Close
Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 73
  1. #31
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Citim Postuar më parë nga altini55
    Mos dilni si bishti para sqeparit o milet per te knaqur epshtet tuaja ketu kemi mendime te dijetarve te elih sunna dhe ato do mare per baze kini frik Allahun kur pergjigjeni si kompetenta ne pjyetje te tilla pa asnje argument nga Kur'ani dhe i i derguari i Allahut s.a.s

    la haule uea huvete ila bilah

    .
    Altini!
    Une po flisja per njerez normale, nese dikujt puthja do i shkaktonte edhe crregullime te tjera, do i keshilloja tja fuse nje xhiro nga psikologu.

    Vetem tek dijetaret hanefij puthja, eshte e papelqyer tek te rinjte, ndersa per nje moshe mesatare dhe te thyer nuk perben asnje problem per agjerimin.
    Nderkohe qe dijetaret e medhhebeve te tjera e lejojne plotesisht.
    Me fal fundja qe nuki kam aq nerva sa te lexoj mesazhin ting tip carcafi qe nje zot e di nga i ke bere copy.
    La haule ue la ku-uete il-la billah.
    Moda e fundit ky kercimi ne fyt, te pekten tek ky neforum sepse dikur ska qene.
    Shikoji gjerat pak me gjere i dashur se islami nuik eshte cka thene Feuzani, as filani, por merren nje sere mendimesh shqyrtohen dhe me pas shikloje edhe vetveten ku je.
    Jo se dua te te kundershtoj ate postin jo,por thjeshte thashe mendimin qe kam lexuar tek libri i agjerimit dhe disa fetfa mi te.
    Fundja ka nisur ketu te zbatohet biblaOse me ne Ose kunder nesh
    Nese do te me detyrosh mua apo dike tjeter te te lexoje postet me dhune, genjen vetveten ne rradhe te pare.
    Edhe dicka te dish, po te nis te te lexoj neper tema jam i sigurte qe duhet te diskutoj me ty gjate e gjere mbi ato qe sjell ndaj me mire nuk i acaroj nervat me to.
    Agjerim te mbare dhe...
    Selam alejkum
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #32

    Lightbulb Agjerimi, ibadet i mesazheve madhore!

    Agjerimi, lidhje e materials dhe shpirterores:

    Agjerimi eshte misherim praktik i konceptit universal islam i cili nuk ben dallim ndermjet asaj qe eshte shpirterore dhe materiale. Gjate agjerimit, muslimani permes lenies se ushqimitdhe gjerave tjera qe e prishin agjerimin, e qe perbejne elementin material, ben astrimin e shpirtit duke i hudhur veset e liga dhe punet jo te hijshme qe e perbejne elementin shpirteror. Poashtu, ne agjerim misherohen edhe aspektet tjera te cilet e perfaqesojne dimenzionin shpirteror si: humanizmi, bamiresia, solidariteti, urtesia, durimi, bujaria, ndershmeria, senzibiliteti, meshira, butesia, falja, pendimi, devotshmeria etj.

    Dominimi i shpirterores mbi materialen:

    Me agjerim, dominon shpirterorja mbi materialen, sepse njeriu edhe pse nga natyra e tij i lakmon ushqimet e ndryshme, ai per hire te All-llahut xh.sh i len ato, nuk u nenshtrohet kerkesave materiale te trupit te vet, por i mposht me zbatimin e urdherave te All-llahut xh.sh. qe synojne ngritjen shpirterore te njeriut dhe edukimin e shpirtit te tij. All-llahu xh.sh. thote: „O ju qe besuat, agjerimi u eshte bere obligim, sikurse qe ishte obligim edhe i atyre qe ishin para jush, keshtu qe te beheni te devotshem“. (El- Bekare, 183)

    Pejgamberi s.a.v.s. (paqa dhe meshira e All-llahut qofte mbi te) thote:
    „Agjerimi eshte mbrojtje nga zjarri i xhehennemit. Secili qe agjeron, le mos te sillet me pakuptimesi kur agjeron, e nese ndonji sillet me pakuptimesi ndaj tij, ky le mos ta ofendoje e as le mos ta fyej, por le te thote : Une jam agjerues. Pasha Atë ne doren e te Cilit eshte shpirti i Muhammedit, era e gojes se agjeruesit eshte me e mire tek All-llahu sesa era e miskut“. (Hadithi eshte i sakte e transmeton Nesaiju).

    Ne nje hadith tjeter, duke treguar qarte se agjerimi ndikon ne mposhtjen e epshit, Pejgamberi (paqa dhe meshira e All-llahut qofte mbi te) thote :
    „ O ju te rinj, kush ka mundesi per martese, le te martohet, sepse ajo (martesa) me se miri e ruan shikimin (nga te shikuarit haram) dhe organin mashkullor (nga zinaja), e ai qe s’ka mundesi, le te agjeroje, sepse agjerimi eshte mbrojtje (frenim) per te“. (hadithin e transmeton Buhariu dhe Muslimi).

    Ne kete kontekst, dijetari me fame i shekullit te kaluar Muhamed Gazali thote :
    „Islami e beri te obligueshem agjerimin me qellim qe njerezit te sterviten per te zoteruar epshet e tyre, te mos u nenshtrohen por t’i kontrollojne ato.“

    Falenderim per miresite:

    Permes agjerimit, njeriu mesohet t’i shpreh falenderim All-llahut te madherishem i Cili ia fali njeriut keto te mira ne formen me te denje. Ka besimtar te cilet posedojne pasuri dhe ndoshta asnjehere ne jeten e vet nuk e kane ditur se c’do te thote mjerimi, mirepo permes agjerimit, arrihet nje trajnim praktik per perballimin e urise dhe mjerimit. Derisa besimtari agjeron,e kupton ne lekuren e vet, pra permes provave praktike, se c’do te thote skamja dhe uria, per kete ai edhe ne menyre me te denje e falenderon All-llahun Fuqiplote per te mirat te cilat ia ka falur.

    Solidariteti dhe bamiresia:

    Muaji i Ramazanit, permes agjerimit dhe disa elementeve te tjera qe jane vecori e ketij muaji, therret ne solidaritet dhe e meson njeriun te jete bamires. Keshtu, gjate Ramazanit, besimtari duke agjeruar e kupton gjendjen e skamnoreve, e kupton se c’do te thote te mos keshe cka te futish ne bark, per ate, ai pas agjerimit behet me solidar, me bamires ndaj te tjereve, me i interesuar per gjendjen ekonomike dhe materiale te vellezerve te vet, gje qe ne fakt paraqet thelbin e besimit Islam.
    Nje element tjeter qe mbeshtet kete koncept dhe mesazh te agjerimit, jane edhe theniet e te Derguarit te All-llahut (paqa dhe meshira e All-llahut qofte mbi te) ne te cilat kerkohet dhe lavderohet ai i cili e ushqen nje agjerues ne Ramazan. Pejgamberi (paqa dhe meshira e All-llahut qofte mbi te) thote:
    „Kush ushqen ndonje agjerues ose pergatit ndonje iftar, do te kete shperblim sikur ata“.

    Mundesi per permiresim dhe intensifikim te adhurimit:

    Muaji i Ramazanit paraqet nje mundesi reale qe njeriu te permiresohet, t’i beje nje rikapitulim veprimtarise se vet dhe te niset kah e mbara.
    Nese ai nuk ka qene i devotshem sa duhet ne parimet fetare, Ramazani eshte nje mundesi e shkelqyeshme qe te permiresohet ne kete drejtim, te pendohet per veprat e bera dhe te hap nje faqe tjeter te jetes se vet. Poashtu, Ramazani eshte mundesi edhe per njerezit e devotshem fetarisht qe te intensifikojne edhe me teper adhurimin e tyre.
    Ne kete muaj shperblimet jane me te medha dhe veprat vleresohen me teper. I Derguari i All-llahut (paqa dhe meshira e All-llahut qofte mbi te) ka bere me dije se sunnetet ne Ramazan e kane vleren e farzeve ne shperblim, nderkaq farzet e kane vleren e shtatedhjete farzeve ne shperblim.

    Dijetari i shquar Muhamed Gazali thote:

    “Agjerimi eshte nje obligim i veshtire, por rrenjos tek njeriu ideale te larta, i nxit te kryejne vepra te mira dhe te largohen nga cdo e keqe. Agjerimi i meson njeriut te vleresoje dhe shpresoje vetem per ate qe eshte e levdueshme dhe te heq dore nga ajo qe eshte e ulet. I meson sit e jete i gatshem dhe i shpejte per te kryer ate veper qe e kenaq Zotin e tij dhe te braktis gjithcka qe behet shkak per zemerimin e Tij“.
    Eshte mese normale qe besimtari ta intensifikoje ibadetin ne kete muaj, sepse asnjeri nuk e di se a do te kete rast edhe vitin tjeter te agjeroje muajin e Ramazanit.
    Sa ka prej atyre qe Ramazanin e kaluar ishin bashke me ne ne namazet e Teravive, por ja qe tash jane nen dhé, sa e sa prej atyre qe agjeruan bashke me ne ne Ramazanin e kaluar por qe tash jane te shtrire neper spitale dhe nuk mund te agjerojne.
    Per kete, muaji i Ramazanit duhet shfrytezuar maksimalisht, sepse eshte miresi e All-llahut xh.sh qe ne kete muaj veprat i shperblen me teper.

    FORUMI RINOR ISLAM

    Marre nga gazeta „LAJM“



    ZeM
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zana e malit : 10-10-2005 më 07:08
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  3. #33
    i/e larguar Maska e Gjallica
    Anëtarësuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    My MinD iS yOuRs...YoUr HeArT iS mInE...!
    Postime
    596
    Per Brady-in edhe per te gjith ato qe jetojne Usa & Canada

    Orari i Agjerimit - "Imsakie"

    Data 11 Tetor , Fundi i syfirit 6:03 , Iftari 6:46
    Data 12 tetor , fundi i syfirit 6:04 , Iftari 6:45
    Data 13 tetor , fundi i syfirit 6:05 , Iftari 6:43
    Data 14 tetor , fundi i syfirit 6:07 , Iftari 6:41
    Data 15 tetor , fundi i syfirit 6:08 , Iftari 6:40
    Data 16 tetor , fundi i syfirit 6:09 , Iftari 6:38
    Data 17 tetor , fundi i syfirit 6:10 , Iftari 6:36
    Data 18 tetor , fundi i syfirit 6:11 , Iftari 6:35
    Data 19 tetor , fundi i syfirit 6:12 , Iftari 6:33
    Data 20 tetor , fundi i syfirit 6:14 , Iftari 6:31
    Data 21 tetor , fundi i syfirit 6:15 , Iftari 6:30
    Data 22 tetor , fundi i syfirit 6:16 , Iftari 6:28
    Data 23 tetor , fundi i syfirit 6:17 , Iftari 6:27
    Data 24 tetor , fundi i syfirit 6:18 , Iftari 6:25
    Data 25 tetor , fundi i syfirit 6:19 , Iftari 6:24
    Data 26 tetor , fundi i syfirit 6:21 , Iftari 6:22
    Data 27 tetor , fundi i syfirit 6:22 , Iftari 6:21
    Data 28 tetor , fundi i syfirit 6:23 , Iftari 6:19
    Data 29 tetor , fundi i syfirit 6:24 , Iftari 6:18
    Data 30 tetor , fundi i syfirit 6:25 , Iftari 6:17 - Nata e Kadrit -
    Data 31 tetor , fundi i syfirit 6:26 , Iftari 6:15
    Data 1 nentor , fundi i syfirit 5:28 , Iftari 5:14
    Data 2 nentor , fundi i syfirit 5:29 , Iftari 5:12

    3 Nentor dita e pare e fiter bajramit....

    Agjerim te mbare



    Kohet e agjerimit per cdo shtet

    http://www.islamicfinder.org/world.php?home=2005-10-22
    Ndryshuar për herë të fundit nga cunimartum : 22-10-2005 më 14:47

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Postime
    386

    nje pyejtje

    sa per naten e kadrit: nqs nata e Kadrit eshte psh me date 21 Ramazan, a do te thote se cdo vit do te jete ne date 21 Ramazan?
    beqar

  5. #35
    "Nga Ilirida krenare" Maska e loni19
    Anëtarësuar
    02-06-2005
    Vendndodhja
    Ilirida
    Postime
    8
    pershendetje.
    Keto dite te agjerimit qe kane mbete inshallah i shfrytezojme si eshte me mire dhe ju deshiroj agjerim te lehte.

  6. #36
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Dispozitat , rregullat dhe vlerat e agjèrimit .

    Agjèrimi.

    Agjèrim nè kuptimin gjuhèsor do tè thotè : ndalim dhe pèrmbajtje , kurse ne kuptimin fetar ( sher"an ) me agjèrim kuptojmè : pèrmbajtjen e vetèvetes dhe ndalimin e saj nga ngrènia ,pirja , dhe ç"do gje tjeter qè èshtè shkak pèr prishjen e tij ,nga agimi deri ne perèndimin e diellit,duke patur si qèllim adhurimin e Allahut.

    Kur èshtè bèrè obligim agjèrimi ?

    Allahu xh.sh e ka obliguar agjèrimin pèr ymmetin e Muhammedit alejhi selam , sikurse e ka obliguar atè pèr popujt qè kanè qènè mè pèrpara ,dhe pèr kètè ka thènè nè Kur"an : " O ju qè besuat , agjèrimi u èshtè bèrè obligim sikurse ishte obligim edhe i atyre qè ishin para jush , kèshtu qè tè bèheni tè devotshèm ".( El Bekare / 183 ).Pra agjèrimi èshtè bèrè obligim pèr ymmetin e Muhammedit a.s , diten e hene te muajit shaaban , tè vitit tè dytè tè Hixhretit .

    Vlerat e agjèrimit .

    Muhammedi a.s ka thènè shumè hadithe qè flasin rreth vlerave tè agjèrimit , pèrmendim disa prej tyre .

    1 - " Agjèrimi èshtè mbrojtje nga zjarri i xhehenemit "...( Imam Ahmedi dhe disa tè tjerè )

    2 - " Kush agjèron njè ditè pèr hir tè Allahut xh.sh , Allahu e largon fytyren e tij 70 vjet larg zjarrit te xhehenemit, si shpèrblim pèr agjèrimin e asaj dite " ( Buhariu dhe Muslimi ).

    3 - " èshtè njè derè nè xhennet qè quhet Raj-jan ,nè tè cilen do tè hyjnè agjèruesit Ditèn e Gjykimit ,nuk mund tè hyjè askush tjeter pèrveç agjèruesve pèrmes kèsaj dere ; ata do tè thirren ;" ku janè agjèruesit ? Do tè ngrihen dhe do tè hyjnè pèrmes saj , e pasi te hyjnè ata ,kjo derè do tè mbydhet dhe askush s"do mund tè hyjè mè prej saj ".( Buhariu dhe Muslimi ).

    Obligimi i muajit te Ramazanit :

    Kur"ani ,syneti dhe konsensusi i dijetareve musliman vèrtetojnè obligimin e agjèrimit tè muajit tè Ramazanit.

    Allahu xh.sh thotè : " Muaji i Ramadanit qè nè tè ( filloi tè ) shpallet Kur"ani qè èshtè udhèrrèfyes pèr njerezit dhe sqarues i rrugès sè drejtè dhe dallues ( i tè vèrtetès nga gènjeshtra ).E kush e pèrjeton prej jush kètè muaj, le tè agjèrojè ". ( El Bekare / 185 ).

    Muhammedi a.s ka thènè : " Feja Islame èshtè e ndèrtuar mbi 5 shtylla :

    1 - Shehadetin ( dèshminè se ska Zot tjetèr qè meriton tè adhurohet pèrveç Allahut , dhe se Muhammedi alejhi selam èshtè rob i tij edhe i dèrguari i tij ).

    2 - Falja e namazit .

    3 - Dhènia e zeqatit .

    4 - Kryerja e Haxhit .

    5 - Agjèrimi i muajit tè Ramazanit ". ( Buhariu dhe Muslimi ).

    Si mund ta kuptojmè ardhjen e Ramazanit ?

    Hyrja e muajit te Ramazanit kuptohet nè dy mènyra :

    1 - Me anè tè shikimit tè hènès sè re; te natès se 30 tè muajit Shaaban , dhe nèse shihet hèna e re atèhere obligohet agjèrimi . Si argument pèr kètè kemi fjalèn e Muhammedit a.s qè thotè :" Nèse e shihni hènèn ( e muajit tè Ramazanit ) agjèroni , dhe nèse shikoni hènèn e re tè ( muajit tè Shewwalit ) ndèrpriteni agjèrimin "( Buhariu dhe Muslimi ).

    Pèr lajmèrimin e hyrjes sè muajit tè Ramazanit mjafton dèshmia e njè besimtari qè njihet pèr sinqeritetin dhe besueshmèrinè e tij ,kurse pèr shikimin e hènès sè muajit tè Shewalit dhe ndèrprerjen e agjèrimit duhet dèshmia e dy tè tillève.

    2 - Me plotèsimin e 30 ditève tè muajit Shaaban . Nèse muaji Shaaban plotèsohet 30 ditè ,atèhere e nesèrmja èshtè dita e parè e muajit tè Ramazanit ,si argument kemi vazhdimin e hadithit tè lartpèrmendur qè thotè : " .... e nèse nuk mund ta shihni hènèn ( e muajit tè Ramazanit ) atèherè plotèsoni muajin e Shaabanit 30 ditè "...


    Shtyllat e agjèrimit .

    Shtyllat e agjèrimit janè :

    1 - Qèllimi ( nijeti ) , me tè cilin kuptojmè vendosmèrinè e plotè dhe tè sinqertè pèr agjèrimin e kètij muaji , me qèllim bindjen ndaj Fjalès sè Allahut xh.sh ,dhe afrimin tek Allahu xh.sh . Si argument pèr kètè èshtè fjala e Profetit alejhi selam : " Nè tè vèrtete punèt janè sipas qellimit " . Dhe nèse agjèrimi èshtè i obligueshèm atèhere nijeti duhet bèrè deri para agimit.

    Profeti alejhi selam thotè nè njè hadith :" Kush nuk e bèn nijetin ( me zemèr ) qè natèn , nuk ka agjèrim pèr tè. " ( Imam Tirmidhiu ). Kurse pèr agjèrim vullnetar ( nafile ) lejohet bèrja e nijetit edhe pas lindjes sè diellit , edhe deri para drekes nèse nuk ka futur asgjè nè gojè .Argument pèr kètè kemi fjalèn e Aishes ( Allahu qoftè i kènaqur prej saj ) qè thotè : Njè ditè ka hyrè Profeti , alejhi selam , nè shtèpinè time dhe tha : " keni gjè pèr tè ngrènè ? thashè qè jo . Tha : " Unè jam agjèrueshèm ". ( Imam Muslimi ).

    2 - Ndalimi dhe pèrmbajtja e vetvetes nga çdo gjè tjetèr qè e prish agjèrimin , si psh ngrènia , pirja dhe mardhèniet seksuale .

    3 - Koha e agjèrimit , e cila èshtè qè nga agimi deri nè perèndimin e diellit ( aksham ), sepse nèse nje njeri agjèron natèn dhe ha ditèn nuk i pranohet agjèrimi, kjo argumentohet me Fjalèn e Allahut xh.sh qè thotè : " Dhe plotèsonie agjèrimin deri nè mbrèmje " . ( El Bekare / 187 ) .



    Shpèrblimi i agjèrimit .


    Allahu xh.sh ka thènè :" Agjèruesit e agjèrueset , ruajtèsit e nderit e ruajtèset e nderit, shumè pèrmendèsit e Allahut e shumè pèrmendèset e Allahut, Allahu ka pèrgatitur pèr ta falje mèkatesh dhe shpèrblim tè madh ". ( El Ahzabe / 35 ) .

    Transmetohet nga Sehl Bin Sead , Allahu qoftè i kènaqur prej tij , se Muhammedi, alejhi selam , ka thènè :" éshtè njè dere nè Xhennet qè quhet Rraj-jan , dhe nè tè hyjnè agjèruesit nè Ditèn e Gjykimit , dhe nè tè nuk hyn askush tjetèr pèrveç tyre , e pasi te hyjnè tè gjithè ajo do tè mbyllet dhe s do tè mund tè hyjè asnjeri nga ajo dere "( Buhariu dhe Muslimi dhe Ibn Khuzejma ).

    Transmetohet nga Ebu Hurejra , Allahu qofte i kènaqur prej tij , se Muhammedi , alejhi selam , ka thènè nè njè hadith kudsij : Allahu ka thènè :" ç do punè qè bèn biri i Ademit ( njeriu ) e bèn pèr veten e tij , pèrveç agjèrimit , agjèrimin e bèn pèr Mua dhe Unè e jap shpèrblimin pèr tè ".

    Muhammedi , alejhi selam , ka thènè : " Agjèrimi èshtè mburojè pèr besimtarin",

    Muhammedi , alejhi selam , ka thènè : " Ai qè èshtè agjèrueshèm tè mos shajè , e nèse dikush e shan apo e ngacmon atè le tè thojè :" Unè jam agjèrueshèm , unè jam agjèrueshèm.( Buhariu dhe Muslimi ).

    Muhammedi , alejhi selam , ka thènè : " Betohem per Atè tè Cilin shpirti i Muhammedit èshtè nè dorèn e Tij , qè era qè del nga goja e agjèruesit èshtè mè e mirè tek Allahu xh.sh sesa era e miskut "

    Muhammedi , alejhi selam , ka thènè : " Agjèruesi gèzohet dy herè , kur ha iftarin dhe kur tè dalè para Allahut xh.sh , ai do gèzohet me agjèrimin tij ".( Buhariu dhe Muslimi ) Imam Muslimi thotè nè njè nga transmetimet se Profeti , alejhi selam , ka thènè : " çdo vepèr e mirè e birit tè Ademit shumèfishohet nga dhjetè deri nè shtatèqind herè mè shumè , dhe Allahu ka thènè :" Pèrveç Agjèrimit , sepse agjèrimi bèhet pèr Mua dhe Unè e jap shpèrblimin pèr tè , sepse robi im i lè epshet dhe ushqimin e tij pèr Mua ",

    Abdullah Bin Amr , Allahu qofte i kènaqur prej tyre , transmeton se Muhammdi , alejhi selam , ka thènè : " Agjèrimi dhe Kur"ani bèhen ndèrmjetèsues te Allahu xh.sh pèr besimtarin Ditèn e Gjykimit . Agjèrimi thotè : " O Allah unè e kam ndaluar atè ( agjèruesin ) nga ushqimi dhe epshet e tij , pranoje ndèrmjetèsimin tim per tè ", Kur"ani thotè :" Unè e kam ndaluar atè nga gjumi i natès , pranoje ndèrmjetèsimin tim pèr tè ". Tha : Dhe ju mundèsohet ndèrmjetèsimi pèr tè " ( Imam Ahamedi , ET-Taberani, El Hakim ).

    Ebu Hurejra transmeton se Muhammedi , alejhi selam , ka thènè : "Kush e agjèron muajin e Ramazanit me bindje e besim tè plotè dhe duke shpresuar faljen e mekateve , do ti falen atij tè gjitha mekatet qè ka bèrè " ( Buhariu dhe Muslimi ) .

    Ebu Hurejra transmeton gjithashtu se Muhammedi , alejhi selam , ka thènè :" Pesè namazet , namazi i xhumase deri nè xhumanè tjetèr , Ramazani deri ne Ramazanin tjetèr janè shkak pèr faljen e gjynaheve tè vogla qè janè bèrè nè mes tyre , nèse largohesh nga gjynahet e mèdha ".( Imam Muslimi ).

    Pèrsèri transmetohet nga Ebu Hurejra se Profeti , alejhi selam , ka thènè : " Kur vjen muaji i Ramazanit ,hapen dyert e Xhennetit , mbyllen dyert e zjarrit te xhehennemit dhe lidhen shejtanèt ". ( Buhariu dhe Muslimi ).Nè njè transmetim tjetèr tè Imam Muslimit thuhet : " Hapen dyert e mèshirès, mbydhen dyert e xhehennemit dhe prangosen shejtanèt me zinxhirè " .


    Kushtet e agjèrimit .


    Kushtet agjèrimit janè : Islami , mendja ( logjika e shèndoshe ) , pubertiteti , mundèsia pèr agjèrim dhe çlirimi nga gjèrat qè pengojnè agjèrimin .


    1 - Islami, dmth tè jesh mysliman , sepse agjèrimi nuk pranohet nga njè mosbesimtar ( qafir ) derisa tè pranojè fene Islame .

    2 - Mendja ( logjika e shèndoshè ), sepse agjèrimi nuk i pranohet njè tè sèmuri me aftèsi tè kufizuara derisa tè shèrohet.Si argument pèr kètè kemi fjalèn e Muhammedit , alejhi selam , qè thotè :" Tre grupeve nuk ju shkruhet pèr gjynah : i mituri derisa tè rritet , ai qè èshtè nè gjumè derisa tè zgjohet dhe tè sèmurit me aftèsi tè kufizuara derisa tè shèrohet .Nè kètè fazè mund tè hyjnè edhe disa raste :

    a - Ai qè èshtè i sèmure me aftèsi tè kufizuara gjatè gjithè jetès , se ka pèr obligim agjèrimin , dhe as se ka pèr borxh ta zèvendèsojè .

    b - Ai qè èshtè herè nè gjèndje sèmundjeje e herè nè gjèndje tè rregullt , ose ai qè ka kriza nè njè kohe tè caktuar , atij si prishet agjèrimi, dhe gjithashtu nuk detyrohet ta zèvendèsojè ( kaza ) , sepse njè pjesè tè mirè tè ditès ka qènè nè rregull dhe ka patur mundèsi ta bèjè nijetin, dhe si ka ndodhur asgjè nga ato qè ja prishin agjèrimin.

    c - Atij qè i bie tè fikèt gjatè gjithè ditès agjèrimi tij èshtè i pavlefshèm dhe e ka borxh ta zèvendèsojè atè ditè.

    d - Gjumi nuk e prish agjèrimin edhe sikur personi tè flejè gjatè gjithè ditès .

    3 - Pubertiteti ( mosha madhore ) . Argument kemi hadithin e lartpèrmendur , ku veçojmè :" I mituri derisa te rritet ". Eshtè mirè qè prindi t"ja ushqejè fèmijès sè tij dèshirèn dhe dashurinè pèr agjèrim pa e stèrmunduar ,dhe pa e dèmtuar shèndetin e tij nè mènyrè qè tè praktikohet nè zbatimin e Urdhèrit tè Allahut , dhe mèsimin e rregullave tè agjèrimit , tè mirave tè tij, me qèllim qè kur te rritet tè mos ta ketè tè vèshtirè ta vènè nè jetè kètè obligim .

    4 - Mundèsia per agjèrim .

    Personat qè s"kanè mundèsi tè agjèrojnè ndahen nè disa grupe :

    a - Ai qè nuk èshtè nè gjèndje gjatè gjithè kohès si nga pleqèria e thelle ose nga sèmundjet e pashèrueshme ; pèr kèto nuk èshtè obligim agjèrimi, dhe nuk e kanè borxh ta zevèndèsojnè , por duhet qè tè ushqejnè çdo ditè njè tè varfèr .

    b - Ai i cili èshtè i sèmurè pèrkohèsisht dhe ka shpresè pèr shèrim. Atij i lejohet tè hajè nèse agjèrimi ndikon nè rèndimin e sèmundjes sè tij ose i dèmton shendetin, ose èshtè shkak pèr zgjatjen e shèrimit tè tij .

    c - Nè kètè grup hyjnè gjithashtu nènat shtatèzèna dhe ato nèna qè i ushqejnè fèmijèt e tyre me qumèsht ; nèse kanè frikè se agjèrimi èshtè shkak pèr dèmtimin e shèndetit tè saj apo tè foshnjès .

    Keta njerèz nuk e kan obligim agjèrimin gjatè muajit tè Ramazanit pèrveçse kanè borxh zèvendèsimin e tij ( kazanè ). Nèse ata agjèrojnè agjèrimi i tyre èshtè i vlefshèm .

    5 - Qèndrimi . Me qèndrim kuptojmè : ndodhjen e agjèruesit nè vendbanimin e tij , sepse udhètari nuk e ka obligim agjèrimin gjatè periudhès sè udhetimit , dhe e ka borxh ta plotèsojè atè qè ka lènè pasi tè kthehet nè vendin tij, por edhe nèse ai agjèron edhe kur èshtè nè udhètim agjèrimi i tij èshtè i vlefshèm . Duhet tè kemi parasysh se nuk i lejohet askujt udhètimi me qèllim lènijen e agjèrimit ,se kjo vepèr èshtè e ndaluar rreptèsisht ( haram ) ; e nèse dikush bie nè kètè gabim nuk i lejohet atij tè hajè si ndèshkim pèr prishjen e qèllimit tè tij ( nijetit ).

    6 - çlirimi nga gjèrat qè e pengojne agjèrimin , Nènkuptojmè me pengesa , si psh : menstruacionet dhe lehoninè ,sepse keto janè shkak pèr pengimin e besimtareve pèr agjèrim .D.m.th femrat gjatè periudhès sè lehonisè apo menstruacioneve se kanè pèr obligim agjerimin dhe nèse ato agjèrojnè nè atè gjèndje , agjèrimi i tyre nuk èshtè i rregullt . Pra ato e kanè pèr obligim zèvendèsimin e ditève qè s"kanè mundur tè agjèrojnè .
    Dhe nèse dikujt i vijnè menstruacionet apo ( koha e lindjes ) dhe kalon nè lehoni , qoftè edhe pak kohè para çeljes sè iftarit , asaj i prishet agjèrimi dhe e ka borxh zèvendèsimin e asaj dite.
    Nèse njè femèr pastrohet nga menstruacionet apo nga lehonia qoftè edhe pak kohè pas agimit asaj nuk i lejohet tè agjèroje ate ditè , sepse agjèrimi i saj èshtè i pavlefshèm , por e zèvendèson atè .
    Duhet tè kemi parasysh nèse nji femèr pastrohet nga kèto dy proçese para agimit , agjèrimi i saj èshtè i rregullt edhe nèse ajo lahet pas agimit.


    Gjèrat qè lejohen gjatè agjèrimit .


    1 - Lejohet qè agjèruesi tè hedhè ujè mbi kokèn e tij dhe tè freskohet me qèllim qè tè evitojè nxehtèsine .Si argument pèr kètè kemi fjalèn e Aishes , Allahu qoftè i kènaqur prej saj , qè thotè :" Perjgamberin, alejhi selam , e ka zènè koha e sabahit xhunub duke qènè agjèrueshem, dhe èshtè pastruar me vonè" ( Buhariu dhe Muslimi )

    Dhe qè Muhammedi alejhi selam: " ka hedhur ujè mbi kokèn e tij duke qènè agjèrueshèm pèr shkak te etjes ose tè nxehtit " ( Imam Ahmedi , dhe Ebu Dawudi dhe tè tjerè ,hadithi èshtè i saktè ),

    Imam Buhariu nè librin e tij tè haditheve tè sakta ,ka vènè njè kapitull me vete qè quhet : Larja e agjèruesit .
    Ibn Omeri, Allahu qofte i kenaqur me tè , ka lagur rrobat e tij duke qènè agjèrueshèm , dhe i ka veshur tè lagura .

    2 - Lejohet pastrimi i madh ( gusli ) kur je agjèrueshèm . Pra , tè lahesh e tè pastrohesh kur je agjèrueshèm nuk e prish agjèrimin.Nga veprat e Muhammedit , alejhi selam, mèsojmè qè disa here e ka zènè sabahi pa u lare ( xhunub ),dhe me pas lahej dhe vazhdonte agjèrimin .( Buhariu dhe Muslimi ).

    3 - Pèrdorimi i misvakut. Muhammedi, alejhi selam, ka thènè :" Po tè mos kisha frikè se do ta mbingarkoja ymetin tim do ti urdhèroja ata tè pèrdornin misvakun pèr çdo abdes". Dhe nè njè transpetim tjetèr : pèr ç do namaz "( Buhariu dhe Muslimi ),
    Nè kètè thènie tè tij nuk e ka veçuar agjèruesin ,dhe kuptojmè se perdorimi i misvakut nuk e prish agjèrimin .

    4 - Shpèrlarja e gojès dhe e hundès gjatè abdesit . Muhammedi , alejhi selam , ka futur ujè nè gojè dhe nè hundè gjatè abdesit ,dhe ka ndaluar qè agjèruesit ta tejkalojnè kètè, dhe ka thènè :" Pastronie mirè gojèn dhe hundèn gjatè abdesit pèrveçse kur tè jeni agjèrueshèm ".( Tirmidhiu , Ebu Dawudi , Imam Ahmedi ,Ibn Maxheh dhe Nesai ).

    5 - Pèrqafimet dhe puthjet , gjatè agjèrimit nuk e prishin agjèrimin.Transmetohet se Aishja , Allahu qoftè i kènaqur prej saj , ka thènè : " Profeti , alejhi selam, ka puthur dhe pèrkèdhelur kur ka qènè agjèrueshèm , porse ai ka qènè shumè mè i pèrmbajtur se ju ndaj epshit tè tij " ( Buhariu dhe Muslimi ).

    6 - Marrja e gjakut pèr analiza , si dhe pèrdorimi i gjilpèrave qè nuk kanè efekt ushqyes nuk e prishin agjèrimin.

    7- Hixhami , nxjerrja e gjakut tè keq nga trupi i njeriut .Kjo vepèr ka qènè njè nga veprat qè e prishin agjèrimin porse èshtè shfuqizuar me vepren e Profetit, alejhi selam , sepse vèrtetohet qè Muhammedi , alejhi selam , e ka bèrè hixhamin duke qènè agjèrueshèm , gjithashtu transmetohet edhe nga Ibn Ab-basi qè , " Profeti, alejhi selam , e ka bèrè hixhamin duke qènè agjèrueshèm " ( E ka pèrmendur Imam Buhariu ).

    8 - Ngrènja, pirja si dhe marrdhèniet seksuale gjatè natès deri para agimit nuk ndikojnè nè prishjen e agjèrimit .Muhammedi a.s ka thènè nè njè hadith :" Bilali e thèrret ezanin natèn ( nè kohèn e syfyrit ) kèshtu qè hani dhe pini derisa ezanin ta thèrrasin Ibn um Mektumi" . ( Buhariu dhe Muslimi ).

    9 - Nèse femra pastrohet nga menstruacionet ose lehonia gjatè natès dhe atè e zè koha e sabahit pa u larè , lejohet tè lahet gjatè kohès sè namazit dhe tè vazhdojè agjèrimin. Duhet tè ketè kujdes mos ti kalojè koha e namazit tè sabahit pa u pastruar e pa u falur .

    10 - Udhètimi nè rast nevoje , edhe nèse detyrohet ta prishè agjèrimin , sepse agjèruesit i lejohet te zgjellè nèse do agjèroje apo jo .

    11 - Lejohet pèr agjèruesin pèrdorimi i çdo ilaçi tè lejuar ,qè nuk e kalon fytin .

    12 - Shijimi me gjuhè i gjellès por me kusht qè mos tè kalojè nè fyt .

    13 - Marrja e gjakut pèr arsye analizash , nuk e prish agjèrimin , po ashtu edhe gjaku qè rrjedh nga heqja e dhèmbit , dhe nga pastrimi i plagève .

    14 - Nuhatja e erèrave tè mira nuk e prish agjèrimin .

    15 - Kohli , qè pèrdoret pèr zbukurimin e syve, si dhe ilaçet me pika qè hidhen nè sy nuk e prishin agjèrimin .



    Gjèrat qè nuk janè tè pèlqyeshme gjatè agjèrimit .

    Agjèrimi ka dispozita dhe rregulla tè cilat duhet ti zbatojmè me pèrpikmèri nè mènyrè qè agjèrimi ynè tè jetè sa mè i plotè e sa mè i rregullt, qè tè arrijmè pèrmes tij mirèsitè, begatitè dhe shpèrblimin e Allahut dhe mos tè na shkojè mundimi kot .

    Profeti, alejhi selam , ka thènè :" Ka nga ata qè agjèrojnè dhe nuk kanè fituar asgjè nga agjerimi i tyre pèrveç urisè dhe etjes ".

    Agjèrim, nuk do tè thotè tè largohesh vetèm nga ngrènja dhe pirja , porse duhet te largohemi nga ç do fjalè dhe vepèr e ndaluar dhe e papèlqyer.

    Disa nga tè parèt tanè kanè thènè :" gjeja mè e lehtè nè agjèrim èshtè tè lesh tè ngrènit dhe tè piret , porse kèshtu nuk arrihet afrimiteti tek Allahu xh.sh , duhet tè largohemi nga epshet , dhe nga ç do veper apo fjale qè Allahu na ka ndaluar prej saj ".

    Muslimani ka pèr detyrè gjatè gjithè kohès tè jetè larg fjalève e veprave tè ndaluara nga Allahu xh.sh dhe nè veçanti nè muajin e agjèrimit.Siç dihet se ai qè bèn vepra tè tilla jashtè muajit tè Ramazanit meriton tè dènohet pèr atè qè ka bèrè , kurse nè muajin e Ramazanit pèrveç dènimit ka rrezik qè edhe sevapin e agjèrimit ta ketè tè mangèt ose edhe ta humbasè fare pèr shkak tè fjalève dhe veprave tè tilla.

    Agjèrimi i saktè dhe i vèrtetè èshtè i atij qè i ka agjèruar barku nga ushqimet dhe pijet ,dhe i atij qè gjymtyrèt i kanè agjèruar nga gjynahet ,i atij qè gjuha i ka agjèruar nga fjalèt e kèqija si pèrgojimi etj ,e i atij qè veshi i ka agjèruar nga dègjimi i muzikès dhe haramit, dhe i atij qè syri i ka agjèruar nga shikimi nè haram .

    Muhammedi, alejhi selam ,ka thènè :" Ai qè nuk i lè fjalèt e kota , Allahu ska nevojè qè ai lèrè tè ngrènit dhe tè pirèt ". ( Imam Buhariu ).

    Eshtè mirè qè agjèruesi tè largohet nga disa vepra tè cilat nuk e prishin agjèrimin porse janè ndikues i fortè pèr pèrgjysmimin e sevapeve tè agjèrimit , dhe se pèrdorimi i tyre mund tè çojè edhe nè humbjen totale tè sevapeve.Nga kèto veçojmè :

    1 - Pèrgojimi , thashethemet ,gènjeshtra , gjèrat e kèqija dhe gjynahet janè tè papèlqyeshme pèr agjèruesin, duke ditur se keto gjèra janè tè ndaluara rreptèsisht qè nè origjinè.

    2 - Humbja e kohès pèr shkak tè gjumit , tè lojrave tè ndryshme apo dhe tè punève tè kota èshtè e papèlqyshme pèr agjèruesin .

    3 - Shikimi i pandèrprerè me epsh i burrit ndaj gruas sè tij apo robereshes , dhe mendimi pèr mardhènie seksuale, janè gjithashtu tè papèlqyeshme.

    4 - Tejkalimi nè shpelarjen e gojès dhe hundès gjate abdesit kur je agjèrueshèm èshtè vepèr e papèlqyeshme. Argument pèr kètè èshtè fjala e Profetit , alejhi selam, qè thotè : " Pastrojeni mirè hundèn dhe gojèn gjatè abdesit pèrveçse kur te jeni agjèrueshèm. ( Ebu Davudi , Tirmidhiu , Ibn Maxheh , Nesai dhe Ibn Huzejma ).

    5 - Prekjet dhe pèrkedheljet me epsh nuk janè tè pèlqyeshme pèr agjèruesin .


    Gjèrat qè e prishin agjèrimin.


    Shkaqet qè çojnè nè prishjen e agjèrimit ndahen nè dy grupe :

    1 - Ajo qè e prish agjèrimin dhe e obligon agjèruesin qè ta zèvendèsojè atè ditè , dhe tè kryejè dèmshpèrblimin kundrejt atij gabimit.

    Marrdhèniet seksuale .

    Tè bèsh marrdhènie seksuale gjatè ditès sè agjèrimit èshtè njè nga gjynahet mè tè mèdha . Pra , marrdhèniet seksuale janè shkak pèr prishjen e agjèrimit tè atij personi mashkull qoftè apo femèr, dhe kush e kryen kètè vepèr gjatè muajit tè Ramazanit , ndèrkohè qè nuk èshtè udhètar dhe nuk èshtè i sèmurè , ka obligim ta zèvendèsojè atè ditè dhe tè lajè njè dèmshpèrblim tè madh pèr kètè gjynah . Ky dèmshpèrblim èshtè :

    a - Lirimi i njè robi besimtar ; nèse s ka mundèsi tè gjejè njè tè tillè , atèhere :

    b - Duhet tè agjèrojè 2 muaj rresht pa ndèrprerje .Nèse nuk ka mundèsi pèr ndonjè arsye tè fortè ( si sèmundja ) , atèhere :

    c - Duhet tè ushqejè 60 tè vobegtè dhe ky dèmshpèrblim obligohet si pèr burrin ashtu edhe pèr gruan nèse ajo i èshtè bindur atij me dèshire .


    2 - Ato vepra qè e prishin agjèrimin dhe obligojnè agjèruesit vetèm zèvendèsimin e asaj dite pa dèmshpèrblim ; kèto janè :

    a - Tè ngrènit dhe tè pirit me qèllim gjatè ditès sè agjèrimit .

    b - Tè ngrènit dhe tè pirit , edhe marrdhenia sexuale , jo me qèllim pèr prishjen e agjèrimit , por duke menduar se ka perènduar dielli dhe èshtè koha e iftarit ,dhe me vonè mèson se iftari ska ardhur akoma. Nè kètè rast ka pèr obligim vetèm zèvendèsimin e asaj dite .

    c - Gjilpèrat me efekt ushqyes .( duhet te kemi parasysh se pompat qè pèrdoren pèr sèmundjen e asmave nuk e prishin agjèrimin , po ashtu edhe ilaçet me pika qè hidhen si nè sy apo ne vesh ) .

    ç - Nxjerrja e spermes me qèllim pa marrdhènie seksuale , cilido qofte shkaku i saj ,si nga puthjet , prekjet dhe pèrqafimet e burrit ndaj gruas dhe anasjelltas .Duhet tè kemi parasysh se dalja e spermes nè èndèrr apo thjeshte nga mendimet nuk e prishin agjèrimin .

    d - Marrja e gjakut pèr qèllim analizash nga damaret nuk e prish agjèrimin,por nèse sasia e kètij gjaku èshtè me e madhe se kaq atèhere èshtè mè mirè tè shtyhet deri nè kohèn e iftarit , ne pamundèsi tè shtyrjes atèhere shejkh Ibn Baz thotè se èshtè mè mirè tè zèvendèsohet kjo ditè ( tè bèhet kaza ).Gjithashtu edhe rrjedhja e gjakut qè del nga nxjerrja e njè dhèmbi apo njè çarje nè trup nuk e prishin agjèrimin edhe pse duhet tè mundohemi gjithmonè shmangjen e kètyre gjèrave sipas mundèsisè.

    e - Agjèrimi prishet gjithashtu kur femra èshtè nè periudhèn e menstruacioneve dhe tè lehonisè.

    f - Shkak pèr prishjen e agjèrimit èshtè edhe dalja nga Islami dhe kthimi nè kufèr ( mosbesim ).

    g - Tè vjellurit me qèllim èshtè gjithashtu vepèr qè ndikon nè prishjen e agjèrimit , ndèrsa tè vjellurit paqèllim nuk e prish atè . Muhammedi , alejhi selam , ka thènè : " Kush vjell pa qèllim kur èshtè agjèrushèm nuk e prish agjerimin , (dmth s ka kaza pèr tè ) dhe kush vjell me qèllim le ta zèvendesoje atè ditè ".

    h - Shkak pèr prishjen e agjèrimit eshte edhe prishja apo rrefuzimi i nijetit .


    Kèshilla dhe udhèzime pèr agjèruesin .

    1- Kujdesu qè ky muaj i begatè tè jetè shkak pèr llogaritjen e punève tuaja, kthimin tènd nè rrugèn e drejte dhe pèr rregullimin e jetès tèndè .

    2- Kujdesu qè çdo natè ta falèsh namazin e teravisè me xhemat .Profeti , alejhi selam , ka thènè :" Kush falet me imamin derisa tè largohet , e ka sevapin sikur ka falur namaz gjithè natèn ".

    3- Mos e shpèrdoro lekun vend e pa vend , se shpèrdorimi i pasurise nuk lejohet ,dhe kjo gjè èshtè shkak pèr pakèsimin e dhènies se sadakasè .

    4- Mos kèrko qè tè kesh pèr iftar disa lloje ushqimesh ,se keshtu ja humb kohen atyre qè merren me pregatitjen e ushqimeve dhe i largon ato nga ibadeti dhe leximi i Kur"anit.

    5- Mos e harxho kètè kohè kaq tè shtrejtè , por pèrfito prej saj nè netèt e Ramazanit , dhe pakèso vajtjen nepèr tregje , sidomos pjesèn e fundit tè muajit .

    6- Mos harro qè ky muaj i begatè èshtè njè mysafir qè ikèn shumè shpejt, prandaj prite mirè dhe sillu sa mè mirè ndaj tij.

    7- Ky muaj i bereqetshèm èshtè muaj pune dhe ibadeti , dhe nuk èshtè muaj gjumi e pèrtacie .

    8- Mos tè shkojè asnjè minutè pa bèrè vepra tè mira ,sepse ti do tè pyetesh dhe do japèsh llogari para Allahut pèr kohèn e humbur , si dhe do tè shpèrblehesh pèr tè mirat qè ke bèrè .

    9- Nèse ke mundèsi bèje njè Umre ( vizitè Qabes ) nè kètè muaj , Profeti , alejhi selam , ka thènè : " Njè Umre nè Ramazan e ka shpèrblimin si tè bèsh njè haxh ".

    10- Eshtè mirè qè tè çohesh çdo natè nè syfyr dhe mos agjèro pa syfyr dhe ngrenia e syfyrit tè jetè para agimit .

    11- Mos e vono asnjèherè iftarin qè ta fitosh dashurinè e Allahut .

    12- Eshtè mirè qè tè ftosh njerèz pèr iftar qè tè arrish shpèrblimin sikurse ai qè ka agjèruar.

    13- Kur ta ndiesh veten tè uritur ,çoje ndèrmend qè ti je i dobèt ,dhe e ndjen nevojèn pèr ushqim dhe pèr mirèsitè e tjera qè ti ka dhuruar Allahu xh sh.

    14- Pèrfito nga ky rast i volitshèm qè nè kètè muaj tè begatshèm tè largohesh nga disa vese tè kèqija qè tè sjellin vetem dème dhe asnjè dobi .

    15- Mundohu qè nè kètè muaj ta lèsh duhanin , i cili èshtè shkak pèr sèmundjen e kancerit , dhe bèji atij ballè edhe naten sikurse gjatè ditès, qè tè ruash shendetin dhe pasurinè tènde.

    16- Shtoje ( Dhikrin ) pèrmendjen e Allahut xh.sh dhe kèrko falje sa mè shumè pèr gabimet tuaja. Kèrkoi Allahut xhennetin dhe qè tè shpètojè nga zjarri i xhehennemit, nè veçanti kur je agjèrueshèm , sidomos para iftarit , dhe nè kohèn e syfyrit qè èshtè prej shkaqeve tè pranimit e duasè ( lutjeve ).

    17- Lutju sa mè shumè Allahut xh.sh pèr veten tènde , pèr prindèrit dhe fèmijèt tuaj , pèr mbarè myslimanet , se Allahu xh.sh na ka urdhèruar tè lutemi dhe na ka garantuar pranimin e saj.

    18- Dije vèlla se Allahu èshtè mè Bujari i bujarève dhe mè Mèshiruesi i mèshiruesve.

    19- Nèse bèn njè gjynah dhe Allahu ta mbulon atè , dije mirè se kjo èshtè vèrejtje pèr ty qè tè kthehesh nga ai gjynah dhe tè pendohesh sa nuk je vonè , dhe betohu qè ske pèr tu kthyer tek ai gjynah asnjèherè .

    20- Dije qè Allahu xh.sh na e ka lejuar ne pushimin dhe qetèsimin me hallall , porse nuk èshtè mirè qè ta tejkalojmè dhe ta bèjmè gjithè kohèn pushim , e kjo èshtè shkak pèr humbjen e kètij rasti pèr shtimin e punève tè mira.

    21- Agjèro Ramzanin me iman tè plotè duke shpresuar Shpèrblimin e Allahut xh.sh qè Allahu xh.sh tè ti fale gjynahet qè ti ke bèrè .

    22- Largohu nga shoqèria e keqe dhe mundohu te gjesh shokè qè janè njerèz tè mirè e besimtarè sinqertè .

    23- Shkuarja nè xhami qè heret tregon mallin qè ke ndaj ibadetit dhe shpresen pèr shpetim nga Krijuesi yt.

    24- Agjèroje Ramazanin gjithmonè dhe praktiko fèmijèt tuaj me agjèrim aq sa munden . Dhe mos e lèr agjèrimin kurrè pa asnjè arsye , se ai qè e le agjèrimin e njè dite me qèllim , ka borxh zèvendèsimin e asaj dite dhe tè pendohet tek Allahu xh.sh .

    25- Mos rri natèn vonè , sepse humbet syfyrin dhe namazin e sabahut ,

    26- Jep lèmoshè pèr tè varfèrit tè afèmr qofshin apo jo. Vizito te afèrmit dhe pajtohu me ata qè nuk flet.

    27- Lahu nèse ke nevojè para sabahut , qè ta kryesh ibadetin sa mè i rregullt e sa mè i pastèrt.

    28- Pèrfito nga rasti qè nè kètè muaj tè begatshèm tè lexosh , meditosh dha ta kuptosh e zbatosh sa mè shumè Librin e Allahut xh.sh qè tè jetè argument pèr ty dhe tè bèhet ndemjetesues i yti para Allahut nè Ditèn e Gjykimit .

    Pèrktheu dhe pèrshtati Ylli ******* , bazuar nè pèrmbledhjen e Ahmed bin Salih El-Hulejf ( silsiletu fetawa we resail lil muxhtema" ).


    Vlerat e dhjetè netève tè fundit tè Ramazanit dhe tè natès sè Kadrit.


    Nè tè vèrtetè po afrojnè disa ditè tè begatshme dhe disa orè tè pakta , ato janè dhjetè ditèt e fundit tè muajit Ramazan tè cilat dallojnè nga ditèt e tjera tè kètij muaji tè begatè me anè tè disa veçorive qè do ti pèrmendim mè poshtè .

    Nga veçoritè e mira tè kètyre ditève dallojmè :

    1 - Adhurimi dhe veprimtaria e Muhammedit , alejhi selam , gjatè kètyre dhjetè ditève e netève kanè qènè mè tè shumta se nè ditèt e tjera tè kètij muaji.Kètè e dèshmon fjala e Aishes , Allahu qoftè i kènaqur prej saj , qè thotè: "Muhammedi , alejhi selam , nè dhjetè ditèshin e fundit tè Ramazanit e ka shtuar ibadetin e tij mè shumè se nè ditèt e tjera ".( Imam Muslimi / 1175 ) .

    2 - Muhammedi , alejhi selam, e ka kaluar gjithè natèn nè ibadet ( duke u lutur dhe u falur ), siç tregon Aishja , Allahu qofte i kènaqun prej saj , qè : "Muhammedi, alejhi selam , nè dhjetè netèt e fundit tè Ramazanit e ka kaluar gjithè natèn duke u falur dhe ju lutur Allahut xh sh , dhe e ka zgjuar familjen e tij ( pèr ibadet ), dhe ska fjetur me gratè e tij qè ti pèrkushtohej sa mè shumè ibadetit".
    Vèlla... Kujdes dhe mundohu tè ndjekèsh shèmbullin e Profetit ,alejhi selam , dhe pèrkushtoju ibadetit qè tè mos tè kalojnè keto ditè e netè tè shenjta pa punè e vepra tè mira , dhe se shpèrblimi i veprave tè mira nè keto dhjetè ditè tè fundit èshtè shumè i madh. Dhe kèrko nè mesin e kètyre netève Natèn e Kadrit, qè ti shtosh sa mè shumè veprat e mira ,namazin dhe lutjet qè tè fitosh Faljen dhe Mirèsinè e Allahut xh.sh .

    Vèlla musliman !

    Jeta e popujve dhe fiseve tè ndryshme flet pèr ndodhi tè paharruara dhe pèr ditè tè lavdishme , qè mbajnè nè vetveten e tyre gjèra qè ta gèzojne zemren dhe tè bèjnè tè ndihesh krenar. Dhe ymeti i Muhammedit , alejhi selam , èshtè nderuar ,shpèrblyer dhe veçuar me shume gjèra tè tjera ,ditè dhe netè tè shenjta. Njè nga begatitè e Allahut pèr ymetin e Muhammedit , alejhi selam , èshtè njè natè e veçantè tè cilèn Allahu xh.sh e ka cilèsuar tè begatè, pèr tè mirat dhe vlerat e shumta qè ka.Njè nga tè mirat e kèsaj nate èshtè se Kur"ani famèlartè èshtè zbritur nè kètè natè . Allahu ka treguar qè nè kètè natè caktohet e ndahet çdo çèshtje ne mènyrè tè prerè ; pra caktohet çdo gjè qè do tè ndodhè pèr njè vit tè tèrè; shkruhen nè tè tè gjallèt dhe tè vdekurit ,tè shpètuarit dhe tè humburit, tè lumturit dhe tè humburit ,krenari dhe i poshtèruari etj etj,nga ato qè Allahu dèshiron tè dodhin pèr atè vit.

    Allahu thotè nè Kur"anin e madhèrueshèm : " Ne e zbritem atè nè njè natè tè bekuar ( nè natèn e begatshme tè Kadrit ).Ne dèshiruam t ju terheqim vèrejtjen e njerezit tè jenè tè gatshèm. Ne ate ( nate ) zgjidhet ç do çèshtje nè mènyrè tè prerè. Urdhèr i pèrcaktuar nga Vetè Ne .S ka dyshim se ne dèrguam tè dèrguar. ( E zbritem ) Nga mèshira e Zotit tènd ,nè tè vèrtetè Ai èshtè Dègjuesi dhe i Dijshmi . ( Ed-Duhane : 3,4,5,6 ).
    Dhe thotè gjithashtu pèr kètè natè tè begatè :" Ne e zbritem atè ( Kur"anin ) nè natèn e Kadrit. E ç tè bèri ty tè dijsh se ç èshtè nata e Kadrit ? Nata e Kadrit èshtè mè e rèndèsishme se njè mijè muaj . Me lejen e Zotit tè tyre nè tè ( atè natè ) zbresin engjèjt dhe shpirti ( Xhibrili ) pèr secilèn çèshtje. Ajo ( qè percakton Zoti ) èshtè paqe deri nè agim tè mèngjesit " . ( El-Kadr : 1,2,3,4,5 ) .

    Vlerat e kèsaj nate janè tè shumta nga to veçojmè :

    1 - All-llahu xh.sh nè kètè natè tè begatè e ka zbritur Kur"anin , ku nè tè èshtè udhèzimi i njerèzve dhe èshtè shkak pèr lumturinè e tyre si nè kètè botè ashtu edhe nè tjetrèn.

    2 - Vlerèsimin qè i ka bèrè Allahu xh.sh kèsaj nate ,e ka shprehur atè nè ajetin e Kur"anit nè mènyre pyetèsore ;" E ç"tè bèri ty tè dijsh se ç"èshtè nata e Kadrit ?".

    3 - Kjo natè èshtè mè e vlefshme se njè mijè muaj , dmth èshtè mè e vlefshme se tetè dhjetè e tre vite.

    4 - Nè kètè natè zbresin Engjujt ( Melaiket ) , dhe zbritja e tyre èshtè e shoqèruar mè shume te mira , Begatinè dhe Mèshirèn e Allahut .

    5 - Ajo èshtè shpètim , pèr vlerat qè i ka dhènè Allahu xh.sh kèsaj nate qè tè na shpètoje nga denimi dhe nga vuajtjet me anè tè namazit, lutjeve tè shumta dhe adhurimit qè bèhet gjate kèsaj nate tè begatshme .

    6 - All-llahu xh.sh ka zbritur nè Kur"an njè kaptinè ( sure ) tè plotè qè flet mbi vlerat dhe begatitè e kèsaj nate dhe qè lexohet deri ne Ditèn e Gjykimit .

    Nga veçoritè tè kèsaj nate èshtè edhe ajo qè ka pèrmendur Muhammedi, alejhi selam , nè njè hadith , qè transpetohet nga Ebu Hurejra , qè thotè : " Kush falet natèn e Kadrit me iman ( besim tè plotè ) dhe me bindje se do shpèrblehet nga All-llahu xh.sh , do ti falen atij tè gjitha gjynahet qè ka bèrè " ( Buhariu dhe Muslimi )

    Vèlla musliman !

    Kèrkoje kètè natè tè begatè nè dhjetè ditèshin e fundit tè muajit tè Ramazanit , sidomos nè netèt teke ; dmth nè natèn e 21 , 23 , 25 , 27 dhe 29 , kètè e dèshmon fjala e Aishes, Allahu qoftè i kenaqur prej saj , qè Profeti , alejhi selam ,ka thènè :" Kèrkojeni natèn e Kadrit nè dhjetè ditèshin e fundit; nè netèt teke " ( Buhariu / 2017 ).dhe hadithi i transpetuar nga Ibn Abasi qè Muhammedi , alejhi selam , ka thènè :" Kèkojeni natèn e Kadrit nè dhjetè ditèshin e fundit tè Ramazanit ".
    Nata e Kadrit mund tè qèllojè natèn e 29 ,ose tè 27 ose tè 25 " ( Buhariu / 2021 ) .

    Nata e kadrit ka shumè mundèsi tè jetè nè shtatè netèt e fundit, dhe pèr kètè ka ardhur nè njè hadith tè Ibn Omerit , Allahu qoftè i kènaqur me tè , dhe babain e tij ,qè njeri nga ( sahabet ) shokèt e Profeti ka parè nè èndèrr qè nata e Kadrit èshtè nè shtatè netèt e fundit tè Ramazanit, Profeti ,alejhi selam ,ka thènè :" E shoh atè qè keni pare ju dhe qèndron nè shtatè netèt e fundit dhe kush nga ju don ta kèrkoje natèn e Kadrit le ta kèrkojè atè nè shtatè netèt e fundit " ( Buhariu dhe Muslimi ).

    Nata e Kadrit nuk vjen gjithmonè nè tè njèjtèn natè. Ibn Haxher ka thènè nè" Fethul Bari" qè : "Mendimi mè i saktè èshtè se nata e Kadrit gjèndet nè netèt teke tè dhjetè netève tè fundit tè muajit , dhe e verteta èshtè se ajo nuk vjen ç do vit nè tè njèjtèn natè ,porse ndryshon ."

    Allahu xh.sh mè Mèshirèn e Tij ka bèrè qè njerèzit mos ta dinè se kur èshtè Nata e Kadrit, me qèllim qè njerèzit ta shtojnè ibadetin ( adhurimin ),nè kèrkim tè kèsaj nate kaq tè çmuar dhe tè vlefshme, dhe netèt teke janè tè pakta edhe pse shpèrblimi ndaj veprave èshtè tepèr i madh.

    Vèlla musliman !

    Pèrkujtoje Allahun dhe lutu sa mè shumè , sidomos me lutjen qè Profeti, alejhi selam , i ka mèsuar Aishes , Allahu qoftè i kènaqur prej saj , e cila e ka pyetur Profetin , alejhi selam , se ç farè tè thonte nèse e kuptonte se mund tè ishte nata e Kadrit ? Ai ka thènè :" Thuaj : " Allahume in-neke Afuwun tuhib-bul afve feafu an-nij " e do tè thotè : " O Zoti im , Ti je Falès i gjynaheve dhe e do atè ( faljen ) , mi fal mua gjynahet e mija" ( Imam Tirmidhi ).

    Vèlla Musliman !

    Shtoje ibadetin tènd , namazin , lutjet , pendohu pèr mèkatet dhe frikèsoju Allahut , nè kètè muaj tè begatè e sidomos nè dhjetè netèt e fundit tè muajit , dhe pèrfito nga ç do minute , nga ç do sekondè qè tè bèsh sa mè shumè vepra tè mira , dhe ruaju nga bidatet dhe nga veprat qè si ka bèrè as Profeti e as shokèt e tij , por ndjek shembullin e Profetit dhe tè shokève tè tij , qè tè tè pranohen ty lutjet dhe veprat tuaja .

    O Zoti yne na i fal ne gjynahet tona dhe na mèshiro, na e fal dhe na e mbulo ne çdo gabim , dhe na mbaj ne nè kètè besim deri ditèn qè tè takohemi, O Allah na e shto begatinè tèndè nè veprat tona dhe nè kohen tone dhe na ndihmo ne tè shtojmè ibadetin dhe veprat e mira, o Allah na shpèto ne , baballarèt e nènat tona nga zjarri i xhehennemit , e na i fal gjynahet neve , prinderve tane dhe mbarè muslimaneve . Paqja e shpètimi i Allahut qofshin mbi profetin tonè Muhammedin , alejhi selam , familjen e tij , dhe mbi gjithè shoket e tij .

    Pèrktheu dhe pèrshtati Ylli ********. ( 40 dersen limen edreke Ramadane ). Abdul Melik El-Kasim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga shkodrane82 : 13-10-2005 më 23:17

  7. #37
    i/e larguar Maska e Gjallica
    Anëtarësuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    My MinD iS yOuRs...YoUr HeArT iS mInE...!
    Postime
    596
    Citim Postuar më parë nga SuiGeneris
    Nuk ka nje ore te perbashket, se nuk lind e perendon njekohesisht dielli ne gjithe SHBA-ne dhe Kanadane. Shihini mire kohet per vendin ku jeni qe te mos ju ike agjerimi per disa minuta.
    Po eshte e vertete por meqe forumi ato dite qe shume i avashte edhe me probleme harrova te shkruaja qe eshte vetem per 'North Amerika-n'.


    Citim Postuar më parë nga Altini55
    Gjalica asnje nuk e di naten e Kadrit Muhammedin s,a,s kur e kane pjyetur eshte pergjigjur se eshte ne 10 ditet e fundit te Ramadanit pra per naten e Kadrit asnje nuk ka dije te sakte se kur eshte

    Dhe ty agjerim te mbare
    Altin une e di qe eshte ne nje nga 10-ditet e fundit nata e Kadrit,por meqe keshtu e kishte kalendari (nese mund ti them kshtu) te cilin e kam te marre nga Toronto (Canada)mendova qe me mire se une duhet ta dij dhe qe e hodha ketu per Brady-in pasi e di qe kane te njejten ore

    Tani nje pyetje nga une:
    A di ndonjeri si mund ti thuash dikujt ne englisht "Zoti ta befte kabull" ?

  8. #38
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Hyra vetem per kete urim



    Urimet e mia.Ramazan te lehte dhe te pranuar tek Allahu i madheruar.

    Selam nga Klevisi


    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 20-10-2005 më 01:28

  9. #39
    Larguar Maska e cunimartum
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    Muaji i Ramadanit, muaj ne te cilin u shpall Kur'ani, qe eshte meshire per njerez! Eshte ky muaj i shenjte, ne te cilin Allahu (s.w.t) i ka dhene Musait Teuratin, i ka dhene muslimaneve fitore ne luften e Bedrit. Ne kete muaj Zoti i shenjte i tregoi mrekulline e Tij te derguarit a.s. nepermjet engjellit Xhebrail.
    Kur ai (Xhebraili) ju shfaq Muhamedit (njeriut i cili do te ishte profeti i mbare njerezimit) ne shpelle. Ishte muaj Ramadani, kur Muhamedi s.a.s. meditonte per Zotin e madh. Ishte nate e Kadrit.
    Xhebraili e kapi Muhamedin nga shpatullat dhe i tha, Ikre-Lexo! Muhamedi tha une nuk di te lexoj. Engjelli serisht e urdheroi Muhamedin a.s. Ikre-Lexo! Serisht Muhamedi tha nuk di. Engjelli i tha per here te tretekre-Lexo! Dhe serisht pergjigja ishte nuk di. Atehere Engjelli i shpalli Muhamedit a.s. shpalljen hyjnore, versetet e para te Kur'anit te shenjte:


    1-Lexo ne emer te Zotit tend qe krijoi ,
    2- Krijoi njeriun prej nje cope gjaku te ngjizur. ,
    3- Lexo, pse Zoti jot eshte me bujari. ,
    4- Ai i cili e mesoi njeriun te shkruaj me pende. ,
    5- Ai qe i mesoi njeriut ate qe ai s'dinte.....
    (Kuran sure: Al Alak 1-5)
    Ishte Muaj Ramadani...
    Ne kete muaj te shenjte Allahu i Gjithmeshirshem i ka urdheruar besimtaret e tij te agjerojne, te ndalen nga e keqja, te mendojne paster larg trilleve te jetes.

    Eshte ky muaj te cilin Allahu i Madherishem e ka zgjedhur per njerezmin si muaj agjerimi. Allahu i Madherueshem thote ne librin e tij te shenjte: ...dhe ju eshte bere obligim agjerimi, sic ka qene i obligueshem per popujt e tjere... Duhet kuptuar drejt qe ky muaj nuk sjell vetem mos ngrenie, shume falje dhe adhurime fetare.

    Ky muaj sjell solidarizim te mendjeve dhe ndjenjave njerezore me te pafatet e kesaj bote. Ky muaj eshte perkujtim per te pasurin per pasurine qe ai posedon, eshte kujtim per te fortin per forcen qe ai ka. Ky eshte muaj pendimi per ate qe ka vepruar keq, per ate qe ka treguar kryelartesi ndaj Zotit. Muaji i Ramadanit eshte muaj meshire. Meshire hyjnore nga Zoti i universit per njerezimin.....

  10. #40
    ¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Smile

    ¤Bismilahir-Rrahmanir-Rrahim
    Elif Lamë Mimë.
    Dhalikel Kitabu la rejbe fih huden lil MUTEKIN.
    ¤
    (Transliterim personal)
    ¤Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
    Elif Lamë Mimë.
    Ky është libri që nuk ka dyshim në te(sepse është prej Allahut) është udhëzues për ata që jane të devotshëm.
    ¤

    ¤Ja ejuhel ledhine amenu kutibe aljekumus SIJAMU
    kema kutibe alel-ledhine min kablikum leal lekum TETEKUN.
    ¤
    (Transliterim personal prej recitimit të mrekullueshëm të Menshawe-it)

    ¤O ju që besuat, agjërimi (saum ) u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.¤



    Shikoni lidhjet MUTEKIN dhe TETEKUN ... që janë me kuptim të njejtë, që dmth devotshmëri.
    Mënyra për të arritur tek AJO GJENDJE, më e LARTË e mundshme e muslimanit/es ...është PËRMES SIJAMIT dmth AGJËRIMIT

    Komentimi më i mirë i Kur'anit është vetë KUR'ANI!

    Sa i përket KADRIT ... ajo është në netët TEK ... në 10 ditët e fundit të RAMAZANIT.Disa dijetar theksojnë se nata e Kadrit, është nata e 27-të e Ramazanit... duke u bazuar në komentin që i bëhet sures El Kadr, që është sureja numër 97 në Kur'an.

    Muslimanet e rregullojne kohën sipas hënës.
    Dita fillon në muzg(perëndim dielli).Kjo dmth kur dielli perëndon të Enjëten në mbrëmje , e Premtja fillon!


    Sonte është NATA E MADHE E KADRIT! InshaAllah.

    Nata e Kadrit është më e vlefshme se 1000 muaj(diku rreth 83 vite) , të cilët nuk e kanë këtë natë. Në natën e Kadrit , engjëjt zbresin në qiellin e dynjasë , për arsye se Zoti përcakton çdo çështje të vitit për të mirën e njerëzimit.


    Sure El Kadr përkthyer nga Sh.Ahmeti
    Suretu El Kadr - kaptina e natës së vlefshme.

    Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

    1. Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në natën e Kadrit.
    2. E ç’të bëri ty të dijsh se ç’është nata e Kadrit?
    3. Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!
    4. Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëj dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje.
    5. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.



    Sure El Kadr përkthyer nga M.Pickthall
    Surah 97
    Al Qadr (The Night of Power or Honour)

    In the name of God, Most Gracious, Most Merciful.

    1. We have indeed revealed this (Message) in the night of Power:
    2. And what will explain to thee what the Night of Power is?
    3. The Night of Power is better than a thousand Months.
    4. Therein come down the angels and the Spirit by God's permission, on every errand:
    5. Peace!..This until the rise of Morn!



    Zoti xh.sh. e di më së miri!

    E-Selamu-Alejkum-We-Rahmetullahi-We-Berakatuhu.


    PrInCiPiEl

Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Namazi - Dispozita, urtësia dhe vlera e tij
    Nga La_Lune në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 15:05
  2. Urtesia E Therjes Sipas Urdherava Hyjnore
    Nga fioreal në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-11-2005, 01:41
  3. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  4. Urtesia e Agjerimit te Ramazanit!
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-11-2004, 13:36
  5. Agjerimi per Kreshmet
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-03-2003, 09:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •