione i lejohet tė lexojė Kuran, porse ‎Kuranin duhet ta prekė me njonjė picetė apo dorashka.‎
     Ka disa gra tė cilat dalin e shkojnė nė xhami pėr tė falur ‎teravitė me njerėzit, porse kur shkojnė nė tė e kthejnė xhaminė si ‎forum nė tė cilin bisedojnė pėr ēdo problem, njėra pėrgojon kėtė e ‎tjetra atė, saqė disa pėrgojojnė burrat dhe njerėzit e tij. Ndėrsa disa tė ‎tjera marrin me vete fėmijėt e vegjėl dhe kur hynė nė xhami nuk ‎shohin mė se ē’bėhet dhe as nuk kujdesen nėse ata tė bėhen tė ‎bezdisshėm.‎
    ‎ O ju muslimanė! Nė derė keni njė muaj tė begatė i cili ka sjellė me ‎vete mirėsi tė pa fundme, ndaj hapjani atij derėn dhe priteni me ‎zemėrgjerėsi dhe ashtu siē duhet nė mėnyrė qė kur ai tė largohet prej ‎jush tė jeni pastruar prej gjynaheve tuaja. ‎
    Dhe dijeni! Se qėllimi me agjėrimin e Ramazanit ėshtė tė penguarit e ‎vetes nga qejfet, ngrėnia dhe pirja, nė mėnyrė qė tė pėrgatitemi pėr ‎arritjen e kėnaqėsisė. Ai duhet tė na kujtojė barqet bosh tė vėllezėrve ‎tanė tė varfėr dhe duhet tė jetė shkak qė ne tė rregullojmė sjelljet ‎tona.‎
    ‎ Lexoni nė kėtė muaj librin e Allahut, sepse nuk ka rrugė pėr tek Ai ‎dhe nuk ka shpėtim vetėm se me anėn e tij. ‎
    Gjėja mė e mirė me tė cilėn angazhohet njeriu nė Ramazan ėshtė ‎leximi dhe studimi i tij, si dhe puna me tė. Allahu thotė:‎
    فَمَنْ اتَّبَعَ هُدَايَ فَلا يَضِلُّ وَلا يَشْقَى
    ‎"Kushdo qė ndjek udhėzimin Tim, nuk do tė humb e as nuk do tė bjerė ‎nė mjerim e skamje." Taha, 123.‎
    Lexojeni nė kėtė muaj tė begatė atė i cili ėshtė shėrim pėr zemrat dhe ‎qetėsi pėr shpirtėrat. Allahu ka vendosur pėr leximin e tij shpėrblim ‎tė madh. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka ‎thėnė: "Kush lexon njė ajet do tė shpėrblehet me njė tė mirė dhe e ‎mira ėshtė dhjetė fish…" (Tirmidhiu) ‎
    Esuedi (njėri prej tabinėve) ka qenė qė e pėrfundonte sė lexuari ‎Kuranin nė krye tė ēdo tre ditėve. Po kėshtu ka qenė edhe Katade ‎‎(Allahu e mėshiroftė!) dhe kur vinte dhjetėditėshi i fundit ai e lexonte ‎atė pėr ēdo natė.‎
    ‎ O ju qė agjėroni kėtė muaj! Kush dėshiron kėnaqėsinė e pėrjetshme ‎le t’i pėrmbahet adhurimit dhe punėve tė mira. E, nga adhurimet mė ‎tė larta pėr besimtarin pas faljes sė farzeve ėshtė namazi i natės. Me ‎tė kullohen kohėt dhe ėmbėlsohen thirrjet. Me tė garojnė tė mirėt nė ‎errėsirėn e netėve dhe e deshėn dynjanė pėr netėt e saj, ndaj afroi dhe ‎ti hapat me ata qė e falin kėtė namaz (teravitė) derisa t’i mbarrojė ‎imami, sepse pėr tė tillėt ėshtė premtuar falje mėkatesh dhe mirėsi pa ‎fund. Profeti ka thėnė pėr ata qė falin pikėrisht teravitė me imamin: ‎‎"Kush falet me imamin, derisa ai tė mbarojė do t’i shkruhet sikur ‎ėshtė falur gjithė natėn."( Ebu Daud, Tirmidhi, Nesai, Ibnu Maxha, ‎hadithi ėshtė i saktė)‎
    Gjithashtu, ai ka thėnė: "Ramazani ėshtė muaj agjėrimin e tė cilit ua ‎ka obliguar Allahu, ndėrsa unė u kam ligjėruar namazin nė tė, ndaj ‎kush e agjėron dhe falet nė tė do tė pastrohet nga gjynahet si ditėn qė ‎e ka lindur nėna e tij." (Nesai, e ka konsideruar tė mirė Arnauti)‎
    ‎ Si pėrfundim pėrpara se ta mbyllja kėtė temė dėshiroja ti rikujtoja ‎vėllezėrit dhe motrat muslimanė me disa ēėshtje tė rėndėsishme nė ‎lidhje me agjėrimin e Ramazanit.‎
    ‎ Dije Allahu tė mėshiroftė se muaji i Ramazanit fillon me shikimin e ‎hėnės sė re, dhe po me shikimin e saj mbaron, por nėse ajo nuk shihet ‎atėhere plotėsohet Shabani tridhjetė ditė. Profeti (Paqja dhe bekimi i ‎Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Kur ta shihni hėnėn (e re) filloni ‎agjėrimin dhe kur ta shihni pėrsėri pėrfundojeni atė, por nėse ajo nuk ‎duket atėhere plotėsojeni atė (tridhjetė ditė)." (Buhari dhe Muslimi)‎
    ‎ Por nėse hėna e Ramazanit ėshtė parė nė ndonjė shtet dhe paria ‎fetare e vendit tėnd nuk e marin atė pėr bazė, apo bazohen nė ‎shikimin e saj nga vendi mė i afėrt, atėhere kėshilla ime pėr ty ėshtė ‎qė tė agjėroshė me njerėzit dhe me ata ta pėrfundosh, vetėm nėse e ‎shikon hėnėn e Ramazanit nė vendin tėnd vetė, sepse profeti (Paqja ‎dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Agjėroni ditėn kur tė ‎agjėrojnė njerėzit dhe ēeleni atė (hani e pini) ditėn kur ta ēelin ‎njerėzit…." (Tirmidhi hadithi ėshtė i saktė, Albani).‎
    ‎ O ju muslimanė! Ngrihuni pėr tė ngrėnė Suhurin (ushqimin pėrpara ‎ezanit tė sabahut) sepse nė ngrėnien e tij ka bereqet dhe mundohuni ‎ta vononi atė (nė mėnyrė qė ta hani sa mė afėr me ezanin e sabahut) ‎dhe shpejtojeni Iftarin (porsa tė dėgjoni ezanin e akshamit) sepse, kjo ‎ėshtė shenjė qė tregon se nė kėtė ymet vazhdon tė ketė mirėsi,.‎
    Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Hajeni ‎suhurin o njerėz sepse nė ngrėnien e tij ka bereqet." (Buhari dhe ‎Muslimi)‎
    Ndėrsa nė njė hadith tjetėr ka thėnė: "Do tė vazhdojnė njerėzit tė jenė ‎nė mirėsi pėrderisa ata do ta shpejtojnė iftarin." (Buhari dhe Muslimi)‎
    ‎ Nėse dikush ėshtė i sėmurė me sėmundje tė pashėrueshme dhe qė e ‎dėmton agjėrimi, apo ėshtė nė pleqėri tė thellė, atėhere ai nuk agjėron ‎porse ushqen pėr ēdo ditė tė Ramazanit njė tė varfėr. Allahu i ‎Lartėsuar thotė nė Kur'anin Famėlartė:‎
    ‎ ‎وَعَلَى الَّذِينَ يُطِيقُونَهُ فِدْيَةٌ طَعَامُ مِسْكِينٍ ‏
    ‎ "Ndėrsa, sa u pėrket atyre tė cilėt e kanė tė vėshtirė agjėrimin (tė ‎sėmurėt, tė moshuarit etj), ata kanė tė drejtė tė ushqejnė njė tė varfėr ‎pėr ēdo ditė…" Bekare 184‎
    ‎ Gratė qė janė me menstruacione apo lehonat nuk agjėrojnė ditėt e ‎ciklit tė tyre dhe ato i zėvendėsojnė kur tė pastrohen. ‎
    Ndėrsa ato tė cilat janė shtatėzėna nėse gjejnė vėshtirėsi nė agjėrim ‎mund ta agjėrojnė atė pasi tė lindin, e njėjta gjė ėshtė edhe pėr ato tė ‎cilat kanė foshnje nė gji, nėse ato kanė vėshtirėsi nė agjėrimin e tyre ‎mund ti kompesojnė ato mė pas, por edhe nėse kanė frikė pėr ‎foshnjen e tyre.‎
    ‎ Nė kėtė muaj tė madhė prindėrit duhet qė tė vegjėlit e tyre ti venė tė ‎agjėrojnė qoftė edhe njė pjesė fare tė vogėl tė ditės, po ashtu ata ‎duhet qė tė mos bėjnė shpenzime tė tepėrta, aq sa shpenzimet pėr ‎ngrėnie dhe pirje tia kalojnė ditėve tė kaluara nė tė cilat ata nuk kanė ‎agjėruar.‎
    ‎ Ėshtė detyrė e domosdoshme pėr ēdo musliman i cili agjėron qė ta ‎bėjė nijetin pėr agjėrimin qė nė darkėn e ditės sė parė tė Ramazanit. ‎
    ‎ Nėse agjėruesi ha ose pi diēka me harresė, ai duhet tė mos e ‎ndėrpresė agjėrimin e tij dhe nuk e zėvendėson atė ditė, pra agjėrimi i ‎tij ėshtė i saktė. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ‎ka thėnė: "Kush ha apo pi me harresė duke qėnė se agjėron, atėherė le ‎ta plotėsojė agjėrimin e tij, sepse Allahu ėshtė Ai qė e ka ushqyer dhe ‎i ka dhėnė pėr tė pirė." (Buhari dhe Muslimi). ‎
    Por edhe pse diēka e tillė ėshtė dhuratė nga Allahu duhet pėr atė qė e ‎shikon dikė qė ha apo pi me harresė ta kujtojė se ai ėshtė agjėrues.‎
    ‎ Lejohet pėr muslimanėt qė gjatė netėve tė Ramazanit tė shkojnė me ‎gratė e tyre dhe tė hanė e pinė deri nė agim (pra nė eznin e sabahut) ‎sepse Allahu thotė:‎
    أُحِلَّ لَكُمْ لَيْلَةَ الصِّيَامِ الرَّفَثُ إِلَى نِسَائِكُمْ هُنَّ لِبَاسٌ لَكُمْ وَأَنْتُمْ لِبَاسٌ لَهُنَّ عَلِمَ اللَّهُ ‏أَنَّكُمْ كُنتُمْ تَخْتَانُونَ أَنفُسَكُمْ فَتَابَ عَلَيْكُمْ وَعَفَا عَنْكُمْ فَالآنَ بَاشِرُوهُنَّ وَابْتَغُوا مَا ‏كَتَبَ اللَّهُ لَكُمْ وَكُلُوا وَاشْرَبُوا حَتَّى يَتَبَيَّنَ لَكُمْ الْخَيْطُ الأَبْيَضُ مِنْ الْخَيْطِ الأَسْوَدِ ‏مِنْ الْفَجْرِ ثُمَّ أَتِمُّوا الصِّيَامَ إِلَى اللَّيْلِ
    ‎"Ju ėshtė bėrė e ligjshme qė ju tė keni marrėdhėnie me gratė tuaja ‎natėn e agjėrimit. Ato janė vend prehje pėr ju, ashtu siē jeni edhe ju ‎vend prehje pėr ato. Allahu e di mirė se ju gėnjenit vetveten, kėshtu ‎qė Ai u e pranoi pendimin tuaj dhe ju fali. Tash pra, afrojuni atyre ‎dhe kėrkoni atė qė Allahu ka pėrcaktuar pėr ju (fėmijėt, pasardhėsit) ‎dhe hani e pini derisa tė dallohet peri i (drita e) bardhė nė agim ‎qartė nga peri i zi (errėsira e natės), pastaj plotėsoni agjėrimin tuaj ‎deri nė rėnien e natės…" Bekare 187‎
    Nėse dikush zgjohet nga gjumi xhunub ditėve tė Ramazanit ai duhet ‎ta vazhdojė agjėrimin por duhet tė lahet nė mėnyrė qė tė mund tė ‎falet.‎
    ‎ Duhet patur shumė kujdes qė gjatė Ramazanit muslimani tė mos i ‎afrohet bashkėshortes sė tij, sepse ai qė bėn mardhėnie me gruan e tij ‎gjatė ditėve tė Ramazanit duhet tė kompesojė kėtė ditė dhe veē kėsaj ‎tė liroj njė rob, nėse nuk ka, atėhere duhet tė agjėrojė dy muaj pa ‎ndėrprerė, por nėse nuk ka mundėsi ta bėjė dhe kėtė atėhere duhet tė ‎ushqejė gjashtėdhjetė tė varfėr.‎
    ‎ Ata muslimanė tė cilėt nuk agjėrojnė ndonjė ditė tė Ramazanit pėr ‎shkaqe shėndetėsore, apo ngaqė janė udhėtarė nuk duhet qė tė hanė e ‎pinė nė sytė e njerėzve nė mėnyrė qė tė mos hidhen dyshime kundrejt ‎tyre, me pėrjashtim tė atyre qė janė tė shtruar nė spitale apo qė ‎kurohen nė shtėpi.‎
    ‎ Ata tė cilėt janė tė sėmurė me njė sėmundje qė nuk i pengon nga ‎agjėrimi i Ramazanit por qė u ėshtė kėshilluar nga mjeku marja e ‎gjilpėrave ushqyese (si vitamina b), duhet qė ato ti bėjnė pasi tė kenė ‎ēelur iftarin, gjithmonė nėse njė gjė e tillė nuk shkakton probleme pėr ‎tė sėmurin. Njė gjė e tillė kėshillohet edhe pėr ata qė kanė gjilpėra jo ‎ushqyese apo ilaēe tė tjera veē gjilpėrave.‎
    Lejohet pėr atė qė ėshtė udhėtarė qė tė mos agjėrojė, por nėse ‎udhėtimi nuk e mundon atėhere mė mirė pėr tė ėshtė qė tė agjėrojė.‎
    Sė fundi e lus Allahun ta bėjė agjėrimin e kėtij muaji tė lehtė pėr tė ‎gjithė muslimanėt.‎
    O Zot! Bėna prej atyre qė do ta arrinė Ramazanin e do tė dalin prej tij ‎me gjynahe tė falura. Amin‎
    ‎ O Zot! Bėna ne dhe tė gjithė muslimanėt nga ata tė cilėt Ti do ti ‎lirosh nga Zjarri kėtė muaj.‎
    O Zot! Pranoje agjėrimin tonė dhe tė gjithė muslimanėve.‎
    O Zot! Bėna ne dhe tė gjithė muslimanėt prej tė fituarve nė kėtė ‎muaj, dhe mundėsona ta agjėrojmė atė tė sinqertė vetėm pėr Ty.‎
    O Zot! Dhuroi kėtij ymeti nė kėtė muaj madhėshtor mirėsitė dhe ‎krenarinė qė i ke dhėnė Profetit tėnd dhe shokėve tė tij.‎
    O Zot! Ti je falės i madh dhe Mėshirues. Tek Ti pendohemi dhe Ty tė ‎lusim tė na falėsh tė gjitha gjynahet tona.‎
    O Zot! Bėna banorė tė Xhenetit dhe na ruaj nga dėnimi i Xhehenemit.‎
    Dhe Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Profetin tonė tė nderuar ‎Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij, mbi shokėt e ‎tij dhe tė gjithė besimtarėt qė ecin nė rrugėn e tyre deri nė ditėn e ‎gjykimit. ‎
    "Shoku Mjekesise"

  10. #70
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    AGJĖRIMI

    Detyrimi i agjėrimit tė Ramazanit dhe koha e tij


    http://mjekesia-profetike.com/forum/...read.php?t=112

    Agjėrimi i muajit tė Ramazanit ėshtė njė nga shtyllat e Islamit, njė nga detyrimet e caktuara nga Allahu dhe tė gjithė duhet ta dinė domosdoshmėrisht gjykimin e tij nė fe.
    Argument pėr agjėrimin ėshtė Kurani, Suneti dhe Ixhmaja.
    Allahu i Madhėruar thotė: “O ju tė cilėt keni besuar! Ėshtė bėrė detyrim pėr ju agjėrimi, siē ishte detyrim pėr ata para jush.”[1]
    “Ramazani ėshtė muaji nė tė cilin zbriti Kurani, udhėzim pėr njerėzit, argument pėr udhėzim dhe ndarės (i sė drejtės nga humbja). Andaj, kush e arrin kėtė muaj, le tė agjėrojė gjatė tij.”[2] Fjala e Allahut: “Kush e arrin kėtė muaj, le tė agjėrojė gjatė tij”, ėshtė urdhėr dhe urdhri ėshtė detyrim (detyrim).
    Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) ka thėnė: “Islami ėshtė bazuar mbi pesė shtylla...” dhe ndėr to pėrmend: “agjėrimin e Ramazanit”.[3] Hadithet qė tregojnė detyrueshmėrinė dhe mirėsinė e agjėrimit tė Ramazanit janė tė shumta dhe tė njohura.
    Gjithashtu muslimanėt pohojnė njėzėri (ixhma) se agjėrimi i kėtij muaji ėshtė detyrim dhe kush e mohon kėtė, ka dalė nga feja.
    Nga arsyet e detyrimit tė agjėrimit ėshtė se ai pastron shpirtrat nga veset e morali i ulėt dhe i shėron sėmundjet e zemrės. Kjo, sepse agjėrimi i ngushton rrugėkalimet e shejtanit nė trupin e njeriut, kur dihet qė shejtani qarkullon nė trupin e njeriut siē qarkullon gjaku. Kur njeriu ha dhe pi, i shtohet epshi, i dobėsohet vullneti dhe i ulet dėshira pėr adhurim, kurse agjėrimi bėn efektin e kundėrt.
    Agjėrimi tė largon nga kjo botė dhe epshet e saj, si dhe tė ushqen dashurinė pėr botėn e pėrtejme. Po kėshtu, ai ėshtė shtysė pėr dhimbsuri ndaj tė varfėrve dhe tė bėn tė ndjesh vuajtjet e tyre, pasi agjėruesi e provon vetė dhimbjen e urisė dhe etjes.
    Agjėrim, nė terminologjinė fetare, do tė thotė tė privosh veten me qėllim nga disa gjėra tė caktuara, si: ngrėnia, pirja, marrėdhėniet bashkėshortore, shthurja dhe lapėrdhia, e kėto nė njė periudhė kohore tė caktuar.
    Agjėrimi fillon me feksjen e agimit – e cila ėshtė bardhėsia qė shfaqet nė horizont nė ēastet e para tė ditės – dhe mbaron me perėndimin e diellit. Allahu i Madhėruar thotė: “Tani shkoni me to (gratė) dhe veproni ēka jua ka lejuar Allahu! Hani dhe pini derisa tė dalloni brezin e bardhė nga brezi i zi nė agim. Pastaj vazhdojeni agjėrimin derisa tė vijė nata!”[4]
    Detyrimi pėr agjėrimin e Ramazanit fillon me njohjen e hyrjes sė kėtij muaji.
    Pėr tė ditur se kur hyn (fillon) ky muaj ka tri mėnyra:
    - E para, tė shihet hėna e re e kėtij muaji. Allahu i Madhėruar thotė: “Kush e kap kėtė muaj, le tė agjėrojė gjatė tij.”[5] dhe Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) ka thėnė: “Agjėroni kur ta shihni atė (hėnėn e Ramazanit).”[6], pandaj ai qė e sheh vetė hėnėn e kėtij muaji e ka detyrė tė fillojė agjėrimin.
    - E dyta, tė jepet lajmi nga njerėz tė besueshėm tė cilėt e kanė parė hėnėn e kėtij muaji. Nė kėtė rast lejohet agjėrimi me dėshminė e njė njeriu tė drejtė e tė besueshėm se ai e ka parė hėnėn, siē pėrcjell Ibn Umeri: “Njerėzit dolėn tė shihnin hėnėn. Unė njoftova tė Dėrguarin e Allahut se e pashė atė dhe ai filloi agjėrimin, si dhe urdhėroi edhe njerėzit ta fillonin atė.”[7]
    - E treta, kur muaji paraardhės i Ramazanit, Shabani, tė plotėsojė tridhjetė ditė. Kjo nėse hėna nuk shihet natėn e tridhjetė tė Shabanit dhe s’ka ndonjė pengesė qė e ndalon pamjen e saj, si retė, vranėsirat etj. Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) ka thėnė: “Muaji (i Ramazanit) ka njėzet e nėntė ditė, andaj mos agjėroni pa e parė atė (hėnėn) dhe mos e lini agjėrimin pa e parė atė, e nėse ka vranėsira, llogariteni atė (kohėn e tij).”[8] “Llogariteni atė” do tė thotė llogaritni muajin Shaban me tridhjetė ditė dhe pas tij vjen Ramazani. Nė autoritetin e Ebu Hurejres pėrcillet: “Nėse ka vranėsira qė nuk ju lejojnė pamjen e hėnės, llogariteni muajin me tridhjetė (ditė).”[9]
    Agjėrimi i Ramazanit ėshtė i detyrueshėm pėr ēdo musliman nė moshė pėrgjegjėsie dhe qė ka mundėsi fizike pėr tė agjėruar. Agjėrimi nuk ėshtė detyrim pėr jobesimtarin dhe as qė pranohet prej tij, edhe sikur tė agjėrojė. Nėse ky i fundit bėhet musliman gjatė kėtij muaji, ka pėr detyrė tė agjėrojė pjesėn e mbetur tė muajit dhe s’ėshtė i ngarkuar tė agjėrojė pjesėn gjatė sė cilės ishte ende jobesimtar.
    Agjėrimi nuk ėshtė detyrim pėr tė vegjlit nėn moshėn e pėrgjegjėsisė (pjekurisė), por agjėrimi i njė tė vogli tė pėrgjegjshėm, edhe pse nuk e ka mbushur moshėn, pranohet dhe konsiderohet nafile (vullnetar), jo detyrim.
    Po kėshtu agjėrimi nuk ėshtė detyrim pėr njė tė sėmurė mendor, madje atij nuk i pranohet edhe sikur tė agjėrojė, sepse ėshtė i pavullnetshėm (pa nijet) pėr atė qė bėn.
    Agjėrimi nuk ėshtė i detyrueshėm pėr njė tė sėmurė ose udhėtar, kur kėta tė fundit janė nė atė gjendje (tė sėmurė apo nė udhėtim), por e kompensojnė pasi tė kthehen nė gjendjen e mėparshme. Allahu i Madhėruar thotė: “Ai qė ėshtė i sėmurė ose nė udhėtim, le tė kompensojė (ditėt e sėmundjes dhe udhėtimit) me ditė tė tjera.”[10]
    Urdhėresa pėr tė agjėruar i pėrfshin tė gjithė: vendasin dhe udhėtarin, tė shėndetshmin dhe tė sėmurin, tė pastrin dhe lehonėn apo atė me perioda, si dhe atė qė i ka rėnė tė fikėt. Tė gjithė kėta e kanė detyrim nė ngarkim agjėrimin, nė kohėn e vet pėr ata qė kanė mundėsi dhe mė pas me kompensim (kazį) pėr tė pamundurit.
    Nė kohėn e vet janė tė urdhėruar tė agjėrojnė: i shėndetshmi qė nuk ėshtė nė udhėtim dhe gruaja qė nuk ėshtė lehonė, apo me perioda. Mė pas, me kompensim janė tė urdhėruar tė agjėrojnė: i sėmuri qė pritet tė shėrohet, lehona dhe gruaja me perioda. Udhėtari dhe i sėmuri qė mund tė agjėrojė me vėshtirėsi, por pa dėmtuar veten, janė tė lirė tė zgjedhin mes agjėrimit nė kohė dhe atij me kopmensim.
    Ai qė nuk agjėron njė ditė me shkak, por brenda asaj dite i ikėn shkaku i mosagjėrimit, si: udhėtari qė kthehet nga udhėtimi gjatė ditės, lehona ose gruaja me perioda qė pastrohet, jobesimtari qė pėrqafon Islamin, i sėmuri mendor qė vjen nė vete, i sėmuri qė shėrohet dhe i vogli qė mbush moshėn e pjekurisė atė ditė, duhet qė pjesėn e mbetur tė asaj dite ta kalojnė nė agjėrim, edhe pse e kanė nisur pa agjėruar atė.
    Po kėshtu, nėse vėrtetohet se sot p.sh. ėshtė Ramazan dhe nuk qe e mundur tė vėrtetohej kjo gjė dje nė mbrėmje, tė gjithė muslimanėt duhet qė pjesėn e mbetur tė ditės ta kalojnė nė agjėrim dhe pas Ramazanit ta kompensojnė atė.

    Fillimi i agjėrimit tė njė dite dhe mbarimi i tij

    Allahu i Madhėruar thotė: “U ėshtė lejuar juve ēiftimi me gratė tuaja natėn e agjėrimit. Ato janė veshje nderi pėr ju dhe ju jeni veshje pėr to. Allahu e dinte se juve po ju tradhtonte vetja juaj, prandaj ju fali juve dhe ju ēliroi. Tani shkoni me to dhe veproni ēka ju ka lejuar Allahu. Hani dhe pini derisa tė dalloni brezin e bardhė nga brezi i zi nė agim. Pastaj vazhdojeni agjėrimin derisa tė vijė nata!”[11]
    Imam Ibn Kethiri, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė: “Ky ėshtė njė lejim nga Allahu pėr muslimanėt dhe ēlirim nga urdhri qė ishte nė fillim tė Islamit, ku lejohej ngrėnia, pirja dhe marrėdhėnia bashkėshortore, deri nė namazin e jacisė dhe mė pas flihej. Prandaj, nėse falej jacia ose flihej, ngrėnia , pirja dhe marrėdhėniet bashkėshortore ndaloheshin derisa tė vinte nata e ardhshme. Kjo ishte gjė e rėndė pėr njerėzit, andaj kur zbriti ky ajet, ata u gėzuan jashtė mase, sepse Allahu e lejoi ngrėnien, pirjen dhe ēiftimin nė ēdo kohė tė natės, derisa tė shfaqej brezi i bardhė i agimit nė terrin e saj.”[12]
    Nga ky ajet pėrcaktohen kufijtė e fillimit dhe mbarimit tė agjėrimit tė njė dite. Fillimi ėshtė me feksjen e agimit, ndėrsa mbarimi ėshtė me perėndimin e diellit.
    Me lejimin e ngrėnies dhe pirjes deri nė agim, faktohet edhe pėlqyeshmėria e ngrėnies sė syfyrit[13], gjithashtu nė dy “Sahihėt” pėrcillet nga Enesi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė) se i Dėrguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) ka thėnė: “Hani syfyr, sepse nė tė ka begati (bereqet).”[14]
    Nxitja pėr ngrėnien e syfyrit pėrmendet nė shumė hadithe, qoftė edhe vetėm njė gllėnjkė ujė. Ėshtė e pėlqyeshme qė syfyri tė shtyhet deri pak para feksjes sė agimit.
    Nėse njeriu zgjohet xhunub ose gruaja me menstruacione pastrohet nga ato para agimit tė asaj dite, duhet tė hanė syfyr dhe tė fillojnė agjėrimin duke e shtyrė larjen (gśsulin) pas lindjes sė diellit.
    Disa njerėz hanė syfyr qė herėt, sepse rrinė zgjuar shumicėn e natės, dhe flenė disa orė para agimit. Nė kėtė mėnyrė kėta bėjnė disa gabime:
    Sė pari, e fillojnė agjėrimin para kohės sė tij.
    Sė dyti, humbin namazin e sabahut me xhemat dhe kėshtu kundėrshtojnė Allahun, duke mos zbatuar detyrimin qė Ai ka vendosur pėr kėtė.
    Sė treti, ata ndoshta e vonojnė namazin e sabahut dhe e falin pas lindjes sė diellit. Ky ėshtė mėkat edhe mė i madh, kur Allahu i Madhėruar thotė: “Mjerė pėr ata qė falen, tė cilėt ndaj faljes sė tyre janė neglizhentė.”[15]
    Muslimani duhet qė tė bėjė nijet pėr agjėrimin qė natėn, prandaj nėse bėn nijet agjėrimin, duhet ta mbajė atė edhe nėse zgjohet vetėm pas lindjes sė diellit dhe agjėrimi i tij nė kėtė formė ėshtė i saktė dhe i plotė, nė dashtė Allahu.
    Iftari[16] ėshtė e pėlqyeshme tė hahet menjėherė, pa vonesė, pas perėndimit tė diellit, nėse vėrtetohet qė dielli ka perėnduar. Kjo dallohet duke e parė atė ose kur dėgjohet ezani i mbrėmjes (akshamit). Sehl ibn Sadi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė) pėrcjell se Profeti ka thėnė: “Pėrderisa njerėzit tė pėrshpejtojnė iftarin, ata janė nė gjendje tė mirė.”[17]
    Nė njė hadith kudsi, Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) ka thėnė fjalėt e Allahut: “Nga robtė e Mi mė tė dashur ėshtė ai qė e pėrshpejton iftarin.”[18]
    Suneti ėshtė qė iftari tė fillohet me hurma arabie tė freskėta. Nėse kėto nuk gjenden atėherė me hurma arabie tė thata dhe nėse edhe kėto s’gjenden, atėherė tė ēelet me ujė, siē pėrcjell Enesi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė): “Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) para se tė falej, e ēelte iftarin me hurma arabie tė freskėta, nėse nuk kish tė freskėta e ēelte me hurma arabie tė thata e nėse s’kish as hurma arabie tė thata gjerbte disa gllėnjka ujė.”[19] Nėse nuk gjendet asgjė nga kėto qė u pėrmendėn, atėherė iftari ēelet me ēka tė gjendet nga ushqimet dhe pijet.
    Kėtu ka diēka qė duhet pasur kujdes. Disa njerėz ulen nė tavolinė pėr iftar dhe hanė darkė, duke lėnė kėshtu namazin e akshamit me xhemat nė xhami. Ky ėshtė njė gabim i madh nga ana e tyre. Nė kėtė mėnyrė ata i heqin vetes njė shpėrblim tė madh dhe e ēojnė atė nė rrezik. Agjėruesi duhet qė fillimisht ta ēelė iftarin, pastaj tė shkojė nė xhami pėr namaz e mė pas tė darkojė.
    Ėshtė e pėlqyeshme qė para se tė ēelėsh iftarin, tė thuash ndonjė lutje. Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) ka thėnė: “Agjėruesi nė iftarin e vet, ka njė lutje qė nuk i kthehet mbrapsht.”[20]
    Njė nga lutjet e pėrcjella pėr kėtė ėshtė: “Allahumme leke sumtu ue ala rizkike eftartu.”[21] (O Zot! Pėr Ty agjėrova dhe nga rrizku Yt hėngra iftar). Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) kur ēelte iftarin thoshte: “Dhehebedh-dhame’u uentel-letil urukś ue thebetel exhru inshallahu!”[22] (Etja u shua, trupi u freskua dhe shpėrblimi tek Allahu u vendos, nė dashtė Allahu!)
    Muslimani duhet t’i mėsojė rregullat e agjėrimit dhe iftarit se kur bėhen dhe si bėhen, nė mėnyrė qė ta kryejė atė nė formėn e duhur, sipas sunetit tė Profetit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) qė agjėrimi i tij tė jetė i saktė e i vlefshėm dhe puna e tij tė jetė e pranueshme tek Allahu, sepse kjo ėshtė mė e rėndėsishmja nga ēka thamė. Allahu i Madhėruar thotė: “Pėr atė qė shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e pėrmend shpesh Allahun, i Dėrguari i Allahut ėshtė shembull i mirė.”[23]

    Ēfarė e prish agjėrimin

    Janė disa gjėra qė e prishin agjėrimin. Muslimani duhet t’i dijė kėto qė t’u shmanget dhe tė ruhet prej tyre.
    1- Marrėdhėniet intime.
    Nėse agjėruesi kryen marrėdhėnie seksuale, i prishet agjėrimi i asaj dite dhe ai duhet ta kompensojė atė me njė ditė tjetėr nė agjėrim. Veē kompensimit me agjėrim, i duhet ta paguajė shluerjen e gjynahut qė ėshtė: tė ēlirojė njė skllav. Nėse s’ka skllevėr, ose nėse nuk ka me se tė paguajė, atėherė duhet tė agjėrojė pėr atė ditė dy muaj pa ndėrprerje. Nėse nuk ka mundėsi qė tė agjėrojė dy muaj rresht pa ndėrprerje, pėr shkaqe tė pranueshme nė Sheriat, atėherė duhet tė ushqejė gjashtėdhjetė tė varfėr, pėr ēdo tė varfėr njė kilogram e gjysmė nga ushqimi i zakonshėm qė hahet nė atė vend.
    2- Dalja e spermės.
    Kjo pėr shkak tė puthjes, prekjes apo shikimeve me epsh, ose nga masturbimi. Nėse ndodh kjo, agjėrimi prishet pėr atė ditė dhe duhet kompensuar me njė ditė tjetėr, por pa shlyerje (kefare), sepse shlyerja ėshtė posaēėrisht pėr marrėdhėniet seksuale.
    Ndėrsa atij qė i del sperma nė gjumė, nuk i prishet agjėrimi dhe nuk duhet tė kompensojė gjė, sepse kjo nuk ėshtė nė zgjedhjen e tij. Atij i duhet vetėm tė lahet (tė marrė gśsul) nga tė qenėt xhunub.
    3- Ngrėnia dhe pirja me dashje.
    Allahu i Madhėruar thotė: “Hani dhe pini derisa tė dallohet brezi i bardhė nga brezi i zi nė agim. Pastaj vazhdojeni agjėrimin deri natėn.”[24]
    Ndėrsa pėr atė qė ha dhe pi nė harresė, kjo nuk ndikon nė agjėrimin e tij, sepse ėshtė e paqėllimshme. Nė njė hadith thuhet: “Kush harron dhe ha e pi duke qenė agjėrues, le ta vazhdojė agjėrimin, sepse e gostiti Allahu me tė ngrėnė e me tė pirė.”[25]
    Nga gjėrat qė e prishin agjėrimin janė edhe: Arritja e ujit nė bark nga hundėt, marrja e lėndėve ushquese ose e gjakut nga venat me anė tė gjilpėrave, siē ėshtė edhe serumi. Kurse gjilpėrat pa lėndė ushqyese, gjithsesi duhen shmangur dhe shtyrė pas perėndimit tė diellit, pėr tė ruajtur agjėrimin, sepse Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) ka thėnė: “Lėri ato qė tė ēojnė nė dyshime dhe zėvendėsoji me ēka nuk tė ēon nė dyshime.”[26]
    4- Nxjerrja e gjakut nga trupi me hixhame (thithja e gjakut me kupa) ose dhurim tė gjakut pėr transfuzion.
    Kėto e prishin agjėrimin, kurse nxjerrja e njė pike tė vogėl gjaku, siē bėhet pėr analizat e gjakut, nuk ndikon tek agjėrimi dhe nuk e prish atė. Po kėshtu edhe dalja e gjakut pa dėshirė, siē del nga hundėt, nga plagėt ose kur shkulet ndonjė dhėmb, nuk e prish agjėrimin.
    5- Vjellja e qėllimshme.
    Nėse nxjerrja e ushqimit ose e pijes nga goja, provokohet me qėllim dhe vjell, atėherė agjėrimi prishet. Por nėse kjo gjė vjen vetvetiu, pa provokime dhe pa dėshirė, atėherė agjėrimi nuk prishet, sepse Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) ka thėnė: “Ai qė e zėnė tė vjellat, s’ka detyrim tė kompensojė (kazį), ndėrsa ai qė vjell qėllimisht, duhet tė kompensojė.”[27]
    Agjėruesi duhet t’i shmanget mjekimit tė syve me pikatore ose diēka tjetėr, nė mėnyrė qė ta ruajė agjėrimin e tij.
    Kur merr abdes, nuk duhet ta thithė fort ujin me hundė ose me gojė, sepse kėshtu uji mund tė arrijė deri nė bark. Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) ka thėnė: “Thithe mirė ujin, pėrveēse kur je agjėrues.”[28]
    Siuaku nuk ndikon tek agjėrimi, pėrkundrazi, ėshtė i pėlqyeshėm nė ēdo kohė tė ditės, sipas mendimit mė tė saktė nė kėtė temė.
    Nėse hyn nė grykė pluhur ose ndonjė mizė, kjo nuk e prish agjėrimin.
    Agjėruesi duhet t’u shmanget gėnjeshtrave, pėrfoljeve dhe sharjeve. Nėse dikush e shan ai le t’i pėrgjigjet: “Unė agjėroj!” Disa njerėz e kanė tė lehtė tė mos hanė e tė mos pinė, por nuk e kanė tė lehtė t’i lėnė disa fjalė dhe veprime tė ulėta qė u janė bėrė zakon, prandaj njė nga selefėt (tė parėt tanė tė mirė) ka thėnė: “Gjėja mė e lehtė e agjėrimit ėshtė tė lėsh ngrėnien dhe pirjen.”
    Prandaj muslimani duhet t’i druhet Allahut e t’i frikėsohet Atij, ta ndiejė madhėshtinė e Zotit dhe se Ai e kontrollon nė ēdo ēast dhe nė ēdo rrethanė e nė kėtė mėnyrė ta ruajė agjėrimin prej gjėrave qė e prishin ose e cungojnė atė, qė agjėrimi i tij tė jetė sa mė i vlefshėm.
    Agjėruesi duhet tė pėrmendė Allahun, tė lexojė Kuran dhe tė falė namaze vullnetare sa mė shpesh, sepse tė parėt tanė tė mirė, kur agjėronin, uleshin nė xhami dhė thoshin: “Ruajmė agjėrimin tonė dhe nuk pėrgojojmė ndokėnd.” Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) gjithashtu ka thėnė: “Kur dikush nuk lė fjalėn dhe punėn e keqe, Allahu s’ka nevojė qė ai tė lėrė ngrėnien dhe pirjen.”[29] Kjo, pėr arsye se afrimi tek Allahu nuk arrihet me lėnien e epsheve tė lejuara jashtė agjėrimit (ngrėnia dhe pirja), nėse nuk lihen gjėrat e ndaluara gjatė dhe jashtė agjėrimit, siē janė gėnjeshtra dhe cėnimi i tė tjerėve nė gjakun, pasurinė dhe nderin e tyre.
    Nė autoritetin e Ebu Hurejres pėrcillet: “Agjėruesi ėshtė duke adhuruar (Allahun), pėrderisa nuk pėrgojon dhe nuk cėnon njė musliman tjetėr.”[30] Ndėrsa Enesi pėrcjell: “Nuk agjėron ai qė vazhdon tė hajė mishin e njerėzve (d.m.th. pėrflet tė tjerėt).”[31]Agjėruesi lė disa gjėra qė jashtė agjėrimit janė tė lejuara (tė ngrėnėt, tė pirėt dhe marrėdhėniet bashkėshortore), por mė parėsore ėshtė qė ai tė lėrė ato gjėra qė janė tė ndaluara nė ēdo kohė, gjatė dhe jashtė agjėrimit, sepse kėshtu do tė radhitej vėrtet ndėr agjėruesit.

    Rregullat e kompensimit (kazį) tė agjėrimit

    Ai qė e prish agjėrimin e njė dite ose mė shumė nė Ramazan, me shkak tė lejuar dhe tė pranueshėm nga Sheriati apo me shkak tė ndaluar, siē ėshtė marrėdhėnia seksuale etj., duhet qė atė ditė ta kompensojė, duke agjėruar njė ditė tjetėr (a mė shumė) nė vend tė saj. Allahu i Madhėruar thotė: “Le tė kompensojė (ditėt e paagjėruara) me ditė tė tjera.”[32]
    Ėshtė e pėlqyeshme qė kėtė kompensim ta kryejė sa mė parė, qė ta heqė nga pėrgjegjėsia.
    Gjithashtu ėshtė e pėlqyeshme qė ato ditė qė i ka lėnė pa agjėruar, t’i agjėrojė mė pas me kompensim nė vijimėsi njėra pas tjetrės, megjithatė lejohet t’i agjėrojė edhe veē e veē. Po kėshtu lejohet qė agjėrimi i kompensimit tė vonohet, sepse ka kohė tė mjaftueshme (deri para Ramazanit tė vitit tė ardhshėm). Por nėse vjen muaji Shaban i viti tė ardhshėm dhe prej kėtij muaji kanė ngelur vetėm aq ditė sa ka lėnė pa agjėruar Ramazanin e kaluar, i duhet medoemos tė fillojė menjėherė agjėrimin dhe pa ndėrprerje nė ditė, sepse koha nuk i lejon mė vonesa. Nuk lejohet qė kompensimi tė shtyhet pas Ramazanit tjetėr, pa arsye tė pranueshme, sikurse pėrcjell Aishja (Allahu qoftė i kėnaqur me tė): “Kisha ditė tė paagjėruara tė Ramazanit, qė nuk i kompensoja dot deri nė Shaban.”[33]
    Ky hadith tregon se koha e kompensimit ėshtė e gjerė, por deri nė muajin Shaban, para se tė hyjė Ramazani i ardhshėm.
    Nėse e shtyn kompensimin derisa tė hyjė Ramazani tjetėr, atėherė duhet qė tė agjėrojė Ramazanin ku ndodhet, pastaj pas tij le tė kompensojė ato qė ka nė pėrgjegjėsi. Nėse ky vonim bėhet me njė arsye tė pranueshme, atėherė duhet tė kompensohen vetėm ditėt e Ramazanit tė shkuar. Por nėse vonesa nuk ka ndonjė arsye konkrete, duhet qė veē kompensimit, tė ushqejė njė tė varfėr pėr ēdo ditė qė ka nė pėrgjegjėsi, duke i dhėnė atij njė kilogram e gjysmė nga ushqimi i pėrditshėm i atij vendi.
    Nėse dikush vdes pa kompensuar para Ramazanit tė ri, nuk merr gjynah, sepse atij i lejohej shtyrja deri nė kohėn kur vdiq.
    Nėse vdes pas Ramazanit tė ri dhe vonesa e kompensimit ishte me arsye tė pranueshme, si: sėmundja, udhėtimi i gjatė etj. edhe nė kėtė rast nuk merr gjynah.
    Por nėse vonesa ishte pa arsye tė pranueshme, duhet tė shlyejė mėkatin pėr lėnien e kompensimit duke ushqyer njė tė varfėr, pėr ēdo ditė qė kishte nė pėrgjegjėsi.
    Nėse vdes dikush qė kishte nė pėrgjegjėsi agjėrim shlyerjeje, si agjėrimi i shlyerjes sė dhiharit[34], ose agjėrimi i shlyerjes pėr kurbanin qė duhet tė bėjė haxhiu, atėherė tė afėrmit e kėtij njeriu ushqejnė pėr tė, njė tė varfėr pėr ēdo ditė qė ai kishte nė pėrgjegjėsi, nga pasuria qė ai ka lėnė nė trashėgim dhe nuk agjėrojnė nė vend tė tij, sepse agjėrimi nuk kryhet me zėvendėsim ndaj njė tjetri kur ai ėshtė gjallė, po kėshtu edhe pas vdekjes. Ky ėshtė mendimi i shumicės sė dijetarėve.
    Nėse vdes dikush qė kishte nė pėrgjegjėsi agjėrim zotimi, ėshtė e pėlqyeshme qė njeriu i tij mė i afėrt tė agjėrojė nė vend tė tij, sepse pėrcillet nė dy “Sahihėt” se njė grua erdhi te Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) dhe i tha: “Nėna ime vdiq dhe kishte nė pėrgjegjėsi agjėrim zotimi, a tė agjėroj unė nė vend tė saj?” Ai (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) tha: “Po.”[35] Dhe njeriu mė i afėrt ėshtė trashėgimtari.
    Ibn Kajimi, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė: “Zėvendėsimi nė agjėrimin e zotimit lejohet, kurse nė agjėrimin e detyrueshėm, jo. Ky ėshtė mendimi i Ahmedit dhe i disa tė tjerėve. Pėr kėtė pėrcillet edhe nga Ibn Abasi dhe Aishja (Allahu qoftė i kėnaqur me ta) dhe ky mendim pėrftohet nga argumentet dhe analogjitė, sepse zotimi nuk ėshtė detyrim nga Sheriati nė origjinė, por ėshtė detyrim qė njeriu ia vė vetė vetes dhe gjykohet si borxh (qė dikush mund t’ia shlyejė njė tjetri), prandaj edhe Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) e shėmbėllen me borxhin.
    Kurse agjėrimi qė e ka detyruar Allahu nė origjinė, ėshtė njė nga shtyllat e Islamit, pėr kėtė nuk mund tė kryhet nė vend tė dikujt tjetėr kurrėsesi, sikurse nuk mund tė kryhet falja dhe dy dėshmitė nė vend tė dikujt tjetėr, sepse qėllimi ėshtė qė robi t’i kryejė vetė kėto me bindje, pėr tė shfaqur robėrinė dhe bindjen ndaj Allahut dhe pėr tė kryer atė pėr ēka ėshtė krijuar. Kėtė gjė nuk mund ta bėjė dikush tjetėr, siē nuk falet dikush tjetėr nė vend tė tij.”[36]
    Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė: “Sa pėr agjėrimin e Ramazanit, dije se Allahu nuk e ka detyruar pėr atė qė s’ka mundėsi, por e ka urdhėruar tė ushqejė njė tė varfėr si shpagesė. Prandaj edhe kompensimi ėshtė detyrė pėr atė qė ka mundėsi, pra nuk ėshtė nevoja qė dikush tė kompensojė nė vend tė njė tjetri. Pėr atė qė nuk ka mundėsi, ushqehet njė i varfėr pėr ēdo ditė qė ka nė pėrgjegjėsi. Kėtė gjykim ka pasur Ahmedi, Is’haku dhe tė tjerė, e kjo pėrftohet nga studimi dhe konteksti i argumenteve.”
    Kurse agjėrimi i zotimit mund tė kryhet nė vend tė dikujt tjetėr, sipas haditheve autentike, e pėr kėtė askush nuk bie nė kundėrshtim.

    Ē’duhet tė bėjė ai qė e lė agjėrimin pėr shkak tė sėmundjes apo moshės sė vjetėr

    Allahu i Madhėruar e ka detyruar agjėrimin e Ramazanit pėr muslimanėt: ta kryejnė nė kohė ata qė kanė mundėsi dhe ata qė s’kanė mundėsi, ta kryejnė duke e kompensuar nė ditė tė tjera.
    Por ka edhe njė kategori tė tretė njerėzish, tė cilėt s’kanė mundėsi tė agjėrojnė as nė kohė dhe as ta kompensojnė agjėrimin mė vonė, siē janė pleqtė e rrėgjuar dhe njerėzit me sėmundje tė pashėrueshme. Kėsaj kategorie, Allahu i Madhėruar ia ka lehtėsuar barrėn dhe nė vend tė agjėrimit e ka ngarkuar tė ushqejnė njė tė varfėr pėr ēdo ditė tė Ramazanit: “Allahu nuk e ngarkon dikė, veēse sipas mundėsisė.”[37] dhe: “Ata qė munden, tė japin shpagim (fidje) duke ushqyer njė tė varfėr.”[38]. Ibn Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė) ka thėnė: “Plaku i rrėgjuar dhe gruaja nė moshė tė thyer qė nuk mund tė agjėrojnė, nė vend tė agjėrimit ushqejnė njė tė varfėr pėr ēdo ditė.”[39]
    Edhe i sėmuri qė vuan nga njė sėmundje e pashėrueshme, merr tė njėjtin gjykim si plaku i rrėgjuar dhe ushqen njė tė varfėr pėr ēdo ditė tė agjėrimit.
    Ndėrkohė, ata qė e lėnė agjėrimin pėr njė shkak kalimtar, si: udhėtari, i sėmuri qė shėrohet, shtatzėna dhe mėndesha (qė i jep gji fėmijės sė saj) qė kanė frikė pėr fėmijėt dhe veten e tyre, lehona dhe gruaja me perioda, duhet ta kompensojnė duke agjėruar ditė tė tjera nė vend tė atyre qė lanė pa agjėruar, sikurse thotė Allahu i Madhėruar: “Ai qė ėshtė i sėmurė ose nė udhėtim, le tė kompensojė (ditėt e sėmundjes apo tė udhėtimit) me ditė tė tjera.”[40]
    Ėshtė sunet pėr atė tė sėmurė qė e dėmton agjėrimi dhe pėr atė udhėtar qė i lejohet shkurtimi i namazit, tė mos agjėrojė, sepse Allahu i Madhėruar thotė pėr ta: “...le tė kompensojnė me ditė tė tjera.” d.m.th. tė mos agjėrojnė ato ditė dhe t’i kompensojnė me ditė tė tjera (pas Ramazanit). Ai gjithashtu thotė: “Allahu do pėr ju tė lehtėn dhe jo tė vėshtirėn.”[41] dhe Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė), sa herė qė detyrohej tė zgjidhte, zgjidhte mė tė lehtėn.[42] Nė dy “Sahihėt” pėrcillet se: “Nuk ėshtė mirėsi tė agjėrohet nė udhėtim.”[43]
    Nėse i sėmuri apo udhėtari agjėrojnė, u quhet agjėrimi, edhe pse kjo nuk ėshtė e pėlqyeshme, kurse lehona dhe gruaja me perioda, e kanė tė ndaluar tė agjėrojnė dhe nėse e bėjnė kėtė, nuk u vlen dhe as u quhet agjėrimi.
    Nėna qė mėnd fėmijėn dhe shtatzėna, duhet t’i kompensojnė mė pas ditėt e lėna pėr shkak tė mėndjes dhe shtatzėnisė. Pėrveē kompensimit, nėse e kanė lėnė agjėrimin nga frika pėr fėmijėn, duhet tė ushqejnė edhe njė tė varfėr pėr ēdo ditė tė lėnė.
    Ibn Kajimi, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė: “Ibn Abasi dhe tė tjerė nga sahabėt, kanė dhėnė fetva (gjykim fetar pėr njė ēėshtje tė caktuar) pėr shtatzėnėn dhe gjidhėnėsen, qė nėse frikėsohen pėr fėmijėt e tyre, tė mos agjėrojnė, por tė ushqejnė pėr ēdo ditė (tė lėnė) nga njė tė varfėr, duke zėvendėsuar kėshtu agjėrimin me ushqimin e njė tė varfri, d.mth. pėr atė kohė, si dhe duke kompensuar me agjėrim mė vonė.”
    I lejohet ta prishė agjėrimin edhe atij qė i duhet t’i shpėtojė jetėn dikujt, si p.sh. dikujt qė ėshtė duke u mbytur (nė det etj.) ose kujtdo tjetėr. Ibn Kajimi ka thėnė: “Shkaqet e mosagjėrimit janė katėr: udhėtimi, sėmundja, periodat dhe frika e ndokujt se mund t’i dėmtohet ose humbasė shėndeti nga agjėrimi, dhe te kjo e fundit futet shtatzėna, gruaja qė i jep gji foshnjės dhe ai qė po mbytet (nė ujė).”[44]
    Muslimani duhet ta pėrcaktojė qė natėn nijetin e agjėrimit, si agjėrim tė Ramazanit, agjėrim kompensimi ose agjėrim zotimi, duke qenė i bindur se po agjėron Ramazanin, po kompenson ditėt e lėna, ose po agjėron pėr shlyerje apo zotim. Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) ka thėnė: “Punėt janė me qėllime (nijete). Ēdokush shpėrblehet pėr qėlimin qė ka.”[45] dhe nga Aishja (Allahu qoftė i kėnaqur me tė) pėrcillet se: “Atij qė nuk bėn nijet agjėrimin qė para lindjes sė diellit, nuk i quhet agjėrimi.”[46]. Kėshtu qė nijeti i agjėrimit tė detyrueshėm duhet bėrė qė natėn.
    Nėse dikush e bėn nijetin e agjėrimit ditėn, si ai qė zgjohet pas lindjes sė diellit dhe s’ka ngrėnė ende asgjė e pastaj bėn nijet qė tė agjėrojė, nuk i vlen agjėrimi, pėrveē rasteve kur ėshtė vullnetar (nafile), jo i detyrueshėm. Agjėrimi i detyrueshėm, nuk quhet nėse nijeti pėr tė bėhet ditėn (e agjėrimit), pėr shkak se e gjithė dita ėshtė kohė e detyrueshme pėr agjėrim dhe nijeti i bėrė gjatė ditės nuk e pėrfshin tė shkuarėn (e pjesės sė kaluar nga ajo ditė).
    Pėr sa i pėrket agjėrimit tė vullnetshėm, lejohet dhe vlen tė bėsh nijet ditėn, sepse nga Aishja (Allahu qoftė i kėnaqur me tė) pėrcillet se Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) hyri njė ditė tek ajo dhe i tha: “A keni gjė (pėr tė ngrėnė)?” Ajo iu pėrgjigj: “Jo.” dhe ai ia ktheu: “Atėherė unė po agjėroj.”[47]
    Hadithi tregon se Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) s’kishte qėllim tė agjėronte atė ditė, sepse kėrkoi pėr tė ngrėnė. Ky ėshtė argument se pėr agjėrimin vullnetar, lejohet tė vonosh nijetin ditėn dhe me kėtė veēohet nga rastet e tjera ku pėrcillet ndalimi (qė ėshtė pėr agjėrimin e detyrueshėm: Ramazanin, shlyerjen dhe zotimin).
    Kusht qė agjėrimi vullnetar me nijetin e bėrė ditėn tė konsiderohet i vlefshėm, ėshtė tė mos kesh ngrėnė apo pirė gjė atė ditė. Nėse ka ndodhur e kundėrta, agjėrimi i asaj dite ėshtė i pavlefshėm, pa asnjė diskutim.



    --------------------------------------------------------------------------------
    [1] Bekare, 183.

    [2] Bekare, 185.

    [3] Mutefekun alejhi.

    [4] Bekare, 187.

    [5] Bekare, 185.

    [6] Mutefekun alejhi.

    [7] Ebu Daudi, Ibn Hibani, Hakimi, Darekutni.

    [8] Mutefekun alejhi.

    [9] Mutefekun alejhi.

    [10] Bekare, 184.

    [11] Bekare, 187.

    [12] Nė “Tefsir Ibn Kethir”.

    [13] Syfyri ėshtė ngrėnia dhe pirja e fundit para agimit, pėr tė filluar mė pas agjėrimin.

    [14] Mutefekun alejhi.

    [15] Maun, 4-5.

    [16] Iftari ėshtė ngrėnia dhe pirja pas perėndimit tė diellit, me tė cilėn mbyllet agjėrimi.

    [17] Mutefekun alejhi.

    [18] Tirmidhiu.

    [19] Ahmedi, Tirmidhiu, Ebu Daudi.

    [20] Ibn Maxhja.

    [21] Ebu Daudi.

    [22] Ebu Daudi.

    [23] Ahzab, 21.

    [24] Bekare, 189.

    [25] Mutefekun alejhi.

    [26] Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu, Hakimi.

    [27] Ebu Daudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhja.

    [28] Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxhja.

    [29] Buhariu.

    [30] Ibn ebi Shejbe, Dilemi, Ibn Udeji.

    [31] Ibn ebi Shejbe.

    [32] Bekare, 184.

    [33] Mutefekun alejhi.

    [34] Dhihar ėshtė ajo gjendje kur burri nuk shkon nė shtrat me gruan e vet, duke i thėnė: “Ti i ngjan nėnės (ose motrės) time, prandaj pėr mua je e ndaluar.”

    [35] Mutefekun alejhi.

    [36] Mutefekun alejhi.

    [37] Bekare, 286.

    [38] Bekare, 184.

    [39] Buhariu.

    [40] Bekare, 185.

    [41] Bekare, 185.

    [42] Mutefekun alejhi.

    [43] Mutefekun alejhi.

    [44] Nė “Hashijetur-rraudil muraba’a”.

    [45] Buhariu, Muslimi.

    [46] Nesaiu, Ebu Daudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhja.

    [47] Muslimi, Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxhja.
    "Shoku Mjekesise"

  11. #71
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Kalendari Agjerimit

    http://www.islamicfinder.org/
    "Shoku Mjekesise"

  12. #72
    i/e regjistruar Maska e diita
    Anėtarėsuar
    16-10-2007
    Vendndodhja
    De
    Postime
    283
    Ne cilen date fillon Ramazani?
    Allahu na pranofte agjerimin.
    Selam!

  13. #73
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    me date 22 gusht fillon diita.Por se do shikojme henen dhe vendet muslimane cfare dite do fillojne.

    http://www.islamicfinder.org/calenda...p?base=g&lang=

    Ketu keni kalendaret per gjithe boten oraret e faljes dhe agjerimit

    http://www.islamicfinder.org/world.php
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _Mersin_ : 12-08-2009 mė 09:31
    "Shoku Mjekesise"

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Namazi - Dispozita, urtėsia dhe vlera e tij
    Nga La_Lune nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 15:05
  2. Urtesia E Therjes Sipas Urdherava Hyjnore
    Nga fioreal nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-11-2005, 01:41
  3. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  4. Urtesia e Agjerimit te Ramazanit!
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-11-2004, 13:36
  5. Agjerimi per Kreshmet
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-03-2003, 09:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •