Ju pershendes:
Problemi qe te ka lindur vertet eshte bere nje nga zgjidhjet e kohes me kartat video apo ato te bashkengjitura me karte tv. Odeoni po mundohet te jape nje zgjidhje. Ne treg qarkullojne mjaft karta televizive por ajo qe te intereson ty eshte nje karte tv e bashkangjitur me karte video. Une vete perdor nje karte me kete emer Leadtek 900dpi qe luan te dy funksionet ate te konvertimit dhe marrjes se sinjalit. difekti i kesaj karte qe une posedoj eshte se do nje mjeshter te vertet ta instaloje pasi eshte mjaft mistrece me driver-at. Perparesite e kesaj karte jane nje amplifikim sinjali i shkelqyer, teleteks, Mbartese e te gjithave sistemeve si NTSC, PAL, PAL/SECAM, AUTO, Sound BG/DK, Njeh te dy sistemet sound ate 5.0 Mhz dhe 6.5Mhz. Normalisht kjo karte ka input signal. output signal, gjithashtu posedon dhe programin Feniks mjaft i shkelqyer per modifikime ne video, por i veshtire ne perdorim. Nejse une mendoj ti referohesh dhe nje kopetenti mbi karten qe une them pasi vertet eshte nje mistrece karte ne instalim. Ah se harrova karta Leadtek ka efekte pa mbarim te cilat as sot une sja di te gjitha.
Sa per cmimin une e kam blere 140 euro ne shqiperi ka edhe me te lira 100 euro por kane nje cilesi figure mizerabel, Te sugjeroj qe ta blesh me te drejte kthimi, nese ste pelqen cilesia per cdo karte qe do blesh.
Krijoni Kontakt