OFICERI NGA TIRANA PLAGOSET NE SHKODER
Shkoder-Plagoset me arme zjarri oficeri nga Tirana qe kishte shkuar per vizite te miku i tij ne fshatin Grude. Nje person rreth 60 vjec eshte plagosur ne mesditen e te shtunes ne fshatin Grude e Re gjate nje shkembimi zjarri ndermjet dy familjeve. Policia ka prangosur dy persona nga nje per secilen familje te cilet akuzohen per vrasje te njeri-tjetrit te mbetur ne tentative, per plagosje dhe per armembatje pa leje, ndersa jane shpallur ne kerkim edhe dy persona te tjere. Burime nga policia e Shkodres kane bere te ditur se i plagosuri nuk ka qene shenjestra e radhes, por ka marre plumba ne menyre te rastesishme. Pashk Prendi, 60 vjec lindur ne Lezhe dhe banues ne Tirane, eshte plagosur rastesisht nga shkembimi i kallasheve te fqinjeve ne konflikt me njeri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 13.15 minuta ne vendin e quajtur Blloku i sektorit te ish-Ndemarrjes bujqesore te Grudes. Burimet policore kane bere te ditur ngjarja ka ndodhur per motive te dobeta dhe shkak kryesor i kesaj ngjarje eshte nje konflikt i vjeter ne mes te dy familjeve fqinje me njera-tjetren Lici dhe Rranza ne armiqesi prej pak kohesh. Sic eshte bere e ditur dy vellezerit Pellumb dhe Petrit Lici i kane prere rrugen furgonit qe drejtohej nga Lazer Rranza ku ka qene edhe vellai i tij Ndue Rranza. Ne furgon ndodheshin edhe disa pasagjere te tjere. Menjehere sapo kane pare furgonin, Pellumb dhe Petrit Lici kane nisur te gjuajne ne drejtim te automjetit pa pyetur fare se ne furgon ka patur edhe njerez te tjere. Sic eshte bere e ditur, shenjestra e plumbave kane qene vellezerit Rranza njeri prej te cileve ka qene ne timon ndersa vellai tjeter ngjitur me te. Por edhe keta te fundit nuk kane duruar dhe i jane pergjigjur plumbave me plumba. Keshtu te dy palet kane shkembyer zjarr. Nga shkembimi i zjarrit ka mbetur i plagosur 60 vjecari Pashk Prendi. Oficeri ishte pasagjer, udhetonte me furgonin e Lazer Licit dhe ishte nisur per ne shtepine e nje mikut te tij ne fshatin Grude. Plagosja e tij eshte cilesuar aksidentale.
Krijoni Kontakt