Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 73
  1. #21
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    El- Bekare
    183. O ju qė besuat, agjėrimi u ėshtė bėrė obligim sikurse qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm.
    184. (jeni tė obliguar pėr) Ditė tė caktuara, e kush ėshtė i sėmurė prej jush ose ėshtė nė udhėtim (e nuk agjėroi), atėherė ai (le tė agjėrojė) mė vonė aq ditė. E ata qė i rėndon (nuk mund tė agjėrojnė), janė tė obliguar pėr kompenzim, ushqim (ditor), tė njė tė varfėri, ai qė nga vullneti jep mė tepėr, ajo ėshtė mė mirė pėr te. Mirėpo, po qė se dini, agjėrimi ėshtė mė i mirė pėr ju.
    185. (ato ditė tė numėruara janė) Muaji i Ramadanit qė nė te (filloi tė) shpallet Kurķani, qė ėshtė udhėrėfyes pėr njerėz dhe sqaruesi i rrugės sė drejtė dhe dallues (i tė vėrtetės nga gėnjeshtra). E kush e pėrjeton prej jush kėtė muaj, le tė agjėrojė, ndėrsa kush ėshtė i sėmurė ose nė udhėtim, le tė agjėrojė aqė ditė nga ditėt e mėvonshme. All-llahu me kėtė dėshiron lehtėsim pėr ju, e nuk dėshiron vėshtėrsim pėr ju. (tė agjėroni ditėt e lėshuara mė vonė) Qė tė plotėsoni numrin, tė madhėroni All-llahun pėr atė se u udhėzoi dhe qė tė falenderoni.


    Pejgamberi thotė se All-llahu i Lartmadhėruar ka thėnė:
    Secila vepėr qė bėn njeriu, i takon vetėm atij, pėr secilėn vepėr tė mirė ka shpėrblim dhjetėfish.
    Agjėrimi ėshtė ekskluzivisht pėr Mua dhe Unė e shpėrblej pėr tė; agjėruesi lė hajen, pijen dhe kėnaqėsitė tjera pėr hir Timin. Kur dikush nga ju agjėron, tė mos i afrohet gruas sė tij dhe tė mos flasė fjalė tė kėqija. Nėse dikush e sulmon dhe qorton agjėruesin, le t’i thotė: Unė agjėroj! Agjėruesi ka dy gėzime, njėri ėshtė kur e ndėrpret agjėrimin (iftari), tjetri ėshtė dita kur do ta takojė Zotin e vet. E ai qė agjėron pėr All-llahun, ėshtė mė i kėndshėm se era e myshkut. (Buhariu, Muslimi, Darimi, Ahmedi, Nesai, Ibn Maxhe)

    Kush agėron muajin e Ramazanit me besimin e vėrtetė nė zemėr dhe duke i kryer tė gjitha detyrimet, atij do ti fallen mėkatet qė i ka bėrė deri atėherė. (Buhariu, Ebu Davudi, Nesai)

    Kur vjen muaji i Ramazanit dyert e Xhennetit happen, dyert e Xhehenemit mbyllen, ndėrsa shejtanėt janė nė pranga. (Muslimi, Buhariu)

    Kush nuk i le gėnjeshtrat dhe nuk pushon sė vepruari me gėnjashtra, nuk ka nevojė ta lė ushqimin dhe pijet pėr shkak tė All-llahut. Kush nuk i lė fjalėt e kėqija dhe punėt e kėqija nė Ramazan, gjatė kohės sė agjėrimit, nuk ka nevojė as tė agjėrojė, ngase All-llahut nuk i duhet qė kushdo tė durojė urie. (Buhariu, Ebu Davudi, Tirmidhiu)

    Mos e lė agjėrimin, asgjė nuk ėshtė e barabartė me tė! (Nesai, Hakimi)

    Sa e sa agjėrues ka qė prej agjėrimit tė tyre nuk kanė asgjė tjetėr, pėrveē se durojnė urine dhe etjen. (Nesai, Ibn Maxhe)

    Agjėrimi dhe Kurani, nė ditėn e Gjykimit dė tė ndėrmjetėsojnė pėr besimtarin. Agjėrimi do tė thotė: E kam penguar nga ushqimi dhe epshet, andaj mė lejo tė ndėrmjetėsoj pėr tė. Ndėrsa Kurani do tė thotė: E kam penguar gjatė netėve tė flejė, andaj mė lejo tė ndėrmjetėsoj pėr tė. Ndėrmjetėsimi do tė miratohet. (Ahmedi)

    Ebu Hureira tregon se Muhammedi s.a.v.s. ka thėnė:
    Secilėn punė tė mirė tė bijve tė Ademit, All-llahu i Madhėruar e shpėrblen prej dhjetė deri shtatėqind shkallė, me pėrjashtim tė agjėrimit. Shpėrblimi pėr agjėrimin nuk mund tė matet me kurrfarė mase, ngase agjėrimi nuk mund tė kryhet pa durim, ndėrsa All-llahu nė Kuran thotė: Vetėm ata qė bėhen tė durueshėm do tė jenė tė shpėrblyer pa llogari. (Zummer, 10)
    Ka tri lloje tė durimit: durimi pėr t’iu nėnshtruar All-llahut, durimi pėr shkak se All-llahu ka urdhėruar ose ka ndaluar diēka dhe durimi ndaj vėshtirėsive tė mėdha (sėmundje, plogėshti). Tė gjitha kėto durime pėrmblidhen nė agjėrim dhe pėr kėtė arsye, shpėrblimi pėr agjėrim ėshtė i posaēėm.

    Agjėrimi ėshtė mburojė! (tė gjithė muhadithėt)

    Fjetja e agjėruesit ėshtė ibadet, heshtja e tij ėshtė tesbih, vepra e tij dyfishohet, lutja e tij pranohet, ndėrsa mėkatet i falen (Taberani)

    Ramazani ėshtė muaji i durimit, ndėrsa tri ditė agjėrim pėr ēdo muaj e largojnė urrejtjen nga gjoksi. (Ahmedi)

    Pėr ēgo gjė ekziston zekati. Zekati pėr trupin ėshtė agjėrimi. (Ibn Maxhe)

    Lutja e agjėruesit nuk do tė refuzohet. (Ahmedi)

    Njerėzit do tė jenė pėrherė tė rrethuar me tė mira, gjersa tė shpejtojnė tė bėjnė iftar posa tė vijė koha. (Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu)

    Ai qė pa ndonjė arsye tė madhe prish njė ditė ramazani, nuk mund ta kompensojė atė ditė, madje edhe nėse gjithė kohėn agjėron. (Buhariu, Tirmidhiu, Muslimi)

    Praktikoni syfyrin, aty janė begatitė. (Buhariu, Tirmidhiu, Muslimi)

    Ndihmoni me syfyr agjėrimin ditor dhe me gjumė pas dreke namazin e natės. (Ibn Huzeime)

    Ai qė harron se ėshtė duke agjėruar dhe nga harresa ha ose pi, le tė vazhdojė tė agjėrojė, atij All-llahu i ka dhėnė tė hajė dhe tė pijė. (Buhariu, Muslimi)


    Erdhi njė njeri te i dėrguari i All-llahut dhe i tha:
    - O i dėrguar i All-llahut, kam mbaruar, kam gabuar!
    I dėrguari e pyeti:
    - Ē’tė ka shkatėrruar?
    Ai iu pėrgjigj:
    - Kam kryer marrėdhėnie seksuale me gruan time nė ditėn e Ramazanit.
    I dėrguari I tha:
    - A je nė gjendje tė lirosh njė rob?
    Ai iu pėrgjigj:
    - Jo!
    I dėrguari e pyeti:
    - A mund tė agjėrosh dy muaj pa ndėrprerė?
    Ai iu pėrgjigj:
    - Jo
    I dėrguari i All-llahut e pyeti: A ke me se t’i ushqesh gjashtėdhjetė tė varfėr?
    Ai iu pėrgjigj:
    - Jo!
    Pastaj i dėrguari kishte shkuar dhe kishte sjellė njė arkė me hurma qė t’ua ndante tė varfėrve.
    Ai e pyeti:
    - A t’ua ndaj atyre qė janė mė tė varfėr se ne, o i dėrguar i All-llahut? Pasha All-llahun, nuk ka mė tė varfėr se ne nė gjithė krahinėn Medine.
    I dėrguari i All-llahut qeshi dhe tha:
    - Shko dhe ushqeje familjen tėnde! (Buhariu, Muslimi)


    E kanė pyetur Pejgamberin a mund tė lahet borxhi i agjėrimit pjesė- pjesė? Ai ka thėnė se mundet dhe pastaj kishte shtuar:
    - Nėse dikush ka borxh dhe e kthen atė pjesė- pjesė, nga njė dirhem ose dy, a nuk e lan borxhin?
    All-llahu dėshiron tė lehtėsojė dhe tė falė. (Darekutni)

    Kush e agjėron Ramazanin dhe i agjėron edhe gjashtė ditė nė muajin Sheval, atij i llogaritet sikur tė kishte agjėruar njė vit. (Muslimi, Tirmidhiu, Ebu Davudi)

    Kush e agjėron muajin e Ramazanit, pastaj vazhdon edhe gjashtė ditėt e muajit Sheval, do ti llogaritet sikur tė kishte agjėruar gjatė tėrė kohės. (Buhariu)

    Aishja r.a. transmeton se Hamza ibn Amr Eslemi i kishte thėnė Pejgamberit tė All-llahut:
    - Pejgamber i All-llahut, a mund tė agjėroj nė rrugė (gjatė udhėtimit)?
    Ai i qe pėrgjigjur:
    - Nėse do agjėro, nėse do ha! (Buhariu, Muslimi)

    Nuk ėshtė e mirė tė agjėroni kur jeni nė rrugė (udhėtim), jeni tė detyruar ti pranoni lehtėsimet qė ju ka dhėnė All-llahu i Madhėruar. (Nesai)

    Mos agjėrimi gjatė udhėtimit ėshtė njė lehtėsim qė ju ka dhėnė All-llahu juve, prandaj, kushdo qė e zbaton ka vepruar mirė, po kush dėshiron tė agjėrojė nuk ka mėkat. (Muslim, Nesai)

    Xhabir ibn Abdullahu transmeton:
    Pejgamberi i All-llahut po udhėtonte kur vuri re njė grup njerėzish qė i bėnin hije njė njeriu. I pyeti ē’po bėnin dhe ata iu pėrgjigjėn se ai njeri po agjėronte. Atėherė Pejgamberi i All-llahut tha:
    - Nuk ėshtė vepėr e mirė agjėrrimi nė rrugė. (Muslimi, Bejhekiu)

    All-llahu i Lartmadhėruar ia ka hequr detyrimin e agjėrimit musafirit (gjatė udhėtimit) dhe gjysmėn e namazit. (Nesai, Tirmidhiu)

    All-llahu i Lartmadhėruar lejon qė udhėtari tė mos agjėrojė dhe ta shkurtojė namazin, kurse shtatzėnės dhe gruas me foshnjė nė gji i lejohet tė mos agjėrojė. (Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesai)

    Ai qė i kalon dhjetė ditė ramazan nė itikaf, ėshtė sikur ta kishte kryer dy herė haxhxhin dhe dy herė umren. (Bejhekiu)
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  2. #22

    Lightbulb

    Hadithe sherif:

    * Kur vjen muaji i Ramazanit, hapen dyert e Xhennetit. Mbyllen dyert e Xhehennemit dhe lidhet shejtani.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga cunimartum : 07-10-2005 mė 11:57
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Postime
    386
    Citim Postuar mė parė nga BRADYKININ
    Every minute counts.

    Psh, aty thote qe fajr eshte 5:40 AM. Une kur duhet ta mbyll? Gjys ore perpara....20 minuta perpara a si?
    Mund te hash deri ne minuten e fundit, dhe kjo eshte me e mira. Pra mund te hash deri Fajr Time. Deri ne 5:40 am. E ke parasysh qe nuk duhet egzagjeruar me pyejtje, jo e kam oren perpara jo e kam prapa. E di vete ti, mund te hash deri nje minute perpara.

    Koha nga Fajr Time deri ne Sunrise Time eshte koha kur falet namazi dhe nuk hahet.

    Dhe mund te fillosh te hash ne Magrib Time. At the very first minute.

    Pra orari i faljes te mjafton.

    Na bej dua ne Magrib Time, mos na harro.
    beqar

  4. #24
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Citim Postuar mė parė nga flaibi
    selam alejkum
    jU LUTEM A MUND TE ME THONI SI TE VEPROJ??
    Vitin e kaluar e kam prishur agjerimin dy dite dhe nuk e kam kompesuar akoma?A me quhet agjerimi kete vit nese e agjeroj pa e kompasuar vitin e kaluar qe kam prishur??
    Selam Flaibi!
    Nuk i di arsyet perse nuk i plotesove dy ditet e vitit te shkuar, por meqe tashme ske mundesi ti plotesosh mendoj se duhet ti kompesosh ato me ushqim te te varferve.
    Nderkohe qe agjerimi i ketij viti plotesohet, nese nuk ke bere te vjeterin por i vjeteri mbetet pa plotesuar, derisa te besh ate cfare te thashe me siper.

    Citim Postuar mė parė nga flaibi
    Dhe e dyt nese dikush ka frike se mos i demtohet shendeti nuk mund te largohet nga ngrenja dhe pirja ne kete muaj cfare duhet te beje per tea plotesuar kete obligim??
    Nese ke frike, qe agjerimi shkakton crregullime ne organizem apo shendet gjate ketij muaji, mundohu te konsultohesh me mjeket, nese ato e pohojne dicka te tille atehere mos agjero, por kompesoje atehere kur te mos egzistoje nje frike e tille.
    Nese ke semundje kronike dhe nuk pret permiresim deri ne ramazanin tjeter, atehere duhet te besh kompesimin me ushqimin e 60 te verferve, nese ke mundesite financjare, nese nuk i ke, Zoti te falte ishalla


    Citim Postuar mė parė nga flaibi
    Dhe se tret:nese dikush e prish agjerimin per shkak te puthjeve dhe ledhatimeve me nje femer duhet thjesht te kompesoj ditet e prishuar apo duhet te agjeroj dy muaj ose te ushqeje per cdo dite te prishur 60 te varfer???
    iu faleminderit dhe agjerim te lehete
    Flaibi...
    Puthjet dhe ledhatimet nuk e prishin agjerimin por e demtojne, ajo qe e prish eshte kontakti seksual, dhe nese ky i fundit behet me qellim atehere duhet te kompesohet me 60 dite agjerim...

    Nese e ben me harrese agjerimi nuk demtohet, ndersa nese e ben kete veper ne kohe te dyshimte, psh i duket ende nate nderkohe qe ka zbardhur drita, atehere ky njeri duhet te vazhdoje agjerimin ne shenje respekti per muajin e Ramazanit dhe ta kompesoje kete dite pas ramazanit.
    Mos harro te na besh dua, kur ta lexosh kete
    Selam Alejkum!
    Injoranca nuk zhduket me top

  5. #25
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Ramazani: Ringjallje apo mbijetesë

    Me kalimin e një viti, disi papritur, vjen një mik i dashur i miliona e miliona njerëzve, ‘Ramazani i Shenjtë’, i cili hyn këndshëm sërish në jetën tonë. Zemrat e muslimanëve mbushen me kënaqësi për ta mirëpritur atë. Për ata që nuk dinë rreth këtij muaji, do të ngjante sikur muslimanët nuk e kanë takuar asnjëherë këtë mik që po troket në dyert e tyre. Krej papritur dashuria për këtë mik na bën të ndryshojmë rrënjësisht zakonet dhe planet tona ditore në mënyrë që ta presim dhe ta gostisim sa më mirë. Xhamitë mbushen me besimtarë, fletët e Kuranit shfletohen deri në orët e mëngjesit, madje dhe festat e mbjedhjet shoqërore bëhen më të gjalla se kurrë. Të gjitha këto përpjekje bëhen për ta nderuar këtë mik të veçantë dhe të shenjtë që Allahu e ka prurë mes nesh.
    A nuk është e çuditshme dhe ironike që teksa ky mik është mes nesh, për tridhjetë ditë me radhë, ne shmangim televizorin, këndojmë këngë Nashide gjithë kënaqësi, e plot gjëra të tjera, ndërkohë që dështojmë në të kuptuarit e misionit dhe vizitës së tij? Për një arsye apo një tjetër, po ky “Ramazani i Shenjtë’ bëhet i huaj për ne që në ditën e parë të Shevalit!

    Le të fillojë pastrimi!
    Ajo që harrojnë shumica prej nesh, është se ky mik vjen me një përgjegjësi dhe qëllim të lartë. Ashtu siç e përshkruan Muhamed Sherif:
    “Sa herë që një mik vjen në shtëpitë tona, ne përgatitemi për ardhjen e tyre duke pastruar shtëpinë, duke fshirë tapetin, duke marrë pluhurat e rafteve apo duke fërkuar lavamanet. Kështu duhet të veprojmë dhe me mysafirin tonë të veçantë, ‘Ramazanin e Shenjtë’. Por fërkimi apo larja nuk duhet të jetë thjesht fizike, ajo duhet të përfshijë edhe larjen dhe pastrimin e mëkateve.”
    A ke menduar ndonjëherë se përse nuk zgjasin këto ndryshime dhe këto begati?
    Në librin e tij ‘Le të jemi muslimanë’ Sejjid Abdul Maududi sqaron:
    “Gabimi më i madh që bëjmë ne, është vlerësimi i formës së jashtme të namazit dhe agjërimit si adhurim i vërtetë dhe mashtrohemi fare kollaj, me atë se kushdo që i përmbush këto kërkesa arrin të adhurojë Allahun e Lartësuar. Ashtu si fuqia fizike që nuk mund tw arrihet pa tretjen e ushqimit, ashtu dhe forca e agjërimit nuk e jep efektin e saj tek ne, derisa të lejojmë që qëllimi i Ramaznit të depërtojë në zemrën e tij dhe të dominojë qëllimet, mendimet dhe veprat e tij.

    Ramazani: Një mundësi transformimi dhe një muaj shoqerizimi.
    Përveç dobive të nevojshme të agjërimit, Ramazani është një kohë për një ndërgjegjësim shoqëror. Ashtu siç e përshkruan Hamude Abdulati në librin e tij ‘Islami në Fokus’:
    “Asnjë sociolog apo historian nuk mund të thotë se në historinë njerëzore ka patur ndonjë gjë që mund të krahasohet me këtë institucion të fuqishëm të Islamit: agjërimi në muajin e Ramazanit. Gjatë gjitha kohërave njerëzit kanë ngritur zërin për t’u pranuar mes njëri-tjetrit, për bashkim, për vëllazëri, për barazi, por sa të pajehonë kanë qenë zërat e tyre, dhe sa pak sukses kanë arritur.”

    S’ka kohë për tu prehur!
    Siç e ka sqaruar Dr. Abdullah Hakim Kuik krejt rrjedhshëm në librin e tij ‘Ramazani në rrjedhën e historisë’:
    “Ramazani është koha e shtimit të veprimtarisë, kur tashmë muslimani i lehtësuar nga barra e ngrënies dhe pirjes së vazhdueshme, duhet të jetë më i gatshëm për t’u përpjekur dhe punuar per te miren e fese. Ramazani i nëntë i profetit Muhamed (pqmt) ishtë i mbushur me ngjarje vendimtare dhe na lë neve një shembull të ndritur për ndjenjën e sakrificës dhe nënshtrimit ndaj Allahut. Përgjatë gjithë historisë islame, arritjet me te medha kane qene gjate ketij muaji!”

    Devotshmëri qe ringjall!
    Në Kuran (2:183) devotshmëria përshkruhet si qëllimi i vërtetë i agjërimit. Por, ç’është devotshmëria?
    Omer Ibn Hatabi ka thënë: “Një njeri i pajisur me devotshmëri, i ngjan atij njeriu që ec me shumë kujdes në një rrugë me gjemba. Ngjashmërisht, dhe besimtari i devotshëm është i vetëdijshëm për veprat që bën (duke u frikësuar që të mos bjerë në të gabuarën)”
    Ali ibn Ebi Talib thotë: “Me devotshmëri kuptojmë frikën ndaj Allahut, të vepruarit sipas Kuranit, kenaqjen në ato pak gjëra që kemi, si dhe përgatitjen për ditën e largimit nga kjo botë.”
    Imam Gazaliu thotë: “Kushdo që i frikësohet diçkaje nga krijimi i Allahut, largohet prej saj, nderkohë që kushdo që i frikësohet Allahut, vrapon drejt Tij.”
    Le të fillojmë të jetojmë një muaj devotshmërie ne kete Ramazan, me qëllim që t’i shmangim gjembat që na zënë udhën në formën e tundimeve që i hasim si në mendje ashtu edhe në shoqëri.”

    Ta shtojmë studimin e Kuranit
    Thuhet se kur do dikë, di edhe imtësitë më të hollësishme që ai apo ajo thotë, ç’pëlqen dhe ç’nuk pëlqen. Kesisoji, si mund të pohojmë se e duam Allahun, kur ende dimë shumë pak rreth mesazhit të Tij dhe mirësive që na ka dhuruar? Ramazani është një rast i rrallë për një reflektim të thellë në mesazhin e Kuranit. Ai është burimi i një transformimi të vazhdueshëm në jetët e miliona njerwzve që kanë një zemër të gjallë, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Në të gjitha këto, për atë që ka mendje të shëndoshë dhe që i ka vënë veshin me vëmendje ka argumente.” Kaf 37
    Transmetohet se imam Zuhri do të thoshte për Ramazanin: “Ai është leximi i Kuranit që është ushqimi i njerëzve.” Ngjashmërisht Aishja r.a gjatë Ramazanit do të lexonte Kuran që nga agimi e deri me lindjen e diellit.

    Ky ishte shpirti i agjërimit
    “Ky ishte shpirti i agjërimit që bëri që të parët tanë vepërmirë të përballeshin me sfida nga më të pamundshmet. Ishte koha e veprimtarisë intensive, duke e kaluar gjithe diten duke punuar dhe duke u falur, si dhe duke kërkuar falje tek Allahu i Lartësuar. Ndërsa sot botën islame e ka mbuluar thatësira, trazirat, çoroditjet e shumëpërhapura si dhe joshjet materiale. Me të vërtetë që ne kemi nevojë për besimtarë që do të ecin në hapat e profetit tonë të dashur (pqmt), që do të marrin mësim dhe nga shembujt e sahabëve. Me të vërtetë që ne kemi nevojë për musimanë agjërimi i të cilëve është i plotë dhe jo thjesht burim urie dhe etje. Allahu na mundësoftë një brez muslimanësh që do ta përhapin Islamin anembanë globit në mënyrë të përshtatshme për kohët tona.”

    Një përkujtesë e ngrohtë dhe dashamirëse nga dijetari Abdullah Hakim Kuik

    Një listë përmbledhëse që duhet patur parasysh gjatë Ramazanit:
    Bëni përpjekje që të fitoni sa më shume kënaqësinë e Allahut: falni namaze vullnetare, bëni dua të vazhdueshme si dhe përkujtojeni sa më shumë Allahun.
    Mundohuni të lexoni Kuran pas çdo namazi. Në të vërtetë nëse pas çdo namazi lexoheshin 3-4 faqe Kuran, atëherë do të ishte shumë e lehtë që të mbarohej i gjithë Kurani gjatë muajit të Ramazanit. Gjithashtu studioni çdo mëngjes dhe komentimin e Kuranit .
    Ftoni dikë me të cilin mbani lidhje të ngushta në shtëpi, dhe çelni iftar me to, të paktën njëherë në javë. Ju do t’i shihni vetë begatitë e kësaj mirësie!
    Jepini jetë familjes suaj! Mundohuni që çdo ditë ta përfundoni agjërimin me familjen tuaj në mënyrë që ta kuptoni më mirë njëri-tjetrin.
    Jepni dhurata për bajram, së paku pesë vetëve: 2 anëtarëve të familjes, 2 miqve të ngushtë, dhe 1 një personi që e doni me të vërtetë vetëm për hir të Allahut.
    Ndiqni grupe studimesh islame në mënyrë që të kuptoni dhe praktikoni më mirë fenë tuaj. Planifikoni ta përfundoni librin që flet për jetën e profetit (pqmt) brenda 30 ditëve.
    Nga bujaria, dhuroni për xhaminë, organizatat muslimane dhe ndihmoni gjthashtu edhe njerëzit që janë në nevojë. “Ky është muaji i dhuratave!”
    Mundohuni të lexoni libra dhe të gjeni informacione në internet për Ramazanin.
    Merrni përsipër ndonjë projekt për të mbështetur një çështje të rwndwsishme sociale, si në bashkësitë muslimane ashtu edhe në ato jo-muslimane. Luftoni kundër racizmit, sidës, drogës, kancerit, duhanit etj. A nuk e dini ju se popullwsia jonë që përbën 20% të popullsisë botërore, konsumon 80% të burimeve.
    Gjatë agjërimit, kontriboni pwr kampingjet kundër varfërisë.
    Kërkoni shpërblimet e rralla dhe të lëna shpesh pas dore të natës së Kadrit, në atë që është më e mirë se njëmijë muaj.
    Pendohuni sinqerisht për mëkatet tuaja! Ky është muaji i faljes dhe i mëshirës së Allahut. Asnjëherë nuk është vonë!
    Mësoni të kontrolloni gjuhën dhe të ulni shikimin. Kujtoni gjithmonë paralajmërimet e profetit a.s kundrejt gënjeshtrës, përgojimit dhe shikimeve epshore të cilat e prishin agjërimin. Braktisini fjalët e ndyta njëherë e përgjithmonë. Luani rolin e thirrësit me përkushtim dhe dashamirësi.
    Përjetojeni kënaqësinë e namazit të natës dhe përkushtojani veten tuaj krejtësisht dhe çiltërsisht Allahut gjatë kohës së ihtikafit në dhjetë ditëshin e fundit të Ramazanit.
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #26
    Anti ,anti,anti......!
    Anėtarėsuar
    16-06-2004
    Vendndodhja
    Jungle
    Postime
    44
    me falni qe po nderhyj ne ket menyre, por kisha 1 pyetje ndoshta edhe pakez jasht teme , por me duhet ndonje pergjigjje .
    a lejohen mardhenjet seksuale ne Ramazan (pas iftarit).?
    faleminderit
    i`m not a complete idiot,some parts are missing.

  7. #27
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Sigurisht qe lejohen pas iftarit, por mes bashkeshorteve ore:
    flm per pyetjen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INDRITI : 08-10-2005 mė 08:03
    Injoranca nuk zhduket me top

  8. #28
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Disa rekomandime per agjeruesit

    Ne kete artikull lexues te nderuar , do te njiheni me disa keshilla te dobishme, per te parandaluar disa probleme te zakonshme qe mund te shfaqen gjate agjerimit te muajit te begatshem te Ramazanit. Nese ato ndiqen, do te bejne qe agjeruesi te mos ndieje asnje shqetesim , perkundrazi te “shijoje” maksimalisht te mirat e agjerimit. Gjate agjerimit te muajit te Ramazanit , dieta apo lloji i ushqimit qe marrim nuk duhet te ndryshoje shume nga dieta normale dhe duhet te jete sa me e thjeshte , ne menyre qe te ruajme peshen normale te trupit, duke evituar rritjen apo uljen ne peshe. Sidoqofte, nese nje person vuan nga mbipesha , agjerimi do te jete koha me ideale per normalizimin e kesaj anomalie. Ngaqe agjerimi gjate dites merr nje kohe relativisht te gjate, duhet qe agjeruesi te konsumoje ushqime qe treten me ngadalesi siç jane ushqimet me natyre fibrore (penjezore) dhe jo ushqime qe treten ne nje kohe shume te shkurter.Le te permendim disa prej tyre:

    Ushqime qe treten ngadale jane ato lloj ushqimesh qe permbajne produkte te dritherave si pshruri, meli, mielli ermik, mielli i pasitur(jo i bardhe), fasulet dhe bizelet etj.(Te quajtura ndryshe si karbohidrate komplekse).

    Ushqime qe treten shpejt jane ushqime qe permbajne sheqerj. (Te quajtura ndryshe karbohydrate te rafinuara).

    Ushqime qe permbajne fibra are jane ushqimet qe kane ne perberjen e tyre produkte dritherash, perime si spinaqi, bishtajat, bamjet, specat; panxhari i kuq qe eshte shume i pasur ne hekur, fruta me lekure etj.

    Raporti mes llojeve te ushqimeve qe merren duhet te jete i balancuar, duke marre nje sasi te caktuar nga cdo lloj , d.m.th: fruta, perime, mish/pule/peshk, buke/produkte te tjera te miellit. Ushqimet e konservuara dhe ato te ngrira duhet te menjanohen pasi nuk jane te shendeteshme. Ato shkaktojne probleme ne sistemin e tretjes.

    Mundohuni qe te shmangeni nga:

    Ushqimet e ngrira dhe ato me yndyre.

    Ushqimet qe permbajne shume sheqer.

    Teprimin ne te ngrene sidomos ne syfyr.

    Pirjen e shumte te cajit ne syfyr. اaji ben qe ju te keni shume urine e cila merr me vete shume kripera minerale aq te nevojshme per organizmin tuaj gjate dites.

    Pirjen e duhanit. Nese nuk mundeni ta nderpritni menjehere , atehere filloni gradualisht disa jave para Ramazanit. Pirja e duhanit eshte shume e demshme dhe duhet te ndalohet plotesisht.

    PERDORNI NE NGRENIE:

    Karbohidrate komplekse ne syfyr ne menyre qe ushqimi te tretet sa me ngadale dhe ju te mos ndieni uri gjate dites.

    Hurmat (arabe) qe jane nje burim i shkelqyer i sheqerit, fibrave, karbohidrateve, kaliumit dhe magnezit.

    Bajamet qe jane te pasura ne proteina dhe fibra si dhe perbajne shume pak yndyrna.

    Bananet qe jane te pasura me kalium, magnez dhe karbohidrate.

    PERDORNI NE PIJE:

    Sa me shume lengje frutash ne mes iftarit dhe syfyrit( d.m.th. gjate nates) ne menyre qe te mbani ne nivelin normal lengjet ne organizem.

    KAPSI

    Kapsi mund te shkaktoje majasell (hemorroide), çarje te vogla ne kanalet anale qe shoqerohen me dhimbje si dhe mostretjen e ushqimit. Shkaqet : Ngrenia e shumte e ushqimeve te rafinuara, sasi te pakta uji dhe fibra te pamjaftueshme ne diete. Mjekimi : Menjanoni sasite e teperta te ushqimeve te rafinuara, shtoni sasine e lengjeve qe pini, perdorni miell me krunde ne gatimin e bukes.( buke te zeze).

    MOSTRETJA DHE GAZRAT

    Shkaqet: Teprimi e ngrene, perdorimi i ushqimeve qe permbajne shume yndyrna, ushqimet me ereza; si dhe ato lloje ushqimesh qe shkaktojne gazra si vezet, qepet, pijet e gazuara si koka kola. Mjekimi : Mos hani shume, pini lengje frutash ose uje te zakonshem ne vend te pijeve te gazuara. Menjanoni ushqimet e konservuara.

    LETARGJIA (‘ulja e tensionit te gjakut’)

    Karakterizohet nga: djersitja, plogeshtia dhe dobesia, lodhja, humbja e energjise, marrje mendsh kryesisht kur ngrihesh ne kembe pasi ke qene ulur, zverdhje. Keto jane simptoma te shoqeruara me ulje ne tensionin e gjakut dhe zakonisht shfaqen pasdite. Shkaqet : Sasi te pakta lengjesh dhe kripe te marra me ane te ushqimit.Mjekimi : qendroni ne ambjente te fresketa dhe shtoni sasine e lengjeve qe pini.Verejtje : Nje renie ne tensionin e gjakut mund ta konfirmoni duke matur ate ne rast te shfaqjes se simptomave. Personat qe vuajne nga hipertensioni mund te kene nevoje per kujdes mjekesor gjate muajit te Ramazanit prandaj duhet te konsultohen me mjekun.

    DHIMBJA E KOKES

    Shkaqet: Perdorimi i kafeines dhe pirja e duhanit, pagjumesia, si dhe uria vecanerisht nga fundi i dites. Kur shoqerohet me ulje te tensionit te gjakut, dhimbja e kokes mund te jete e rende dhe shkakton perzierje ne sistemin tretes. Mjekimi : Menjanoni perdorimin e duhanit dhe kafeines. اajrat herbale dhe ato qe nuk permbajne kafeine jane te rekomandueshem. Rregulloni orarin tuaj te gjumit.

    PAKESIMI I SHEQERIT NE GJAK

    Dobesi, marrje mendesh, lodhje, mungese perqendrimi, dhimbje koke, dridhje etj, jane simptomat e pakesimit te sheqerit ne gjak.Shkaqet ne personat jo-diabetike: Ngrenia e sasive te medha te sheqerit , duke bere qe te prodhohen sasi te medha te insulines gje qe shkakton uljen e nivelit te glukozes ne gjak. Mjekimi : Menjanoni ushqimet qe permbajne shume sheqer.Verejtje : Te semuret me diabet mund te kene nevoje per kujdes shendetesor gjate Ramazanit, pramdaj duhet te konsultohen me mjekun.

    NGERCI (MPIRJA E MUSKUJVE)

    Shkakqet: Sasi te pamjaftueshme te kalciumit, magnezit dhe kaliumit te marra me ane te ushqimit. Mjekimi : Hani ushqime te pasura ne mineralet qe permendem. Psh: perime, fruta, mish dhe hurma.Verejtje : Ata qe vuajne nga hipertensioni dhe guret ne veshka duhet te konsultohen tek mjeku.

    ULCERA PEPTIKE, GASTRITI DHE HERNIAT

    Rritja e nivelit te acidit ne stomak gjate Ramazanit keqeson rastet e mesiperme. Ato pasqyrohen me nje dhembje(djegje) ne stomak poshte brinjeve dhe mund te arrije deri tek fyti. Ushqimet qe permbajne spec djeges, kafeja, dhe pijet kola perkeqesojne kete gjendje.Shume medikamente jane ne perdorim per kontrollin e nivelit te acidit ne stomak. Personat qe vuajne nga ulcera duhet te konsultohen tek mjeku perpara Ramazanit.

    GURET NE VESHKA

    Guret ne veshka mund te shfaqen tek ato persona qe perdorin shume pak lengje ne pierje. Prandaj, pirja e sasive te konsiderusme te lengje eshte nje mase parandaluese per formimin e gureve ne veshka.
    Injoranca nuk zhduket me top

  9. #29
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Citim Postuar mė parė nga INDRITI
    Selam Flaibi!



    Flaibi...
    Puthjet dhe ledhatimet nuk e prishin agjerimin por e demtojne, ajo qe e prish eshte kontakti seksual, dhe nese ky i fundit behet me qellim atehere duhet te kompesohet me 60 dite agjerim...

    Nese e ben me harrese agjerimi nuk demtohet, ndersa nese e ben kete veper ne kohe te dyshimte, psh i duket ende nate nderkohe qe ka zbardhur drita, atehere ky njeri duhet te vazhdoje agjerimin ne shenje respekti per muajin e Ramazanit dhe ta kompesoje kete dite pas ramazanit.
    Mos harro te na besh dua, kur ta lexosh kete
    Selam Alejkum!

    Mos dilni si bishti para sqeparit o milet per te knaqur epshtet tuaja ketu kemi mendime te dijetarve te elih sunna dhe ato do mare per baze kini frik Allahun kur pergjigjeni si kompetenta ne pjyetje te tilla pa asnje argument nga Kur'ani dhe i i derguari i Allahut s.a.s

    la haule uea huvete ila bilah

    per sa i perket pjyetjes tende Flaibi lidhume me ledhatimin e femres urdho pergjigjen




    *Çështja e tridhjetepestë: Nëse burri e puth gruan e tij duke qenë agjërueshëm, kjo nuk ndikon në agjërimin e tij për sa kohë që nuk del spermë nga ai për shkak të epshit. Aishja ka transmetuar se Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ishte që puthte e prekte duke qenë agjërueshëm dhe ishte në të njëjtën kohë personi që më së shumti e kontrollonte (e përmbante) epshin e vet" (E transmetojnë të katër Sunenet me zinxhir të saktë.). Fjala e saj:"Ishte personi që më së shumti e kontrollonte (e përmbante) epshin e vet", tregon në mënyrë indirekte se lejohet puthja dhe prekja e bashkëshortes për atë person që arrin ta kontrollojë veten, ndërsa ai që nuk ia siguron dot vetes kontrollin e spermës apo përmbajtjen nga marrëdhëniet seksuale, e ka haram puthjen dhe prekjen, nëse ia merr mendja përafërsisht që këto do e çojnë në kryerjen e diçkaje të ndaluar (marrëdhëniet gjatë agjërimit). Dijetarët e Usulit thonë një rregull: Gjykimi jepet sipas asaj që ia merr mendja përafërsisht se do të ndodhë. E përforcon këtë mendim çfarë është transmetuar nga Abdullah ibn Amr ibn el As i cili tha:"Ishim me Pejgamberin, salallahu alejhi ve selem, dhe erdhi një djalosh dhe tha:"O i Dërguari i Allahut, a më lejohet të puth (bashkëshorten) duke qenë agjërueshëm?" Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, tha:"Jo". Pastaj erdhi një plak dhe tha:"A më lejohet të puth duke qenë agjërueshëm?" Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, tha:"Po". Atëherë, ndërsa shikonim njëri tjetrin të habitur, Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, tha:"Me të vërtetë plaku është në gjendje ta kontrollojë (përmbajë) veten" (Transmeton Ahmedi dhe Taberani në "el-Kebir". E kanë cilësuar zinxhirin e tij si të mirë shejh Selim Hilali dhe shejh Ali el-Halebiu, në librin e tyre të përbashkët, "Mënyra e agjërimit të Profetit, salallahu alejhi ve selem, në Ramazan.)".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga altin55 : 09-10-2005 mė 08:16
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  10. #30
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Citim Postuar mė parė nga altini55
    Mos dilni si bishti para sqeparit o milet per te knaqur epshtet tuaja ketu kemi mendime te dijetarve te elih sunna dhe ato do mare per baze kini frik Allahun kur pergjigjeni si kompetenta ne pjyetje te tilla pa asnje argument nga Kur'ani dhe i i derguari i Allahut s.a.s

    la haule uea huvete ila bilah

    .
    Altini!
    Une po flisja per njerez normale, nese dikujt puthja do i shkaktonte edhe crregullime te tjera, do i keshilloja tja fuse nje xhiro nga psikologu.

    Vetem tek dijetaret hanefij puthja, eshte e papelqyer tek te rinjte, ndersa per nje moshe mesatare dhe te thyer nuk perben asnje problem per agjerimin.
    Nderkohe qe dijetaret e medhhebeve te tjera e lejojne plotesisht.
    Me fal fundja qe nuki kam aq nerva sa te lexoj mesazhin ting tip carcafi qe nje zot e di nga i ke bere copy.
    La haule ue la ku-uete il-la billah.
    Moda e fundit ky kercimi ne fyt, te pekten tek ky neforum sepse dikur ska qene.
    Shikoji gjerat pak me gjere i dashur se islami nuik eshte cka thene Feuzani, as filani, por merren nje sere mendimesh shqyrtohen dhe me pas shikloje edhe vetveten ku je.
    Jo se dua te te kundershtoj ate postin jo,por thjeshte thashe mendimin qe kam lexuar tek libri i agjerimit dhe disa fetfa mi te.
    Fundja ka nisur ketu te zbatohet biblaOse me ne Ose kunder nesh
    Agjerim te mbare.
    Selam alejkum
    Injoranca nuk zhduket me top

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Namazi - Dispozita, urtėsia dhe vlera e tij
    Nga La_Lune nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 15:05
  2. Urtesia E Therjes Sipas Urdherava Hyjnore
    Nga fioreal nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-11-2005, 01:41
  3. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  4. Urtesia e Agjerimit te Ramazanit!
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-11-2004, 13:36
  5. Agjerimi per Kreshmet
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-03-2003, 09:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •