Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 62

Tema: Impresion

  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Impresion!

    ***


    U pėrkul njė rreze drite nga qielli,
    duke shkitur pėrmes degėve tė njė lisi
    u derdh mbi krahėt e njė pilivese,
    qė e trembur nga nxehtėsia
    e rrezes se mėngjezit,
    kokėn pėrplasi pas kėrcellit tė njė luleje,
    e trullosur sytė ngriti nga qielli,
    pa kuptuar se mė krahėt s’do t’i rrihte







    ***


    Njė pikėz vese u mblodh
    Mbi kokėn e njė trėndafili,
    qe e para qė ia puthi petalet,
    kur dita e zgjoi nga gjumi,
    gjeti vend nė ngrohtėsinė e aromės,
    mė e brishtė se lulja vetė,
    nė njė njollėz ngjyrė rozė u shkri.

  2. #2

    Thumbs up urime

    Shume poezi te bukura. Ashtu si nje piktor qe penelat pas penelate I jep jete nje tabloje dhe fjala jote ne keto poezi I bente teper te gjalla keto dy impresione

  3. #3
    . Maska e elda
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    turqi
    Postime
    569
    Fantazine e keni shume te zhvilluar dhe e shpreh shume bukur ne vargjet e tua .vertet shume te bukura urime.

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Shigjeta

    Zoti s'ma ka falur ate fat, qe me nje penel ne dore une te prek natyren dhe ta ngjesh pas nje tabloje.............e une fantazoj per te.........Te falemderit!!!

    Dita!

  5. #5
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Elda

    Falenderime edhe per ty!!!!

    Dita!

  6. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    ***


    Me natė po hesht natyra,
    kur gjurmėt e njerėzve
    qė vijnė nga qyteti,
    dehje mbartin me vete,
    aromė djersitjeje
    e parfumesh qė shpėrbėhen
    nė ajrin e ngrohtė,

    Rėnduar, gjethet e pemėve
    Nuk fėshfėrijnė,

    Bulkthat janė tė vetmit
    Qė pyllin shqetėsojnė,

    Drapėri i hėnės,
    i fshehur pas njė reje,
    nuk ndrit,

    Aroma e trėndafilėve
    Ka mbetur pezull
    Mbi trupat e mbledhur
    Qė veshur me natė flenė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 15-06-2002 mė 10:07

  7. #7
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    ***


    Hėna e derdh dritėn
    Prej faqeve rrumbullake
    Mes ajrit tė mbytur nė lagėshti,

    Retė qė njėra-tjetrėn ndjekin
    mundohen ta zbehin,
    Me tym ngjajnė,
    para se tė bien me shiun,
    e lagėshtirėn me vete ta marrin,

    Era shpėrndan
    Aromėn e dheut tė lagėsht,

    Fėrshėllen pema
    e fryrė me gjethe tė reja,

    Zogjtė akoma nė gjumė,

    Me qetėsinė e shiut
    Prej qiellit vazhdon tė
    Zbresė errėsirė.

  8. #8
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    ***


    Njė rreze e krisi
    grinė qė kish veshur qiellin,
    Tė tjera e ndoqėn pas,
    mes grisė arritėn tė ēajnė,

    Dielli me pėrtesė i buzėqeshi
    syve tė lodhur prej
    ngjyrės sė shiut,
    zbriti dhe preku natyrėn,

    U shkri lagėshtia
    Mbi kokat e luleve
    Qė me naze qėndronin pėrkulur,

    Gjelbėrimi i ftoi zogjtė
    tė cicėrinin
    e natyrėn tė rimbushej
    me frymė.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    You go girl.......

  10. #10
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Forma e poezise qe ke zgjedhur eshte shume e bukur. Ti je e vetmja anetare qe shkruan ne kete menyre, te pakten me sa kam lexuar une.

    Sic te kane permendur edhe me lart......ke imagjinate te tmershme. Fjalet qe ke zgjedhur ne keto poezi pikturojne ne mendje foto reale me shume ngjyra te bukura. Besoj se ke talent edhe per pikture dhe nqs jo do ishte shume gjynah.
    Edi

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti
    Nga Cupke_pe_Korce nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 19-02-2006, 07:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •