Persa i perket bekimit dhe mallkimit.
Po ju jap nje shembull. Le te themi qe jemi vellezer dhe motra ne nje familje me nje nene e babe, te gjithe te barabarte. Dhe baba thote:"Mos e ngacmoni ASD sepse eshte zgjedhur te merret me rregullimin e librave." Dhe une e zgjuara shkoj e ngacmoj, dhe i jap probleme. Mos ndoshta babai do me lavderoje per kete qe bej. Nuk eshte deshira e babait te me shaje dhe denoje, por veprimi im me denon.
Nga ana tjeter, ASD mendon se eshte ndonje kushedi ce, dhe thote:"Ej, mos u merrni me mua se une jam i zgjedhuri i babait!" Vjen babai dhe ia shkul veshin mendjemadhit. (Izraelit i eshte shkulur jo nje, e dy, por disa here veshi, e nganjehere i eshte shkulur fare nga vendi)
Po ju kujtoj historine e Josefit ne Dhjaten e Vjeter. Jakobi e donte ate ndryshe nga gjithe te tjeret, dhe ai levdohej me dhuratat e te atit, dhe Perendia e lejoi te pesonte dhe te mesonte qe te perulej dhe pastaj te ngrihej ne perulje dhe te behej i pari i nje vendi qe nuk ishte vendi i tij.
E pra mos u merrni me nje fakt qe e pranoni apo jo, nuk ka shume te beje me konfliktin. Ky eshte mendimi im.
Pershendetje
Krijoni Kontakt